{"id":71010,"date":"2022-09-08T10:27:36","date_gmt":"2022-09-08T08:27:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-dy-mendime-per-analizen-financiare-te-pasurise-qe-solli-shkarkimin-clirim-sinos\/2022\/09\/08\/"},"modified":"2023-04-06T15:13:01","modified_gmt":"2023-04-06T13:13:01","slug":"kpk-me-dy-mendime-per-analizen-financiare-te-pasurise-qe-solli-shkarkimin-clirim-sinos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-dy-mendime-per-analizen-financiare-te-pasurise-qe-solli-shkarkimin-clirim-sinos\/2022\/09\/08\/","title":{"rendered":"KPK me dy mendime p\u00ebr analiz\u00ebn financiare t\u00eb pasuris\u00eb q\u00eb solli shkarkimin \u00c7lirim Sinos"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kan\u00eb dal\u00eb me dy mendime t\u00eb ndryshme p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Fierit, \u00c7lirim Sino p\u00ebr pasurin\u00eb, megjith\u00ebse jan\u00eb bashkuar n\u00eb konkluzionin p\u00ebr shkarkimin e tij p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur probleme penalizuese n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Prokurori \u00c7lirim Sino u shkarkua m\u00eb 6 korrik 2022, nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relator Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtar Olsi Komici. Sino e nisi karier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ai u em\u00ebrua si prokuor n\u00eb vitin 2005 dhe e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade e gjysm\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i arsyetuar i Komisionit tregon se prokurori Sino arriti t\u00eb justifikoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pasurive q\u00eb zot\u00ebron familja e tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga analiza e kryer prej KPK-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb t\u00eb krijuar nga bashk\u00ebshortja me t\u00eb ardhura nga puna e saj si p\u00ebrmbaruese gjyq\u00ebsore private dhe si notere, ka konkluduar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb nj\u00eb vit n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, \u00e7\u2019ka solli penalizimin e prokurorit Sino.<\/p>\n<p>N\u00eb mendimin paralel, Bungo ngre si problem moskryerjen e hetimit p\u00ebr destinacionin e nj\u00eb shume t\u00eb disponuar nga bashk\u00ebshortja e subjektit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit fizik, n\u00eb vitin kur \u00ebsht\u00eb konkluduar balanca negative. Megjithat\u00eb, Bungo shprehet se n\u00eb gjendjen e akteve t\u00eb hetimit administrativ, i \u00ebsht\u00eb bashkuar shumic\u00ebs n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p><strong>Balanca negative<\/strong><\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e subjektit ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 43 mij\u00eb euro n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit fizik, por pa p\u00ebrshkruar burimin e saj. Nga shqyrtimi i deklarimit t\u00eb vitit 2016, rezulton se subjekti ka deklaruar \u00e7eljen e k\u00ebsaj depozite n\u00eb at\u00eb vit, t\u00eb krijuar nga 37 mij\u00eb e 371 euro t\u00eb transferuara nga llogaria personale e bashk\u00ebshortes dhe 5197 euro t\u00eb transferuara nga llogaria e personit fizik, po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn bank\u00eb.<\/p>\n<p>Nga dokumentacioni i administruar gjat\u00eb hetimit administrativ, ka rezultuar se depozita n\u00eb vler\u00ebn 43 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb \u00e7elur n\u00eb dat\u00ebn 23 dhjetor t\u00eb vitit 2016. KPK konstaton se shuma 37 mij\u00eb e 371 euro rjedh nga konvertimi i vler\u00ebs 5.1 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb disponuar n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortes n\u00eb dhjetor t\u00eb 2015-\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb formuar nga depozitimet e disa shumave n\u00eb vitet 2013 dhe 2015.<\/p>\n<p>Shuma prej 5197 euro ka rezultuar se ka ardhur si pasoj\u00eb e konvertimit t\u00eb shum\u00ebs 699 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb gjendjes s\u00eb disponuar n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb personit fizik, t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar fillimisht balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr depozitimet e bashk\u00ebshortes n\u00eb vitet 2011 dhe 2014 n\u00eb llogarin\u00eb personale, me t\u00eb ardhura nga aktiviteti i saj, q\u00eb m\u00eb pas kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 43 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Prokurori Sino e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb rezultat t\u00eb hetimit paraprak, duke shpjeguar se nga l\u00ebvizjet e llogarive bankare duket qart\u00eb q\u00eb depozita e kursimit e krijuar prej bashk\u00ebshortes, ka si burim t\u00eb ardhurat nga aktiviteti. Sipas tij, k\u00ebto t\u00eb ardhura q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00eb ekonomin\u00eb familjare kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta si pasoj\u00eb e t\u00ebrheqjes n\u00eb 2013-\u00ebn t\u00eb fitimit t\u00eb atij viti dhe t\u00eb vitit 2012, duke arritur n\u00eb total n\u00eb vler\u00ebn 4.7 milion\u00eb lek\u00eb. Sino ka k\u00ebmb\u00ebngulur se kjo vler\u00eb e mbulon depozit\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb \u00e7elur n\u00eb llogarin\u00eb personale t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb munges\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 119 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2011-\u00ebn, subjekti ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb konsiderohet gjendja cash e vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Trupa e KPK ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit p\u00ebr t\u00eb konsideruar n\u00eb krijimin e vler\u00ebs 4 milion lek\u00eb me t\u00eb ardhurat nga aktiviteti bashk\u00ebshortes gjat\u00eb viteve 2012 dhe 2013, prej nga \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysur analiza financiare negative e vitit 2014. Komisioni ka konstatuar se t\u00eb ardhurat n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtetuar edhe nga transfertat bankare p\u00ebr llogari t\u00eb aktivitetit t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit si p\u00ebrmbaruese gjyq\u00ebsore private.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni ka konkluduar mjaftueshm\u00ebri t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs, analiza e viteve t\u00eb m\u00ebpasshme lidhur me destinacionin e t\u00eb ardhurave nga aktiviteti i bashk\u00ebshortes, ka p\u00ebrkeq\u00ebsuar bilancin financiar n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se n\u00eb vitin 2016, subjekti ka shpjeguar dhe pretenduar se ishte zeruar z\u00ebri \u201cdebitor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb\u201d, ku ishin t\u00eb p\u00ebrfshira dhe t\u00eb drejtat financiare t\u00eb pritshme q\u00eb kishte aktiviteti nga vet\u00eb bashk\u00ebshortja e subjektit. Duke u bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb konsideruar se nj\u00eb pjes\u00eb e marr\u00eb nga t\u00eb ardhurat nga puna private e bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 2013 q\u00eb i kan\u00eb kaluar ekonomis\u00eb familjare, i jan\u00eb kthyer pas aktivitetit t\u00eb saj n\u00eb vitin 2016. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar vlera q\u00eb mund t\u00eb kalohej prej aktivitetit n\u00eb ekonomin\u00eb familjare n\u00eb vitin 2016 dhe duke krijuar balanc\u00eb negative.<\/p>\n<p>\u201cKy fakt tregon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit (2016) shuma e marr\u00eb nga aktiviteti dhe e p\u00ebrdorur n\u00eb vitin 2013 prej bashk\u00ebshortes, i \u00ebsht\u00eb kthyer pas aktivitetit, nga bashk\u00ebshortja\/familja e subjektit. Si pasoj\u00eb e k\u00ebtij veprimi, n\u00eb vitin 2016, shuma e t\u00ebrhequr prej bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit nga t\u00eb ardhurat e aktivitetit q\u00eb ishte llogaritur m\u00eb her\u00ebt n\u00eb mas\u00ebn 2.930.227 lek\u00eb, do t\u00eb pak\u00ebsohej me shum\u00ebn e kthyer pas tek aktiviteti, duke zvog\u00ebluar disponibilitetin e shum\u00ebs s\u00eb kaluar n\u00eb ekonomin\u00eb familjare nga k\u00ebto t\u00eb ardhura, p\u00ebr vitin 2016, n\u00eb mas\u00ebn 619.488 lek\u00eb \u2013 duke afektuar k\u00ebshtu analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2016, i cili tashm\u00eb do t\u00eb rezultonte me nj\u00eb balanc\u00eb negative prej 2.044.199 lek\u00ebsh\u201d, argumenton Komisioni.<\/p>\n<p>Sipas KPK, ndryshe nga konsiderimi n\u00eb analiz\u00eb i t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara p\u00ebr vitin 2013, q\u00eb rezultoi t\u00eb ishin t\u00eb provuara nga l\u00ebvizjet bankare p\u00ebr shkak t\u00eb tipologjis\u00eb s\u00eb aktivitetit s\u00eb bashk\u00ebshortes si p\u00ebrmbaruese, n\u00eb vitet e m\u00ebpasshme 2014-2016 kur ka punuar si notere, nuk jan\u00eb t\u00eb evidentuara qart\u00ebsisht transaksionet e aktivitetit.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se bilancet e viteve p\u00ebrkat\u00ebse mbeten i vetmi dokumentacion zyrtar, mbi t\u00eb cilin mund t\u00eb analizohet dhe konkludohet p\u00ebr t\u00eb ardhurat e aktivitetit t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve. Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, KPK konkludon se subjekti ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr vitin 2016 n\u00eb mas\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe se gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. Sipas analiz\u00ebs financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2016 jan\u00eb konstatuar balanca negative edhe n\u00eb dy vite t\u00eb tjera, duke e rritur pamund\u00ebsin\u00eb financiare n\u00eb vler\u00ebn totale 3.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bungo n\u00eb pakic\u00eb \u00e7mon se vler\u00ebsimi i disa fakteve duhet t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb ndryshe, me q\u00ebllim q\u00eb hetimi t\u00eb ishte m\u00eb shterues. Ajo shprehet kund\u00ebr konkluzionit t\u00eb shumic\u00ebs p\u00ebr balanc\u00ebn negative n\u00eb vitin 2016 duke v\u00ebrejtur se bashk\u00ebshortja e subjektit ka nj\u00eb disponibilitet neto si person fizik n\u00eb vler\u00ebn 1,6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo shum\u00eb nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb financiare, pasi nga verifikimi i dokumentacionit t\u00eb administruar nga bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb depozituar dhe m\u00eb pas t\u00ebrhequr n\u00eb asnj\u00eb prej k\u00ebtyre bankave. Gjithashtu, kjo shum\u00eb nuk rezulton gjendje as n\u00eb pasqyrat financiare t\u00eb personit fizik p\u00ebr vitin pasardh\u00ebs, duke mbetur i paqart\u00eb destinacioni final i k\u00ebsaj shume\u201d, konstaton Bungo.<\/p>\n<p>Pakica vler\u00ebson se, n\u00ebse kjo shum\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb analiz\u00eb financiare, rezultati negativ p\u00ebr vitin 2016 do t\u00eb ishte n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb af\u00ebrsisht 436 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb sipas saj, bazuar edhe n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit duke aplikuar parimin e proporcionalitetit, nuk \u00a0p\u00ebrb\u00ebn shkak p\u00ebr klasifikimin si deklarim i pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]P\u00ebr sa koh\u00eb subjekti ka provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs 1 t\u00eb d\u00ebrguar me rezultatet e hetimit administrativ, duke provuar q\u00eb ai kishte t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr depozitimet e kryera, t\u00eb cilat kishin kontribuuar n\u00eb krijimin e depozit\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 43.000 euro, jam e mendimit q\u00eb duhej t\u00eb zgjerohej hetimi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar sakt\u00ebsisht destinacionin e shum\u00ebs 1,607,897 lek\u00eb dhe me pas, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb hetimit, t\u2019i kalohej barra e prov\u00ebs subjektit p\u00ebr munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr vitin 2016, me q\u00ebllim ushtrimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb mbrojtjes nga ana e tij\u201d, vler\u00ebson Bungo.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kan\u00eb dal\u00eb me dy mendime t\u00eb ndryshme p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Fierit, \u00c7lirim Sino p\u00ebr pasurin\u00eb, megjith\u00ebse jan\u00eb bashkuar n\u00eb konkluzionin p\u00ebr shkarkimin e tij p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur probleme penalizuese n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71011,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[291,118,171,149,128],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/Prokurori-Clirim-Sino-ne-KPA-Foto-nga-LSA.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori \u00c7lirim Sino n\u00eb KPA | Foto: nga LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71010"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71010"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71010\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71012,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71010\/revisions\/71012"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71011"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}