{"id":70953,"date":"2022-09-23T18:38:18","date_gmt":"2022-09-23T16:38:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjen-me-bilanc-negativ-prokurorin-e-korces-edmond-shytko\/2022\/09\/23\/"},"modified":"2023-04-06T15:09:47","modified_gmt":"2023-04-06T13:09:47","slug":"kpk-gjen-me-bilanc-negativ-prokurorin-e-korces-edmond-shytko","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjen-me-bilanc-negativ-prokurorin-e-korces-edmond-shytko\/2022\/09\/23\/","title":{"rendered":"KPK gjen me bilanc negativ prokurorin e Kor\u00e7\u00ebs, Edmond Shytko"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb premten nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb gjat\u00eb d\u00ebgjimore me prokurorin e Kor\u00e7\u00ebs, Edmond Shytko.<\/p>\n<p>Shytko ishte hetuar p\u00ebr t\u00eb tre kriteret, por iu kalua barr\u00eb prove p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. Sipas KPK n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebrfundimtare, prokurori rezultonte me nj\u00eb bilanc negativ prej 5.4 milion lek\u00ebsh, q\u00eb kryesisht ndikohej nga pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb dhurimi dhe hua t\u00eb marra nga t\u00eb af\u00ebrm.<\/p>\n<p>Prokurori i Kor\u00e7\u00ebs, Edmond Shytko u p\u00ebrball edhe me pyetje etike sa i p\u00ebrket nj\u00eb sasie prej 40 mij\u00eb dollar\u00ebsh q\u00eb ai pretendonte se i kishte fituar nga puna sezonale n\u00eb SHBA. KPK tha se dypun\u00ebsimi i tij ishte i ndaluar.<\/p>\n<p>Prokurori nga ana e tij i kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit. Ai pretendoi se kishte sjell\u00eb prova t\u00eb mjaftueshme dhe se bilanci rezultonte pozitiv. Nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebmb\u00ebnguli se duke qen\u00eb se puna e dyt\u00eb ishte kryer n\u00eb SHBA gjat\u00eb lejes s\u00eb zakonshme, ai nuk e kishte pasur atje statusin e prokurorit q\u00eb ta ndalonte. \u201cUn\u00eb nuk jam m\u00eb prokuror jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Firdes Shuli an\u00ebtare dhe Suela Zhegu, relatore.<\/p>\n<p>Edmond Shytko e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pik\u00ebpyetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ngriti fillimisht dyshime sa i p\u00ebrket deklarimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb trash\u00ebguar nga prind\u00ebrit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Shytko nga ana e tij shpjegoi se ndryshimi vinte p\u00ebr shkak t\u00eb rivler\u00ebsimit, ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur q\u00ebllim t\u00eb deklaronte gabim, por se kishte hamend\u00ebsuar ndryshimin e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Pogradec q\u00eb sipas subjekt i ishte dhuruar nga kunati, KPK\u00a0 ngriti dyshime mbi motivet e dhurimit dhe faktin q\u00eb kunati nuk kishte t\u00eb ardhura p\u00ebr ta bler\u00eb apartamentin n\u00eb fjal\u00eb dhe nuk ishte pasuri t\u00eb tjera n\u00eb Shqip\u00ebri. Apartamenti ishte bler\u00eb 2.5 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shytko pretendoi se bashk\u00ebshortja e tij e kishte rritur v\u00ebllan\u00eb e saj, pas vdekjes s\u00eb hershme t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre dhe se ata kishin ndihmuar si \u00e7ift n\u00eb shkollimin e tij. Ai pretendoi se kunati kishte mbaruar universitetin n\u00eb Turqi dhe m\u00eb pas kishte punuar p\u00ebr organizma nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Sipas tij, ai kishte punuar si drejtor marketingu n\u00eb nj\u00eb media televizive, por kjo e fundit nuk u kishte dh\u00ebn\u00eb dokumente mbi pun\u00ebsimin.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e kunatit u diskutuan edhe sa i p\u00ebrket nj\u00eb huaje 25 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. Por KPK tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hua ai kishte pasur t\u00eb ardhura nga puna n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe 15 mij\u00eb euro hua nga v\u00ebllai dhe nj\u00eb pages\u00eb prej 10 mij\u00eb eurosh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hua u gjet\u00ebn me probleme. KPK pretendoi se v\u00ebllai i subjektit nuk provonte t\u00eb ardhurat dhe se shuma e hedhur n\u00eb bank\u00eb nga bashk\u00ebshortja ishte m\u00eb e madhe se kthimi i deklaruar nga Shytko.<\/p>\n<p>Prokurori pretendoi se shuma e vendosur n\u00eb bank\u00eb nga bashk\u00ebshortja ishin t\u00eb ardhura t\u00eb tjera t\u00eb t\u00eb v\u00ebllait, q\u00eb bashk\u00ebshortja i kishte depozituar n\u00eb bank\u00eb pasi punonte financiere. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se librezat e kursimit t\u00eb v\u00ebllait dhe bashk\u00ebshortes tregonin q\u00eb ata kishin pasur t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Shytkos po ashtu iu k\u00ebrkuan llogari p\u00ebr t\u00eb ardhurat e fituara nga puna sezonale n\u00eb SHBA. KPK tha se ai kishte deklaruar se bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten kishin b\u00ebr\u00eb mbi 80 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr disa vite, por nga ana tjet\u00ebr, Komisioni tha se ai kishte dokumente p\u00ebr vet\u00ebm 60 mij\u00eb dollar\u00eb. Po ashtu KPK tha se prokurori nuk kishte deklaruar destinacionin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, t\u00eb padeklaruara ishin edhe shpenzimet q\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb SHBA, biletat e udh\u00ebtimit e t\u00eb ngjashme q\u00eb ishin n\u00eb rangun e shpenzimeve t\u00eb deklarueshme. KPK tha se prokurori kishte ndryshuar q\u00ebndrim n\u00eb pyet\u00ebsor\u00eb dhe kishte pretenduar se k\u00ebto shpenzime ishin mbuluar nga t\u00eb af\u00ebrmit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb, Shytko i q\u00ebndroi k\u00ebtij pretendimi, nd\u00ebrsa tha se ata kishin fituar lotarin\u00eb amerikane n\u00eb vitin 2014 dhe se dy f\u00ebmij\u00ebt ishin tashm\u00eb shtetas amerikan\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cJasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk jam prokuror\u201d <\/strong><\/p>\n<p>Seanca ndaj Shytkos u nd\u00ebrpre n\u00eb nj\u00eb moment, pasi ky i fundit kishte folur rreth dy or\u00eb pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb KPK p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbledhur q\u00ebndrimet, pasi v\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb, Theo Jacobs, tha se nuk mund t\u00eb q\u00ebndronte m\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb fluturimi.<\/p>\n<p>Pas largimit t\u00eb Jacobs, pati nj\u00eb konfuzion mbi vijimin e seanc\u00ebs. Fillimisht kryesuesja Bekteshi vijoi me d\u00ebgjimin e Shytkos, duke i k\u00ebrkuar s\u00ebrish t\u00eb p\u00ebrmblidhte fjal\u00ebn e tij. Por pas k\u00ebsaj, Firdes Shuli k\u00ebrkoi 5 minuta pushim.<\/p>\n<p>Pas pushimit n\u00eb seanc\u00eb mb\u00ebrriti si v\u00ebzhgues Ferdinando Buatier, por m\u00eb pas trupa u detyrua t\u00eb priste disa minuta t\u00eb tjera p\u00ebr p\u00ebrkthyesit q\u00eb ishin larguar me Jacobs.<\/p>\n<p>Pas rifillimit t\u00eb seanc\u00ebs, Shytko u p\u00ebrgjigj n\u00eb lidhje me barr\u00ebn e prov\u00ebs sa i p\u00ebrket profesionalizmit.<\/p>\n<p>Atij iu k\u00ebrkuan shpjegime kryesisht p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb t\u00eb cilat sipas KPK-s\u00eb nuk ishin kryer veprimet procedurale. KPK tha se n\u00eb nj\u00eb rast \u201cprerje e paligjshme pyjesh\u201d, Shytko nuk kishte vler\u00ebsuar si duhet \u00e7\u00ebshtjen para pushimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Prokurori kund\u00ebrshtoi duke pretenduar se n\u00eb at\u00eb rast ata mund t\u00eb provonin vet\u00ebm transportin e l\u00ebnd\u00ebs drusore dhe jo prerjen.<\/p>\n<p>Po ashtu hetimet e nj\u00eb aksidenti, q\u00eb kishte kaluar nga nj\u00eb prokuror n\u00eb tjetrin u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e diskutimit. KPK referoi nj\u00eb denoncim sipas t\u00eb cilit Shytko kishte mbrojtur nj\u00eb kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe punoj\u00ebsit e saj, duke ia l\u00ebn\u00eb fajin viktim\u00ebs n\u00eb aksident.<\/p>\n<p>Shytko kund\u00ebrshtoi dhe pretendoi se p\u00ebr rastin ishin b\u00ebr\u00eb tre ekspertiza q\u00eb provonin se viktima ishte fajtor i aksidentit. Ai tha se nj\u00eb vendim gjykate q\u00eb e kishte kthyer \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr hetim, po zbatohej nga prokuroria por se la t\u00eb kuptohej q\u00eb kishte q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket hetimeve mbi nj\u00eb vrasje, Shytko u mbrojt se puna e tij si prokuror kishte zbuluar vras\u00ebsin dhe n\u00eb koh\u00eb rekord kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur edhe gjykimin e tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Shytko nuk qe i qart\u00eb sa i p\u00ebrket dyshimeve t\u00eb KPK p\u00ebr shkelje t\u00eb etik\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb dy pun\u00ebsimit n\u00eb SHBA. Ai tha si pretendim se p\u00ebr sa koh\u00eb puna nuk kishte qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kishte sjell\u00eb pasoja n\u00eb pun\u00ebn e tij. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk ishte prokuror kur dilte nga Shqip\u00ebria dhe se kishte marr\u00eb leje nga epror\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ai k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb. Seanca u caktua p\u00ebr 28 shtator n\u00eb or\u00ebn 9.45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb premten nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb gjat\u00eb d\u00ebgjimore me prokurorin e Kor\u00e7\u00ebs, Edmond Shytko. Shytko ishte hetuar p\u00ebr t\u00eb tre kriteret, por iu kalua barr\u00eb prove p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. Sipas KPK n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebrfundimtare, prokurori rezultonte me nj\u00eb bilanc negativ prej 5.4 milion lek\u00ebsh, q\u00eb kryesisht ndikohej nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":70954,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[118,119,120],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/Shytko-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Nga seanca n\u00eb KPK e prokurorit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Edmond Shytko. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70953"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70953"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70953\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70955,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70953\/revisions\/70955"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70954"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70953"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70953"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70953"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}