{"id":71001,"date":"2022-09-09T16:51:02","date_gmt":"2022-09-09T14:51:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-konkludoi-se-ndihmesja-ligjore-jurida-bajraktari-kishte-mangesi-profesionale\/2022\/09\/09\/"},"modified":"2023-04-06T15:12:40","modified_gmt":"2023-04-06T13:12:40","slug":"kpk-konkludoi-se-ndihmesja-ligjore-jurida-bajraktari-kishte-mangesi-profesionale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-konkludoi-se-ndihmesja-ligjore-jurida-bajraktari-kishte-mangesi-profesionale\/2022\/09\/09\/","title":{"rendered":"KPK konkludoi se ndihm\u00ebsja ligjore Jurida Bajraktari kishte mang\u00ebsi profesionale"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 20 korrik 2022 t\u00eb pezulloj\u00eb nga detyra ndihm\u00ebsen ligjore pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Jurida Bajraktari, si dhe detyroi p\u00ebr t\u00eb ndjekur programin e trajnimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, pasi konkludoi se ajo kishte mang\u00ebsi profesionale.<\/p>\n<p>Trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitajn, vler\u00ebson se Bajraktari nuk tregon aft\u00ebsi profesionale p\u00ebr t\u00eb interpretuar ligjin, p\u00ebr t\u00eb identifikuar konfliktin e normave, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur parime t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb teoris\u00eb s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs dhe se nuk ka aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb analizuar jurisprudenc\u00ebn. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konkluduar mang\u00ebsi dhe n\u00eb angazhimin profesional.<\/p>\n<p>Bajraktari ka filluar pun\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit n\u00eb prill t\u00eb vitit 2016 dhe kishte plot\u00ebsuar deklaratat p\u00ebr efekt t\u00eb vetingut n\u00eb janar 2017. M\u00eb her\u00ebt, ajo kishte punuar si juriste n\u00eb kompani private, si dhe ka deklaruar se kishte dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00eb juridike vullnetare.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK v\u00ebrehet se n\u00eb tre dokumentet ligjore te paraqitura nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit, nuk \u00ebsht\u00eb gjetur mendim konkret i saj p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes. Po ashtu, edhe n\u00eb pes\u00eb dokumentet e p\u00ebrzgjedhura me short, konstatohet se nuk ka ndonj\u00eb akt k\u00ebrkimi ligjor apo opinion me shkrim nga ndihm\u00ebsja ligjore Jurida Bajraktari.<\/p>\n<p>Sipas KPK, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e verifikuara gjat\u00eb hetimit parprak nuk \u00ebsht\u00eb gjetur asnj\u00eb akt i p\u00ebrgatirur nga subjekti, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb vler\u00ebsohej aspekti i njohurive lijgore, aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb interpretuar ligjin, apo p\u00ebr t\u00eb identifikuar konfliktin e normave.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Komisioni ka konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb gjetur ndonj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur vler\u00ebsimin e subjektit lidhur me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar ngarkes\u00ebn n\u00eb pun\u00eb; p\u00ebr t\u00eb kryer procedurat gjyq\u00ebsore dhe p\u00ebr t\u00eb administruar dosjet.<\/p>\n<p>Trupa v\u00ebren se edhe relacionet e p\u00ebrgatitura nga subjekti n\u00eb vijim t\u00eb pun\u00ebs si ndihm\u00ebse ligjore, t\u00eb depozituara prej saj p\u00ebr t\u00eb prap\u00ebsuar gjetjet e Komisionit, kan\u00eb pasqyruar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb t\u00eb rezultuar gjat\u00eb hetimit paraprak.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues i Komisionit arrin n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka mang\u00ebsi n\u00eb arsyetimin ligjor dhe n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur opinione t\u00eb karakterit procedural apo edhe material p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb gjykim. Evidentohen mang\u00ebsi n\u00eb rolin e saj si ndihm\u00ebse ligjore dhe n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrat sipas p\u00ebrcaktimeve ligjore p\u00ebr pozicionin e ndihm\u00ebsit ligjor\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim KPK konstaton edhe rezultatet e arritura nga Bajraktari n\u00eb testimin e aft\u00ebsive profesionale n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit ex officio, t\u00eb zhvilluar nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs, kun \u00eb faz\u00ebn e par\u00eb ajo ka kapur 40 pik\u00eb nga 100 n\u00eb total, nd\u00ebrsa n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb, 132 pik\u00eb nga 200 q\u00eb ishte rezultati maksimal.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Subjekti i rivler\u00ebsimit nuk b\u00ebn pjes\u00eb te subjektet q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 60 % t\u00eb pik\u00ebve n\u00eb testimin e aft\u00ebsive profesionale dhe nuk \u00ebsht\u00eb kualifikuar p\u00ebr t\u00eb ndjekur formimin fillestar pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, pasi rezulton se ka fituar 44 pik\u00eb (nga 60 pik\u00eb q\u00eb nevojiteshin p\u00ebr t\u2019u kualifikuar)\u201d, v\u00ebren KPK.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar dhe mbi p\u00ebrvoj\u00ebn profesionale t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nga ka rezultuar se para se t\u00eb em\u00ebrohej si ndihm\u00ebse ligjore n\u00eb vitin 2016, ajo ka qen\u00eb e pun\u00ebsuar vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb rreth 3 vjet e gjysm\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb derdhur kontributet shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar se Bajraktari nuk e p\u00ebrmbushte kushtin e p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb aplikuar n\u00eb pozicionin e ndihm\u00ebsit ligjor n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit dhe i ka k\u00ebrkuar asaj shpjegime.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se p\u00ebr periudh\u00ebn n\u00ebntor 2011 \u2013 prill 2016 \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb dh\u00ebnien e asistenc\u00ebs juridike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vullnetare pa pages\u00eb dhe p\u00ebr 6 vjet ka paguar detyrimet shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore. Sipas saj, periudha gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb dh\u00ebnie asistence pa pages\u00eb p\u00ebrkon me periudh\u00ebn kohore prej 11 vitesh n\u00eb ushtrimin e profesionit t\u00eb juristit dhe se \u00ebsht\u00eb brenda kuadrit ligjor.<\/p>\n<p>Shpjegimet e subjektit nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse nga KPK q\u00eb vler\u00ebson se \u201ceksperienca e pun\u00ebs s\u00eb Bajraktarit nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me k\u00ebrkesat ligjore q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb profesionale si jurist n\u00eb organet e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb; funksione publike n\u00eb administrat\u00ebn e Kuvendit; administrat\u00ebn e institucionit t\u00eb Presidentit; aparatin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave; ministri dhe institucione qendrore t\u00eb pavarura; Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb; prokurorin\u00eb; si avokat apo si personel akademik i Fakultetit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs. Trupa e Komisionit i \u00e7mon edhe k\u00ebto si pjes\u00eb t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb duhur t\u00eb formimit profesional.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Komisioni shprehet se gjat\u00eb vler\u00ebsimit ka mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb edhe shpjegimet e subjektit lidhur me nj\u00eb konflikt q\u00eb kishte mes saj dhe gjyqtares pran\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kishte ushtruar detyr\u00ebn. \u201c[\u2026]Pavar\u00ebsisht rrethanave n\u00eb dukje konfliktuale mes subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe gjyqtares pran\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ushtronte detyr\u00ebn, duhet evituar \u00e7do fjalor joetik, pavar\u00ebsisht rrethan\u00ebs q\u00eb e dikton, pasi duhet demonstruar sjellje q\u00eb i sh\u00ebrben figur\u00ebs s\u00eb magjistratit, si dhe n\u00eb zbatim t\u00eb Kodit t\u00eb Etik\u00ebs n\u00eb administrat\u00eb komunikimi duhet t\u00eb jet\u00eb etik, i qart\u00eb dhe i rregullt\u201d, v\u00ebren KPK.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se mungesat e konstatuara n\u00eb vler\u00ebsimin profesional p\u00ebr Bajraktarin mund t\u00eb jen\u00eb ndikuar edhe nga eksperienca e saj e m\u00ebparshme dhe v\u00ebren se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye formimi profesional ka qen\u00eb kriter ligjor kualifikues.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb jurist i aft\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb faktin n\u00ebse p\u00ebrmbush apo jo kriteret formale t\u00eb shpallura dhe t\u00eb arsyetoj\u00eb bindsh\u00ebm se si e ka gjetur veten brenda tyre. Trupi gjykues i Komisionit vler\u00ebson se subjekti ka shfaqur nj\u00eb nivel t\u00eb dob\u00ebt arsyetimi dhe gjykimi e me mang\u00ebsi\u201d, konstaton KPK, por \u00e7mon se problemet e evidentuara jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb plot\u00ebsohen n\u00ebp\u00ebrmjet programit t\u00eb trajnimit p\u00ebr ndihm\u00ebs ligjor n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 20 korrik 2022 t\u00eb pezulloj\u00eb nga detyra ndihm\u00ebsen ligjore pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Jurida Bajraktari, si dhe detyroi p\u00ebr t\u00eb ndjekur programin e trajnimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, pasi konkludoi se ajo kishte mang\u00ebsi profesionale. Trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relatore [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71002,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[125,290,118,174],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/Jurida-ne-KPK-2048x1156-1.jpg","fifu_image_alt":"Jurida Bajrakti (djathtas) duke dal\u00eb nga seanca n\u00eb KPK | Foto: BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71001"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71001"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71001\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71003,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71001\/revisions\/71003"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71002"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71001"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71001"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71001"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}