{"id":71055,"date":"2022-08-16T17:24:27","date_gmt":"2022-08-16T15:24:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-le-ne-fuqi-precedentin-e-kpk-per-pensionin-e-parakohshem\/2022\/08\/16\/"},"modified":"2023-04-06T15:15:55","modified_gmt":"2023-04-06T13:15:55","slug":"kpa-le-ne-fuqi-precedentin-e-kpk-per-pensionin-e-parakohshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-le-ne-fuqi-precedentin-e-kpk-per-pensionin-e-parakohshem\/2022\/08\/16\/","title":{"rendered":"KPA l\u00eb n\u00eb fuqi precedentin e KPK p\u00ebr pensionin e parakohsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi sanksionin e vendosur nga Komisioni ndaj ish-prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Petrit Bica q\u00eb i ndalon rikthimin e tij n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, megjith\u00ebse u konstatua shkelje e rend\u00eb procedurale n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut. Vendimarrja u arrit me shumic\u00eb votash, ku shumica e trupit gjykues t\u00eb KPA e vler\u00ebson t\u00eb drejt\u00eb aplikimin e sanksionit ndaj Bic\u00ebs, nd\u00ebrsa nj\u00eb an\u00ebtare n\u00eb pakic\u00eb \u00e7mon se \u00ebsht\u00eb vendosur dhe l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi pa u bazuar n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>M\u00eb 1 dhjetor t\u00eb vitit 2021, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb KPK e kishte filluar procesin e vetingut ndaj Bic\u00ebs, ky i fundit b\u00ebri k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension t\u00eb parakohsh\u00ebm me argumentet se vuante nga tensioni, zemra dhe diabeti, s\u00ebmundje p\u00ebr t\u00eb cilat kurohej.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, KLP e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dalje n\u00eb pension t\u00eb parakohsh\u00ebm t\u00eb Bic\u00ebs dhe vendosi t\u00eb deklaroj\u00eb mbarimin e statusit t\u00eb magjistratit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e Bic\u00ebs u konsiderua si dor\u00ebheqje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK q\u00eb vendosi m\u00eb 31 janar 2022 t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb procesin e vetingut ndaj tij. Gjithashtu, u vendos ndalimi i riem\u00ebrimit t\u00eb tij gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb ardhshme n\u00eb pozicione n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb barazvlefshme me ato q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb si kriter statusin e magjistratit.<\/p>\n<p>Bica e ankimoi vendimin duke e cil\u00ebsuar t\u00eb padrejt\u00eb dhe t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj. Gjat\u00eb seancave publike n\u00eb KPA, subjekti dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tij ligjor, avokati Klodian Sk\u00ebnderaj e cil\u00ebsuan vendimin e Komisionit me probleme n\u00eb p\u00ebrmbajtje dhe n\u00eb dispozit\u00eb, duke theksuar se \u00ebsht\u00eb \u201ccopy paste\u201d e nj\u00eb vendimi p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Bica k\u00ebrkoi nga Kolegji ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit dhe t\u00eb deklarohet nd\u00ebprerja e procedur\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar, pasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pamundur. Gjithashtu, ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ndryshohej edhe pjesa arsyetuese bazuar n\u00eb provat q\u00eb kishte depozituar.<\/p>\n<p>Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e Bic\u00ebs se ai nuk ka k\u00ebrkuar dor\u00ebheqje n\u00eb KLP. Po ashtu, ka rezultuar se referimi i Komisionit p\u00ebr mbarimin e statusit t\u00eb magjistratit p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes, nuk p\u00ebrputhet me vendimin e KLP-s\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA vler\u00ebson se situata faktike \u00ebsht\u00eb konstatuar gabimisht nga Komisioni dhe p\u00ebr t\u00eb kryer korrigjimin e nevojsh\u00ebm, si dhe p\u00ebr t\u2019i garantuar subjektit t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar e mbrojtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, \u00ebsht\u00eb kaluar shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb publike.<\/p>\n<p><strong>Debati p\u00ebr sanksionin<\/strong><\/p>\n<p>Bica e cil\u00ebson t\u00eb papranuesh\u00ebm dhe jo ligjor arsyetimin e Komisionit q\u00eb e ka konsideruar si dor\u00ebheqje k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dalje n\u00eb pension. Ai ka theksuar se ka respektuar t\u00eb drejt\u00ebn e pakufizuar t\u00eb njohur nga ligji p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension t\u00eb parakohsh\u00ebm dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb vendimi i KPK ka shkelur parimin e ligjshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Bica e kund\u00ebrshton arsyetimin dhe vendimarrjen e KPK-s\u00eb me pretendimin se mungon dor\u00ebheqja para KLP-s\u00eb. Sipas tij, dor\u00ebheqja duhet t\u00eb ishte me shkrim dhe n\u00eb referenc\u00eb t\u00eb ligjit q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb trajtohej si e till\u00eb. Subjekti ka k\u00ebmb\u00ebngulur se ka ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension t\u00eb parakohsh\u00ebm, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb pension pleq\u00ebrie i reduktuar. Ai pretendon se \u00ebsht\u00eb penalizuar pa ligj dhe se vendimi i Komisionit bie ndesh me Kushtetut\u00ebn, ligjet n\u00eb fuqi dhe me Konvent\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, KEDNj.<\/p>\n<p>\u201cDalja n\u00eb pension dhe \u2018dor\u00ebheqja\u2019 jan\u00eb dy institute q\u00eb nuk mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb nj\u00ebherazi, pasi p\u00ebrjashtojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. T\u00eb dyja k\u00ebto institute sjellin nd\u00ebrprerjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebs, por ato ndryshojn\u00eb kat\u00ebrcip\u00ebrisht me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, pasi dalja n\u00eb pension \u00ebsht\u00eb e lidhur domosdoshm\u00ebrisht me mosh\u00ebn \u2013 magjistrati duhet t\u00eb ket\u00eb mbushur mosh\u00ebn 60 vje\u00e7 dhe t\u00eb ket\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 30 vjet n\u00eb ushtrim t\u00eb funksionit si magjistrat \u2013 kushte q\u00eb subjekti i plot\u00ebson; nd\u00ebrsa dor\u00ebheqja shpreh vet\u00ebm nj\u00eb vullnet subjektiv dhe t\u00eb pakusht\u00ebzuar t\u00eb individit\u201d, argumentin Bica.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit vler\u00ebson se subjekti me vullnetin e tij ka l\u00ebn\u00eb detyr\u00ebn q\u00eb ushtronte p\u00ebrkundrejt mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar ushtrimin e funksionit. \u201cPasi me veprime konkrete, ka hequr dor\u00eb nga ushtrimi i tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ende nuk kishte mbushur mosh\u00ebn 67 vje\u00e7, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension t\u00eb plot\u00eb pleq\u00ebrie dhe t\u00eb vazhdonte t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn e t\u00eb g\u00ebzonte statusin e magjistratit edhe p\u00ebr disa vjet t\u00eb tjer\u00eb, duke plot\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kushtet p\u00ebr t\u00eb kualifikuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb faktike sipas parashikimit t\u00eb nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, arsyeton shumica.<\/p>\n<p>Kolegji shprehet se pajtohet me subjektin se \u201cdalja n\u00eb pension t\u00eb parakohsh\u00ebm pleq\u00ebrie\u201d nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me \u201cdor\u00ebheqjen nga detyra\u201d, por vler\u00ebson se mbarimi i statusit t\u00eb magjistratit p\u00ebr shkak t\u00eb daljes n\u00eb pension pleq\u00ebrie afekton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme dhe procesin e vetingut, duke sjell\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb humbjen e statusit si subjekt rivler\u00ebsimi ex officio dhe nd\u00ebrprerjen e procesit.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhur me vetingun shkaku subjektiv dhe ai objektiv i largimit nga detyra. \u201cN\u00eb momentin q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka shprehur q\u00ebndrimin e tij subjektiv p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb me vullnet t\u00eb lir\u00eb detyr\u00ebn e prokurorit dhe p\u00ebr t\u00eb mbaruar statusin e magjistratit q\u00eb e b\u00ebn at\u00eb subjekt t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ex officio, duhet t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe pasoj\u00ebn ligjore n\u00eb ecurin\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, sipas nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, konstaton shumica dhe v\u00ebren se kjo pasoj\u00eb ligjore i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur Bic\u00ebs nga Komisioni.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb KPA, gjyqtarja Mimoza Tasi vler\u00ebson ndryshe nga shumica, duke k\u00ebrkuar pranimin e ankimit t\u00eb subjektit. Ajo shprehet kund\u00ebr interpretimit t\u00eb shumic\u00ebs p\u00ebr shkaqet \u201cobjektive\u201d dhe \u201csubjektive\u201d t\u00eb largimit nga detyra dhe nd\u00ebrlidhjes s\u00eb tyre me procesin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebson se instituti i \u201cdor\u00ebheqjes\u201d dhe ai i \u201cdaljes n\u00eb pension\u201d, nuk mund t\u00eb aplikohen p\u00ebr analogji t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, n\u00eb funksion t\u00eb vijimit apo nd\u00ebrprerjes s\u00eb procesit t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve. Sipas saj, megjith\u00ebse t\u00eb dyja k\u00ebto institute sjellin nd\u00ebrprerjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebs, dallojn\u00eb qart\u00ebsisht nj\u00ebri nga tjetri pasi \u201cdalja n\u00eb pension t\u00eb parakohsh\u00ebm\u201d \u00ebsht\u00eb e lidhur domosdoshm\u00ebrisht me dy kushte ligjore, me mosh\u00ebn dhe me ushtrimin e funksionit t\u00eb magjistratit p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 30 vjet. \u201cKushte t\u00eb cilat, nga shqyrtimi i akteve n\u00eb fashikull, rezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit i plot\u00ebson\u201d, konstaton Tasi dhe arsyeton se \u201cdor\u00ebheqja\u201d \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shprehje e vullnetit t\u00eb subjektit kur egziston marrdh\u00ebnia e pun\u00ebs, por e pakusht\u00ebzuar me k\u00ebrkesa t\u00eb posa\u00e7me ligjore.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto dy institute, n\u00eb rastin kur nuk jan\u00eb t\u00eb parashikuara shprehimisht n\u00eb Kushtetut\u00eb apo n\u00eb ligj, nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin\u201d, shprehet pakica dhe e vler\u00ebson aplikimin e sanksionit si baz\u00eb ligjore t\u00eb \u201cdor\u00ebheqjes\u201d n\u00eb rastet e \u201cdaljes n\u00eb pension\u201d, si nj\u00eb penalizim pa ligj q\u00eb vjen ndesh me Kushtetut\u00ebn, legjislacionin dhe fuqi dhe me KEDNj.<\/p>\n<p>Tasi sjell n\u00eb v\u00ebmendje edhe faktin se dit\u00ebn e vendimarrjes s\u00eb KPK-s\u00eb, subjekti nuk e g\u00ebzonte m\u00eb de jure dhe as de facto statusin e magjistratit. Sipas saj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye vet\u00eb vendimi i Komisionit ka mbetur pa objekt.<\/p>\n<p>\u201cEdhe sikur t\u00eb pranohej teorikisht fakti q\u00eb subjekti mund t\u00eb pretendoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm fitimin p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb statusit t\u00eb magjistratit, [\u2026], ky k\u00ebrkim do ta penalizonte subjektin me cenim t\u00eb etik\u00ebs dhe figur\u00ebs s\u00eb agjistratit, duke iu referuar situat\u00ebs juridike t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr p\u00ebrfitimin e pensionit t\u00eb parakohsh\u00ebm, rrethan\u00eb kjo q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsohej domosdoshm\u00ebrisht nga k\u00ebto organe\u201d, argumenton Tasi duke e cil\u00ebsuar si hipotetike nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ajo i bashkohet pretendimit t\u00eb ish-prokurorit Petrit Bica se procesi i tij i rivler\u00ebsimit duhej t\u00eb ishte p\u00ebrfunduar pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, p\u00ebr shkak se objekti p\u00ebr t\u00eb cilin ka nisur procedura \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i pamundur.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi sanksionin e vendosur nga Komisioni ndaj ish-prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Petrit Bica q\u00eb i ndalon rikthimin e tij n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, megjith\u00ebse u konstatua shkelje e rend\u00eb procedurale n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut. Vendimarrja u arrit me shumic\u00eb votash, ku shumica e trupit gjykues [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71056,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[112,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Petrit-Bica-dhe-avokati-i-tij.jpg","fifu_image_alt":"Petrit Bica dhe avokati i tij n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71055"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71055"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71055\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71057,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71055\/revisions\/71057"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71056"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71055"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71055"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71055"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}