{"id":71052,"date":"2022-08-17T10:44:57","date_gmt":"2022-08-17T08:44:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-dha-te-drejte-komisionit-per-konfirmimin-e-atalanta-zeqirajt\/2022\/08\/17\/"},"modified":"2023-04-06T15:15:51","modified_gmt":"2023-04-06T13:15:51","slug":"kpa-i-dha-te-drejte-komisionit-per-konfirmimin-e-atalanta-zeqirajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-dha-te-drejte-komisionit-per-konfirmimin-e-atalanta-zeqirajt\/2022\/08\/17\/","title":{"rendered":"KPA i dha t\u00eb drejt\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e Atalanta Zeqirajt"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i ka vler\u00ebsuar t\u00eb drejta konkluzionet p\u00ebrfundimtare t\u00eb Komisioneres Publike Irena Nino n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtares Atalanta Zeqiraj, e cila n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb ankimit t\u00eb kryer nga parardh\u00ebsi i saj Darjel Sina, k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj u konfirmua nga KPK m\u00eb 30 qershor 2021. Nga hetimi administrativ rezultoi se ajo nuk kishte pasuri t\u00eb paluajtshme, por p\u00ebrdorte pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb nga babai i saj n\u00eb Vlor\u00eb. Prej KPK-s\u00eb u konkludua se babai i subjektit kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb tjetri n\u00eb Tiran\u00eb \u2013 edhe kjo pasuri e p\u00ebrdorur nga gjyqtarja Zeqiraj gjat\u00eb kryerjes s\u00eb stazhit, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs. Sipas KPK, babai i subjektit ka paguar rregullisht detyrimet tatimore. Po ashtu, Komisioni nuk gjeti probleme n\u00eb dhurimin nj\u00eb vler\u00eb 5 mij\u00eb euro p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti si dhe t\u00eb nj\u00eb shume tjet\u00ebr 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>ONM rekomandoi q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb rishihej nga KPA, duke argumentuar se interpretimi i KPK bazuar mbi proporcionalitetin nuk ishte i qart\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rekomandim, ish-Komisioneri Publik, Darjel Sina konstatoi se n\u00eb vendimin e Komisionit paraqiten rrethana t\u00eb tilla ligjore q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb c\u00ebnuesh\u00ebm n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij. Ai i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen dhe t\u00eb rib\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin e pasurive n\u00eb p\u00ebrdorim dhe posedim t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, me burim t\u00eb deklaruar nga t\u00eb ardhurat e babait t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb Kolegj u trajtua edhe konstatimi p\u00ebr gjendjen e konfliktit t\u00eb interesit t\u00eb subjektit p\u00ebr shkak se shoq\u00ebria e zot\u00ebruar nga babai kishte fituar tendera publik\u00eb nga institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Zeqiraj parashtroi n\u00eb Kolegj se kishte arritur t\u00eb provonte se i ati kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e apartamenteve t\u00eb p\u00ebrdorura prej saj, si dhe theksoi se ato pasuri ishin krijuar para se t\u00eb fillonte ushtrimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me konfliktin e interesit ajo konstatoi faktin se shoq\u00ebria e administruar prej babait nuk kishte lidhur asnj\u00eb kontrat\u00eb me institucionet publike n\u00eb rrethin gjyq\u00ebsor t\u00eb Vlor\u00ebs ku ajo ushtronte detyr\u00ebn, prej em\u00ebrimit t\u00eb saj e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike, Irena Nino q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoi Sin\u00ebn, k\u00ebrkoi n\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare q\u00eb vendimi i KPK p\u00ebr konfirmimin e Zeqirajt t\u00eb lihet n\u00eb fuqi, por me arsyetim t\u00eb ndrysh\u00ebm. Sipas saj, Kolegji duhet t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse parimi i proporcionalitetit i konstatuar nga KPK \u00ebsht\u00eb i duhuri.<\/p>\n<p>Nino v\u00ebrejti se nga hetimi administrativ rezulton se subjekti nuk ka lidhje me krijimin e pasurive t\u00eb t\u00eb atit q\u00eb ka p\u00ebrdorur, si dhe rezulton se ai ka pasur burime p\u00ebr krijimin e tyre.<\/p>\n<p>Lidhur me situat\u00ebn e mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit si pasoj\u00eb e kontratave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb zot\u00ebruar nga babai me autoritete publike, Nino u shpreh se nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb penalizuar subjektin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol \u00c7omo, me relatore Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtare Albana Shtylla, Ina Rama e Mimoza Tasi, shprehet se ndan t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me at\u00eb t\u00eb parashtruar nga Komisionerja Publike n\u00eb bisedimet p\u00ebrfundimtare lidhur me burimet e babait t\u00eb subjektit p\u00ebr dy apartamentet.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Nga aktet n\u00eb fashikull, rezulton se konkluzionet e nxjerra nga Komisioni p\u00ebr rrethanat faktike q\u00eb kan\u00eb passjell\u00eb blerjen e dy apartamenteve n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj. Atalanta Zeqiraj, nga babai i saj, q\u00ebndrojn\u00eb. Po ashtu, aktet n\u00eb fashikull konfirmojn\u00eb edhe aspektet e konkluzionit t\u00eb Komisionit, q\u00eb referon veprimet e kryera n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit bankar nga babai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb funksion t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebtyre dy pasurive\u201d, konstaton Kolegji dhe shton se n\u00eb vitet p\u00ebrkat\u00ebse kur jan\u00eb bler\u00eb pasurit\u00eb, shoq\u00ebria e babait t\u00eb subjektit ka pasur xhiro n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme dhe gjendje n\u00eb llogarit\u00eb bankare.<\/p>\n<p>Sipas KPA, nga aktet e p\u00ebrcjella nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve, ka rezultar se babai i subjektit i ka shlyer detyrimet tatimore q\u00eb lidhen me aktivitetin privat. \u201cP\u00ebr pasoj\u00eb, k\u00ebto t\u00eb ardhura rezultojn\u00eb t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb testin e ligjshm\u00ebris\u00eb\u201d, konkludon Kolegji.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse konstatohet se sipas legjislacionit babai i subjektit duhej t\u00eb kishte ndar\u00eb dividend dhe jo t\u00eb merrte hua nga shoq\u00ebria q\u00eb ai zot\u00ebronte n\u00eb 100% t\u00eb kuotave, trupi gjykues v\u00ebren q\u00eb kjo shkelje administrative n\u00eb aktivitetin e tij privat, nuk mund t\u00eb argumentohet se p\u00ebrligj zbatimin e mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra t\u00eb gjyqtares Zeqiraj.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Do t\u00eb ishte disproporcionale n\u00eb raport me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar procesi i rivler\u00ebsimit\u201d, vler\u00ebson Kolegji dhe argumenton se ve\u00e7 faktit se shkelja nuk p\u00ebrb\u00ebn veprime t\u00eb kryera nga vet\u00eb subjekti, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrvajtje administrative q\u00eb i ngarkohet personit p\u00ebrgjegj\u00ebs, t\u00eb atit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb faktin se k\u00ebto veprime jan\u00eb pasqyruar n\u00eb regjistrat kontab\u00ebl t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb babait q\u00eb lejon kontrollin e administrat\u00ebs tatimore, si dhe n\u00eb koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb tyre p\u00ebrpara se subjekti t\u00eb ishte em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00eb, Kolegji vler\u00ebson se p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia teorike t\u00eb lidhjes s\u00eb fondeve nga puna e Zeqirajt si gjyqtare.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se p\u00ebrpara kryerje se ankimit nga ana e komisionerit, Zeqiraj ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb nd\u00ebrthurjen e interesave t\u00eb saj nga aktiviteti ekonomik i t\u00eb atit, duke marr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr apartament me qira n\u00eb Tiran\u00eb, kjo edhe p\u00ebr shkak t\u00eb komandimit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson t\u00eb bazuar edhe konkluzionin tjet\u00ebr t\u00eb Komisionit p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare t\u00eb vlerave 5000 euro dhe 200 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruara subjektit nga i ati.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupi gjykues konkludon se Zeqiraj ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb periudh\u00ebn kohore nga viti 2014 deri n\u00eb vitin 2021, p\u00ebr shkak t\u00eb kontratave t\u00eb lidhura me institucionet shtet\u00ebrore nga shoq\u00ebria tregtare me pronar dhe administrator t\u00eb vet\u00ebm babain e saj. Por, sipas KPA, bazuar n\u00eb rrethanat dhe faktet e konstatuara nuk mund t\u00eb zbatohet mas\u00eb disiplinore ndaj subjektit. Kolegji konstaton se subjekti ka provuar se nuk ka dh\u00ebn\u00eb vendime n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me shoq\u00ebrin\u00eb e babait apo me subjekte t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim trupi gjykues v\u00ebren se Zeqiraj ka deklaruar se ka marr\u00eb njoftim p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr konfliktin e interesit vet\u00ebm n\u00eb maj t\u00eb vitit 2021, nga ILDKPKI-ja. N\u00eb vendim thuhet se pas marrjes s\u00eb dijenis\u00eb, subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh p\u00ebr t\u00eb verifikuar dhe sh\u00ebruar gjendjen e konfliktit t\u00eb interesit, si n\u00eb lidhje me pasurit\u00eb q\u00eb ka pasur n\u00eb p\u00ebrdorim e n\u00eb pron\u00ebsi, ashtu dhe p\u00ebr shkak t\u00eb aktivitetit q\u00eb ushtronte i ati.<\/p>\n<p>Nga dokumentacioni i administruar n\u00eb fashikull ka rezultuar se babai i subjektit i ka dhuruar t\u00eb birit 100% t\u00eb kuotave, duke shmangur sipas ligjit konfliktin e interesit p\u00ebr t\u00eb bij\u00ebn. Sipas parashikimeve ligjore, rrethi i personave t\u00eb lidhur me zyrtarin, nuk p\u00ebrfshin v\u00ebllez\u00ebrit ose motrat e tyre, por vet\u00ebm bashk\u00ebshorten ose bashk\u00ebshortin, f\u00ebmij\u00ebt madhor\u00eb dhe prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Zeqiraj ka fituar dhe nj\u00eb betej\u00eb ligjore me ILDKPKI q\u00eb ka disponuar me gjob\u00eb ndaj saj p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. Sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, detyrimin p\u00ebr t\u00eb shmangur konfliktin e interesit e ka personi i lidhur me zyrtarin dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, gjoba duhej t\u2019i vendosej babait t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>\u201cDuke abstraguar nga vendimi gjyq\u00ebsor i sip\u00ebrcituar dhe fakti q\u00eb ligji nr. 9367 ka fush\u00eb veprimi vet\u00ebm funksionar\u00ebt publik\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebrmjet tyre, personat e nj\u00ebsuar me ta, dhe ndalon shprehimisht kontratat publike, trupi gjykues i Kolegjit \u00e7mon se veprimet e nd\u00ebrmarra nga subjekti i rivler\u00ebsimit, pasi mori njoftim p\u00ebr gjendjen e konfliktit t\u00eb interesit, kan\u00eb qen\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe krijojn\u00eb bindjen se kan\u00eb plot\u00ebsuar gjith\u00eb nevojat p\u00ebr shmangien e k\u00ebtij konflikti n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, konstaton KPA dhe ka vendosur l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares Atalanta Zeqiraj.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i ka vler\u00ebsuar t\u00eb drejta konkluzionet p\u00ebrfundimtare t\u00eb Komisioneres Publike Irena Nino n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtares Atalanta Zeqiraj, e cila n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb ankimit t\u00eb kryer nga parardh\u00ebsi i saj Darjel Sina, k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin e k\u00ebtij [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71053,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[298,148,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Atalanta-Zeqiraj-majtas-1-2048x1515-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj (majtas) pas nj\u00eb seance n\u00eb KPA | Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71052"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71052"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71052\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71054,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71052\/revisions\/71054"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71053"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71052"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71052"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71052"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}