{"id":70938,"date":"2022-09-26T21:07:45","date_gmt":"2022-09-26T19:07:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-shefkie-demiraj-jep-shpjegime-per-problemet-ne-kriterin-e-pasurise\/2022\/09\/26\/"},"modified":"2023-04-06T15:09:10","modified_gmt":"2023-04-06T13:09:10","slug":"gjyqtarja-shefkie-demiraj-jep-shpjegime-per-problemet-ne-kriterin-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-shefkie-demiraj-jep-shpjegime-per-problemet-ne-kriterin-e-pasurise\/2022\/09\/26\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Shefkie Demiraj jep shpjegime p\u00ebr problemet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Shefkie Mataj (Demiraj) u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 26 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati p\u00ebr rreth pes\u00eb or\u00eb dha shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb dhe gjetjet n\u00eb kriterin profesional. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Demiraj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi po kryhet nga trupa e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Shefkie Demiraj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1992 dhe ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Tropoj\u00eb. Prej vitit 2006, Demiraj e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore Demiraj dha shpjegime p\u00ebr burimet financiare q\u00eb sh\u00ebrbyen n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb banese tre kate + papafingo n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka deklaruar se e zot\u00ebron s\u00eb bashku me familjen e v\u00ebllait t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit; p\u00ebr nj\u00eb truall p\u00ebr t\u00eb cilin ka p\u00ebrfituar kompesim n\u00ebp\u00ebrmjet shpron\u00ebsimit; si dhe p\u00ebr donacionet dhe dhurimet e kryera n\u00eb funksion t\u00eb kurimit t\u00eb nj\u00ebrit prej djemve t\u00eb saj, i l\u00ebnduar r\u00ebnd\u00eb n\u00eb nj\u00eb aksident autombiblistik n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Lidhur me profesionalizimin, u evidentuan gjetje p\u00ebr dy denoncime nga publiku, ku n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn ngriheshin pretendime p\u00ebr zvarritje t\u00eb procesit dhe arsyetimin e vendimit jasht\u00eb afateve, nd\u00ebrsa n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me caktimin e nj\u00eb mase sigurie, subjekti kishte sh\u00ebnuar se i proceduari ishte i pad\u00ebnuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rezultonte t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb par\u00eb i d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Demiraj i kund\u00ebrshtoi k\u00ebto konstatime duke theksuar se \u00e7\u00ebshtja e par\u00eb nuk ishte zvarritur dhe se vendimi ishte dor\u00ebzuar n\u00eb koh\u00eb n\u00eb sekretarin\u00eb gjyq\u00ebsore. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se \u00ebsht\u00eb sekretaria gjyq\u00ebsore q\u00eb i njofton vendimet dhe jo gjyqtari.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimin tjet\u00ebr, Demiraj shpjegoi se gjykata nuk kishte akses n\u00eb sistemin e gjendjeve gjyq\u00ebsore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas saj b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr caktimin e nj\u00eb mase sigurie q\u00eb duhej t\u00eb kryhej menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Demiraj dha shpjegime edhe p\u00ebr pyetjet q\u00eb Komisioni i ka drejtuar lidhur me vendimin e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tragjedis\u00eb s\u00eb G\u00ebrdecit, q\u00eb n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb tij ishte ndryshuar nga Apeli. Ajo deklaroi se \u00e7\u00ebshtja kishte qen\u00eb mjaft komplekse dhe se ndryshimet q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb Apeli kishin t\u00eb b\u00ebnin me m\u00ebnyr\u00ebn e vler\u00ebsimit t\u00eb rrethanave dhe n\u00eb bindjen e brendshme. Subjekti v\u00ebrejti se nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs gjykuese ku ajo b\u00ebnte pjes\u00eb, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p><strong>Problemet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Demiraj ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d se familja e saj zot\u00ebron nj\u00eb sh\u00ebpi me tre kate + papafingo n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtuar gjat\u00eb periudh\u00ebs 1998-2012, kur edhe \u00ebsht\u00eb legalizuar. Subjekti ka deklaruar edhe zot\u00ebrimin e nj\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe rreth 461 m2 dhe ka sh\u00ebnuar se vlera e gjith\u00eb investimit p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 20 milion\u00eb lek\u00eb, ku 5 milion\u00eb lek\u00eb sipas saj jan\u00eb investuar nga v\u00ebllai i ndjer\u00eb i bashk\u00ebshortit, familja e t\u00eb cilit zot\u00ebron nj\u00eb kat.<\/p>\n<p>Si burime krijimi jan\u00eb deklaruar shitja e apartamenteve n\u00eb Tropoj\u00eb, shitja e nj\u00eb kamioni nga kunati i ndjer\u00eb, t\u00eb ardhurat e vajz\u00ebs s\u00eb tij nga puna n\u00eb Kanada, t\u00eb ardhurat e saj nga puna si gjyqtare dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit nga aktiviteti tregtar, si dhe nga shitja e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko u shpreh se nga hetimi administrativ, dukej se familja e v\u00ebllait t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Demirajt ka jetuar n\u00eb nj\u00eb kat t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. E pyetur nga Qirko se kur kishte kaluar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes s\u00eb kunatit t\u00eb ndjer\u00eb kati i dyt\u00eb i banes\u00ebs, Demiraj sqaroi se kjo kishte ndodhur rreth 4-5 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Investimi \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga KPK si nj\u00eb i t\u00ebr\u00eb dhe p\u00ebr shpenzimet e kryera n\u00eb vite jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb deklarimet e subjektit.<\/p>\n<p>Sipas Qirkos, Demiraj nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb t\u00eb ardhurat e kunatit nga shitja e kamionit n\u00eb vitin 1995, si dhe nuk jan\u00eb depozituar dokumente n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji p\u00ebr t\u00eb ardhurat e mbes\u00ebs n\u00eb Kanada.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni konstaton mang\u00ebsi dokumentacioni p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga aktiviteti tregtar. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar se nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e truallit, si dhe p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb investimeve t\u00eb kryera n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Sipas KPK, ka paqart\u00ebsi edhe lidhur me punimet e kryera n\u00eb vite dhe p\u00ebr vlerat e shpenzuara.<\/p>\n<p>Demiraj theksoi se sht\u00ebpia dhe nj\u00eb makin\u00eb jan\u00eb pasurit\u00eb e vetme q\u00eb ajo dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb krijuar gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre. Ajo v\u00ebrejti se kati p\u00ebrdhes i banes\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pabanuesh\u00ebm, se n\u00eb katin e dyt\u00eb jeton familja e kunatit t\u00eb ndjer\u00eb, n\u00eb katin e tret\u00eb familja e saj, nd\u00ebrsa p\u00ebr papafingon shpjegoi se e kishin nd\u00ebrtuar p\u00ebr ta p\u00ebrdorur m\u00eb shum\u00eb si magazin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr 14 vjet me kontributin e gjith\u00eb familjar\u00ebve. Ne jetojm\u00eb me njer\u00ebzit e bashk\u00ebshortit aty. Investimet jan\u00eb kryer pjes\u00eb- pjes\u00eb n\u00eb 14 vite\u201d, pohoi Demiraj dhe shpjegoi me detaje punimet q\u00eb ishin kryer dhe koh\u00ebn kur ishin realizuar.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se nuk kishin situacione t\u00eb punimeve, pasi ato ishin kryer nga vet\u00eb familjar\u00ebt. Demiraj paraqiti nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb trazirave t\u00eb vitit 1997 dhe pasojat p\u00ebr familjar\u00ebt e saj. Sipas subjektit, bashk\u00ebshorti kishte mbyllur aktivitetin tregtar pasi ishte e pamundur t\u00eb merrte furnizim dhe t\u00eb tregtonte dhe se n\u00eb k\u00ebto kushte kishin vendosur t\u00eb transferoheshin n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Demiraj faj\u00ebsoi ngjarjet e \u201997-\u00ebs p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e sigurimit t\u00eb dokumenteve p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit dhe t\u00eb kunatit. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte dor\u00ebzuar prova indirekte q\u00eb v\u00ebrtetonin se kunati e kishte zot\u00ebruar kamionin dhe se e kishte shitur n\u00eb vitin 1995.<\/p>\n<p>Subjekti sqaroi se kishte gjurmuar gjith\u00eb transaksionet e kryera p\u00ebr kamionin q\u00eb kishte zot\u00ebruar kunati i ndjer\u00eb dhe se v\u00ebrtetonte se ajo pasuri e luajtshme ishte shitur 600 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb par\u00eb t\u00eb banes\u00ebs. \u201cKunati i ndjer\u00eb nuk ka pasur detyrimin t\u00eb ruante dokumentacionin\u201d, theksoi ajo dhe v\u00ebrejti se gjendej n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00eb t\u00eb siguruar dokumente q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e mjetit. Po ashtu, ajo u shpreh se ksihte siguruar n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji dokumentacionin p\u00ebr t\u00eb ardhurat mbes\u00ebs n\u00eb Kanada.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb vijim se kishte arritur t\u00eb provonte se bashk\u00ebshorti kishte zot\u00ebruar aktivitet tregtar n\u00eb periudh\u00ebn 1994-1997 dhe se kishte paguar gjith\u00eb detyrimet n\u00eb organet p\u00ebrkat\u00ebse. Si prov\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pretendim, Demiraj solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb vitit 1997 p\u00ebr \u00e7regjistrimin e aktivitetit nga bashk\u00ebshorti, ku sipas saj p\u00ebrcaktohej se ishin shlyer t\u00eb gjitha detyrimet.<\/p>\n<p>Sipas Demirajt, bashk\u00ebshorti kishte lidhur kontrata me disa institucione shtet\u00ebrore p\u00ebr furnizimin e tyre me produkte ushqimore dhe solli si prova deklarata noteriale t\u00eb ish-drejtuesve t\u00eb atyre institucioneve, q\u00eb konfirmonin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Ajo theksoi se institucionet kishin kthyer p\u00ebrgjigje se ishin n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion lidhur me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>\u201cLegjislacioni nuk parashikonte t\u00eb ardhurat, por vet\u00ebm nj\u00eb tarif\u00eb fikse. Kjo nuk mund t\u00eb m\u00eb ngarkoj\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi mua\u201d, deklaroi Demiraj dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje vendime t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, q\u00eb sipas saj p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme, ishin konsideruar si bind\u00ebse shpjegimet e subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>Demiraj deklaroi se kishte provuar edhe t\u00eb ardhurat nga aktiviteti i bashk\u00ebshortit n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme n\u00eb sektorin e grumbullimit dhe shitjes s\u00eb bim\u00ebve medicinale. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00ebse do t\u00eb njihen t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga aktiviteti tregtar, at\u00ebher\u00eb analiza financiare do t\u00eb rezultoj\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Lidhur me mosp\u00ebrputhjet p\u00ebr vlerat e deklaruara, Demiraj v\u00ebrejti se n\u00eb fillim i kishte sh\u00ebnuar me lek\u00eb \u201ct\u00eb vjetra\u201d, pasi edhe kollonat e formularit sh\u00ebnonin q\u00eb t\u00eb deklarohej me \u201cmilion\u00eb\u201d lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua edhe lidhur me procedur\u00ebn e p\u00ebrfitimin e kompesimit nga shteti p\u00ebr shpron\u00ebsimin e nj\u00eb pjese t\u00eb truallit, situat\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u konstatua se ishin kryer veprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me etik\u00ebn e nj\u00eb magjistrati. V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Steven Kessler k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb t\u00eb sqaroheshin rrethanat e k\u00ebsaj gjetjeje. Ai e pyeti subjektin se si ishte e mundur, q\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke ku gjendej banesa e v\u00ebllait t\u00eb saj, bashk\u00ebshorti e kishte raportuar si t\u00eb zaptuar dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e qeveris\u00eb p\u00ebr shpron\u00ebsim duke p\u00ebrfituar rreth 6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Demiraj shpjegoi se ajo e kishte m\u00ebsuar von\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, pasi bashk\u00ebshorti dhe v\u00ebllai nuk i kishin treguar me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos e r\u00ebndonin m\u00eb shum\u00eb, pasi nj\u00eb prej djemve kishte p\u00ebsuar aksident automobilistik dhe gjendej n\u00eb kushte kritike p\u00ebr jet\u00ebn. Sipas saj, i biri kishte q\u00ebndruar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb gjendje kome dhe se aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnduar sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ajo tregoi se kur bashk\u00ebshorti kishte bler\u00eb truallin n\u00eb vitin 1998, edhe nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb saj kishte porositur nj\u00eb ngast\u00ebr m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl toke. P\u00ebr shkak se v\u00ebllai kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tjet\u00ebr v\u00eblla q\u00eb punonte n\u00eb Komisiariatin e Tropoj\u00ebs ishte vrar\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 1997, v\u00ebllai i tret\u00eb kishte shprehur d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb tok\u00ebn.<\/p>\n<p>Demiraj tha se bashk\u00ebshorti kishte kryer pages\u00ebn p\u00ebr truallin. Sipas saj, p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb r\u00ebnduar psikologjike si pasoj\u00eb e l\u00ebndimit t\u00eb djalit dhe nevoj\u00ebs s\u00eb kurimit t\u00eb tij jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, bashk\u00ebshorti i kishte k\u00ebrkuar v\u00ebllait t\u00eb saj t\u00eb kryente pages\u00ebn e truallit. Por, v\u00ebllai i cili kishte nd\u00ebrtuar aty nj\u00eb objekt pa leje, i kishte th\u00ebn\u00eb se nuk kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr ta likujduar \u00e7mimin e truallit.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se bashk\u00ebshorti i kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb saj, se n\u00eb k\u00ebto kushte ishte i detyruar q\u00eb ta raportonte si zaptim t\u00eb tok\u00ebs. \u201cEdhe tani i kemi marrdh\u00ebniet t\u00eb ngrira mes nesh\u201d, pohoi Demiraj dhe deklaroi se kompesimi ishte dh\u00ebn\u00eb bazuar n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb vitit 2013.<\/p>\n<p>Kessler v\u00ebrejti se \u00e7do shtetas shqiptar mund t\u00eb vepronte k\u00ebshtu dhe t\u00eb p\u00ebrfitonte kompesim nga shteti, por gjyqtarja Demiraj k\u00ebmb\u00ebnguli se gjith\u00e7ka ishte bazuar n\u00eb legjislacionin e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb kompesuar p\u00ebr shpron\u00ebsim pronari potencial, q\u00eb \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti im. Vlera \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrcaktimet ligjore,\u201d theksoi Demiraj dhe u shpreh se nuk kishte shkelur etik\u00ebn apo t\u00eb kishte c\u00ebnuar dik\u00eb. \u201cAq m\u00eb tep\u00ebr v\u00ebllain tim. Jam nj\u00eb mot\u00ebr dinjitoze,\u201d tha ajo dhe shtoi se pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga shpron\u00ebsimi ishin shpenzuar p\u00ebr kurimin e djalit.<\/p>\n<p>Subjekti dha shpjegime edhe lidhur me donacionet dhe dhurimet e kryera nga njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt dhe t\u00eb njohur p\u00ebr kurimin e djalit t\u00eb saj n\u00eb Itali. Demiraj ka deklaruar se ka shpenzuar rreth 16 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kurimin e djalit, nga t\u00eb cilat rreth 65 mij\u00eb euro kan\u00eb qen\u00eb dhurime dhe donacione.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko v\u00ebrejti se t\u00eb gjith\u00eb dhuruesit i kan\u00eb konfirmuar vlerat e dh\u00ebna dhe motivin me an\u00eb t\u00eb deklaratave noteriale.<\/p>\n<p>Po ashtu, Demiraj dha shpjegime edhe p\u00ebr disa transferta t\u00eb tjera t\u00eb kryera prej Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar, p\u00ebr llogari t\u00eb djalit tjet\u00ebr dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Sipas saj, t\u00eb gjith\u00eb dhuruesit jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt gjaku ose t\u00eb njohur dhe se kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shumat n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Kessler e pyeti subjektin se si ishte mund\u00ebsuar q\u00eb Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb akordonte nj\u00eb vler\u00eb rreth 3.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kurimin e djalit t\u00eb saj dhe Demiraj u p\u00ebrgjigj se nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Ajo shtoi se ndoshta dikush q\u00eb kishte qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb momentin kur mjek\u00ebt kishin njoftuar se djali gjendej n\u00eb situat\u00eb kritike p\u00ebr jet\u00ebn, mund t\u00eb kishte pyetur. Sipas subjektit, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb kishte akorduar fond edhe p\u00ebr kurimin e nj\u00eb oficeri n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>\u201cQeveria shqiptare ka kontribuar edhe n\u00eb raste t\u00eb tjera. Edhe kur n\u00eb emisione televizive del nj\u00eb n\u00ebn\u00eb dhe k\u00ebrkon ndihm\u00eb, shqiptar\u00eb e t\u00eb huaj ndihmojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme. Humanizimi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e q\u00ebnies njer\u00ebzore. Ne at\u00ebher\u00eb nxor\u00ebm edhe sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb shitje,\u201d deklaroi Demiraj.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz n\u00eb vitin 2014, kundrejt \u00e7mimit 950 mij\u00eb lek\u00eb. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Demiraj ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb automjeti tjet\u00ebr tip Benz dhe kursimet familjare.<\/p>\n<p>Subjekti sqaroi n\u00eb seanc\u00eb, se pas aksidentit t\u00eb djalit u nevojitej nj\u00eb automjet me portobagazh q\u00eb t\u00eb vendosnin karroc\u00ebn dhe kishin b\u00ebr\u00eb shk\u00ebmbimin e makinave me pal\u00ebn tjet\u00ebr. Ajo pohoi se p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebs ishte r\u00ebn\u00eb dakord t\u00eb shlyhej brenda pak muajve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Shefkie Mataj Demiraj fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr hetimin administrativ t\u00eb kryer ndaj saj dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb, duke pretenduar se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 28 shtator, n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Shefkie Mataj (Demiraj) u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 26 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati p\u00ebr rreth pes\u00eb or\u00eb dha shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb dhe gjetjet n\u00eb kriterin profesional. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Demiraj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Procesi i vetingut [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70939,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/Shefkie-Demiraj-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Shefkie Demiraj gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70938"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70938"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70938\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70940,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70938\/revisions\/70940"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70939"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70938"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70938"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70938"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}