{"id":71028,"date":"2022-08-26T19:07:24","date_gmt":"2022-08-26T17:07:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-argumentet-per-statusin-dhe-shkarkimin-e-bevis-shehajt\/2022\/08\/26\/"},"modified":"2023-04-06T15:14:29","modified_gmt":"2023-04-06T13:14:29","slug":"vendimi-i-kpk-argumentet-per-statusin-dhe-shkarkimin-e-bevis-shehajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-argumentet-per-statusin-dhe-shkarkimin-e-bevis-shehajt\/2022\/08\/26\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Argumentet p\u00ebr statusin dhe shkarkimin e Bevis Shehajt"},"content":{"rendered":"<p>Trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit q\u00eb kreu procesin e vetingut p\u00ebr gjyqtarin e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Vlor\u00ebs, Bevis Shehaj, \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vendimarrje lidhur me statusin e tij si subjekt rivler\u00ebsimi, por edhe p\u00ebr kriteret e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur probleme penalizuese n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Shumica e trup\u00ebs e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga relatori Olsi Komici dhe an\u00ebtarja Xhensila Pine konkludojn\u00eb se Shehaj \u00ebsht\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi dhe kan\u00eb vendosur shkarkimin e tij p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb profesionalizmit, duke \u00e7muar se me q\u00ebndrimet dhe veprimet e tij ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Kryesuesja Valbona Sanxhaktari n\u00eb pakic\u00eb, \u00e7mon se gjyqtari Shehaj nuk mund t\u2019i n\u00ebnshtrohej vetingut nga Komisioni. Po ashtu, ajo shprehet se dhe n\u00eb rastin e kryerjes s\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, Shehaj duhej t\u00eb ishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet e ndryshme p\u00ebr statusin <\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 22 janar 2020, gjyqtari Bevis Shehaj ka depozituar n\u00eb Komision nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mosfillimin e procedur\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit. Shehaj parashtronte se ishte em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00eb pas dat\u00ebs 22 korrik 2016, kur hyri n\u00eb fuqi ligji p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb magjistrat\u00ebve dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ishte subjekt rivler\u00ebsimit. Po ashtu, Shehaj ka sqaruar se \u00ebsht\u00eb verifikuar nga instituciont p\u00ebrkat\u00ebse, ashtu si t\u00eb gjith\u00eb magjistrat\u00ebt e rinj.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb e subjektit \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar me shumic\u00eb votash nga Komisioni, vendimarrje q\u00eb i \u00ebsht\u00eb njoftuar subjektit m\u00eb 29 tetor 2021.<\/p>\n<p>Shumica v\u00ebren se n\u00eb dokumentacionin e administruar nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor rezulton se subjekti ka pasur em\u00ebrim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, me dekret t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs t\u00eb dat\u00ebs 20 n\u00ebntor 2015.<\/p>\n<p>\u201cPraktika\/stazhi si gjyqtar me em\u00ebrim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, e cila zhvillohet n\u00eb vitin e tret\u00eb t\u00eb Magjistratur\u00ebs (vitet 2015-2016), e vendos subjektin n\u00eb kushtet e ushtrimit t\u00eb funksionit dhe t\u00eb qenit n\u00eb detyr\u00ebn e gjyqtarit edhe pse me em\u00ebrim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm\u201d, arsyetojn\u00eb Komici dhe Pine dhe v\u00ebrejn\u00eb se Shehaj rezulton t\u00eb jet\u00eb trajtuar me pag\u00ebn e gjyqtarit dhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb stazhit, si magjistrat n\u00eb pritje t\u00eb em\u00ebrimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim shumica thekson se vet\u00eb gjyqtari Shehaj e ka konsideruar veten si subjekt rivler\u00ebsimi, pasi me vullnetin e tij t\u00eb lir\u00eb ka plot\u00ebsuar dhe depozituar n\u00eb afatet ligjore deklaratat dhe dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs shoq\u00ebrues, n\u00eb lidhje me kriterin e pasuris\u00eb, kontrollin e figur\u00ebs dhe vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Kryesuesja Valbona Sanxhaktari n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se Shehaj nuk \u00ebsht\u00eb subjekt q\u00eb duhet ti n\u00ebnshtrohet rivler\u00ebsimit kalimtar dhe se Komisioni nuk ka kompetenc\u00eb l\u00ebndore. Sipas saj, ky gjyqtar nuk p\u00ebrfshihej n\u00eb asnj\u00eb nga kategorit\u00eb e p\u00ebrcaktuara lidhur me subjektet e rivler\u00ebsimit n\u00eb koh\u00ebn e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve. Sanxhaktari sqaron se e bazon q\u00ebndrimin e saj edhe n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>\u201cNga vler\u00ebsimi i rrethanave faktike, rezulton se n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb nenit 179\/b t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, miratuar me ligjin nr. 76\/2016, dat\u00eb 22.07.2016, z.Bevis Shehaj ishte student n\u00eb vitin e tret\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb magistratur\u00ebs. Ky status nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb kategorin\u00eb e subjekteve q\u00eb i n\u00ebnshtrohen procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, sipas nenit 179\/b t\u00eb Aneksit\u201d, argumenton pakica.<\/p>\n<p>Sipas Sanxhaktarit, Shehaj e ka fituar statusin ligjor \u201cgjyqtar\u201d n\u00eb momentin e em\u00ebrimit t\u00eb tij nga Presidenti i Republik\u00ebs n\u00eb dat\u00ebn 20 janar 2017, pasi ka p\u00ebrfunduar me sukses studimet tre vje\u00e7are n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo shton se gjyqtari Shehaj ka paraqitur argumenta t\u00eb mjaftueshme se, n\u00eb raste t\u00eb ndryshme, kur studenti nuk ka kaluar me sukses vler\u00ebsimin nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs, ai nuk \u00ebsht\u00eb dekretuar p\u00ebr ushtrimin e funksionit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas pakic\u00ebs, shumica ka gabuar duke v\u00ebn\u00eb shenj\u00ebn e barazis\u00eb midis \u201ckandidatit p\u00ebr magjistrat\u201d dhe magjistratit gjyqtar apo prokuror. \u201cFakti i t\u00eb q\u00ebnurit \u2018kandidat magistrat\u2019 deri n\u00eb marrjen e titullit magistrat vjen me plot\u00ebsimin e disa kushteve dhe kryerjen e disa vler\u00ebsimeve\u201d, v\u00ebren Sanxhaktari dhe \u00e7mon se KPK nuk ka patur kompetenc\u00eb p\u00ebr vler\u00ebsimin dhe rivler\u00ebsimin e gjyqtarit Bevis Shehaj.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shumica konkludon se Shehaj nuk ka v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat dhe pasurit\u00eb e krijuara prej prind\u00ebrve, p\u00ebrfshi edhe t\u00eb nj\u00eb apartamenti dhe garazhi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij n\u00eb vitin 2012, para se t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn e gjyqtarit.<\/p>\n<p>Lidhur me burimin e k\u00ebtyre pasurive, Shehaj ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d se deri n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2016 ka q\u00ebndruar n\u00eb nj\u00eb ekonomi familjare me prind\u00ebrit e tij, duke ndar\u00eb s\u00eb bashku \u00e7do gj\u00eb. Ai ka shpjeguar se familja e tij ka paguar shkollimin n\u00eb universitet dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ku edhe ka punuar.<\/p>\n<p>Si prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit dhe garazhit nga prind\u00ebrit, subjekti ka dor\u00ebzuar nj\u00eb deftes\u00eb bankare sipas t\u00eb cil\u00ebs pagesa \u00ebsht\u00eb kryer nga nj\u00eb llogari n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb tij. Gjithashtu, ka shpjeguar se ka siguruar dhe vet\u00eb t\u00eb ardhura nga disa pun\u00eb, si brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Shumica i ka konsideruar prind\u00ebrit e subjektit si persona t\u00eb lidhur dhe konstaton se prej analiz\u00ebs financiare rezulton munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr financimin e k\u00ebtyre dy pasurive.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme (deklaruar si burim t\u00eb ardhurat nga prind\u00ebrit e tij), pasi nga analiza financiare, prind\u00ebrit e tij kan\u00eb rezultuar me nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 46.763.434 lek\u00eb, p\u00ebr periudh\u00ebn 1994 \u2212 17.11.2011, e cila rritet n\u00eb mas\u00ebn -63.544.081 deri m\u00eb 20.11.2015, p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb ardhurat e subjektit,\u201d konkludon shumica.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, ka rezultuar balanc\u00eb negative edhe n\u00eb analiz\u00ebn e kryer vet\u00ebm p\u00ebr burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe t\u00eb garazhit t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, shumica arsyeton mbi shk\u00ebputjen e subjektit nga trungu familjar n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2016, pas miratimit t\u00eb ligjit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve. \u201cKomisioni vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb kryer me q\u00ebllim mosp\u00ebrfshirjen e prind\u00ebrve t\u00eb tij n\u00eb kategorin\u00eb e personave t\u00eb lidhur dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, shmangien e tyre nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia ligjore p\u00ebr deklarimin e pasurive n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting\u201d, shprehet shumica dhe e konsideron k\u00ebt\u00eb sjellje t\u00eb Shehajt si shmangie e q\u00ebllimt\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrimeve ligjore, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht faktit se balanca negative rezulton e krijuar p\u00ebrpara ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, shumica i konsideron ato si m\u00ebse t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i kualifikuar si deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe veprime n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Sanxhaktari paraqet arsyetim dhe vler\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. \u201cUn\u00eb si an\u00ebtare e trupit gjykues nuk jam dakord me k\u00ebt\u00eb konkluzion t\u00eb shumic\u00ebs, pasi ndarja e Z. Shehaj nga trungu familjar p\u00ebrkon me fillimin e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs prej tij dhe nuk afekton n\u00eb asnj\u00eb rast krijimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij n\u00ebp\u00ebrmjet ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs nga ai,\u201d argumenton pakica dhe shprehet kund\u00ebr edhe me analiz\u00ebn e kryer nga Komisioni duke b\u00ebr\u00eb rivler\u00ebsimin dhe llogaritje t\u00eb pasurive t\u00eb krijuara nga familjar\u00ebt e subjektit p\u00ebrgjat\u00eb periudhave t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, q\u00eb nuk lidhen as me ushtrimin e funksionit t\u00eb gjyqtarit dhe as me jet\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 ka qen\u00eb fillimisht f\u00ebmij\u00eb minoren e m\u00eb tej student n\u00eb Poloni, duke kap\u00ebrcyer kompetencat l\u00ebndore q\u00eb p\u00ebrcakton legjislacioni p\u00ebr rivler\u00ebsimin e subjekteve. N\u00eb vler\u00ebsimin tim, edhe n\u00ebse do t\u00eb konsideronim zotin Shehaj subjekt rivler\u00ebsimi, analiza e pasurive t\u00eb zot\u00ebruara prej tij duhej t\u00eb kryhej deri n\u00eb limitin e pasuris\u00eb s\u00eb krijuar, duke vler\u00ebsuar mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie (e jo duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e tjera t\u00eb krijuara nga ata nd\u00ebr vite)\u201d, vler\u00ebson Sanxhaktari dhe shton se duhet mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb edhe fakti se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb vitin 2012, kur gjyqtari Shehaj ishte student.<\/p>\n<p>Sanxhaktari i cil\u00ebson si jo objektive dhe jo proporcionale, hetimin dhe konkluzionet e nxjerra prej shumic\u00ebs p\u00ebr pasurit\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebrfshi dhe ato t\u00eb krijuara kur ai ishte i mitur. Sipas saj, kjo analiz\u00eb e shumic\u00ebs nuk mund t\u00eb lidhet me procesin e vetingut t\u00eb gjyqtarit Shehaj dhe se \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kompetenc\u00ebs l\u00ebndore t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sanxhaktari ka kund\u00ebrshtuar si t\u00eb parsyetuar dhe analizuar edhe konkluzionin p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Shumica vler\u00ebson se Shehaj ka munges\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb konfliktit n\u00eb dukje t\u00eb interesit, pasi ka shqyrtuar \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse ka qen\u00eb Spitali Sajonal Vlor\u00eb ku ushtronte detyr\u00ebn babai, si dhe faktin se ai vet\u00eb kishte pasur njohje me drejtoresh\u00ebn e atij institucioni.<\/p>\n<p>Po ashtu, konstatohet si problem kufizimi i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb aksesuar n\u00eb gjykat\u00eb, pasi subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb disa raste ka vendosur gjoba ndaj pal\u00ebve, pa u p\u00ebrmbushur kriteret e parashikuara n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse shumica nuk e konsideron gjyqtarin Shehaj si t\u00eb paaft\u00eb apo t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm profesionalisht, \u00e7mon se natyra dhe numri i problematikave t\u00eb konstatuara gjat\u00eb analizimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter ngren\u00eb pik\u00ebpyetje serioze p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb subjektit dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si ka performuar. Komici dhe Pine arrijn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se rivler\u00ebsimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhet t\u00eb b\u00ebhet \u201cme mang\u00ebsi\u201d. Po ashtu, n\u00eb vendim evidentohet se nj\u00eb pjes\u00eb e denoncimeve nga publiku kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb drejta.<\/p>\n<p>\u201cDuke konsideruar edhe problematikat e konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, \u00e7mon se nuk \u00ebsht\u00eb i aplikuesh\u00ebm rekomandimi p\u00ebr ndjekjen e programit t\u00eb trajnimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, por shihet i arsyesh\u00ebm nj\u00eb vler\u00ebsim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i k\u00ebtyre rezultateve n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb pik\u00ebs 2, t\u00eb nenit 4, t\u00eb ligjit nr. 84\/2016\u201d, arsyeton shumica dhe konkludon se plot\u00ebsohen kushtet p\u00ebr shkarkimin e gjyqtarit Bevis Shehaj p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Sanxhaktari n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se mang\u00ebsit\u00eb e kontatuara dhe t\u00eb analizuara n\u00eb vendim nuk jan\u00eb \u201cp\u00ebrkufizues t\u00eb nj\u00eb organizimi me t\u00eb meta t\u00eb pun\u00ebs apo angazhimit ndaj vlerave profesionale\u201d.<\/p>\n<p>Sanxhaktari \u00e7mon se gjetjet nuk meritojn\u00eb t\u00eb ngrihen n\u00eb nivelin e nj\u00eb sjelljeje t\u00eb subjektit q\u00eb c\u00ebnon besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Ajo e vler\u00ebson vendimarrjen e shumic\u00ebs n\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb dispozitave kushtetuese dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me kriteret ligjore lidhur me parimin e objektivitetit e t\u00eb proporcionalitetit n\u00eb vler\u00ebsimin e subjekteve, si dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me praktik\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Ajo e cil\u00ebson q\u00ebndrimin e shumic\u00ebs lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia si vler\u00ebsim sip\u00ebrfaq\u00ebsor dhe t\u00eb paargumentuar. \u00a0N\u00eb p\u00ebrfundim, Sanxhaktari \u00e7mon se gjyqtari Shehaj nuk duhej t\u00eb ishte vetuar, por sipas saj dhe n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, ai duhej konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit q\u00eb kreu procesin e vetingut p\u00ebr gjyqtarin e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Vlor\u00ebs, Bevis Shehaj, \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vendimarrje lidhur me statusin e tij si subjekt rivler\u00ebsimi, por edhe p\u00ebr kriteret e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur probleme penalizuese n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Shumica e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71029,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[231,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Shehaj-pas-vendimit.jpg","fifu_image_alt":"Bevis Shehaj pas vendimit t\u00eb KPK. Foto: BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71028"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71028"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71028\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71030,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71028\/revisions\/71030"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71029"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71028"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71028"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71028"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}