{"id":71058,"date":"2022-08-15T17:55:15","date_gmt":"2022-08-15T15:55:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-simon-pashkut-per-probleme-ne-kriterin-e-pasurise-u-gjet-i-drejte-nga-kpa\/2022\/08\/15\/"},"modified":"2023-04-06T15:16:05","modified_gmt":"2023-04-06T13:16:05","slug":"shkarkimi-i-simon-pashkut-per-probleme-ne-kriterin-e-pasurise-u-gjet-i-drejte-nga-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-simon-pashkut-per-probleme-ne-kriterin-e-pasurise-u-gjet-i-drejte-nga-kpa\/2022\/08\/15\/","title":{"rendered":"Shkarkimi i Simon Pashkut p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb u gjet i drejt\u00eb nga KPA"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara n\u00eb prova dhe n\u00eb ligj shkaqet e ngritura nga ish-drejtuesi i prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Simon Pashuku duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i KPK p\u00ebr shkarkimin e prokurorit Simon Pashuku u bazua n\u00eb mosjustifikimin e krijimit t\u00eb dy pasurive dhe likujditeteve. Sipas Komisionit, subjekti nuk arriti t\u00eb provonte me dokumente burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr 60 mij\u00eb euro, t\u00eb nj\u00eb objekti n\u00eb fshat, si dhe t\u00eb likujditeteve.<\/p>\n<p>Vendimi i Komisionit u ankimua nga Pashuku i cili ngriti shkaqe p\u00ebr natyr\u00ebn procedurale dhe pasurin\u00eb, duke pretenduar se \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar garantimi i paan\u00ebsis\u00eb n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij n\u00eb Komision dhe se masa e shkarkimit nuk mund t\u00eb merrej n\u00ebse nuk kishte deklaruar m\u00eb shum\u00eb se dyfishi i aseteve t\u00eb ligjshme q\u00eb zot\u00ebron. Po ashtu, ai pretendoi se nuk mund t\u00eb penaloziohej p\u00ebr pasuri t\u00eb krijuara para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji i vler\u00ebson t\u00eb pabazuara k\u00ebto pretendime dhe konkludon se nuk rezultojn\u00eb rrethana q\u00eb tregojn\u00eb se vendimi i Komisionit p\u00ebr shkarkimin e Pashukut \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnda. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, gjykimi ka vijuar n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, ku pasi jan\u00eb analizuar edhe shkaqet e ngritura p\u00ebr pasurin\u00eb, jan\u00eb rr\u00ebzuar si t\u00eb pambesht\u00ebtura.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 120 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr me vler\u00eb 60 mij\u00eb euro, Pashuku ka pretenduar se burimi i k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb 30 mij\u00eb euro ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kredi e marr\u00eb n\u00eb vitin 2008 n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb shlyer huat\u00eb e marra nga dy persona me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb kryer pagesa, si dhe dhurimet e pes\u00eb familjar\u00ebve n\u00eb vitin 2008, n\u00eb vler\u00ebn totale 41 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, subjekti ka deklaruar pron\u00ebsin\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb apartament dhe si burim ka sh\u00ebnuar kredin\u00eb 25 mij\u00eb euro dhe dhurime nga v\u00ebllai e motrat n\u00eb vitin 2008. N\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2012, ai ka sh\u00ebnuar se pages\u00ebn e vler\u00ebs 60 mij\u00eb e ka realizuar me kredin\u00eb 25 mij\u00eb euro dhe dhurimet nga familjar\u00ebt &#8211; p\u00ebrkat\u00ebsisht 20 mij\u00eb euro euro nga v\u00ebllai F.P; 8000 euro nga motra N.P.; nga 5000 euro prej motrave M.B. dhe M.L.; si dhe 3000 euro nga vjehrri J.M..<\/p>\n<p>Gjat\u00eb deklarimeve n\u00eb Komision, subjekti ka shpjeguar se p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstin e par\u00eb t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr kishte marr\u00eb nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn prej 1.4 milion\u00eb lek\u00ebsh nga znj M.D., nd\u00ebrsa kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me rezultatet e hetimit administrativ ka pretenduar se kishte marr\u00eb dhe nj\u00eb tjet\u00ebr hua nga shtetasi E.R, n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se Pashuku nuk i ka pasqyruar huat\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare t\u00eb vitit 2012 dhe n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d, por i ka pretenduar vet\u00ebm pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas KPA, Pashuku ka d\u00ebshtuar t\u00eb provonte burimin e ligjsh\u00ebm p\u00ebr tre nga pes\u00eb dhurimet. Kolegji vler\u00ebson se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d lidhur me burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarim i pasakt\u00eb konstatohet edhe lidhur me burimet e krijimit t\u00eb nj\u00eb pasurie tjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Shkodr\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb godin\u00eb me sip\u00ebrfaqe 56 m2 dhe pist\u00eb me sip\u00ebrfaqe 40 m2.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, subjekti ka sh\u00ebnuar nd\u00ebrtes\u00ebn me sip\u00ebrfaqe 56 m2 dhe pist\u00ebn me sip\u00ebrfaqe 40 m2 n\u00eb proces legalizimi, t\u00eb nd\u00ebrtuar s\u00eb bashku me v\u00ebllain, F. P..\u00a0 Komisioni ka konkluduar se Pashuku nuk ka deklaruar vler\u00ebn reale t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe nuk ka provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb investimit.<\/p>\n<p>Subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr mosdeklarimin e vler\u00ebs s\u00eb investimit; p\u00ebr mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve p\u00ebr bashk\u00ebpron\u00ebsin\u00eb me v\u00ebllain, pasi ka rezultuar se aplikimi dhe e gjith\u00eb korrespondenca me ALUIZNI-n ishte kryer nga dhe drejt subjektit; se kishte munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit provues ligjor p\u00ebr burimin e krijimit dhe pjes\u00ebn takuese t\u00eb investimit; si dhe kishte t\u00eb dh\u00ebna kontradiktore n\u00eb lidhje me sip\u00ebrfaqen e sakt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij nd\u00ebrtimi, investimin, si dhe vitin e kryerjes s\u00eb punimeve.<\/p>\n<p>Pashuku ka paraqitur si prov\u00eb n\u00eb nj\u00eb raport vler\u00ebsimi t\u00eb vitit 2019, sipas t\u00eb cilit vlera e punimeve t\u00eb objektit me sip\u00ebrfaqe 56.16 m2 dhe t\u00eb pist\u00ebs s\u00eb betonit 50 m2 t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb vitin 2001, ka kushtuar n\u00eb total 318 mij\u00eb lek\u00eb. Por, nga p\u00ebrllogaritja e vler\u00ebs s\u00eb investimit sipas standarteve t\u00eb EKB-s\u00eb p\u00ebr kostot e nd\u00ebrtimit n\u00eb vitin 2001, Kolegjit i ka rezultuar vlera rreth 1.3 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se Komisioni ka konkluduar munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme, por pa p\u00ebrcaktuar nj\u00eb vler\u00eb, Kolegji vler\u00ebson se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb duhet t\u00eb konfirmohet vet\u00ebm q\u00ebndrimi q\u00eb shkalla e par\u00eb ka mbajtur drejt deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb subjektit. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Kolegji \u00e7mon se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb \u201cveting\u201d, pasi nuk pasqyruar vler\u00ebn n\u00eb p\u00ebrputhje me detyrimin ligjor.<\/p>\n<p>Pashuku ka d\u00ebshtuar t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb edhe pretendimet p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb likujditeteve. Si burim p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 20 mij\u00eb euro, nj\u00eb llogarie 10 mij\u00eb euro dhe gjendjes cash 1.2 milion lek\u00eb, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga dh\u00ebnia me qira e nd\u00ebrtes\u00ebs dhe e pist\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn mars 2006 &#8211; dhjetor 2012, dh\u00ebn\u00eb qiradh\u00ebn\u00ebsit N. P. p\u00ebr ushtrim aktiviteti tregtar.<\/p>\n<p>Ai ka pretenduar se kontrata e qiras\u00eb me z. N. P. ka qen\u00eb verbale, e p\u00ebrt\u00ebrir\u00eb viti pas viti dhe se p\u00ebr pagimin e detyrimeve tatimore, ka qen\u00eb i detyruar qiramarr\u00ebsi. Subjekti ka pretenduar se nuk ishte n\u00eb dijeni n\u00ebse qiramarr\u00ebsi ishte regjistruar n\u00eb organet tatimore apo t\u00eb kishte paguar ose jo detyrimet. Po ashtu, Pashuku ka theksuar se i ka shlyer detyrimet tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qiraja.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se nuk q\u00ebndron pretendimi se nd\u00ebrtesa ishte dh\u00ebn\u00eb me qira p\u00ebr aktivitet tregtar, pasi qiramarr\u00ebsi i pretenduar rezulton t\u00eb ket\u00eb filluar aktivitetin n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme, n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA konkludon se nuk gjendet asnj\u00eb gjurm\u00eb dokumentare e koh\u00ebs q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb ekzistenc\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb qiras\u00eb, koh\u00ebzgjatjen apo shp\u00ebrblimin p\u00ebr qiran\u00eb mujore t\u00eb pretenduar, si edhe vet\u00eb p\u00ebrfitimin e shum\u00ebs prej 40 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Faturat tatimore t\u00eb shitjes s\u00eb mermerit t\u00eb bler\u00eb nga N.P. deri n\u00eb vitin 2014, si dhe libreza e energjis\u00eb elektrike nga rezultojn\u00eb pagesa p\u00ebr periudh\u00ebn 2009-2016, vler\u00ebsohen nga Kolegji se nuk p\u00ebrcaktojn\u00eb gjendjen e fakteve q\u00eb kan\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebnien e qiras\u00eb s\u00eb pretenduar n\u00eb vitet 2006 \u2013 2012.<\/p>\n<p>Sipas KPA, nuk q\u00ebndron as pretendimi p\u00ebr mosdijeni lidhur me mosregjistrimin e qiramarr\u00ebsit n\u00eb organet tatimore, pasi t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr \u00e7do subjekt tregtar jan\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr publikun. Pagesa e detyrimeve tatimore n\u00eb koh\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme vler\u00ebsohet e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara nga qiradh\u00ebnia e objektit.<\/p>\n<p>\u201cKolegji vler\u00ebson se pagesa e tatimit mbi qiran\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 24.10.2016, n\u00eb shum\u00ebn prej 501.000 lek\u00ebsh, p\u00ebrve\u00e7 se \u00ebsht\u00eb kryer pa shkak ligjor, kjo pages\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer tre muaj para dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs vetting, vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e llogarive bankare prej 20.000 eurosh dhe 11.054 eurosh, si dhe t\u00eb gjendjes cash prej 1.200.000 lek\u00ebsh, t\u00eb deklaruara n\u00eb deklarat\u00ebn vetting\u201d, vler\u00ebson Kolegji dhe konkludon se pagesa e vitit 2016 e tatimeve nuk e sh\u00ebron paligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave nga qiraja.<\/p>\n<p>Pretendimi i subjektit se k\u00ebto pasuri jan\u00eb krijuar para detyr\u00ebs s\u00eb prokurorit dhe nuk duhet ta ngarkojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb gjetur i pamjaftuesh\u00ebm nga Kolegji p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendimin e Komisionit, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e tij nga detyra p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara n\u00eb prova dhe n\u00eb ligj shkaqet e ngritura nga ish-drejtuesi i prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Simon Pashuku duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Vendimi i [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71059,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[112,149,299,300],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Simon-Pashuku-pas-shkarimit.jpg","fifu_image_alt":"Ish drejtuesi i prokuroris\u00eb Lezh\u00eb, Simon Pashuku","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71058"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71058"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71058\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71060,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71058\/revisions\/71060"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71059"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71058"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71058"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71058"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}