{"id":71061,"date":"2022-08-13T17:21:03","date_gmt":"2022-08-13T15:21:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-tre-qendrime-per-gjyqtarin-fatri-islamaj\/2022\/08\/13\/"},"modified":"2023-04-06T15:16:09","modified_gmt":"2023-04-06T13:16:09","slug":"kpa-u-nda-ne-tre-qendrime-per-gjyqtarin-fatri-islamaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-tre-qendrime-per-gjyqtarin-fatri-islamaj\/2022\/08\/13\/","title":{"rendered":"KPA u nda n\u00eb tre q\u00ebndrime p\u00ebr gjyqtarin Fatri Islamaj"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi m\u00eb 14 prill 2022 q\u00eb t\u00eb rikthej\u00eb n\u00eb detyr\u00eb gjyqtarin e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatri Islamaj, duke e rr\u00ebzuar si t\u00eb padrejt\u00eb dhe t\u00eb pabazuar vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit q\u00eb e shkarkoi at\u00eb nga detyra p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Konfirmimi u vendos me shumic\u00eb votash, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u paraqit\u00ebn dy mendime t\u00eb ndryshme n\u00eb pakic\u00eb nga dy prej an\u00ebtareve t\u00eb trupit gjykues q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb Islamajt, ku n\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtohet konkluzioni i shumic\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb tjetrin arsyetohet se subjekti Islamaj ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji ri\u00e7eli dhe mbylli dy her\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr Islamajn. N\u00eb nj\u00eb rast, shqyrtimi u ri\u00e7el pas paraqitjes s\u00eb nj\u00eb opinoni nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, i cili v\u00ebrejti se mbetej i pakontestuar fakti se Islamaj ka g\u00ebzuar p\u00ebrdorimin e apartamentit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait p\u00ebr gjasht\u00eb vite.<\/p>\n<p>Duke iu referuar Aneksit t\u00eb Kushtetu\u00ebs, ONM shprehet se ekziston parimi i barazimit t\u00eb pasurive q\u00eb zot\u00ebrohen formalisht prej subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe atyre q\u00eb jan\u00eb thjesht n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb tyre, edhe pse t\u00eb regjistruara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dikujt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ky barazim \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr efektivitetin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pasi p\u00ebrdorimi informal i pasurive do t\u00eb ishte \u201ckal\u00eb troje\u201d q\u00eb do t\u2019u sh\u00ebrbente subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u2019iu shmangur verifikimit t\u00eb duhur.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar gjithashtu shton se Komisioni n\u00eb vendim, nuk p\u00ebrjashton plot\u00ebsisht mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit t\u00eb jet\u00eb realisht pronari p\u00ebrfitues i k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore publike m\u00eb 12 prill 2022, Islamaj mbajti q\u00ebndrim ndaj opinionit t\u00eb ONM-s\u00eb, duke p\u00ebrs\u00ebritur se ka sqaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar, marr\u00ebdh\u00ebnien e qiras\u00eb dhe se kishte depozituar prova q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr financimin e apartamentit.<\/p>\n<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit q\u00eb konfirmoi n\u00eb detyr\u00eb Islamajn p\u00ebrb\u00ebhet nga kryesuesi Sokol \u00c7omo dhe an\u00ebtaret Albana Shtylla dhe Ina Rama. Relatorja Natasha Mulaj dhe an\u00ebtarja Rezarta Schuetz dol\u00ebn n\u00eb pakic\u00eb, duke k\u00ebrkuar l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit, por secila me arsyetim t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Dy vler\u00ebsime p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Debati n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb n\u00eb Kolegj zhvillohet m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb nga babai i gjyqtarit Islamaj n\u00eb vitin 2010, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka deklaruar se e ka p\u00ebrdorur kundrejt qiras\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2011-2017.<\/p>\n<p>Pasi nuk \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion marr\u00ebdh\u00ebnia e qiras\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs, KPK ka arsyetuar se duhet t\u00eb konsiderohet t\u00eb pakt\u00ebn si nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huap\u00ebrdorjeje q\u00eb sjell si pasoj\u00eb kategorizimin e babait t\u00eb Islamajt si person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur dhe passjell detyrimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk provohet mund\u00ebsia e babait t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Islamaj e kund\u00ebrshtoi vendimin e Komisionit lidhur me detyrimin ligjor q\u00eb i \u00ebsht\u00eb ngarkuar p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, si dhe mbi mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb babait t\u00eb tij n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryefamiljarit p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie. Ai pretendoi n\u00eb KPK dhe n\u00eb Kolegj se e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb pasuri kundrejt nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie qiraje dhe se nuk ka pasur detyrimin ligjor p\u00ebr ta deklaruar, pasi shuma q\u00eb paguante nuk e kalonte vler\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Kolegji ashtu si KPK arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk ka pasur nj\u00eb marrdh\u00ebnie qiraje p\u00ebr p\u00ebrdorimin e apartamentit. K\u00ebt\u00eb konkluzion shumica e bazon n\u00eb faktin se mes babait t\u00eb subjektit dhe v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij ekziston ndjenja e mb\u00ebshtetjes reciproke t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve ndaj prind\u00ebrit dhe anasjellas.<\/p>\n<p>Po ashtu, evidentohet fakti se subjekti n\u00eb nj\u00eb deklarim t\u00eb kryer n\u00eb vitin 2014 n\u00eb ILDKPKI ka sqaruar se prej vitit 2011 jeton p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb apartamentin e t\u00eb atit, por nuk ka shpjeguar ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e qiras\u00eb, si dhe nuk ka rezultuar asnj\u00eb dokument p\u00ebr shlyrjen e detyrimeve financiare.<\/p>\n<p>Por shumica e konsideron t\u00eb pabazuar dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me jurispudenc\u00ebn e KPA konkluzionin e Komisionit se marr\u00ebdh\u00ebnia e huap\u00ebrdorjes e b\u00ebn baban\u00eb e subjektit person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur. \u201c\u2026Gabon n\u00eb kualifikimin e k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje si n\u00ebnkategori e parashikuar nga neni 32, pika 4 e ligjit nr. 84\/2016, q\u00eb \u00e7on subjektin e rivler\u00ebsimit n\u00eb detyrimin p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie sipas k\u00ebtij parashikimi ligjor\u201d, arsyeton shumica dhe vler\u00ebson se Islamaj nuk ka pasur detyrim ligjor p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Kolegji ka kryer analiz\u00ebn financiare t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb babait p\u00ebr porositjen e banes\u00ebs \u00a0n\u00eb vitin 2010 kundrejt \u00e7mimit 50 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, Kolegji e cil\u00ebson t\u00eb bazuar pretendimin e subjektit p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga babai nga shitja e kuotave t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb themeluar prej tij n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2006.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb ardhurat e tre v\u00ebllez\u00ebrve, megjith\u00ebse n\u00eb vitin 2014 subjekti ka deklaruar n\u00eb ILDKPKI se kan\u00eb kontribuar dy prej tyre. \u201c\u2026Nuk p\u00ebrb\u00ebn shkak p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb tij, pasi ai ka qen\u00eb an\u00ebtar i familjes dhe, n\u00eb referenc\u00eb t\u00eb jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme, duhet trajtuar n\u00eb kushtet e ekonomis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt familjare,\u201d vler\u00ebson shumica dhe i ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait A.I., si dhe investimet dhe shpenzimet e kryera prej tij deri n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Pas kryerjes s\u00eb analiz\u00ebs financiare n\u00eb Kolegj bazuar edhe n\u00eb dokumentet e dor\u00ebzuara nga subjekti p\u00ebr t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve, p\u00ebrfshi dhe t\u00eb nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve q\u00eb jeton n\u00eb Zvic\u00ebr, ka rezultuar se ata kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja Rezarta Schuetz ka dal\u00eb kund\u00ebr shumic\u00ebs n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, duke \u00e7muar se subjekti nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter. Sipas saj, shumica pranoi pretendime deklarative p\u00ebr t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb cilat nuk u provua shuma dhe as d\u00ebrgimet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebson ashtu si shumica se, subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb dot marrdh\u00ebnien e qiras\u00eb p\u00ebr apartamentin, por shprehet kund\u00ebr lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e babait t\u00eb Islamajt p\u00ebr blerjen e apartamentit me burime t\u00eb ligjshme. Shcuetz shton se babai i subjektit ka bler\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr apartament n\u00eb vitin 2007 kundrejt \u00e7mimit 56 mij\u00eb e 700 euro.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpos k\u00ebtyre dy apartamenteve, babai i subjektit, pensionist prej vitit 1998, ka n\u00eb pron\u00ebsi dhe ka pasur t\u00eb regjistruara nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktivitetesh private, t\u00eb gjitha pasi subjekti \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtar\u201d, shton Schuetz dhe v\u00ebren se megjith\u00ebse babai i Islamajt ka qarkulluar shuma t\u00eb konsiderueshme, KPK nuk ka kryer asnj\u00eb hetim p\u00ebr k\u00ebto veprimtari.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Schuetz konstaton se megjith\u00ebse babai i subjektit ka pretenduar n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2019 t\u00eb hartuar gjat\u00eb hetimit administrativ se, p\u00ebr blerjen e apartamentit kan\u00eb kontribuar kat\u00ebr f\u00ebmijt\u00eb e tij t\u00eb tjer\u00eb, ve\u00e7 gjyqtarit Islamaj, ka qen\u00eb vet\u00ebm ky i fundit q\u00eb e ka p\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>Ajo shprehet se ndan t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me opinionin e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar lidhur me faktin se KPK nuk e ka p\u00ebrjashtuar plot\u00ebsisht mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit t\u00eb jet\u00eb realisht pronari p\u00ebrfitues i k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Sipas saj, shumica u bazua n\u00eb kryerjen e analiz\u00ebs financiare n\u00eb pretendimet deklarative t\u00eb subjektit, pasi ai nuk ka depozituar asnj\u00eb dokument apo prov\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e transferimit t\u00eb vlerave nga v\u00ebllai q\u00eb jeton n\u00eb Zvic\u00ebr, tek babai.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb total, flitet p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej p\u00ebrreth 115 mij\u00eb eurosh t\u00eb d\u00ebrguara cash n\u00eb Shqip\u00ebri nga z. F. I., n\u00eb periudh\u00ebn kohore 2002-2007, e cila nuk ka l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb gjurm\u00eb dokumentare, qoft\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr apo n\u00eb Shqip\u00ebri,\u201d konstaton Schuetz dhe shton se t\u00ebrheqjet e shumave duhej t\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn gjurm\u00eb n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cU k\u00ebrkua dhe u pranua nj\u00eb skenar i paqart\u00eb dhe alogjik faktesh, ndon\u00ebse me pesh\u00eb vendimtare n\u00eb faz\u00ebn e procesit n\u00eb Kolegj p\u00ebr rivler\u00ebsimin e subjektit\u201d, vler\u00ebson Schuetz dhe ka votuar p\u00ebr shkarkimin e Islamajt p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjatuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mendimi ndryshe p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Natasha Mulaj n\u00eb pakic\u00eb ka votuar kund\u00ebr ndryshimit t\u00eb vendimit t\u00eb KPK, duke k\u00ebrkuar l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebson se nga shqyrtimi i akteve t\u00eb hetimit administrativ i kryer n\u00eb Komision, duket se Islamaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb b\u00ebj\u00eb deklarimin e tij n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb. Mulaj v\u00ebren se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka informuar se subjektit i \u00ebsht\u00eb revokuar viza amerikane m\u00eb 26 janar 2017, por kjo rrethan\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, pasi Islamaj e ka plot\u00ebsuar nj\u00eb dit\u00eb para, m\u00eb dat\u00eb 25 janar.<\/p>\n<p>Mulaj konstaton se shpjegimet e Islamajt n\u00eb Komision dhe n\u00eb Kolegj p\u00ebr arsyen e revokimit t\u00eb viz\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pamjaftueshme dhe se nuk i p\u00ebrgjigjeshin problematik\u00ebs s\u00eb ngritur. Sipas saj, subjekti ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb telefonuar n\u00eb fund t\u00eb muajit t\u00eb janarit 2017 nga zyra konsullore, ku \u00ebsht\u00eb ftuar t\u00eb paraqitej pas dy dit\u00ebsh, por pa shpjeguar arsyen e takimit dhe dat\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb kontaktuar.<\/p>\n<p>Arsyet e dh\u00ebna nga subjekti se revokimi i viz\u00ebs ka ardhur si rezultat i nj\u00eb lapsusi gjat\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb formularit t\u00eb aplikimit p\u00ebr viz\u00eb emigruese; mosp\u00ebrmendja e dat\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb kontaktuar nga ambasada p\u00ebr t\u2019u paraqitur; fakti se \u00ebsht\u00eb ftuar zyrtarisht nga ambasada p\u00ebr t\u2019u paraqitur m\u00eb dat\u00eb 26 janar 2017; si dhe dor\u00ebzimi i deklarat\u00ebs s\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb m\u00eb dat\u00eb 25 janar, megjith\u00ebse kishte pasur koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme n\u00eb dispozicion &#8211; vler\u00ebsohen prej Mulajt si rrethana q\u00eb shtojn\u00eb dyshimet se dor\u00ebzimi i deklarat\u00ebs s\u00eb figur\u00ebs m\u00eb 25 janar, \u00ebsht\u00eb kryer me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shmangej deklarimi i revokimit t\u00eb viz\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Mulaj \u00e7mon se vendimi i Komisionit p\u00ebr shkarkimin e Islamajt duhej t\u00eb lihej n\u00eb fuqi, por me arsyetim ndryshe, q\u00eb lidhet me deklarimin e pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi m\u00eb 14 prill 2022 q\u00eb t\u00eb rikthej\u00eb n\u00eb detyr\u00eb gjyqtarin e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatri Islamaj, duke e rr\u00ebzuar si t\u00eb padrejt\u00eb dhe t\u00eb pabazuar vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit q\u00eb e shkarkoi at\u00eb nga detyra p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. Konfirmimi u vendos me shumic\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71062,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[125,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fatri-Islamaj.jpg","fifu_image_alt":"Fatri Islamaj pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71061"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71061"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71061\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71063,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71061\/revisions\/71063"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71062"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71061"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71061"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71061"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}