{"id":70998,"date":"2022-09-09T19:15:21","date_gmt":"2022-09-09T17:15:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/julian-xhengo-jep-shpjegime-per-problemet-e-pasurise-dhe-figures\/2022\/09\/09\/"},"modified":"2023-04-06T15:12:24","modified_gmt":"2023-04-06T13:12:24","slug":"julian-xhengo-jep-shpjegime-per-problemet-e-pasurise-dhe-figures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/julian-xhengo-jep-shpjegime-per-problemet-e-pasurise-dhe-figures\/2022\/09\/09\/","title":{"rendered":"Julian Xhengo jep shpjegime p\u00ebr problemet e pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Julian Xhengo u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 9 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati rreth kat\u00ebr or\u00eb e gjysm\u00eb dha shpjegime mbi pasurin\u00eb, figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Xhengo u p\u00ebrball me nj\u00eb bilanc negativ t\u00eb prind\u00ebrve n\u00eb investimet e kryera n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi private n\u00eb Tiran\u00eb si dhe me mosp\u00ebrputhjet n\u00eb transaksionet p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine, thuajse dy her\u00eb m\u00eb lir\u00eb nga sa e kishte bler\u00eb pala shit\u00ebse.<\/p>\n<p>Xhengo kund\u00ebrshtoi n\u00eb seanc\u00eb gjetjet e Komisionit p\u00ebr pasurin\u00eb; nj\u00eb raport negativ t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar DSIK si dhe konstatimet p\u00ebr shtyrje t\u00eb hetimeve dhe marrje t\u00eb vendimeve jasht\u00eb afateve, pa kryer veprime hetimore.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Julian Xhengo po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Firdes Shulin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Tonci Petkovic.<\/p>\n<p>Julian Xhengo i p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2007 dhe punoi fillimisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Fierit. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Fillimisht, prokurori Xhengo dha shpjegime lidhur me rezultatet e hetimit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine n\u00eb vler\u00ebn 980 mij\u00eb lek\u00eb, disa jav\u00eb pasi pala shit\u00ebse kishte shpenzuar p\u00ebr at\u00eb mjet n\u00eb total rreth 1.7 milion lek\u00eb. Xhengo u shpreh se \u00e7mimi ishte dakord\u00ebsuar p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs s\u00eb pal\u00ebs shit\u00ebse p\u00ebr para, p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb kishte.<\/p>\n<p>Por relatorja Shuli v\u00ebrejti se n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes ishte sh\u00ebnuar se kishte qen\u00eb pala shit\u00ebse q\u00eb i kishte propozuar subjektit blerjen e k\u00ebtij mjeti, dy dit\u00eb para se ajo ta blinte vet\u00eb. Nga hetimi ka rezultuar se pasi pala shit\u00ebse ka paguar p\u00ebr makin\u00ebn shum\u00ebn totale 1.7 milion\u00eb lek\u00eb, e ka nxjerr\u00eb n\u00eb shitje p\u00ebr \u00e7mimin 1.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe e ka shitur tek prokurori Xhengo p\u00ebr vler\u00ebn 980 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas Shulit, subjekti ka deklaruar se nuk e ka v\u00ebn\u00eb re n\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebrcaktimin se mjeti i ishte propozuar p\u00ebr t\u2019u bler\u00eb, dy dit\u00eb para se pala shit\u00ebse ta dispononte at\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Shuli e pyeti subjektin n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00ebse ai e kishte lexuar ose jo kontrat\u00ebn. Xhengo u p\u00ebrgjigj se ishte fokusuar tek pala bler\u00ebse, shit\u00ebsi dhe tek \u00e7mimi.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja e nj\u00eb mjeti dhe nj\u00eb kredi. Por nga verifikimi dokumentacionit t\u00eb kredis\u00eb ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar p\u00ebr rregullimin e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Xhengo k\u00ebmb\u00ebnguli se kredia ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs. Ai argumentoi se ishte fakt se kredia ishte marr\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb kishte shitur makin\u00ebn e m\u00ebparshme dhe se kishte v\u00ebrtetuar se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb jetonte me qira dhe nuk kishte arsye t\u00eb merrte kredi p\u00ebr rregullim sht\u00ebpie.<\/p>\n<p>Shuli u shpreh se duket se subjekti me q\u00ebllim ka kryer paraqitje t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb rrethanave n\u00eb transaksionet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2006, Xhengo ka deklaruar pjes\u00eb takuese 25% n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb proces legalizimi. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ai ka deklaruar t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d. Nisur nga fakti se kjo banes\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar prej subjektit n\u00eb 2006-\u00ebn, si dhe ka rezultuar se ka jetuar aty, Komisioni i ka konsideruar prind\u00ebrit e tij si persona t\u00eb lidhur dhe ka kryer hetime p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit p\u00ebr shpenzimet, Komisioni iu \u00ebsht\u00eb referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, EKB p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrllogaritur vler\u00ebn, prej nga ka rezultuar se p\u00ebr gjith\u00eb banes\u00ebn me tre kate \u00ebsht\u00eb shpenzuar shuma 5.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa ka deklaruar n\u00eb 2006-\u00ebn se burim i banes\u00ebs jan\u00eb t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve &#8211; gjat\u00eb hetimit administrativ subjekti ka deklaruar edhe nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga babai q\u00eb ka rezultuar e provuar me deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2008. Nga hetimi ka rezultuar se huadh\u00ebn\u00ebsi, nj\u00eb i af\u00ebrm i familjes, ka t\u00ebrhequr n\u00eb periudh\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb nj\u00eb shum\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb, por ka mbetur i paqart\u00eb destinacioni i asaj vlere. Sipas KPK, babai i subjektit ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb huas\u00eb n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, KPK nuk e ka konsideruar huan\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn totale 2.3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb banes\u00ebn trekat\u00ebshe n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Shuli deklaroi se subjekti i ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebto rezultate, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se prind\u00ebrit nuk duhej t\u00eb konsideroheshin si persona t\u00eb lidhur. Xhengo ka k\u00ebrkuar q\u00eb edhe n\u00eb rast t\u00eb konsiderimit t\u00eb prind\u00ebrve si persona t\u00eb lidhur, duhet q\u00eb KPK t\u00eb ndalet vet\u00ebm n\u00eb verifikimin e burimeve t\u00eb katit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Xhengo theksoi se kishte jetuar me prind\u00ebrit deri n\u00eb vitin 2007, kur ka filluar pun\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb. Ai deklaroi se kishte shpjeguar se kishte q\u00ebndruar me qira prej asaj kohe dhe se nuk mund t\u00eb ngarkohej me barr\u00eb prove p\u00ebr investimet e kryera nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim subjekti kund\u00ebrshtoi konkludimin e vler\u00ebs s\u00eb banes\u00ebs 5.5 milion\u00eb lek\u00eb, duke theksuar se edhe sipas EKB-s\u00eb, nga nj\u00eb p\u00ebrllogaritje e sakt\u00eb shpenzimet do t\u00eb arrinin n\u00eb mas\u00ebn 4.7 milion\u00eb lek\u00eb. Xhengo theksoi se kjo vler\u00eb mbulohej dhe tejkalohej nga t\u00eb ardhurat e dokumentuara t\u00eb prind\u00ebrve dhe nga huaja 3.5 milion\u00eb, q\u00eb sipas tij e kishte v\u00ebrtetuar.<\/p>\n<p>Lidhur me burimin e huas\u00eb, subjekti shtoi se ve\u00e7 dokumentacionit p\u00ebr t\u00ebrheqjen e shum\u00ebs 5 milion\u00eb lek\u00eb nga huadh\u00ebn\u00ebsi, kishte depozituar gjith\u00eb dokumentacionin p\u00ebr transaksionet e kryera nga shoq\u00ebria n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e konstatuar nga Komisioni p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb nga babai n\u00eb vitin 2015, Xhengo paraqiti analiz\u00ebn e tij financiare, duke i p\u00ebrllogaritur shpenzimet e n\u00ebn\u00ebs bazuar n\u00eb t\u00eb ardhurat e saj si pensioniste. Ai pretendoi se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast prind\u00ebrit rezultojn\u00eb me balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p><strong>Figura<\/strong><\/p>\n<p>DSIK ka depozituar dy raporte t\u00eb ndryshme p\u00ebr prokurorin Xhengo, ku n\u00eb t\u00eb dytin ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebri p\u00ebr dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb veprime t\u00eb paligjshme. Xhengo e kund\u00ebrshtoi informacionin e DSIK duke e cil\u00ebsuar si t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe t\u00eb pabazuar n\u00eb fakte. Ai theksoi se DSIK nuk kishte specifikuar asnj\u00eb rast konkret.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli evidentoi nj\u00eb rast kur nga sistemi TIMS rezultonte se subjekti kishte udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit s\u00eb bashku me disa persona t\u00eb tjer\u00eb nga pika kufitare e \u201cHanit t\u00eb Hotit\u201d, por nuk konstatohej kthimi i tij me mjetin q\u00eb kishte dal\u00eb. Sipas Shulit, nga sistemi TIMS rezultonte q\u00eb Xhengo t\u00eb ishte kthyer nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb me automjetin e tij.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se mjeti me t\u00eb cilin subjekti dhe persona t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb kaluar p\u00ebrmes pik\u00ebs kufitare \u201cHani i Hotit\u201d ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit S.Sh, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, megjith\u00ebse nuk rezultonte q\u00eb t\u00eb ishte drejtuar prej tij gjat\u00eb atij udh\u00ebtimi.<\/p>\n<p>Shuli v\u00ebrejti se subjekti ka deklaruar si pronar t\u00eb mjetit nj\u00eb tjet\u00ebr person dhe jo shtetasin S.Sh., q\u00eb rezultonte i proceduar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Prokurori Xhengo deklaroi se nuk kishte pasur dijeni se pronari i mjetit ishte shtetasi S.Sh., dhe se nuk e njihte k\u00ebt\u00eb person, e aq m\u00eb pak t\u00eb dinte q\u00eb ishte i proceduar. Ai shtoi se kishte deklaruar si pronar t\u00eb mjetit personin q\u00eb e drejtonte makin\u00ebn gjat\u00eb udh\u00ebtimit.<\/p>\n<p>Subjekti e kund\u00ebrshtoi edhe konstatimin p\u00ebr kthimin e tij n\u00eb Shqip\u00ebri pas nj\u00eb viti, duke argumentuar se rezultonte e provuar se kishte qen\u00eb duke ushtruar detyr\u00ebn e prokurorit n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Sipas subjektit, kjo situat\u00eb ishte krijuar p\u00ebr faj t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb pik\u00ebs kufitare, pasi nuk kan\u00eb sh\u00ebnuar hyrjen e tij n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai solli si argument faktin se nga t\u00eb dh\u00ebnat e TIMS p\u00ebr k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim, rezultonte se dy nga personat me t\u00eb cil\u00ebt kishte kaluar pik\u00ebn kufitare nuk ishin regjistruar n\u00eb dalje, por vet\u00ebm n\u00eb hyrje.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Xhengo \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb p\u00ebr profesionalizmin, por hetimi i Komisionit ka evidentuar shtyrje t\u00eb afeteve t\u00eb hetimit dhe vendimarrje lidhur me kall\u00ebzimet, jasht\u00eb limit t\u00eb lejuar.<\/p>\n<p>Ndaj prokurorit Xhengo jan\u00eb depozituar 25 denoncime nga publiku. Nga verifikimi i denoncimeve ka rezultuar se subjekti ka proceduar me vendimarrje p\u00ebr mosfillim t\u00eb hetimeve apo regjistrim t\u00eb procedimeve penale n\u00eb tejkalim t\u00eb afateve. Po ashtu, ka rezultuar se ka vendosur pushimin e \u00e7\u00ebshtjeve apo ka zgjatur hetimin e \u00e7\u00ebshtjeve pa kryer hetime.<\/p>\n<p>\u201cDuket se prokurori ka vendosur zgjatjen e hetimit duke argumentuar arsyet dhe n\u00eb vijim e ka zgjatur hetimin s\u00ebrish dy her\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin argument \u2018copy paste\u2019\u201d, v\u00ebrejti relatorja Shuli.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Shuli relatoi t\u00eb tjera denoncime p\u00ebr zvarritje t\u00eb hetimeve dhe t\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore nga ana e subjektit, duke mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seanca. Po ashtu, ajo v\u00ebrejti \u00e7\u00ebshtje ku nuk ishte e qart\u00eb data e njoftimit t\u00eb kall\u00ebzuesve p\u00ebr vendimarrjet.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentuan edhe dy denoncime nga ku kishte rezultuar se kishte pasur zvarritje n\u00eb hetimin e punonj\u00ebse t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Burimeve Natyrore, AKBN, nd\u00ebrsa n\u00eb tjetrin \u00ebsht\u00eb konstatuar se nj\u00eb kush\u00ebri i subjektit ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi n\u00eb gjykat\u00eb lidhur me veprimtarin\u00eb e disa t\u00eb pandehurve, punonj\u00ebs t\u00eb \u201c\u00c7EZ Shp\u00ebrndarje\u201d t\u00eb hetuar prej tij. Denoncuesit kan\u00eb pretenduar se subjekti i ka penalizuar p\u00ebr t\u00eb shmangur hetimin e t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Prokurori Xhengo shpjegoi se kishte hetuar 15 punonj\u00ebs t\u00eb \u00c7EZ p\u00ebr vjedhje duke shp\u00ebrdorur detyr\u00ebn, pasi kishin l\u00ebshuar fatura t\u00eb pamatura gjat\u00eb orareve t\u00eb nat\u00ebs dhe n\u00eb pak sekonda larg nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, duke theksuar se ishin fiktive dhe kishin d\u00ebmtuar financiarisht me t\u00eb padrejt\u00eb abonent\u00ebt.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb njohje me kush\u00ebririn e tij t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, duke pretenduar se e kishte par\u00eb at\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. I pyetur nga Komisioni n\u00ebse vler\u00ebsonte se ishte n\u00eb konflikt interesi n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje pas konstatimit se d\u00ebshmitar ishte nj\u00eb i af\u00ebrm i tij, Xhengo deklaroi se e kishte komunikuar k\u00ebt\u00eb fakt tek drejtuesit, por ata i kishin th\u00ebn\u00eb t\u00eb vijonte. Sipas subjektit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ishin kryer hetime voluminoze pasi ishin sekuestruar dhjet\u00ebra mij\u00ebra dokumente q\u00eb ishin analizuar.<\/p>\n<p>Xhengo kund\u00ebrshtoi edhe konstatimin p\u00ebr zvarritje t\u00eb hetimeve ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb AKBN-s\u00eb, duke theksuar se ai vet\u00eb kishte kryer q\u00eb n\u00eb fillim kat\u00ebr veprime hetimore dhe tre i kishin kryer oficer\u00ebt e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Lidhur me vonesat n\u00eb vendimarjet p\u00ebr regjistrimin e \u00e7\u00ebshtjeve, mosfillimeve dhe pushimeve t\u00eb tyre, si dhe n\u00eb zgjatjen e hetimeve tej afatit pa kryer veprime hetimore, Xhengo u justifikua me ngarkes\u00ebn e madhe n\u00eb pun\u00eb. Ai theksoi se kishte pasur ngarkes\u00eb mbi mesataren p\u00ebr prokuror\u00ebt e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Xhengos, ai u kishte dh\u00ebn\u00eb prioritet n\u00eb koh\u00eb veprimeve procedurale q\u00eb kishin afate t\u00eb p\u00ebrcaktuara, si ato t\u00eb masave t\u00eb sigurimit personal ose t\u00eb ekstradimeve. Subjekti v\u00ebrejti se vendimarrjet e tij p\u00ebr shtyrjet e hetimeve nuk ishin ankimuar, si dhe nuk rezultonte ndonj\u00eb rast q\u00eb t\u00eb ishin parashkruar veprat penale. Po ashtu, ai pretendoi se n\u00eb \u00e7do rast kishte kryer hetime t\u00eb plota.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb rast kur vendimarja e subjektit i \u00ebsht\u00eb njoftuar pal\u00ebs tre vjet me vones\u00eb, Xhengo u shpreh se ishte detyr\u00eb e sekretaris\u00eb q\u00eb t\u00eb kryente njoftimin. Ai shtoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pala kall\u00ebzuese ishte njoftuar pasi kishte kryer k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u2019u informuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, prokurori Xhengo k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 14 shtator, n\u00eb or\u00ebn 09:15.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Julian Xhengo u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 9 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati rreth kat\u00ebr or\u00eb e gjysm\u00eb dha shpjegime mbi pasurin\u00eb, figur\u00ebn dhe profesionalizmin. Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Xhengo u p\u00ebrball me nj\u00eb bilanc negativ t\u00eb prind\u00ebrve n\u00eb investimet e kryera n\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70999,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/Xhengo-1.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Julian Xhengo pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70998"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70998"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70998\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71000,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70998\/revisions\/71000"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70999"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}