{"id":70992,"date":"2022-09-13T17:58:11","date_gmt":"2022-09-13T15:58:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-ricel-hetimin-gjyqesor-ne-ceshtjen-e-valdete-hoxhes\/2022\/09\/13\/"},"modified":"2023-04-06T15:11:49","modified_gmt":"2023-04-06T13:11:49","slug":"kpa-ricel-hetimin-gjyqesor-ne-ceshtjen-e-valdete-hoxhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-ricel-hetimin-gjyqesor-ne-ceshtjen-e-valdete-hoxhes\/2022\/09\/13\/","title":{"rendered":"KPA ri\u00e7el hetimin gjyq\u00ebsor n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Valdete Hoxh\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 13 shtator me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb ka objekt shqyrtimi ankimin e institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin e gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Valdete Hoxha.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike, Irena Nino u q\u00ebndroi t\u00eb mart\u00ebn thuajse t\u00eb gjitha shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankim duke k\u00ebrkuar ri\u00e7elje t\u00eb hetimit p\u00ebr t\u00eb kontrolluar mund\u00ebsin\u00eb huadh\u00ebn\u00ebse t\u00eb kunat\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr shum\u00ebn e rreth 93 mij\u00eb dollar\u00ebve kanadez\u00eb p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb gjyqtares Hoxha n\u00eb Kanada n\u00eb vitet 2012-2016, si dhe p\u00ebr dhurime n\u00eb vler\u00ebn e 11 mij\u00eb e 500 dollar\u00ebve kanadez\u00eb. Sipas Ninos, hetimi i KPK nuk ka qen\u00eb i plot\u00eb dhe shterues n\u00eb lidhje me mjaftueshm\u00ebrin\u00eb dhe aft\u00ebsin\u00eb paguese t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebses.<\/p>\n<p>Komisionerja v\u00ebrejti se subjekti ka pasur gjendje n\u00eb bank\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2012 dhe 4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2016-\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka deklaruar se nuk ka kryer asnj\u00eb shpenzim p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs n\u00eb Kanada, si dhe p\u00ebr shpenzimet jetike p\u00ebr vitet 2012-2016.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se vajza e gjyqtares Hoxha ka deklaruar si adres\u00eb banimi sht\u00ebpin\u00eb e hall\u00ebs n\u00eb Kanada, Nino vler\u00ebson se, n\u00ebse huas financiare do t\u2019i shtohej edhe mb\u00ebshtetja jofinanciare p\u00ebr q\u00ebndrimin, at\u00ebher\u00eb shpenzimet e jetes\u00ebs do t\u00eb ishin n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Nino solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe faktin se huadh\u00ebn\u00ebsja kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb automjet n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shumat 75 mij\u00eb euro dhe 6 mij\u00eb euro, si dhe nj\u00eb apartament n\u00eb Kanada. Komisionerja konstatoi se nuk rezultonte q\u00eb t\u00eb ishte hetuar koha dhe vlera e investimit n\u00eb Kanada, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb konkludohej n\u00ebse ndikonte n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb dhe mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb dhe t\u00eb dhurimit.<\/p>\n<p>Sipas Ninos, mbetej e paqart\u00eb n\u00ebse apartamenti n\u00eb Kanada ishte krijuar i gjithi nga nj\u00eb kredi ashtu si kishte deklaruar subjekti, apo n\u00ebse jan\u00eb p\u00ebrdorur edhe kursimet e familjes. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb verifikohet viti i marrjes s\u00eb kredis\u00eb dhe koh\u00ebzgjatja e saj, vlera e k\u00ebstit mujor dhe data e fillimit t\u00eb shlyerjes.<\/p>\n<p>Nino vijoi se ishte e v\u00ebrtetuar se familja e huadh\u00ebn\u00ebses kishte pasur n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb llogari n\u00eb vler\u00ebn afro 72 mij\u00eb euro q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, por sipas saj, KPK nuk ka administruar dokumentacionin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar plot\u00ebsisht n\u00ebse kan\u00eb pasur kursime t\u00eb tjera n\u00eb llogarit\u00eb e tyre bankare, q\u00eb do t\u00eb ndikonin n\u00eb burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr dh\u00ebnien e huas dhe dhurimit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Valdete Hoxha i kund\u00ebrshtoi q\u00ebndrimet e komisioneres. Ajo deklaroi se provat e administruara gjat\u00eb hetimit n\u00eb Komision dhe ato q\u00eb ajo kishte paraqitur e justifikonin konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb analiza financiare p\u00ebr huadh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb kryhet vet\u00ebm p\u00ebr vler\u00ebn e huas\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb dhuruar. \u201cJo p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pasurit\u00eb e personit tjet\u00ebr. E paqart\u00eb p\u00ebrse Komisionerit i intereson ky fakt\u201d, pohoi Hoxha dhe v\u00ebrejti se lidhja e kontratave t\u00eb huave ishte praktik\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas Hoxh\u00ebs, bazuar n\u00eb dokumentet e dor\u00ebzuara, nuk mund t\u00eb ngrihet asnj\u00eb dyshim lidhur me mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare t\u00eb familjes s\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve. Ajo theksoi se huaja ishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrmes bank\u00ebs dhe se halla e vajz\u00ebs kishte depozituar n\u00eb universitet pagesat. \u201cKomisioni e ka kryer drejt\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb familjes s\u00eb kunat\u00ebs\u201d, pohoi Hoxha dhe v\u00ebrejti se analiza fillonte n\u00eb vitin 2010 kur kunata, motra e bashk\u00ebshortit, i ka dhuruar k\u00ebtij t\u00eb fundit nj\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb zot\u00ebron familja e motr\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb Kanada, subjekti deklaroi se kishte depozituar dokumente origjinale p\u00ebr transaksionet e kryera me k\u00ebt\u00eb pasuri, prej vitit 2006 kur ishte bler\u00eb. Sipas gjyqtares Hoxha, edhe n\u00ebse do t\u00eb konsideroheshin n\u00eb analiz\u00ebn financiare shpenzimet p\u00ebr k\u00ebto pasuri t\u00eb familjes s\u00eb huadh\u00ebn\u00ebses, s\u00ebrish ajo do t\u00eb rezultonte balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshtoi pretendimet e komisioneres p\u00ebr llogarin\u00eb bankare n\u00eb Tiran\u00eb, duke shpjeguar se kishte dor\u00ebzuar prova p\u00ebr transfertat q\u00eb ishin kryer. Sipas Hoxh\u00ebs, llogaria bankare \u00ebsht\u00eb hapur n\u00eb vitin 2010 dhe se ishte e dukshme q\u00eb ishte n\u00eb funksion t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike shprehu q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm me Komisionin edhe lidhur me shlyerja e huas n\u00eb vitin 2016 nga ana e vajz\u00ebs s\u00eb subjektit n\u00eb shum\u00eb 13 mij\u00eb e 775 dollar\u00eb kanadez\u00eb, si dhe p\u00ebr gjendjen e detyrimit t\u00eb mbetur.<\/p>\n<p>Nino konstaton, se ndryshe nga deklarimi i vajz\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb huas\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 13 mij\u00eb e 775 dollar\u00eb kanadez\u00eb n\u00eb vitin 2016, nuk rezulton q\u00eb ajo t\u00eb ket\u00eb kryer pagesa n\u00eb favor t\u00eb hall\u00ebs gjat\u00eb asaj periudhe.<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsojm\u00eb se personi i lidhur, vajza e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit ndodhet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d, deklaroi Nino dhe shtoi se nuk p\u00ebrputhet as gjendja e detyrimit t\u00eb mbetur t\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d me at\u00eb t\u00eb deklaruar n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas Hoxh\u00ebs, shlyerjet e huas\u00eb ishin kryer n\u00ebp\u00ebrmjet transfertave bankare. Ajo theksoi se ky fakt tregonte se nuk kishte pasur q\u00ebllim p\u00ebr ndonj\u00eb fshehje dhe se pasakt\u00ebsia ishte korrigjuar. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se pasakt\u00ebsia mund t\u00eb sillte penalizim n\u00eb rastet kur lidhjet me pamjaftueshm\u00ebri financiare.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Hoxha sqaroi se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e vitit 2016 kishin ardhur p\u00ebr shkak se vajza sapo kishte p\u00ebrfunduar studimet dhe ende nuk ishte dakord\u00ebsuar me hall\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb caktuar nj\u00eb tarif\u00eb mujore fikse p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb, pasi nuk kishte ende nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb. Ajo shtoi se n\u00eb vitin 2017, kur vajza kishte siguruar nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb ishte dakord\u00ebsuar me hall\u00ebn p\u00ebr t\u00eb caktuar nj\u00eb tarif\u00eb fikse mujore p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVajza nuk ka kryer deklarim t\u00eb pamjatuesh\u00ebm, pasi ajo ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb. Nuk ka pasur arsye t\u00eb mos deklaronte burimet e ligjshme\u201d, pohoi Hoxha.<\/p>\n<p>Nino vler\u00ebson ndryshe nga KPK edhe lidhur me mund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip Ford Focus nga subjekti n\u00eb vitin 2011 kundrejt \u00e7mimit 14 mij\u00eb euro, duke konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 387 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij investimi. N\u00eb p\u00ebrfundim, komisionerja Nino k\u00ebrkoi q\u00eb shkaqet e parashtruara n\u00eb ankim t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb nga ana e KPA-s\u00eb, duke disponuar me ri\u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor dhe me administrimin e provave t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Hoxha pretendoi se kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr blerjen e automjetit tip Ford Focus. Ajo v\u00ebrejti se edhe n\u00ebse do t\u00eb merrej e mirq\u00ebn\u00eb balanca negative e pretenduar nga Nino p\u00ebr k\u00ebt\u00eb makin\u00eb, do t\u00eb ishte e pamjaftuehsme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb pasoja.<\/p>\n<p>Nino dhe gjyqtarja Hoxha u pyet\u00ebn nga Kolegji edhe lidhur me q\u00ebndrimin e tyre p\u00ebr disa denoncime t\u00eb mb\u00ebrritura pas kryerjes s\u00eb ankimit. Komisionerja Nino k\u00ebrkoi koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00ebndrimin e saj, nd\u00ebrsa gjyqtarja Hoxha k\u00ebrkoi t\u00eb mos merren n\u00eb konsiderat\u00eb, me argumentin se nuk kan\u00eb lidhje me shkaqet e ankimit.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Natasha Mulaj i drejtoi subjektit disa pyetje, q\u00eb dukej se ishin n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb hetimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve, ashtu si k\u00ebrkon edhe Komisionerja Publike.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji vendosi t\u00eb \u00e7el\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor dhe t\u00eb administroj\u00eb aktet shoq\u00ebruese t\u00eb parashtrimeve t\u00eb subjektit. Po ashtu, u administruan disa akte q\u00eb ishin dor\u00ebzuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb KPK, por n\u00eb Kolegj ishte mund\u00ebsur dor\u00ebzimi i tyre n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji. Kryesuesja Albana Shtylla shpjegoi se aktet e administruara lidhen me t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb huadh\u00ebn\u00ebses, ato t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb subjektit, si dhe me shlyerjen e detyrimeve.<\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 23 shtator n\u00eb or\u00ebn 09:00, kur pritet q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb paraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 13 shtator me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb ka objekt shqyrtimi ankimin e institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin e gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Valdete Hoxha. Komisionerja Publike, Irena Nino u q\u00ebndroi t\u00eb mart\u00ebn thuajse [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70993,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[125,107,112,281],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/Gjyqtarja-Valdeta-Hoxha-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Valdeta Hoxha | Foto: Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70992"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70992"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70992\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70994,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70992\/revisions\/70994"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70993"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}