{"id":71034,"date":"2022-08-25T10:04:08","date_gmt":"2022-08-25T08:04:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-per-altin-abdiun-e-tepert-vendosja-e-prinderve-si-mburoje-per-cdo-pasuri-te-paluajtshme\/2022\/08\/25\/"},"modified":"2023-04-06T15:14:53","modified_gmt":"2023-04-06T13:14:53","slug":"kpk-per-altin-abdiun-e-tepert-vendosja-e-prinderve-si-mburoje-per-cdo-pasuri-te-paluajtshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-per-altin-abdiun-e-tepert-vendosja-e-prinderve-si-mburoje-per-cdo-pasuri-te-paluajtshme\/2022\/08\/25\/","title":{"rendered":"KPK p\u00ebr Altin Abdiun: \u201cE tep\u00ebrt vendosja e prind\u00ebrve si mburoj\u00eb p\u00ebr \u00e7do pasuri t\u00eb paluajtshme\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Altin Abdiu u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 28 qershor 2022, pasi prej hetimit administrativ u konkludua se ai kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe kishte mungesa financiare. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Abdiu mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr figur\u00ebn dhe u \u00e7mua se kishte arritur nivel kualifikues n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>Hetimi i Komisionit evidentoi probleme edhe p\u00ebr pasurit\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb tij, ku subjekti rezulton bashk\u00ebpronar. Subjekti deklaroi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore m\u00eb 24 qershor, se pasurit\u00eb e paluajtshme ku rezulton bashk\u00ebpronar jan\u00eb krijuar prej prind\u00ebrve dhe se veprimet juridike jan\u00eb kryer nga i ati, ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Fehmi Abdiu.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK thuhet se gjyqtari Altin Abdiu ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 110 m2 n\u00eb Tiran\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb vil\u00eb dy kate n\u00eb nj\u00eb fshat turistik n\u00eb Golem t\u00eb Kavaj\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, konkludohet se subjekti ka pasur munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr blerjen e dy automjeteve dhe \u00e7eljen e nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Deklarime kontradiktore t\u00eb q\u00ebllimta<\/strong><\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 110 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, subjekti ka deklaruar nj\u00eb marr\u00ebveshje shk\u00ebmbimi mes familjes s\u00eb tij dhe shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, ku \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar q\u00eb dy apartamente q\u00eb zot\u00ebronte familja Abdiu n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslym Shyri\u201d n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 114.3 m2, do t\u00eb shk\u00ebmbeheshin me dy t\u00eb reja q\u00eb ishin nd\u00ebrtuar prej shoq\u00ebris\u00eb me sip\u00ebrfaqe totale 200 m2.<\/p>\n<p>Abdiu ka shpjeguar se apartamentet e shk\u00ebmbyera kan\u00eb si origjin\u00eb nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit n\u00eb vitin 1993 dhe nj\u00eb shtes\u00eb pallati t\u00eb vitit 1999. Sipas subjektit, ai n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs madhor dhe prind\u00ebrit kan\u00eb zot\u00ebruar nga 3\/10 pjes\u00eb takuese, nd\u00ebrsa motra 1\/3 pjes\u00eb. Po ashtu, Abdiu ka shpjeguar se m\u00eb pas kjo banes\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy apartamente.<\/p>\n<p>Gjyqtari Abdiu ka deklaruar se shk\u00ebmbimi \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate noteriale t\u00eb vitit 2002, ku sh\u00ebnohej se kontrata e shk\u00ebmbimit midis k\u00ebtyre pronave do t\u00eb b\u00ebhej menj\u00ebher\u00eb pas regjistrimit t\u00eb kull\u00ebs ku gjenden dy apartamentet e reja, veprim q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb realizuar.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se babai i Abdiut ka qen\u00eb subjekt deklarues, KPK ka verifikuar edhe deklaratat e depozituara prej tij n\u00eb ILDKPKI. Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Fehmi Abdiu ka deklaruar n\u00eb vitin 2004 se zot\u00ebron 50% t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 95 m2, me vler\u00eb 4 milion\u00eb lek\u00eb. Ai ka sqaruar n\u00eb deklarat\u00eb se burim i apartamenteve q\u00eb ai dhe i biri zot\u00ebrojn\u00eb, ishte shk\u00ebmbimi me dy banesat e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr diferenc\u00ebn e sip\u00ebrfaqes mes pasurive, ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb likuiduar me nj\u00eb kredi dhe me kursimet e tyre nga pagat. Nga hetimi i KPK ka rezultuar se n\u00eb vitin 2001 \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfituar bazuar n\u00eb nj\u00eb vendim qeverie \u201cP\u00ebr trajtimin me strehim t\u00eb funksionar\u00ebve politik\u00eb dhe n\u00ebpun\u00ebsve civil\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore\u201d. Si kolateral p\u00ebr kredin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer deri n\u00eb vitin 2012, \u00ebsht\u00eb vendosur apartamenti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes Abdiu, i deklaruar se \u00ebsht\u00eb shk\u00ebmbyer me banesat e reja n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar pasakt\u00ebsi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit t\u00eb burimit t\u00eb dy apartamenteve t\u00eb reja, pasi nga dokumentet ka rezultuar si burim krijimi apartamenti i vendosur si kolateral p\u00ebr kredin\u00eb, kjo e fundit dhe kursimet familjare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se dy apartamentet e deklaruara si t\u00eb shk\u00ebmbyera, figurojn\u00eb ende n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes Abdiu. \u201cKomisioni v\u00ebren se t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb janar t\u00eb vitit 2012, n\u00eb rrethana hipotetike, vet\u00eb pasuria e familjar\u00ebve Abdiu nuk mund t\u00eb ishte objekt kontrate shk\u00ebmbimi, n\u00eb kushtet kur mbi t\u00eb ishte vendosur barr\u00eb hipotekore p\u00ebr sigurim kredie\u201d, vler\u00ebson KPK.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni konstaton se ve\u00e7 pages\u00ebs s\u00eb shum\u00ebs s\u00eb marr\u00eb kredi, babai i subjektit ka paguar 4.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2000 p\u00ebr blerjen e apartamentit, ku t\u00eb dyja k\u00ebto shuma konsiderohen t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta me vler\u00ebn e diferenc\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrfaqes mes pronave t\u00eb deklaruara si t\u00eb shk\u00ebmbyera.<\/p>\n<p>Pretendimi i subjektit se babai nuk e ka kryer pages\u00ebn 4.1 milion\u00eb lek\u00eb, por se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb, vler\u00ebsohet deklarativ dhe i paprovuar nga Komisioni. \u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk rezulton q\u00eb kjo kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrjeje t\u00eb jet\u00eb revokuar apo t\u00eb jet\u00eb pasuar nga ndonj\u00eb dokument tjet\u00ebr i n\u00ebnshkruar mes pal\u00ebve, ku t\u00eb qart\u00ebsohej dhe sakt\u00ebsohej ecuria e ndryshme e k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, Komisioni ka ngritur dyshime mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb shk\u00ebmbimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues i vler\u00ebson kontradiktore shpjegimet e gjyqtarit Abdiu lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit dhe burimet e k\u00ebtyre dy apartamenteve. Nisur nga fakti se deklarimet e ndryshme kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vazhdueshme, Komisioni arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se veprimet dhe deklarimet e Avdiut kan\u00eb pasur si q\u00ebllim b\u00ebrjen e pamundur t\u00eb verifikimit t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfitimit dhe burimit real t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p><strong>Vila n\u00eb Golem<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Abdiu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me barr\u00eb prove p\u00ebr nj\u00eb vil\u00eb me dy kate n\u00eb nj\u00eb fshat turistik n\u00eb Golem, ku megjith\u00ebse ai g\u00ebzon 1\/3-\u00ebn pjes\u00eb takuese, pretendon se nuk ka asnj\u00eb kontribut n\u00eb krijimin e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit e tij. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, KPK konstaton deklarime kontradiktore t\u00eb subjektit lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe p\u00ebr burimin.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn fillestare, subjekti ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb vil\u00ebs t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga nj\u00eb apartament n\u00eb Golem dhe nga kursimet vjetore. Nga hetimi ka rezultuar se Abdiu nuk ka pasur n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi pasuri t\u00eb llojit apartament, ashtu si ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn e 2004-\u00ebs ka sh\u00ebnuar se ai dhe prind\u00ebrit e tij, i kan\u00eb bler\u00eb pa dokumente pron\u00ebsie kush\u00ebririt N.H., gjysm\u00ebn e pjes\u00ebve takuese t\u00eb nj\u00eb vile n\u00eb Golem q\u00eb kishin n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me t\u00eb, kundrejt vler\u00ebs 4 milion\u00eb lek\u00eb. Abdiu ka sqaruar se zot\u00ebron 4\/12 pjes\u00eb takuese t\u00eb gjith\u00eb objektit, t\u00eb bler\u00eb me t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d subjekti ka shpjeguar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00ebp\u00ebrmjet shk\u00ebmbimit me nj\u00eb pasuri tjet\u00ebr dhe pages\u00ebs s\u00eb shum\u00ebs prej 4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb favor t\u00eb shtetasit N.H., me burim t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb tij, p\u00ebrfshi edhe kredin\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2001. Por, nga hetimi ka rezultuar se kredia \u00ebsht\u00eb kaluar plot\u00ebsisht n\u00eb fuknsion t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb, p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorev\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar nga Komisioni, subjekti ka ndryshuar q\u00ebndrim duke deklaruar si burim t\u00eb blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe shum\u00ebn 40 mij\u00eb USD, sipas tij t\u00eb p\u00ebrfituar nga n\u00ebna prej kush\u00ebririt t\u00eb babait N.H, si rezultat i shitjes s\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb saj takuese n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb dykat\u00ebshe.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate t\u00eb vitit 2022, n\u00ebna e subjektit pretendon se nga viti 2000, me kush\u00ebririn e bashk\u00ebshortit, shtetasin kosovar N.H, kan\u00eb bler\u00eb nj\u00eb banes\u00eb dy kat\u00ebshe n\u00eb nj\u00eb fshat turistik n\u00eb Golem. Sipas saj, pas nj\u00eb viti kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb pjes\u00ebn e takuese t\u2019ia shiste kush\u00ebririt t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr shum\u00ebn 40 mij\u00eb USD, pasi kishte arritur marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vil\u00eb, at\u00eb q\u00eb posedon edhe aktualisht.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb k\u00ebtyre deklarimeve, Komisioni konstaton se subjekti pretendon se fillimisht, n\u00eb vitin 2004, prind\u00ebrit e tij i kan\u00eb bler\u00eb shtetasit N.H. pjes\u00ebn q\u00eb ai zot\u00ebronte tek nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me n\u00ebn\u00ebn dhe se n\u00eb vijim, n\u00eb vitin 2005, prind\u00ebrve u \u00ebsht\u00eb kthyer mbrapsht kjo shum\u00eb dhe se u \u00ebsht\u00eb paguar edhe vlera prej 40 mij\u00eb USD kush\u00ebriri, pasi hoq\u00ebn dor\u00eb nga kjo pasuri.<\/p>\n<p>Por, sipas aktit t\u00eb kolaudimit, ka rezultuar se financues t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ishin n\u00ebna e subjektit dhe shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, nd\u00ebrsa kush\u00ebriri i babait t\u00eb subjektit, shtetasi N.H, nuk figuron si i till\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, nuk revokuar kontrata e porosis\u00eb e lidhur me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, si edhe nuk ekziston asnj\u00eb dokument shkresor n\u00eb referim t\u00eb t\u00eb cilit n\u00ebna e subjektit t\u00eb ket\u00eb hequr dor\u00eb nga t\u00eb drejtat reale t\u00eb saj mbi vil\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, trupi gjykues ngre dyshime se edhe vila e porositur n\u00eb fillim p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pretendohet se i ka kaluar kush\u00ebririt t\u00eb babait, \u00ebsht\u00eb n\u00eb posedim t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Gjithsesi, Komisioni v\u00ebren se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri q\u00eb nuk lidhet me subjektin e rivler\u00ebsimit, por shton se hetimi i kryer p\u00ebr t\u00eb ka pasur lidhje me v\u00ebrtetimin e provueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb deklarimeve t\u00eb b\u00ebra mbi t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara prej familjar\u00ebve t\u00eb tij si rezultat i heqjes dor\u00eb nga kontrata e porosis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse subjekti ka rezultuar si pal\u00eb bler\u00ebse n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb vil\u00ebs q\u00eb disponohet aktualisht nga familja Abdiu, vlera e pretenduar se \u00ebsht\u00eb paguar nga prind\u00ebrit \u00ebsht\u00eb konsideruar si dhurim n\u00eb favor t\u00eb subjektit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, prind\u00ebrit jan\u00eb trajtuar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar justifikimi i burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e vil\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i vler\u00ebson t\u00eb pabazuar pretendimit e subjektit, se analiza financiare e prind\u00ebrve duhet t\u00eb kufizohet vet\u00ebm n\u00eb vler\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb dhuruar n\u00eb favor t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet kur, p\u00ebr pasurin\u00eb e par\u00eb t\u00eb vler\u00ebsuar nga Komisioni, apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, rezulton t\u00eb ishte e pamundur kryerja e nj\u00eb analize t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb financiare,[\u2026], duket i tep\u00ebrt ky pretendim i subjektit dhe vendosja e prind\u00ebrve t\u00eb tij si mburoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitimin e \u00e7do pasurie t\u00eb paluajtshme mbi t\u00eb cil\u00ebn ai disponon t\u00eb drejta reale\/pron\u00ebsie\u201d, vler\u00ebson trupi gjykues dhe nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konkluduar pamund\u00ebsi e prind\u00ebrve t\u00eb subjekit p\u00ebr investimin n\u00eb vil\u00ebn n\u00eb Golem.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, jan\u00eb konstatuar balanca negative n\u00eb disa vite, n\u00eb total n\u00eb vler\u00ebn 3.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Altin Abdiu u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 28 qershor 2022, pasi prej hetimit administrativ u konkludua se ai kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe kishte mungesa financiare. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Abdiu mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr figur\u00ebn dhe u \u00e7mua [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71035,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[293,111,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Altin-Abdiu-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Altin Abdiu | Foto: BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71034"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71034"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71034\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71036,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71034\/revisions\/71036"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71035"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71034"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71034"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71034"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}