{"id":71037,"date":"2022-08-24T12:36:26","date_gmt":"2022-08-24T10:36:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-per-enkeleda-kapedanin\/2022\/08\/24\/"},"modified":"2023-04-06T15:15:00","modified_gmt":"2023-04-06T13:15:00","slug":"kpk-u-nda-per-enkeleda-kapedanin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-per-enkeleda-kapedanin\/2022\/08\/24\/","title":{"rendered":"KPK u nda p\u00ebr Enkeleda Kapedanin"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Genta Tafa (Bungo) dhe an\u00ebtarja Pamela Qirko vler\u00ebsuan se Kapedani ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, se nuk ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, si dhe me veprimet e saj ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Brunilda Bekteshi ka dal\u00eb n\u00eb pakic\u00eb duke i vler\u00ebsuar t\u00eb pabazuara konkluzionet e shumic\u00ebs dhe k\u00ebrkon konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kapedanit.<\/p>\n<p>Kapedani u shkarkua m\u00eb 18 maj 2022. N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Komisionit sqarohet se c\u00ebnimi i besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb konkluduar bazuar n\u00eb paraqitjen nga subjekti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies dhe transaksioneve t\u00eb kryera nga bashk\u00ebjetuesi i saj me nj\u00eb shtetas t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Itali p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, nga i cili ka bler\u00eb nj\u00eb kamion p\u00ebr \u00e7mim disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb nga sa e ka shitur pak muaj m\u00eb von\u00eb, si dhe i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 28 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe regjistrimi i videove nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb ambjentet e pun\u00ebs, q\u00eb m\u00eb pas u publikuan n\u00eb Tik Tok. Po ashtu, shumica vler\u00ebson se Kapedani ka c\u00ebnuar besimin e publikut edhe me depozitimin n\u00eb Komision t\u00eb deklaratave noteriale t\u00eb denoncuesve t\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb deklaruar se nuk i kan\u00eb kryer ata ankesat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa relatorja Bekteshi \u00e7mon se Kapdeani duhej t\u00eb ishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb aplikim t\u00eb parimeve t\u00eb proporcionalitetit dhe objektivitetit.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 janar 2021, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ e pezulloi Kapedanin nga detyra p\u00ebr 6 muaj, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb procedimi disiplinor t\u00eb hapur nga Inspektori i Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD pas publikimit n\u00eb TikTok t\u00eb disa videove t\u00eb regjistruara prej saj n\u00eb zyr\u00eb dhe teksa drejtonte automjetin.<\/p>\n<p><strong>Deklarim i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe dh\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb huaje n\u00eb vler\u00ebn 28 mij\u00eb euro, bashk\u00ebjetuesi i subjektit ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb kamioni n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2016 p\u00ebr \u00e7mimin 32 mij\u00eb euro, pasuri q\u00eb e kishte bler\u00eb n\u00eb prill t\u00eb atij viti nga shtetasi L.L., p\u00ebr shum\u00ebn 950 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>ILDKPKI ka ngritur dyshime p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre transaksioneve, p\u00ebr t\u00eb cilat v\u00ebren se jan\u00eb kryer jasht\u00eb sistemit bankar. Po ashtu, v\u00ebren se subjekti ka deklaruar n\u00eb 2016-\u00ebn veprime q\u00eb sipas dokumenteve jan\u00eb kryer n\u00eb 2017-\u00ebn, konkretisht huadh\u00ebnien nga bashk\u00ebjetuesi i subjektit, shtetasit L.L.<\/p>\n<p>Edhe Komisioni v\u00ebren t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb. \u201cVihet re se shitja e kamionit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 2016 dhe huadh\u00ebnia n\u00eb vitin 2017. Veprimet financiare q\u00eb i p\u00ebrkasin dy viteve t\u00eb ndryshme kalendarike, bashk\u00ebjetuesi i subjektit i ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2016\u201d, konstaton KPK dhe i ka analizuar k\u00ebto transaksione sipas viteve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se shit\u00ebsi i kamionit, e kishte bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb luajtshme p\u00ebr vler\u00ebn 1.1 milion lek\u00eb. Duke ballafaquar \u00e7mimin e shitjes s\u00eb mjetit nga bashk\u00ebjetuesi p\u00ebr vler\u00ebn 32 mij\u00eb euro, me at\u00eb t\u00eb blerjes p\u00ebr shum\u00ebn 950 mij\u00eb lek\u00eb, KPK e vler\u00ebson k\u00ebt\u00eb transaksion jasht\u00eb logjik\u00ebs ekonomike dhe ngre dyshime p\u00ebr fiktivitet.<\/p>\n<p>Komisioni nuk e ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb vler\u00ebn e fitimit t\u00eb realizuar nga shitja e kamionit, pasi nuk \u00ebsht\u00eb provuar pagimi i detyrimit tatimor mbi k\u00ebt\u00eb fitim. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2016 \u00ebsht\u00eb konkluduar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer investimet dhe mbuluar shpenzimet familjare.<\/p>\n<p>Kapedani i ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebto konstatime me argumentin se transaksionet jan\u00eb kryer bazuar n\u00eb shprehjen e vullnetit t\u00eb pal\u00ebve kontraktore, si dhe ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb trup\u00ebs vendime t\u00eb Komisionit p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme. Sipas subjektit, huaja \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2016 dhe p\u00ebr shkak t\u00eb mir\u00ebbesimit nuk \u00ebsht\u00eb formalizuar at\u00ebher\u00eb, por nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb. Po ashtu, ajo ka theksuar se t\u00eb ardhurat nga shitja e Kamionit nuk kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e ndonj\u00eb pasurie, por thjesht jan\u00eb konsumuar nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Edhe relatorja Bekteshi i q\u00ebndron variantit t\u00eb Kapedanit. Sipas Bekteshit, shumica nuk konkludon definitivisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. \u201c[\u2026]Pasi konstatoj se nga ana e saj\/shumic\u00ebs her\u00eb konkludohet se \u00e7mimi i blerjes \u00ebsht\u00eb fiktiv pasi mjete t\u00eb tilla kan\u00eb vlera m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb treg, her\u00eb konkludohet se \u00e7mimi i shitjes \u00ebsht\u00eb fiktiv, pasi \u00ebsht\u00eb shitur me vler\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se blerja e tij\u201d, konstaton ajo dhe i \u00e7mon pa lidhje me situat\u00ebn konkrete konkluzionet e shumic\u00ebs p\u00ebr fiktivitet.<\/p>\n<p>Po ashtu, Bekteshi vler\u00ebson ndryshe edhe p\u00ebr mospagimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb detyrimeve tatimore p\u00ebr fitimin e siguruar nga shitja e kamionit. Sipas relatores, pagesa me vones\u00eb e tatimit e \u201csh\u00ebron\u201d k\u00ebt\u00eb t\u00eb ardhur si t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201c[..]Konkludoj se q\u00ebndrimet e subjektit kan\u00eb qen\u00eb konseguente, t\u00eb nj\u00ebjta, t\u00eb pandryshuara dhe se kurrsesi ajo nuk mund t\u00eb penalizohet p\u00ebr faktin se i jep ligjit nj\u00eb interpretim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga Komisioni, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb interpretimi i saj nuk ka sjell\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb\u201d, shprehet Bekteshi dhe konkludon se nuk gjen rrethana p\u00ebr penalizimin e subjektit.<\/p>\n<p>Shumica i vler\u00ebson jobind\u00ebse shpjegimet e Kapedanit dhe konkludon se ajo ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb paplot\u00eb, t\u00eb rrem\u00eb e t\u00eb pamjafutesh\u00ebm p\u00ebr kat\u00eb pasuri, si dhe se ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. \u201cSubjekti ka tentuar t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e bashk\u00ebjetuesit t\u00eb saj me z. L.L n\u00eb lidhje me huan dhe transaksionet ekonomike q\u00eb lidhen me shitblerjen e automjetit tip kamion, duke deklaruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pasakta, si dhe duke depozituar dokumentacion fiktiv n\u00eb lidhje me blerjen n\u00eb vler\u00ebn 950.000 lek\u00eb t\u00eb kamionit, shitjes s\u00eb tij n\u00eb vler\u00ebn 32.000 euro dhe dh\u00ebnies s\u00eb huas n\u00eb vler\u00ebn 28.000 z. L.\u201d, konstaton shumica dhe vler\u00ebson se subjekti e ka c\u00ebnuar besimin e publikut qoft\u00eb dhe vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sjelljeje<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrshtit\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Edhe n\u00eb kriterin e figur\u00ebs, problemet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lidhura me shtetasin L.L., personi q\u00eb i shiti bashk\u00ebjetuesit kamionin dhe q\u00eb mori huan\u00eb nga vlera e shitjes s\u00eb asaj pasurie t\u00eb luajtshme.<\/p>\n<p>Sipas gjetjes s\u00eb ONM-s\u00eb, shtetasi L.L. rezultonte I d\u00ebnuar n\u00eb Itali me 7 vjet burg dhe gjob\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 35 mij\u00eb euro, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cmbajtje, transport dhe shitje e l\u00ebnd\u00ebve psikotrope(trafikimi i narkotik\u00ebve)\u201d. V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka dh\u00ebn\u00eb mendim rreth nevoj\u00ebs q\u00eb Komisioni t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar nga subjekti besimi i publikut, me an\u00ebn e sjelljes dhe kontakteve sipas standardeve komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb etik\u00ebs, pasi shtetasi l.L. \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si person tjet\u00ebr i lidhur.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPK thuhet se \u00ebsht\u00eb hetuar lidhur me provueshm\u00ebrin\u00eb e pasjes dijeni t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebjetuesit t\u00eb saj p\u00ebr d\u00ebnimin e shtetasit L.L.. Shumica evidenton p\u00ebrgjigjet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me pyetjet p\u00ebr transaksionet e kryera mes bashk\u00ebjetuesit t\u00eb saj dhe shtasit L.L. p\u00ebr kamionin dhe huan\u00eb.<\/p>\n<p>Kapedani ka deklaruar nd\u00ebr t\u00eb tjera se mes bashk\u00ebjetuesit dhe shtetasit L.L ka pasur njohje shoq\u00ebrore. Pas k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb detaje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e njohjes s\u00eb shtetasit L.L., Kapedani ka shpjeguar se ai \u00ebsht\u00eb lindur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb me bashk\u00ebjetuesin e saj dhe se kan\u00eb njohje q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr rrethan\u00eb q\u00eb evidenton shumica si indicie p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb mes tyre, \u00ebsht\u00eb edhe fakti se bashk\u00ebjetuesi i subjektit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb nj\u00eb procedim penal ku pal\u00eb n\u00eb konflikt ka qen\u00eb L.L. dhe nj\u00eb shtetas tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto deklarime dhe n\u00eb transaksionet e kryera p\u00ebr shitjen e kamionit dhe dh\u00ebnien e huas\u00eb, Komisioni ka ngritur dyshime se bashk\u00ebjetuesi i subjektit kishte pasur dijeni mbi d\u00ebnimin e shtetasit L.L. n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Kapedani ka deklaruar se bashk\u00ebjetuesi i saj dhe shtetasi L.L. kan\u00eb pasur njohje se kan\u00eb lindur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fshat, por ka theksuar se ata nuk kan\u00eb pasur ndonj\u00ebher\u00eb lidhje shoq\u00ebrore me nj\u00ebri-tjetrin, t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb vitin 2016 kur \u00ebsht\u00eb kryer shitja e mjetit dhe dh\u00ebnia e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Kapedani ka sjell\u00eb si argumente edhe faktin se asnj\u00eb institucion shtet\u00ebror nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij d\u00ebnimi t\u00eb shtetasit L.L. dhe se nj\u00eb rrethan\u00eb e till\u00eb nuk nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb media.<\/p>\n<p>Lidhur me raportimin e bashk\u00ebjetuesit n\u00eb nj\u00eb konflikt ku pal\u00eb ka qen\u00eb shtetasi L.L., Kapedani k\u00ebmb\u00ebngul se nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb kjo e dh\u00ebn\u00eb t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Sipas saj, emri bashk\u00ebjetuesit t\u00eb saj duhet t\u00eb jet\u00eb sh\u00ebnuar nga nj\u00eb punonj\u00ebs policie, si hakmarrje individuale.<\/p>\n<p>Edhe Bekteshi n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se nuk q\u00ebndrojn\u00eb konstatimet e shumic\u00ebs, duke pretendiuar se kontratat mes bashk\u00ebjetuesit t\u00eb subjektit dhe shtetasit L.L. jan\u00eb lidhur n\u00eb padijeni t\u00eb plot\u00eb t\u00eb d\u00ebnimit n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Bungo dhe Qirko i vler\u00ebsojn\u00eb t\u00eb pabazuara n\u00eb fakte e n\u00eb ligj pretendimet e Kapedanit. \u201cPas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb p\u00ebrjashtoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore midis bashk\u00ebjetuesit t\u00eb saj dhe shtetasit L.L ku, nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb lidhje me huan ka deklaruar se bazuar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e mir\u00ebbesimit q\u00eb ekzistonte midis bashk\u00ebjetuesit dhe k\u00ebtij shtetasi nuk u pa e nevojshme formalizimi i saj me shkrim n\u00eb koh\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb huas\u201d, konstaton shumica dhe shton se rrethanat tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marrdh\u00ebnie shoq\u00ebrore mes bashk\u00ebjetuesit dhe shtetasit L.L., q\u00eb nuk mund t\u00eb klasifikohet si kontakt i rast\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, shumica konstaton gjendjen e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb faktin e nd\u00ebrthurjes s\u00eb interesave personale t\u00eb Kapedanit dhe bashk\u00ebjetuesit t\u00eb saj, me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vepra q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi <\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga procesi disiplinor n\u00eb Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD dhe n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ lidhur me videot e Tik Tok, ku Kapedani bazuar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb k\u00ebrkuar prej saj, u pezullua nga detyra p\u00ebr gjasht\u00eb muaj, shumica e Komisionit i vler\u00ebson rrethanat si penalizuese.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se n\u00eb rastin konkret gjetjet e Komisionit lidhur me publikimin e disa videove t\u00eb saj n\u00eb rrjetin social \u201cTik Tok\u201d, jan\u00eb jasht\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit dhe se i vetmi organ kushtetues q\u00eb ka juridiksion dhe kompetenc\u00eb p\u00ebr t\u2019i hetuar ato \u00ebsht\u00eb ILD-ja, nd\u00ebrsa p\u00ebr p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim \u00ebsht\u00eb KLGJ-ja. Kapedani e quan \u00e7\u00ebshtjen si gj\u00eb t\u00eb gjykuar dhe \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb argument prej an\u00ebtares n\u00eb pakic\u00eb t\u00eb Komisionit, Brunilda Bekteshi.<\/p>\n<p>Por, shumica sjell n\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebrmbajtjen e marr\u00ebveshjes s\u00eb lidhur midis gjyqtares Kapedani dhe ILD-s\u00eb, ku konstatohet se subjekti ka p\u00ebrdorur ambientin e zyr\u00ebs s\u00eb kryetarit, si dhe ambiente t\u00eb tjera t\u00eb gjykat\u00ebs, \u201cp\u00ebr t\u00eb realizuar video t\u00eb imazhit t\u00eb vet personal, me l\u00ebvizje dhe sjellje provokuese, t\u00eb shoq\u00ebruara n\u00eb sfond me muzik\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs jo t\u00eb hijshme dhe t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr imazhin e nj\u00eb magjistrati\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSjelljet dhe veprimet e subjektit, t\u00eb kryera jasht\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs por n\u00eb ambientet e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, provohet se jan\u00eb sjellje q\u00eb diskreditojn\u00eb pozit\u00ebn dhe figur\u00ebn e magjistratit dhe d\u00ebmtojn\u00eb besimin e publikut n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, duke u parashikuar si shkelje disiplinore[\u2026]\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPK p\u00ebrmbajtja e pik\u00ebs 14.18 t\u00eb marrveshjes mes ILD-s\u00eb dhe subjektit, t\u00eb n\u00ebnshkruar nga kjo e fundit.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar se veprimet e Kapedanit kan\u00eb \u201cc\u00ebnuar besimin edhe t\u00eb nj\u00eb v\u00ebzhguesi t\u00eb zakonsh\u00ebm te ky institucion n\u00eb dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d. Duke u bazuar n\u00eb vet\u00eb ato \u00e7far\u00eb ka pranuar n\u00eb marr\u00ebveshje Kapedani, shumica ka \u00e7muar q\u00eb ta shqyrtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb tre kritereve.<\/p>\n<p>Nga 12 denoncimet e depozituara nga publiku, n\u00eb kat\u00ebr raste ka rezultuar se subjekti ka depozituar deklarat\u00eb noteriale t\u00eb denoncuesve ku pretendohet se nuk i kan\u00eb kryer ata ankesat. Pretendimet e subjektit se k\u00ebta persona jan\u00eb kontaktuar nga avokati vler\u00ebsohen deklarative nga shumica, e cila i vler\u00ebson k\u00ebto veprime t\u00eb Kapedanit n\u00eb kund\u00ebrhstim me etik\u00ebn e magjistratit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Genta Tafa (Bungo) dhe an\u00ebtarja Pamela Qirko vler\u00ebsuan se Kapedani ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, se nuk ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, si dhe me veprimet [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71038,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[294,200,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/20220516_131937_160522020-5_CWZ6JYq.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Elbasanit, Enkeleda Kapedani, | Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71037"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71037"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71037\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71039,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71037\/revisions\/71039"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71038"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71037"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71037"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71037"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}