{"id":71022,"date":"2022-08-31T20:49:44","date_gmt":"2022-08-31T18:49:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-astrit-halilaj-u-shkarkua-per-deklarim-te-pamjaftueshem\/2022\/08\/31\/"},"modified":"2023-04-06T15:13:54","modified_gmt":"2023-04-06T13:13:54","slug":"vendimi-i-kpk-astrit-halilaj-u-shkarkua-per-deklarim-te-pamjaftueshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-astrit-halilaj-u-shkarkua-per-deklarim-te-pamjaftueshem\/2022\/08\/31\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Astrit Halilaj u shkarkua p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Shkodr\u00ebs, Astrit Halilaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 30 qershor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb, si dhe rezultoi se nuk kishte pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Halilaj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Problemet kryesore q\u00eb evidentohen n\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me investimet e kryera n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb me dy kat\u00ebshe plus papafingo dhe burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie; me burimet p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe nj\u00eb parkimi n\u00eb Vlor\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb dhe dy nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi t\u00eb porositura nga v\u00ebllai n\u00eb vitin 2000, t\u00eb drejtat reale t\u00eb t\u00eb cilave i jan\u00eb kaluar subjektit n\u00eb 2014-\u00ebn, por pa dh\u00ebn\u00eb gj\u00eb konkrete n\u00eb k\u00ebmbim.<\/p>\n<p>Astrit Halilaj e ka filluar karrier\u00ebn si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb vitin 1993 dhe p\u00ebrgjat\u00eb dy dekadave ka mbajtur pozicione drejtuese n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit. Prej vitit 2016, ai punoi si prokuror pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2003, Halilaj ka deklaruar banes\u00eb private me sip\u00ebrfaqe 120 m2, me p\u00ebrshkrimin \u201ce nd\u00ebrtuar vet\u00eb n\u00eb vitin 1994, me vler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb\u201d. N\u00eb vitin 2009, subjekti ka deklaruar investim n\u00eb nd\u00ebrtim papafingo n\u00eb banes\u00ebn ekzistuese, karabina n\u00ebn\u00e7ati, me vler\u00eb 300 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka deklaruar sip\u00ebrfaqe trualli 420 m2, t\u00eb nd\u00ebrtuar vet\u00eb n\u00eb vitin 1997 me vler\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht 5 milion\u00eb lek\u00eb &#8211; por pa e pasqyruar burimin financiar q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr investimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve n\u00eb vite dhe p\u00ebrgjigjeve t\u00eb subjektit n\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebt fillestar\u00eb lidhur me koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie. Pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb KPK p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb detaje m\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme, Halilaj ka shpjeguar se punimet kan\u00eb filluar n\u00eb vitin 1995 dhe se n\u00eb vitin 1997 kishte qen\u00eb i banuesh\u00ebm vet\u00ebm kati i par\u00eb, nd\u00ebrsa ishte p\u00ebrfunduar karabinaja e katit t\u00eb dyt\u00eb, atij t\u00eb tret\u00eb dhe \u00e7atia.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar se nd\u00ebrtimi i katit t\u00eb par\u00eb s\u00eb bashku me arredimin ka kushtuar 2 milion\u00eb lek\u00eb. Halilaj \u00ebsht\u00eb shprehur gjithashtu se, n\u00eb vitin 2009 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb investime n\u00eb katin n\u00ebn\u00e7ati dhe n\u00eb vitin 2014 jan\u00eb kryer punime t\u00eb tjera t\u00eb brendshme dhe kati i dyt\u00eb dhe papafingo jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb banueshme pas k\u00ebtyre investimeve.<\/p>\n<p>Duke i konsideruar t\u00eb pap\u00ebrcaktuara qart\u00eb periudhat kohore t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb godin\u00ebs, KPK ka kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nj\u00eb verifikim n\u00ebp\u00ebrmjet pamjeve satelitore, nga ku ka rezultuar se gjurma e nd\u00ebrtimit dhe \u00e7atia e godin\u00ebs nuk kan\u00eb ndryshuar s\u00eb paku prej vitit 2004.<\/p>\n<p>Halilaj ka k\u00ebmb\u00ebngulur se punimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb banes\u00eb kan\u00eb vijuar deri n\u00eb vitin 2014. Por, Komisioni v\u00ebren se \u00ebsht\u00eb provuar se s\u00eb paku dy katet e para t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfunduara n\u00eb vitin 1996, si dhe kati i tret\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb gjendje karabinaje deri n\u00eb fund t\u00eb \u201997-\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues &#8211; p\u00ebrpos faktit q\u00eb subjekti n\u00ebp\u00ebrmjet formularit t\u00eb vet\u00ebdeklarimit pran\u00eb ALUIZNI-t ka deklaruar se n\u00eb vitin 2006 banesa trekat\u00ebshe ka qen\u00eb e p\u00ebrfunduar \u2013 vler\u00ebson t\u00eb theksoj\u00eb faktin se, edhe n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej bind\u00ebs pretendimi p\u00ebr shtrirjen e k\u00ebtyre punimeve deri n\u00eb vitin 2014, duke i rip\u00ebrllogaritur shpenzimet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb harkun kohor deri n\u00eb vitin 2014, s\u00ebrish subjekti do t\u00eb rezultonte me nj\u00eb pamjaftueshm\u00ebri financiare t\u00eb ngjashme dhe t\u00eb konsiderueshme, n\u00eb mas\u00ebn 4.731.986 lek\u00eb, duke mos ndikuar k\u00ebshtu n\u00eb rezultatin final\u201d, arsyeton KPK dhe konkludon se Halilaj ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kjo pasuri \u00ebsht\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, Komisioni vler\u00ebson se subjekti ka pasur detyrimin t\u00eb justifikonte burimin e ligjsh\u00ebm, p\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej pasurive t\u00eb deklaruara prej tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010, Halilaj ka deklaruar porositjen e nj\u00eb apartamenti dhe vendparkimi n\u00eb Vlor\u00eb, p\u00ebr vler\u00ebn totale 35 mij\u00eb euro. Po ashtu, ka deklaruar se kishte paguar vet\u00ebm dy k\u00ebstet e para n\u00eb shum\u00ebn totale 20 mij\u00eb euro, me burim nga t\u00eb ardhurat vjetore, nj\u00eb depozit\u00eb bankare dhe nj\u00eb hua nga kunati n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro, t\u00eb v\u00ebrtetuar me kontrat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2010.<\/p>\n<p>KPK konstaton se n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d jan\u00eb deklaruar si burim krijimi vet\u00ebm t\u00eb ardhurat familjare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsia e kunatit t\u00eb subjektit p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Halilaj nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime lidhur me mosp\u00ebrputhjen e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb apartamentit. Nd\u00ebrsa lidhur me burimin e huas\u00eb, ka shpjeguar se kunati ka marr\u00eb n\u00eb posedim nj\u00eb vler\u00eb 30 mij\u00eb euro nga nj\u00eb person tjet\u00ebr me q\u00ebllim prenotimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Sh\u00ebngjin, prej nga i ka dh\u00ebn\u00eb subjektit shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se pretendimi i subjektit se si burim i huas\u00eb s\u00eb marr\u00eb nga kunati kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat dhe kursimet e nj\u00eb personi tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb pyet\u00ebsorin e kat\u00ebrt.<\/p>\n<p>\u201cParaqitja e dokumentacionit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, vet\u00ebm pas njohjes me rezultatet e hetimit, e b\u00ebn deklarimin\/q\u00ebndrimin e subjektit mbi burimin e k\u00ebsaj huaje kontradiktor dhe jo bind\u00ebs,\u201d vler\u00ebson KPK dhe nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb as krijimin e kursimeve n\u00eb mas\u00ebn 27 mij\u00eb USD t\u00eb depozituara n\u00eb llogarin\u00eb e tij, prej nga ka p\u00ebrdorur 4252 USD p\u00ebr pages\u00ebn e apartamentit. Si burim t\u00eb depozit\u00ebs, Halilaj ka deklaruar t\u00eb ardhurat e v\u00ebllez\u00ebrve nga puna n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni v\u00ebren se nga ana e subjektit nuk u arrit t\u00eb provohej, n\u00ebp\u00ebrmjet ndonj\u00eb dokumentacioni ligjor, fakti kryesor q\u00eb lidhet me gjenerimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb cilat ka pretenduar se ato jan\u00eb realizuar nga burime t\u00eb ligjshme dhe se jan\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet p\u00ebrkat\u00ebse tatimore n\u00eb vendin e krijimit,\u201d konstaton Komisioni dhe shton se Halilaj nuk ka provuar as ekzistenc\u00ebn e ndonj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje pune t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij n\u00eb vendet dhe n\u00eb periudhat e pretenduara.<\/p>\n<p>Duke i konsideruar shpjegimet e subjektit si deklarative, Komisioni ka vendosur t\u00eb mos e p\u00ebrllogaris\u00eb n\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr apartamentin as shum\u00ebn 4252 USD me burim depozit\u00ebn e deklaruar si t\u00eb krijuar me kursimet e v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, bazuar dhe n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit, trupa e KPK vler\u00ebson se pamund\u00ebsia financiare q\u00eb rrjedh nga mungesa e prov\u00ebs mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb remitancave t\u00eb d\u00ebrguara nga v\u00ebllez\u00ebrit e subjektit, nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak p\u00ebr mas\u00eb disiplinore.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb konkluzion, KPK e bazon edhe n\u00eb faktet se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb Halilaj nuk ka qen\u00eb subjekt deklarues; se ai e ka deklaruar depozit\u00ebn q\u00eb prej vitit 2003 duke shpjeguar se shumat u p\u00ebrkisnin v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij; si dhe p\u00ebr faktin se ato vlera nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje si pasuri e disponuar n\u00eb momentin e kryerjes s\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr apartamentin nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara prej subjektit nga shitja e nj\u00eb automjeti, q\u00eb e kishte bler\u00eb kundrejt \u00e7mimit 437 mij\u00eb lek\u00eb dhe e ka shitur p\u00ebr vler\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb. Nga hetimi ka rezultuar se nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimtore p\u00ebr fitimin e realizuar n\u00eb shum\u00ebn 762 mij\u00eb lek\u00eb, vler\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si burim p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK konkludon balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 2.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe munges\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 134 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr garazhin.<\/p>\n<p>KPK konstaton se Halilaj nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb as ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare t\u00eb dy nj\u00ebsive sh\u00ebrbimi n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat ka deklaruar se jan\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2000 nga v\u00ebllai i tij F.H. p\u00ebr vler\u00ebn 32 mij\u00eb USD me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Halilaj ka p\u00ebrfituar t\u00eb drejtat reale t\u00eb k\u00ebtyre pasurive n\u00eb vitin 2014, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb akti noterial. N\u00eb deklarat\u00ebn noteriale, v\u00ebllai F.H. ka deklaruar se hiqte dor\u00eb nga procedurat e legalizimit t\u00eb nj\u00ebsive, duke i kaluar t\u00eb drejtat e tyre n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prokurorit Halilaj dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe t\u00eb drejt\u00ebn e kalimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre pasurive n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i subjektit sqaronte n\u00eb deklarat\u00eb se hiqte dor\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb dakord\u00ebsimit q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonte pjes\u00eb nga ndarja e nj\u00eb pasurie t\u00eb trash\u00ebguar dhe t\u00eb fituar s\u00eb bashku para vitit 2001.<\/p>\n<p>Nga shqyrtimi i kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes p\u00ebr dy nj\u00ebsit\u00eb e sh\u00ebrbimit, Komisioni v\u00ebren se ka rezultuar se ato jan\u00eb n\u00ebnshkruar prej subjektit. Megjith\u00ebse p\u00ebr porosit\u00ebsin F.H. \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar \u201cme prokur\u00eb\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar apo bashk\u00eblidhur prokura apo ekstremitetet e saj.<\/p>\n<p>Sipas KPK, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Halilaj nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb v\u00ebllait nga emigracioni.<\/p>\n<p>\u201cNuk arriti t\u00eb shpjegoj\u00eb e provoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese e bind\u00ebse dhe nuk paraqiti ndonj\u00eb dokumentacion ligjor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb provonte ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb krijuara nga v\u00ebllez\u00ebrit e tij p\u00ebr blerjen e pasurive nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi, n\u00eb shum\u00ebn 32.000 USD, t\u00eb deklaruara nga subjekti i rivler\u00ebsimit si pasuri n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting\u201d, konstaton KPK dhe arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin e Halilaj ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto pasuri.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 4.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn para vitit 2003, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitet 2003-2016 ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Shkodr\u00ebs, Astrit Halilaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 30 qershor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb, si dhe rezultoi se nuk kishte pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Halilaj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71023,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[118,119,146],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Astrit-Halilaj-ne-seance.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Astrit Halilaj n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71022"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71022"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71022\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71024,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71022\/revisions\/71024"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71023"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71022"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71022"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71022"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}