{"id":70986,"date":"2022-09-14T17:54:47","date_gmt":"2022-09-14T15:54:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-pretendimet-e-gjyqtares-entela-shedula-ndaj-vendimit-te-kpk\/2022\/09\/14\/"},"modified":"2023-04-06T15:11:25","modified_gmt":"2023-04-06T13:11:25","slug":"kolegji-degjon-pretendimet-e-gjyqtares-entela-shedula-ndaj-vendimit-te-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-pretendimet-e-gjyqtares-entela-shedula-ndaj-vendimit-te-kpk\/2022\/09\/14\/","title":{"rendered":"Kolegji d\u00ebgjon pretendimet e gjyqtares Entela Shedula ndaj vendimit t\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit pranoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn si prova t\u00eb reja, gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb ankimit t\u00eb gjyqtares Entela Shedula, dy vendime gjykate q\u00eb detyronin kompanit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat kishte punuar bashk\u00ebshorti t\u00eb paguanin sigurimet shoq\u00ebrore dhe tatimet mbi t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>KPA po ashtu d\u00ebgjoi pretendimet e gjyqtares e cila i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb prish\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe ta konfirmoj\u00eb at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Shedula, q\u00eb mbante pozicionin e kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Kavaj\u00eb, u shkarkua nga Komisioni i Psavarur i Kualifikimit m\u00eb 4 qershor pasi sipas KPK-s\u00eb u gjet me munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb vile tre kat\u00ebshe dhe blerjen e nj\u00eb autoveture; si dhe deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe p\u00ebr pasurit\u00eb. Shedul\u00ebs nuk iu gjet\u00ebn probleme n\u00eb kriterin e profesionalizmit dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb shkarkimit gjyqtarja ankimoi n\u00eb Kolegj. Ky i fundit gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, gjeti se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nj\u00eb trup\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Xhensila Pine kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Brunilda Bekteshi an\u00ebtare, kishte kryer shkelje proceduriale.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb korrigjuar shkelje trupa e KPA e kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol \u00c7omo dhe an\u00ebtar\u00eb Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, vendosi t\u00eb rihap\u00eb procesin dhe t\u00eb mbaj\u00eb seanc\u00eb publike.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs Shedula vuri n\u00eb dukje se KPK kishte shkelur procedur\u00ebn dhe se shkelja ishte e till\u00eb q\u00eb e b\u00ebnte vendimin t\u00eb pavlefsh\u00ebm. Gjyqtarja pretendoi se n\u00eb vendimin e Komisionit p\u00ebrmendjen prania e nj\u00eb sekretareje gjyq\u00ebsore, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kjo nuk kishte qen\u00eb e pranishme.<\/p>\n<p>Shedula po ashtu paraqiti argumente shtes\u00eb sa i p\u00ebrket q\u00ebndrimeve t\u00eb KPK p\u00ebr pasurin\u00eb e saj. Subjekti i tha KPA se KPK e kishte mbajtur at\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr financat e personit t\u00eb lidhur n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ata nuk ishin bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Shedula pranoi se\u00a0 kredit\u00eb e marra p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie tre kat\u00ebshe, ishin n\u00ebnshkruar si kredi p\u00ebr biznes, por k\u00ebmb\u00ebnguli para trup\u00ebs se n\u00eb deklarimet vjetore kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se si ato ishin p\u00ebrdorur dhe p\u00ebrse ishin p\u00ebrdorur. Ajo tha se p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs nuk kishte qen\u00eb e mundur t\u00eb merrej kredi p\u00ebr sht\u00ebpi. Sipas saj kreditori jepte kredi vet\u00ebm p\u00ebr biznes, por k\u00ebmb\u00ebnguli se devijimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb kredis\u00eb nuk duhej par\u00eb si problem. Shedula tha se kredia ishte shlyer dhe se nuk kishte asnj\u00eb efekt negativ nga devijimi i motivit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu vuri n\u00eb dukje p\u00ebr trup\u00ebn se n\u00eb deklaratat vjetore t\u00eb vitit 2006 ishte sqaruar dhe korrigjuar nj\u00eb gabim i b\u00ebr\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e m\u00ebparshme. KPK si ka njohur si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb kredit\u00eb duke e l\u00ebn\u00eb gjyqtaren me bilanc negativ, por Shedula k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb njohjen e tyre q\u00eb do t\u00eb ndryshonte mund\u00ebsit\u00eb e saj financiare.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr gjyqtarja pretendoi se kishte sjell\u00eb dy vendime gjykate q\u00eb b\u00ebnin me faj kompanit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat kishte punuar bashk\u00ebshorti p\u00ebr mos pagim t\u00eb detyrimeve. Ajo i k\u00ebrkoi KPA t\u2019i pranoj\u00eb si prov\u00eb vendimet dhe shtoi se n\u00ebse k\u00ebto t\u00eb ardhura njiheshin si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, kjo ndryshonte analizat financiare n\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Shedula iu p\u00ebrgjigj disa pyetjeve n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs nga relatori Sokol \u00c7omo, i cili k\u00ebrkoi m\u00eb shum\u00eb informacion mbi kredit\u00eb e marra n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000. Shedula k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb deklarat\u00ebn veting ishin bashk\u00eblidhur 4 kontrata. Ajo po ashtu shtoi se rroga e saj i ishte shtuar familjes s\u00eb bashk\u00ebshortit vet\u00ebm n\u00eb dhjetor 2000, pasi ata ishin martuar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj gjyqtarja pretendoi po ashtu se KPK nuk kishte marr\u00eb parasysh nj\u00eb ekspertiz\u00eb q\u00eb ajo kishte bashk\u00eblidhur deklarat\u00ebs veting mbi vler\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb. Gjyqtarja tha se godina informale nuk mund t\u00eb kishte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kosto si ato formale q\u00eb llogariteshin p\u00ebrmes vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs Shedula k\u00ebrkoi koh\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb sqaruar m\u00eb tej mbi pyetjet q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebrfundimtar. Trupa vendosi q\u00eb seanca e radh\u00ebs t\u00eb caktohej n\u00eb 20 shtator n\u00eb or\u00ebn 9.00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit pranoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn si prova t\u00eb reja, gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb ankimit t\u00eb gjyqtares Entela Shedula, dy vendime gjykate q\u00eb detyronin kompanit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat kishte punuar bashk\u00ebshorti t\u00eb paguanin sigurimet shoq\u00ebrore dhe tatimet mbi t\u00eb ardhurat. KPA po ashtu d\u00ebgjoi pretendimet e gjyqtares e cila i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb prish\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":70987,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[143,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/Shedula-kpa-.jpg","fifu_image_alt":"Entela Shedula n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70986"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70986"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70986\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70988,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70986\/revisions\/70988"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70987"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70986"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70986"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70986"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}