{"id":71025,"date":"2022-08-30T11:22:17","date_gmt":"2022-08-30T09:22:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bujar-memia-u-gjet-me-shkelje-te-renda-profesionale-edhe-nga-kpa\/2022\/08\/30\/"},"modified":"2023-04-06T15:14:10","modified_gmt":"2023-04-06T13:14:10","slug":"bujar-memia-u-gjet-me-shkelje-te-renda-profesionale-edhe-nga-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bujar-memia-u-gjet-me-shkelje-te-renda-profesionale-edhe-nga-kpa\/2022\/08\/30\/","title":{"rendered":"Bujar Memia u gjet me \u201cshkelje t\u00eb r\u00ebnda profesionale\u201d edhe nga KPA"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i ka gjetur t\u00eb pabazuara shkaqet e ngritura n\u00eb ankimin e ish-prokurorit t\u00eb Kruj\u00ebs, Bujar Memia kund\u00ebr vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Memia pretendoi n\u00eb Kolegj se nuk i ishte ofruar proces i rregullt ligjor dhe i kund\u00ebrshtoi konstatimet p\u00ebr shkeljet n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Bujar Memia u shkarkua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb m\u00eb 31 mars 2021 me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij pasiv ndaj vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr lirimin nga burgu t\u00eb d\u00ebnuarve p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale, Ilir Paja dhe Hekuran Billa. Ky i fundit u ekzekutua pak koh\u00eb pas lirimit, m\u00eb 11 qershor 2020.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat \u00e7\u00ebshtje, KPA la n\u00eb fuqi edhe shkarkimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha, e cila u d\u00ebnua dhe me 2 vjet burg n\u00eb nj\u00eb proces penal p\u00ebr akuza t\u00eb korrupsionit dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesat procedurale <\/strong><\/p>\n<p>Kolegji e rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Memis\u00eb t\u00eb paraqitur n\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 17 shkurt 2022, lidhur me moskompetenc\u00ebn e k\u00ebsaj gjykate p\u00ebr shqyrtimin e masave disiplinore ndaj magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Po ashtu, u rr\u00ebzuan edhe k\u00ebrkesa t\u00eb tjera t\u00eb paraqitura n\u00eb seanca, p\u00ebrfshi edhe ato n\u00eb seanc\u00ebn publike t\u00eb 9 majit 2022, kur n\u00eb fund Memia k\u00ebrkoi pezullimin e gjykimit deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit pran\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK; p\u00ebrjashtimin e kryesueses s\u00eb trupit gjykues, gjyqtares Albana Shtylla; k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur me tjet\u00ebr avokat; si dhe shtimin e objektit t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebsoi se ato k\u00ebrkesa kan\u00eb pasur si q\u00ebllim zvarritjen e procesit t\u00eb gjykimit dhe vendosi t\u00eb mos i pranoj\u00eb.<\/p>\n<p>KPA nuk ka gjetur t\u00eb bazuar edhe pretendimin e Memis\u00eb, se vendimi i KLP-s\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor dhe parimit t\u00eb siguris\u00eb juridike.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij, nga ana e KLP-s\u00eb jan\u00eb respektuar standardet dhe elementet e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor, pasi Memia \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb publike, ku dhe ka paraqitur mbrojtjen dhe provat e tij. Sipas KPA-s\u00eb, kjo vendimmarrje \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni dhe me praktik\u00ebn e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p><strong>Lirimi i t\u00eb d\u00ebnuarve<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr Ilir Paj\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cilin Gjykata e Kruj\u00ebs vendosi aplikimin e d\u00ebnimit alternativ \u201cq\u00ebndrim n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, KLP-ja ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur nga prokurori Memia k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr prova dhe as \u00ebsht\u00eb administruar nj\u00eb prov\u00eb vendimtare p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes, q\u00eb k\u00ebrkonte vler\u00ebsim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm nga ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa mosushtrimi i ankimit \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se ka sjell\u00eb shmangien e vendimarrjes s\u00eb gjykat\u00ebs nga kontrolli. Memia ka pretenduar n\u00eb ankim se vet\u00eb dispozita ligjore nuk k\u00ebrkon kryerjen e nj\u00eb akti ekspertimi mjeko-ligjor p\u00ebr zbatimin e mas\u00ebs alternative t\u00eb \u201cq\u00ebndrimit n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p>Ashtu si ILD dhe KLP, edhe KPA \u00e7mon se Memia ka kryer shkelje procedurale q\u00eb konsistojn\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin e mbajtur n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore; konkretisht n\u00eb mosparaqitjen e pyetjeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe ezauruese, drejtuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb IEVP-s\u00eb; si dhe p\u00ebr mosparaqitjen e k\u00ebrkesave procedurale p\u00ebr marrjen e provave vendimtare p\u00ebr zgjidhjen e drejt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. \u201cMagjistrati nuk duhet t\u00eb ishte mjaftuar vet\u00ebm me provat e paraqitura nga i d\u00ebnuari, por duhet t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb evidentuar fakte t\u00eb drejta lidhur me gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit\u201d, vler\u00ebson KPA.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb gjetur i pabazuar pretendimi i Memis\u00eb, se n\u00eb momentin kur ai ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar prokurorin\u00eb, kishte kaluar momenti procedural p\u00ebr kryerjen e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr marrjen e provave.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se nuk kishte kaluar kjo faz\u00eb procedurale, pasi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn seanc\u00eb, avokati i k\u00ebrkuesit ka paraqitur si prov\u00eb t\u00eb re dinamik\u00ebn e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit dhe Memia ka qen\u00eb dakord me administrimin e tyre.<\/p>\n<p>Memia ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb njohur me vones\u00eb me nj\u00eb udh\u00ebzim t\u00eb drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb, ku konstatohej se nevojitej t\u00eb kryhej ankim ndaj vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb Memis\u00eb, Kolegji vler\u00ebson se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt tjet\u00ebr provues q\u00eb p\u00ebrforcon argumentin se ankimi duhej t\u00eb ishte kryer brenda parashikimeve t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale dhe jo t\u00eb vler\u00ebsohej vet\u00ebm mb\u00ebshtetur n\u00eb bindje t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>\u201cProkurori fillimisht \u00ebsht\u00eb mbrojt\u00ebs i interesit publik dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i akuz\u00ebs n\u00eb procesin penal. N\u00eb qoft\u00eb se b\u00ebhet nj\u00eb vler\u00ebsim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i t\u00eb gjitha veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb kryera nga magjistrati, t\u00eb krijohet bindja se q\u00ebndrimi i magjistratit ka qen\u00eb pasiv dhe jo konform detyrave t\u00eb p\u00ebrcaktuara p\u00ebr prokurorin e \u00e7\u00ebshtjes,\u201d konkludon KPA dhe vler\u00ebson se pjes\u00ebmarrja e prokurorit formalisht n\u00eb seanc\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb prov\u00eb p\u00ebr rolin aktiv t\u00eb magjistratit.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e lirimit t\u00eb Hekuran Bill\u00ebs, Kolegji vler\u00ebson se Memia, me veprimet e tij, ka pranuar q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr njohjen e koh\u00ebs s\u00eb paraburgimit, n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb rregullojn\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n<p>\u201cMagjistrati, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk ka b\u00ebr\u00eb dallimin mes t\u00eb pandehurit dhe t\u00eb d\u00ebnuarit. Q\u00ebndrimi i prokurorit n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore ka qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht pasiv dhe i dakord\u00ebsuar me k\u00ebrkimet e t\u00eb d\u00ebnuarit, pasi nuk rezulton q\u00eb t\u00eb ket\u00eb shtruar p\u00ebr diskutim asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ligjore lidhur me objektin e k\u00ebrkes\u00ebs dhe nuk ka argumentuar n\u00eb asnj\u00eb moment se pse \u00ebsht\u00eb dakord p\u00ebr pranimin e k\u00ebsaj k\u00ebrkese, duke e humbur rolin e prokurorit si p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb organi q\u00eb ka si q\u00ebllim mbrojtjen e interesit publik\u201d, vler\u00ebson Kolegji dhe shton se mosverpimi i Memis\u00eb p\u00ebr kryerjen e ankimit ka sjell\u00eb pasoj\u00eb p\u00ebrfitimin e padrejt\u00eb t\u00eb uljes s\u00eb koh\u00ebs s\u00eb burgimit p\u00ebr Bill\u00ebn.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur edhe n\u00eb vendimarrjen p\u00ebr njohjen e amnistis\u00eb p\u00ebr Bill\u00ebn, nga ka rezultuar se Memia nuk ka paraqitur q\u00ebndrim dhe ankim, megjith\u00ebse Gjykata e Kruj\u00ebs ka konkluduar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin \u201cP\u00ebr amnistin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPA konstaton se Memia ka pasur dijeni p\u00ebr kronologjin\u00eb e uljes s\u00eb d\u00ebnimit nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Kruj\u00eb p\u00ebr Hekuran Bill\u00ebn dhe se ai ka qen\u00eb dakord me k\u00ebrkesat e t\u00eb d\u00ebnuarit.<\/p>\n<p>\u201c[Sa i p\u00ebrket] pretendimit t\u00eb magjistratit se ushtrimi i ankimit lidhet me bindjen e brendshme t\u00eb tij, Kolegji vler\u00ebson se koncepti i \u2018bindjes s\u00eb brendshme\u2019 t\u00eb magjistrat\u00ebve \u00ebsht\u00eb i lidhur vet\u00ebm me interpretimin e ligjit n\u00eb kontekstin e fakteve dhe provave t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb caktuar,\u201d arsyeton Kolegji dhe shton se magjistrati mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e interpretimit dhe t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA \u00e7mon se veprimet dhe mosveprimet e nd\u00ebrmarra nga ana e ish-prokurorit Memia p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u201cshkelje t\u00eb r\u00ebnda profesionale\u201d dhe nuk e ka pranuar ankimin e tij duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i ka gjetur t\u00eb pabazuara shkaqet e ngritura n\u00eb ankimin e ish-prokurorit t\u00eb Kruj\u00ebs, Bujar Memia kund\u00ebr vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP p\u00ebr shkarkimin e tij. Memia pretendoi n\u00eb Kolegj se nuk i ishte ofruar proces i rregullt ligjor dhe i kund\u00ebrshtoi konstatimet p\u00ebr shkeljet n\u00eb ushtrimin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71026,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,115],"tags":[112,119,236],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Bujar-memia.jpg","fifu_image_alt":"Ish-prokurori i Kruj\u00ebs, Bujar Memia n\u00eb Kolegj. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71025"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71025"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71025\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71027,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71025\/revisions\/71027"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71026"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}