{"id":70959,"date":"2022-09-22T21:17:13","date_gmt":"2022-09-22T19:17:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-blerta-marku-perballet-ne-kpk-me-probleme-ne-kriterin-e-pasurise\/2022\/09\/22\/"},"modified":"2023-04-06T15:10:07","modified_gmt":"2023-04-06T13:10:07","slug":"gjyqtarja-blerta-marku-perballet-ne-kpk-me-probleme-ne-kriterin-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-blerta-marku-perballet-ne-kpk-me-probleme-ne-kriterin-e-pasurise\/2022\/09\/22\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Blerta Marku p\u00ebrballet n\u00eb KPK me probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjirokastr\u00ebs, Blerta Marku u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 22 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, me barr\u00eb e prove p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyllur hetimi paraprak administrativ. Marku dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e saj ligjore, avokatja Irena Reso, i kund\u00ebrshtuan gjetjet e KPK dhe balancat negative p\u00ebr pasurit\u00eb si t\u00eb pabazuara dhe k\u00ebrkuan ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Markun po kryhet nga trupa e Komisionit e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Tonci Petkovic.<\/p>\n<p>Blerta Marku e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 87.93 m2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr kundrejt \u00e7mimit 900 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe p\u00ebr shpenzimet e tjera t\u00eb kryera n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Marku ka deklaruar t\u00eb ardhurat e saj nga puna si gjyqtare dhe ato t\u00eb bashk\u00ebshortit nga puna n\u00eb Greqi n\u00eb shum\u00ebn 29 mij\u00eb euro. Relatorja Qirko konstatoi se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga puna n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo v\u00ebrejti se n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit ishin kryer depozitime n\u00eb vler\u00ebn rreth 40 mij\u00eb euro gjat\u00eb periudh\u00ebs 2002-2006 dhe jo 29 mij\u00eb euro, sa kishte deklaruar Marku se ishin kursimet nga emigracioni. Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, u ngrit\u00ebn dyshime se apartamenti ishte bler\u00eb m\u00eb lir\u00eb nga vlera e tij, ku sipas referencave t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, EKB, duhej t\u00eb ishte n\u00eb vler\u00ebn rreth 2.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Marku ka deklaruar se ka bler\u00eb apartamentin n\u00eb gjendje karabina, KPK konstaton se nuk jan\u00eb provuar me dokumentacion punimet e pretenduara. Po ashtu, ka rezultuar se pak koh\u00eb pas blerjes, bashk\u00ebshorti i subjektit ka lidhur kontrat\u00eb me Albtelecom p\u00ebr vendosjen n\u00eb apartament t\u00eb nj\u00eb telefoni fiks.<\/p>\n<p>Avokatja Reso i kund\u00ebrshtoi konstatimet e KPK duke theksuar se kishin depozituar kontrata t\u00eb shitjeve t\u00eb apartamenteve t\u00eb tjera n\u00eb at\u00eb pallat, n\u00eb vlera m\u00eb t\u00eb vogla nga sa e kishte bler\u00eb subjekti. Sipas Resos, regjistrimi i objektit ishte b\u00ebr\u00eb karabina dhe se nuk kishte leje shfryt\u00ebzimi q\u00eb nxirret kur p\u00ebrfundojn\u00eb t\u00eb gjitha punimet.<\/p>\n<p>E pyetur lidhur me lidhjen e kontrat\u00ebs p\u00ebr telefonin fiks, Reso Shpjegoi se bashk\u00ebshorti n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kryente punimet n\u00eb apartament, por p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimeve t\u00eb shumta i ishte nevojitur t\u00eb siguronte nj\u00eb mjet komunikimi.<\/p>\n<p>Avokatja konstatoi se kishin dor\u00ebzuar deklarat\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuesit se apartamenti ishte shitur karabina dhe se kishin dor\u00ebzuar foto t\u00eb katit t\u00eb par\u00eb t\u00eb pallatit q\u00eb ishte ende n\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Reso solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, p\u00ebr nj\u00eb rast sipas saj t\u00eb ngjash\u00ebm, ku megjith\u00ebse objekti kishte qen\u00eb me leje shfryt\u00ebzimi, ishin pranuar shpjegimet e atij subjekti rivler\u00ebsimi se banesa ishte bler\u00eb n\u00eb gjendje karabinaje.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo v\u00ebrejti se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti i subjektit nga puna n\u00eb emigracion ishin \u201czeruar me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit\u201d. P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Markut deklaroi se p\u00ebr emigrant\u00ebt nuk kishte pasur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kujdes prej pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr pages\u00ebn e kontributeve dhe shtoi se ishin n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumente prej vitit 1992.<\/p>\n<p>Reso solli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb rast kur KPK kishte pranuar pretendimet e nj\u00eb subjekti tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 100 mij\u00eb euro nga puna n\u00eb emigracion dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb zbatohej i nj\u00ebjti standard.<\/p>\n<p>Po ashtu, Reso pretendoi se me t\u00eb padrejt\u00eb subjektit nuk i ishte konsideruar nj\u00eb shum\u00eb prej 508 mij\u00eb lek\u00ebsh nga puna e saj, vet\u00ebm pse gjykatat ishin djegur n\u00eb vitin 1997 dhe nuk dispononin dokumentet e nevojshme. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb shpenzimet jetike deri n\u00eb vitin 2005 kur bashk\u00ebshorti i subjektit ishte kthyer nga emigracioni, t\u00eb p\u00ebrllogariten p\u00ebr tre persona dhe jo p\u00ebr kat\u00ebr. Sipas Resos, nga analiza financiare e kryer prej tyre, rezulton balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Marku shtoi se punimet n\u00eb apartament ishin kryer gradualisht dhe privatisht. Lidhur me konstatimin p\u00ebr depozitimin n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb nj\u00eb vlere m\u00eb t\u00eb madhe nga ajo e deklaruar, ajo shpjegoi se ve\u00e7 shum\u00ebs 29 mij\u00eb euro nga puna n\u00eb emigracion, ishin shtuar edhe t\u00eb ardhura nga punime e kryera n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe nga pagat e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua lidhur me nj\u00eb gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro, t\u00eb deklaruar prej subjektit si t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb ruajtje nga babai i saj, shum\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb bank\u00eb n\u00eb vitin 2011 nga bashk\u00ebshorti i Markut. KPK e ka konsideruar si person t\u00eb lidhur baban\u00eb e subjektit dhe nga analiza financiare e kryer p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb saj p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 10 mij\u00eb euro, ka rezultuar se ata mund t\u00eb kursenin deri n\u00eb shum\u00ebn 108 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga ky konstatim, KPK ka verifikuar edhe mund\u00ebsin\u00eb e familjes s\u00eb gjyqtares Marku p\u00ebr t\u00eb depozituar n\u00eb vitin 2011 vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro, nga ka rezultuar se ajo n\u00eb fund t\u00eb vitit 2010 ka deklaruar si gjendje cash shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00eb si mund\u00ebsi kursimi.<\/p>\n<p>Avokatja Reso theksoi se vlera 10 mij\u00eb euro nuk ishte dhuruar apo hua dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye prind\u00ebrit nuk mund t\u00eb konsideroheshin persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur dhe t\u2019u kryhej analiza financiare. Ajo sqaroi se ato para ishin l\u00ebn\u00eb n\u00eb ruajtje nga babai i subjektit, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoreshin n\u00ebse ai do t\u00eb ishte s\u00ebmur\u00eb. Sipas Resos, vlera e dh\u00ebn\u00eb nga babai ishte ende n\u00eb gjendje, e pashpenzuar.<\/p>\n<p>Deklarimin e gjendjes cash n\u00eb vitin 2010 n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb, ajo e cil\u00ebsoi si pasakt\u00ebsi t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Sipas relatores Qirko, Agjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs kishte njoftuar se n\u00eb vitin 2012, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit ishte bler\u00eb n\u00eb Selit\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 95 m2, kundrejt \u00e7mimit 7.3 milion\u00eb lek\u00eb. Nga hetimi i KPK ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i Markut kishte transferuar p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese vler\u00ebn 56 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ka konfirmuar pagesat e kryera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka rezultuar se librezat p\u00ebr pagesat e energjis\u00eb elektrike dhe ujin kan\u00eb qen\u00eb fillimisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Marku nuk e ka deklaruar asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, si dhe pak\u00ebsimin e vlerave t\u00eb paguara n\u00eb 2007-\u00ebn p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Qirko tha se nga gjetjet e hetimit dukej se subjekti ishte bashk\u00ebpronare de facto n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar burimet e krijimit. Sipas relatores, mosdeklarimi i k\u00ebtij apartamenti \u00ebsht\u00eb fshehje pasurie.<\/p>\n<p>Reso e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb konstatim duke argumentuar se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kishin kontribuar n\u00eb blerjen e apartamentit t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, pasi ajo u kishte rritur f\u00ebmij\u00ebt kur kishin qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe emigracion.<\/p>\n<p>Ajo pranoi se ishte gabim mosdeklarimi i pak\u00ebsimit t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb shpenzuar, por k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk mund t\u00eb kishte dyshime p\u00ebr fshehje pasi transaksionet ishin transparente. \u201cParat\u00eb nuk jan\u00eb d\u00ebrguar me trasta, por me transaksione bankare\u201d, deklaroi Reso dhe kund\u00ebrshtoi q\u00eb t\u00eb kishte kontrata t\u00eb n\u00ebnshkruara nga bashk\u00ebshorti i Markut p\u00ebr furnizimin me energji elektrike dhe uj\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, librezat ishin ndar\u00eb nga nd\u00ebrtuesi dhe ai kishte sh\u00ebnuar emrin e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit pasi kishte pasur kontakt me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, p\u00ebr shkak se kishte ndjekur punimet p\u00ebr llogari t\u00eb vjehrr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua se gjyqtarja Marku i ka bashk\u00eblidhur deklarat\u00ebs veting nj\u00eb kontrat\u00eb porosie t\u00eb vitit 2006 p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Sarand\u00eb t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 3.2 milion\u00eb lek\u00eb. Transfertat e pagesave ka rezultuar t\u00eb jen\u00eb kryer nga nj\u00eb llogari rrjedh\u00ebse e bashk\u00ebshortit n\u00eb monedh\u00ebn USD. Nga verifikimi i l\u00ebvizjeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari ka rezultuar se jan\u00eb transferuar vlera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. \u201cDuket se nuk \u00ebsht\u00eb provuar se e gjith\u00eb vlera e transferuar \u00ebhst\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr apartamentin\u201d, pohoi Qirko.<\/p>\n<p>Reso deklaroi se kishin depozituar deklarat\u00eb noteriale t\u00eb personit q\u00eb kishte kryer depozitime n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit, q\u00eb deklaron se e ka marr\u00eb vler\u00ebn q\u00eb konstatohet tep\u00ebr.<\/p>\n<p>KPK e cil\u00ebson t\u00eb krijuar me burime t\u00eb paligjshme nj\u00eb llogari t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, ku jan\u00eb depozituar shuma t\u00eb ndryshme, ku n\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar se ishte pages\u00eb p\u00ebr punimet q\u00eb ai kishte kryer. Marku ka shpjeguar se bashk\u00ebshorti kishte punuar n\u00eb izolimin e banesave n\u00eb Shqip\u00ebri, nga kishte marr\u00eb pagesat n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Qirko v\u00ebrejti se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb bashk\u00ebshorti i Markut t\u00eb kishte paguar detyrimet tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb siguruara nga punimet e kryera prej tij dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jan\u00eb konsideruar t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Reso deklaroi se bashk\u00ebshorti i subjektit kishte kryer vet\u00ebm pun\u00eb t\u00eb ndershme dhe t\u00eb ligjshme. Ajo v\u00ebrejti se n\u00eb nj\u00eb rast rezultonte se ai ishte paguar nga nj\u00eb shoq\u00ebri lidhur me punimet p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb fituar me tender. Avokatja k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk mund t\u00eb quheshin t\u00eb ardhura jo t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se Marku ka lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje fiktive p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb. E pyetur nga Komisioni, ajo shpjegoi se kontrata e qiras\u00eb ishte lidhur pasi k\u00ebrkohej si kusht p\u00ebr transferimin n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb mund\u00ebsohej nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo kontrat\u00eb simuluese nuk kishte sjell\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb, pasi nuk ishte p\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se gjyqtarja Marku nuk ka deklaruar periodikisht pjes\u00ebn takuese n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Tepelen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja e origjin\u00ebs n\u00eb vitin 1993 n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit, por e ka pasqyruar vet\u00ebm n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Reso k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk mund t\u00eb kishte asnj\u00eb indicie p\u00ebr fshehje t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, pasi ishte p\u00ebrfituar me nj\u00eb vler\u00eb simbolike nga familja e subjektit, kur ajo kishte qen\u00eb studente.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se bashk\u00ebshorti i Markut nuk ka deklaruar nj\u00eb truall 300 m2 n\u00eb Sarand\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar me vendim t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb bashkis\u00eb n\u00eb vitin 1996, si dhe n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb privatizuar nga familja e tij.<\/p>\n<p>Reso tha se nuk q\u00ebndronte konstatimi p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb truallit, pasi ishte deklaruar n\u00eb vitin 2011. Ajo shtoi se kjo pasuri ishte krijuar para martes\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin, u shpjegua se p\u00ebr arsye familjare bashk\u00ebshorti i subjektit kishte jetuar tek gjysh\u00ebrit q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 5-vje\u00e7are dhe se nuk kishte pasur shum\u00eb kontakte me t\u00eb atin. Gjyqtarja Marku tha se p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e pjes\u00ebs takuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, ishin vendosur n\u00eb dijeni gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare, Komisioni konstaton balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 13.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e investimeve dhe mbulimin e shpenzimeve.<\/p>\n<p>Avokatja Reso v\u00ebrejti se nga lista e pasurive t\u00eb relatuara dukej sikur subjekti kishte shum\u00eb pasuri, por ajo theksoi se Marku zot\u00ebron vet\u00ebm apartamentin n\u00eb Gjirokast\u00ebr.\u00a0 Sipas avokates, analiza e tyre financiare rezulton me balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs gjyqtarja Blerta Marku k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr kriterin e figur\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb profesionalizmit. Komisioni njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 26 shtator, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjirokastr\u00ebs, Blerta Marku u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 22 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, me barr\u00eb e prove p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyllur hetimi paraprak administrativ. Marku dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e saj ligjore, avokatja Irena Reso, i kund\u00ebrshtuan gjetjet e KPK dhe balancat negative p\u00ebr pasurit\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70960,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[286,230,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/IMG_0862-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Blerta Marku dhe avokatja Irena Reso, gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70959"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70959"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70959\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70961,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70959\/revisions\/70961"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70960"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70959"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70959"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70959"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}