{"id":71016,"date":"2022-09-05T17:14:55","date_gmt":"2022-09-05T15:14:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-arben-sharra-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia\/2022\/09\/05\/"},"modified":"2023-04-06T15:13:25","modified_gmt":"2023-04-06T13:13:25","slug":"kpk-arben-sharra-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-arben-sharra-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia\/2022\/09\/05\/","title":{"rendered":"KPK: Arben Sharra c\u00ebnoi besimin e publikut tek drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit, Arben Sharra u shkarkua nga detyra m\u00eb 30 qershor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia me veprimet e tij, p\u00ebr dyshimet e ngritura p\u00ebr fshehje t\u00eb disa pasurive si dhe pamund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr krijimin e tyre.<\/p>\n<p>Sharra u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb konstatuara n\u00eb hetimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve, u konsideruan t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr penalizimin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Arben Sharra e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996 si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 2004 dhe fillimisht e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. N\u00eb vijim Sharra u transferua p\u00ebr n\u00eb Dib\u00ebr, nd\u00ebrsa prej vitit 2010 dhe deri n\u00eb shkarkimin e tij nga detyra, punoi n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se prokurori Sharra nuk ka qen\u00eb plot\u00ebsisht bashk\u00ebpunues n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb kryer ndaj tij, pasi p\u00ebrgjigjet e tij lidhur me nj\u00eb banes\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb plota, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb prodhonte nj\u00eb rezultat n\u00eb favor t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehura<\/strong><\/p>\n<p>KPK konkludon se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe se ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi banimi me dy kate + papafingo. Sharra ka deklaruar se kjo banes\u00eb \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e babait, i cili i ka dhuruar katin e par\u00eb. Por nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka ndjekur t\u00eb gjitha procedurat e legalizimit p\u00ebr regjistrimin e banes\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe se rezulton si pronar i vet\u00ebm. N\u00eb vitin 2017, Sharra e ka shitur k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb shum\u00ebn 150 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb fotot e Google Maps p\u00ebr vitet 2007 \u2013 2018, ka rezultuar se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn parcel\u00eb ku gjendet banesa e shitur n\u00eb vitin 2017, ndodhet nj\u00eb nd\u00ebrtim tjet\u00ebr. N\u00eb parcel\u00ebn ngjitur \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe nj\u00eb tjet\u00ebr nd\u00ebrtim, q\u00eb sipas Komisionit duket se n\u00eb t\u00eb dy rastet punimet jan\u00eb kryer pas vitit 2015.<\/p>\n<p>Sharra ka pretenduar se sht\u00ebpin\u00eb ia kan\u00eb dor\u00ebzuar pal\u00ebs bler\u00ebse n\u00eb vitin 2014, megjith\u00ebse shitja \u00ebsht\u00eb formalizuar n\u00eb vitin 2017. Ai ka theksuar se n\u00eb vitin 2014 nuk gjendej asnj\u00eb nd\u00ebrtim i ri.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se nuk \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb pala bler\u00ebse t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim banes\u00ebn n\u00eb 2014-\u00ebn, nd\u00ebrsa babai i subjektit ka aplikuar n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr legalizimin e nj\u00eb prej objekteve t\u00eb reja. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb gjetur asnj\u00eb dokumentacion provues s\u00eb nd\u00ebrtimi i objektit t\u00eb ri t\u00eb jet\u00eb kryer nga bler\u00ebsi i sht\u00ebpis\u00eb apo t\u00eb p\u00ebrdoret prej tij.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti, deri n\u00eb momentin e aplikimit t\u00eb babait t\u00eb tij pran\u00eb ALUIZNI-t p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtim, ka qen\u00eb pronar dhe posedues i banes\u00ebs trikat\u00ebshe, pasi ai vet\u00ebm n\u00eb vitin 2017 ka kryer shitjen e saj, si dhe e ka deklaruar si pak\u00ebsim n\u00eb deklaratat periodike,\u201d citohet n\u00eb vendim dhe bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb ngritur dyshimet se nd\u00ebrtimi i ri \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e prokurorit Arben Sharra.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje, subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr nga legalizimi i banes\u00ebs, por sipas KPK, ky veprim tregon se ai ka pasur ligj\u00ebrisht t\u00eb drejta reale mbi k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d dhe nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>KPK konstaton pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb kontrolluar pron\u00ebsin\u00eb dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe \u00e7mon se Sharra ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ n\u00eb KPK ka zbuluar se prokurori Sharra ka paguar taks\u00ebn vendore p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke bujq\u00ebsore si dhe p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb tjet\u00ebr, ku kontrata e furnizimit me energji elektrike figuron n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Subjekti ka sqaruar se kjo \u00ebsht\u00eb banesa e vjet\u00ebr e gjysh\u00ebrve dhe prind\u00ebrve t\u00eb tij e nd\u00ebrtuar rreth vitit 1964 dhe se ka qen\u00eb i detyruar t\u00eb paguaj\u00eb taks\u00ebn e nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb bashku me at\u00eb t\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore q\u00eb ka n\u00eb p\u00ebrdorim, pasi kryheshin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mandatark\u00ebtim. Ai ka theksuar se kjo banes\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb poseduar prej tij dhe se n\u00eb tok\u00ebn q\u00eb zot\u00ebron nuk ka asnj\u00eb nd\u00ebrtim, pasi sht\u00ebpia e vjet\u00ebr gjendet jasht\u00eb territorit t\u00eb ngastr\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarime nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse nga KPK, pasi prej verifikimit n\u00eb \u2018Google Maps\u2019 ka rezultuar se banesa \u00ebsht\u00eb brenda murrit rrethues t\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore t\u00eb subjektit dhe se ato kan\u00eb p\u00ebsuar ndryshime n\u00eb vite, pasi jan\u00eb kryer investime. Po ashtu, nga pamjet ka rezultuar se pran\u00eb k\u00ebsaj ndodhen edhe disa nd\u00ebrtime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se subjekti ka refuzuar t\u00eb paraqes\u00eb foto t\u00eb plota t\u00eb banes\u00ebs ku t\u00eb dilte qart\u00eb sip\u00ebrfaqja e brendshme dhe e jashtme e \u00e7do nd\u00ebrtimi, si dhe foto panoramike t\u00eb gjith\u00eb pasuris\u00eb ku t\u00eb dilnin qart\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrtimet nga jasht\u00eb dhe pozicionimi i tyre me rrug\u00ebn.<\/p>\n<p>Nisur edhe nga fakti se Sharra \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb si pronar i k\u00ebtyre pasurive duke paguar detyrimet deri n\u00eb vitin 2015, se ka rrethuar tok\u00ebn bujq\u00ebsore s\u00eb bashku me banes\u00ebn dhe ka hapur rrug\u00ebn, Komisioni ngre dyshime se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi pron\u00ebsi t\u00eb fshehur t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me nj\u00eb ngast\u00ebr toke n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit q\u00eb e ka poseduar, pasi nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike dhe n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d.\u00a0 \u201cMund t\u00eb konsiderohet edhe si fshehje pasurie, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 33\/5, germa \u201cc\u201d e ligjit nr. 84\/2016, pasi subjekti nuk ka deklaruar posedimin e nj\u00eb toke bujq\u00ebsore me sip. 5336 m2 , p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb zyrtare nga organet shtet\u00ebrore se n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs Vetting ka qen\u00eb n\u00eb posedim t\u00eb subjektit, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur evidentimin e k\u00ebsaj pasurie nga Komisioni me d\u00ebrgimin e shkresave institucioneve shtet\u00ebrore\u201d, shprehet KPK dhe thekson se posedimi i nj\u00eb prone shtet\u00ebrore pa asnj\u00eb akt ligjor bie ndesh me standardet e etik\u00ebs dhe rregullat e sjelljes s\u00eb magjistratit.<\/p>\n<p>Ndaj Sharr\u00ebs jan\u00eb ngritur dyshime se ka kryer fshehjen e dy automjeteve, nj\u00eb t\u00eb bler\u00eb ne em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 2016, kur rezultonte se prokurori Sharra nuk kishte makin\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim dhe tjetrin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas blerjes s\u00eb mjetit nga kunati, \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar polica e sigurimit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit t\u00eb Sharr\u00ebs, si dhe ka rezultuar se subjekti ka dal\u00eb jasht\u00eb shtetit me k\u00ebt\u00eb makin\u00eb gjat\u00eb viteve 2016-2017. Sharra nuk e ka pasqyruar p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij automjeti n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e ka bler\u00eb rreth nj\u00eb muaj pas plot\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebsaj deklarate.<\/p>\n<p>Makina n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs rezulton t\u00eb jet\u00eb bler\u00eb me t\u00eb ardhurat e subjektit nga shitja e banes\u00ebs s\u00eb tij. Po ashtu, mjeti rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur nga prokurori Sharra dhe djali i tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00ebna sipas KPK, duket se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb personalisht makin\u00ebn e bler\u00eb n\u00eb emrin e saj.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime se prokurori Sharra ka fshehur nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve, pasuri q\u00eb i ati e ka porositur n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr \u00e7mimin 60 mij\u00eb euro. Banesa e bler\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve rezulton t\u00eb jet\u00eb i lidhur me nj\u00eb apartament n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Sipas KPK, kjo banes\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar vet\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit, duke p\u00ebrjashtuar nga regjimi i trash\u00ebgimis\u00eb ligjore v\u00ebllan\u00eb dhe motrat. Nisur nga k\u00ebto gjetje dhe fakti se subjekti dhe prind\u00ebrit nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr investimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, vler\u00ebson se ky apartament mund t\u00eb jet\u00eb pron\u00ebsi e fshehur e prokurorit Sharra.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime se prokurori Sharra ka fshehur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait dhe nj\u00eb vler\u00eb 100 mij\u00eb USD. N\u00eb vitin 2007, babai i subjektit e ka depozituar k\u00ebt\u00eb vler\u00eb n\u00eb bank\u00eb, me em\u00ebrtim \u201ckursime gjat\u00eb jet\u00ebs dhe trash\u00ebguar nga prind\u00ebrit\u201d. Nd\u00ebrsa gjat\u00eb hetimit administrativ, subjekti ka deklaruar se burim i k\u00ebsaj depozite ka qen\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje e babait me nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare p\u00ebr shitjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb fshatin Sh\u00ebngjin, t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Sh\u00ebngjergj.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se toka ka qen\u00eb n\u00eb posedim t\u00eb subjektit dhe jo t\u00eb babait t\u00eb tij n\u00eb vitin 2009. Bazuar edhe n\u00eb faktin se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb momentin q\u00eb prokurori Sharra ka porositur apartamentin e tij, KPK vler\u00ebson se vlera 100 mij\u00eb euro mund t\u00eb jet\u00eb pron\u00eb e fshehur e tij.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se prokurori Sharra \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb nj\u00eb banes\u00eb q\u00eb rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb adres\u00eb e tij p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2004, pasi nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarime dhe nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. \u201cP\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb subjektit, Komisioni e ka pasur t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u00eb evidentuar n\u00ebse ka qen\u00eb n\u00eb posedim\/p\u00ebrdorim apo pron\u00ebsi t\u00eb fshehur t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, konstaton Komisioni.<\/p>\n<p>Subjekti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 128.1 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin vitin 2008, kundrejt vler\u00ebs 94 mij\u00eb e 830 euro, si dhe p\u00ebr nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe 45 m2 n\u00eb 2013-\u00ebn, p\u00ebr \u00e7mimin 11 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Atij i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga shfryt\u00ebzimi nd\u00ebr vite i banes\u00ebs n\u00eb fshat dhe tok\u00ebs bujq\u00ebsore, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait, n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 4.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK konstaton se subjekti nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d posedimin e tok\u00ebs bujq\u00ebsore si dhe nuk ka dokumentuar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara dhe pagimin e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>\u201cDuket e paqart\u00eb se si subjekti ka mundur t\u00eb kryej\u00eb i vet\u00ebm t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet e tok\u00ebs, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar si prokuror n\u00eb Dib\u00ebr e m\u00eb pas n\u00eb Durr\u00ebs\u201d, v\u00ebren KPK dhe nuk i ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn paraprake t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga aktiviteti bujq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Sharr\u00ebs i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove edhe lidhur deklarimet e tij se ai vet\u00eb s\u00eb bashku me prind\u00ebrit kan\u00eb shitur n\u00eb treg produkte bujq\u00ebsore, pasi \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar prej KPK si veprimtari ekonomike n\u00eb papajtueshm\u00ebri me detyr\u00ebn e prokurorit.<\/p>\n<p>\u201cShitja e produkteve bujq\u00ebsore n\u00eb treg nga nj\u00eb prokuror i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (i cili nuk ka paguar detyrimet tatimore p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk ka qen\u00eb i regjistruar si fermer), jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb papajtueshm\u00ebri me detyr\u00ebn e prokurorit, por \u00ebsht\u00eb sjellje joprofesionale dhe joetike, e cila diskrediton pozit\u00ebn dhe figur\u00ebn e magjistratit, si dhe d\u00ebmton besimin e publikut n\u00eb sistemin e prokuroris\u00eb\u201d, vler\u00ebson KPK dhe ka vendosur ta konsideroj\u00eb k\u00ebt\u00eb gjetje n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare prej fillimit t\u00eb detyr\u00ebs deri n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.1 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa para vitit 2003 ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 4.2 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb n\u00eb total rezulton me bilanc negative n\u00eb shum\u00ebn 7.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni v\u00ebren se nuk jan\u00eb provuar plot\u00ebsisht dyshimet p\u00ebr fshehjet e pasurive dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye gjetjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim i ka konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Dyshimet p\u00ebr fshehje t\u00eb pasurive, s\u00eb bashku me konstatimet p\u00ebr q\u00ebndrimin jo bashk\u00ebpunues; marrdh\u00ebnien e tij me tok\u00ebn bujq\u00ebsore dhe banes\u00ebn e prind\u00ebrve; shitjen e produkteve bujq\u00ebsore personalisht n\u00eb treg; posedimin e tok\u00ebs shtet\u00ebrore pas asnj\u00eb dokument ligjor; si dhe mospagimin e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb regjistruar n\u00eb emrin e tij, vler\u00ebsohen prej Komisionit se kan\u00eb jan\u00eb rrethana q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit, Arben Sharra u shkarkua nga detyra m\u00eb 30 qershor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia me veprimet e tij, p\u00ebr dyshimet e ngritura p\u00ebr fshehje t\u00eb disa pasurive si dhe pamund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr krijimin e tyre. Sharra u vler\u00ebsua pozitivisht [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71017,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[118,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Arben-Sharra-pas-seances-degjimore-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Arben Sharra pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71016"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71016"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71016\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71018,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71016\/revisions\/71018"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71016"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71016"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71016"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}