{"id":71049,"date":"2022-08-18T10:20:39","date_gmt":"2022-08-18T08:20:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-konfirmoi-balancen-financiare-negative-ne-vlere-te-madhe-per-nevrie-duken\/2022\/08\/18\/"},"modified":"2023-04-06T15:15:41","modified_gmt":"2023-04-06T13:15:41","slug":"kolegji-konfirmoi-balancen-financiare-negative-ne-vlere-te-madhe-per-nevrie-duken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-konfirmoi-balancen-financiare-negative-ne-vlere-te-madhe-per-nevrie-duken\/2022\/08\/18\/","title":{"rendered":"Kolegji konfirmoi balanc\u00ebn financiare negative n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr Nevrie Duk\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Shqyrtimi i ankimit t\u00eb ish-gjyqtares s\u00eb Sarand\u00ebs, Nevrie Duka(Halo) dhe analiza financiare e kryer bazuar pretendimet dhe dokumentet e dor\u00ebzura prej saj, si dhe n\u00eb aktet e administruara n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, konfirmuan balanc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb, madje duke e thelluar at\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Nevrie Duka(Halo) u shkarkua nga Komisioni m\u00eb 12 mars 2020, p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb shumta p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn totale 17,4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK konstatohet se Duka ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb paplot\u00eb; se nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive e t\u00eb likujditeteve, p\u00ebr dh\u00ebnien e huave dhe mbulimin e shpenzimeve; si dhe \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Sipas Komisionit, Duka nuk arriti t\u00eb paraqiste prova p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin u p\u00ebrmbyll hetimi administrativ.<\/p>\n<p>Duka e kund\u00ebrshtoi vendimin e Komisionit duke ngritur shkaqe p\u00ebr aspektin procedural dhe kund\u00ebr konkluzioneve n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Pretendimet e subjektit se vendimi i KPK \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor jan\u00eb gjetur t\u00eb pabazuara prej Kolegjit q\u00eb e ka konsideruar t\u00eb panevojsh\u00ebm kalimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike.<\/p>\n<p>Ish-gjyqtarja Duka ka renditur nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pretendimesh n\u00eb ankimin e saj p\u00ebr pasurin\u00eb, por q\u00eb nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse dhe t\u00eb provuara me dokumentacion ligjor nga Kolegji.<\/p>\n<p>Subjekti i ka kund\u00ebrshtuar si t\u00eb gabuara konkluzionet e KPK p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb paplot\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Sarand\u00eb, n\u00eb posedim q\u00eb prej vitit 2010.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se Duka nuk ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d vler\u00ebn dhe sip\u00ebrfaqen e \u00a0k\u00ebtij apartamenti; se ka mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarime lidhur me koh\u00ebn e fillimit t\u00eb banimit aty dhe p\u00ebr punimet e pretenduara se jan\u00eb kryer nga bashk\u00ebshorti; se nuk ka depozituar asnj\u00eb dokument ligjor p\u00ebr t\u00eb provuar posedimin e k\u00ebsaj pasurie; si dhe nuk ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb asnj\u00eb prej deklaratave periodike.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar n\u00eb ankim se e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d posedimin e k\u00ebtij apartamenti dhe se n\u00eb deklaratat periodike e ka sh\u00ebnuar si adres\u00eb banimi. Ajo ka sqaruar se kjo pasuri nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes s\u00eb saj e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebrdorur ndonj\u00eb burim t\u00eb ardhurash p\u00ebr krijimin.<\/p>\n<p>Duka e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb pretendim n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2020 t\u00eb paraqitur si prov\u00eb n\u00eb Komision, ku thuhet se p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i shoq\u00ebris\u00eb i ka kaluar t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb pun\u00ebve q\u00eb do t\u00eb kryente bashk\u00ebshorti, pavar\u00ebsisht se kryerja e k\u00ebtyre punimeve nuk ishte b\u00ebr\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga shoq\u00ebria n\u00eb Komision, \u00ebsht\u00eb sqaruar se nuk ka ndonj\u00eb kontrat\u00eb apo marr\u00ebveshje p\u00ebr p\u00ebrdorimin e apartamentit kundrejt punimeve, por \u00ebsht\u00eb deklaruar se marrdh\u00ebnia \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb dakord\u00ebsi verbale. Nd\u00ebrkoh\u00eb, subjekti ka konfirmuar faktin se ka vazhduar ta p\u00ebrdor\u00eb apartamentin n\u00eb mir\u00ebkuptim me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji e vler\u00ebson t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm pretendimin e Duk\u00ebs se, deklarimin e posedimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie e ka kryer n\u00ebp\u00ebrmjet sh\u00ebnimit si adres\u00eb banimi. Trupi gjykues konsaton se Duka nuk ka paraqitur dokumentacion ligjor p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar posedimin e apartamentit p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kaq t\u00eb gjat\u00eb kohore, por ka paraqitur vet\u00ebm dy deklarata noteriale t\u00eb hartuara gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb cilat Kolegji nuk i konsideron me vler\u00eb provuese.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim KPA e vler\u00ebson pretendimin e subjektit mbi m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb apartamentit jobind\u00ebs dhe t\u00eb pabazuar n\u00eb prova, duke konkluduar se ajo ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb paplot\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare t\u00eb subjektit p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 100 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb vitin 2011 kundrejt shum\u00ebs 45 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Duka ka deklaruar se p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb trualli n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr \u00e7mimin 70 mij\u00eb euro. Komisioni ka konstatuar se kjo e ardhur nuk \u00ebsht\u00eb tatuar dhe se nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb deklaruar si gjendje n\u00eb vitin 2008 apo n\u00eb vitet pasardh\u00ebse. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2011, duke sjell\u00eb bilanc negative p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se Komisioni ka gabuar n\u00eb mos p\u00ebrllogaritjen e vler\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb truallit p\u00ebr shkak t\u00eb mos pagimit t\u00eb detyrimeve tatimore. Duka ka argumentuar se kalimi i pron\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb vitin 2016 dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment kishte lindur detyrimi p\u00ebr pages\u00ebn n\u00eb tatime, megjith\u00ebse sipas saj shlyerja e vler\u00ebs 70 mij\u00eb euro ishte kryer n\u00eb 2008-\u00ebn. Ajo i ka bashk\u00eblidhur ankimit dhe nj\u00eb dokument p\u00ebr pages\u00ebn e tatimit n\u00eb vler\u00ebn 1.4 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPA konstaton se shitja e truallit n\u00eb vitin 2008 \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb deklarat\u00eb noteriale, duke mos u formalizuar ky transaksion sipas k\u00ebrkesave t\u00eb ligjit. \u201c[\u2026]Trupi gjykues vler\u00ebson se shitja e truallit dhe p\u00ebrfitimi i shum\u00ebs prej 70.000 eurosh n\u00ebp\u00ebrmjet deklarat\u00ebs noteriale nr. {***}, dat\u00eb 28.05.2008, si dhe shoq\u00ebruar kjo me munges\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve tatimore n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb ardhur, nuk mund t\u00eb konsiderohet si burim i ligjsh\u00ebm e ardhura e pretenduar si e p\u00ebrfituar nga shitja e truallit\u201d, arsyeton Kolegji dhe nuk e ka konsideruar vler\u00ebn 70 mij\u00eb euro n\u00eb analiz\u00ebn fianciare p\u00ebr shlyerjen e shum\u00ebs 45 mij\u00eb euro p\u00ebr apartamentin e vajz\u00ebs s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Nga shqyrtimi akteve ka rezultuar se po n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar deklarata noteriale p\u00ebr shitjen e truallit, subjekti ka lidhur edhe kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese. \u201c[\u2026]\u00cbsht\u00eb e dyshimt\u00eb kryerja e dy veprimeve juridike n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me k\u00ebt\u00eb truall\u201d, shprehet Kolegji.<\/p>\n<p>Trupi gjykues ngre pik\u00ebpyetje edhe lidhur me dokumentin p\u00ebr pages\u00ebn e tatimeve, pasi n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsoreve t\u00eb Komisionit, subjekti ka deklaruar se nuk dispononte akte provues p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebtyre detyrimeve.<\/p>\n<p>KPA ka gjetur pamund\u00ebsi financiare edhe n\u00eb variantin e pretenduar nga subjekti p\u00ebr pagesat e apartamentit, se nj\u00eb pjes\u00eb e \u00e7mimit n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro e kishte shlyer n\u00eb vitin 2014 &#8211; ndryshe nga sa kishte vler\u00ebsuar KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e kryer n\u00eb Kolegj bazuar edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendim, balanca negative \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar. Nga 5.7 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka rezultuar balanca negative n\u00eb rastin e shlyerjes s\u00eb gjith\u00eb \u00e7mimit 45 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2011, n\u00eb variantin e Duk\u00ebs ku shuma 10 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb shlyer n\u00eb 2014-\u00ebn, ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb at\u00eb vit dhe 4.3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Duka ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e KPK p\u00ebr munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip BMW X5. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie Duka ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb automjeti tjet\u00ebr tip Land Rover.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se automjeti tip Land Rover \u00ebsht\u00eb shitur m\u00eb shtrenjt\u00eb nga sa ishte bler\u00eb, megjith\u00ebse ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr 4 vjet, si dhe nuk ishin paguar detyrimet tatimore. KPK ka ngritur dyshime p\u00ebr shitje fiktive t\u00eb k\u00ebtij automjeti dhe ka konkluduar se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb paplot\u00eb dhe t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Duka ka pretenduar n\u00eb ankim se \u00e7mimi i shitjes \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb marr\u00ebveshje me pal\u00ebt dhe se bashk\u00ebshorti kishte kryer p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb automjetit. Lidhur me mospagimin e tatimit mbi t\u00eb ardhurat, subjekti ka pretenduar se n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs nuk parashikohet se fitimi i realizuar nga individ\u00ebt prej shitjes s\u00eb automjeteve \u00ebsht\u00eb i tatuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se subjekti nuk arriti t\u00eb dokumentoj\u00eb shpenzimet e kryera p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e mjetit, si dhe t\u00eb pagimit t\u00eb tatimit t\u00eb fitimit. \u201cDiferenca e konsiderueshme mes \u00e7mimit t\u00eb blerjes dhe \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb k\u00ebtij automjeti, e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb transaksion t\u00eb pabesuesh\u00ebm, aq m\u00eb tep\u00ebr kur bler\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nipi i tij\u201d, konstaton Kolegji dhe \u00e7mon se shuma e p\u00ebrfituar nga shitja e automjetit tip Land Rover nuk mund t\u00eb konsiderohet si e ardhur e ligjshme, nga ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e mjetit tip BMW X5.<\/p>\n<p>Kolegji ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi konkluzionin e Komisionit edhe lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb skrepi me \u00e7eki\u00e7 pneumatic-hidraulik n\u00eb vitin 2006 nga bashk\u00ebshorti i subjektit. Duka ka pretenduar se si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie ka sh\u00ebrbyer nj\u00eb depozit\u00eb e krijuar n\u00eb vitin 2004 dhe e t\u00ebrhequr n\u00eb 2006-\u00ebn, por nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion egzistenc\u00ebn e k\u00ebsaj depozite.<\/p>\n<p>Po ashtu, Duka ka d\u00ebshtuar t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie edhe n\u00eb variantin tjet\u00ebr t\u00eb pretenduar prej saj, me burim t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga puna.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se bashk\u00ebshorti ka siguruar t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 22 milion\u00eb e 750 mij\u00eb lek\u00eb nga punimet p\u00ebr llogari t\u00eb disa shoq\u00ebrive. Por ashtu si KPK edhe Kolegji konstaton se Duka nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor kryerjen e punimeve nga bashk\u00ebshorti; m\u00ebnyr\u00ebn dhe koh\u00ebn e shumave t\u00eb p\u00ebrfituara nga k\u00ebto shoq\u00ebri; volumin e kryer; lejet e nd\u00ebrtimit; situacionet mujore t\u00eb punimeve; aktet teknike t\u00eb koh\u00ebs; si dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Po ashtu, Duka ka d\u00ebshtuar t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e dh\u00ebnies hua t\u00eb disa vlerave t\u00eb konsiderueshme nga ana e saj dhe e bashk\u00ebshortit, shuma p\u00ebr t\u00eb cilat ka pretenduar se u jan\u00eb rikthyer n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 18.9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mbulimin e investimeve dhe t\u00eb shpenzimeve. \u201c[\u2026]Trupi gjykues i Kolegjit thekson q\u00eb e gjen t\u00eb konfirmuar diferenc\u00ebn negative q\u00eb ka rezultuar nga analiza e kryer n\u00eb Komision n\u00eb vler\u00ebn 17.419.035 lek\u00eb\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPA.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqyrtimi i ankimit t\u00eb ish-gjyqtares s\u00eb Sarand\u00ebs, Nevrie Duka(Halo) dhe analiza financiare e kryer bazuar pretendimet dhe dokumentet e dor\u00ebzura prej saj, si dhe n\u00eb aktet e administruara n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, konfirmuan balanc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb, madje duke e thelluar at\u00eb. Gjyqtarja Nevrie Duka(Halo) u shkarkua nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71050,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[296,107,112,297],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Nevrie-Duka-ne-KPK-1.jpg","fifu_image_alt":"Ish-gjyqtarja Nevrie Duka n\u00eb KPK | Foto: BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71049"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71049"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71049\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71051,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71049\/revisions\/71051"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71050"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71049"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71049"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71049"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}