{"id":71064,"date":"2022-08-11T18:08:24","date_gmt":"2022-08-11T16:08:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-konfirmon-deklarimin-e-rreme-e-te-pamjaftueshem-te-marsela-balilit-per-pasurine\/2022\/08\/11\/"},"modified":"2023-04-06T15:16:29","modified_gmt":"2023-04-06T13:16:29","slug":"kpa-konfirmon-deklarimin-e-rreme-e-te-pamjaftueshem-te-marsela-balilit-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-konfirmon-deklarimin-e-rreme-e-te-pamjaftueshem-te-marsela-balilit-per-pasurine\/2022\/08\/11\/","title":{"rendered":"KPA konfirmon deklarimin e rrem\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb Marsela Balilit p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i gjeti t\u00eb drejt\u00eb thuajse t\u00eb gjith\u00eb konkluzionet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, Marsela Balili, duke \u00e7muar se ajo d\u00ebshtoi t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb pasurive q\u00eb zot\u00ebron.<\/p>\n<p>Balili u shkarkua nga detyra m\u00eb 17 janar 2020 prej KPK p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebr fshehje burimesh financiare dhe balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Balili \u00ebsht\u00eb larguar edhe m\u00eb par\u00eb nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb vitin 2009, ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb e pezulloi nga detyra, pasi ndaj saj dhe bashk\u00ebshortit prokuror, Aleksand\u00ebr Plepi, u regjistrua nj\u00eb procedim penal p\u00ebr korrupsion. N\u00eb fund t\u00eb atij procesi, Balili u shpall e pafajshme dhe u rikthye n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrsa bashk\u00ebshorti u d\u00ebnua me 1 vit burg.<\/p>\n<p>KPA i ka gjetur t\u00eb pabazuara pretendimet e Balilit p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb parimeve t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor dhe t\u00eb aspekteve procedurale, duke vendosur t\u00eb vijoj\u00eb ta shqyrtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi.<\/p>\n<p>Ish-gjyqtarja Balili e ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e KPK-s\u00eb p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 72.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2002 kundrejt shum\u00ebs 3.6 milion\u00eb lek\u00eb, rezultat q\u00eb ka sjell\u00eb efekt negativ n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2003, Balili ka deklaruar si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb ardhurat nga paga dhe t\u00eb tjera. Nd\u00ebrsa bashk\u00ebshorti ka deklaruar si burime \u201ct\u00eb ardhura normale t\u00eb krijuara dhe t\u00eb mbledhura n\u00eb vite nga ndihmesa e babait, me profesion teknik nd\u00ebrtimi me licenc\u00eb, vjehrrit q\u00eb ka punuar disa vite n\u00eb emigracion n\u00eb Itali, n\u00eb profesion mekanik, si dhe t\u00eb ardhura modeste t\u00eb mbledhura dhe t\u00eb kursyera personalisht edhe nga mosb\u00ebrja e ceremonis\u00eb s\u00eb dasm\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Pasi \u00ebsht\u00eb njohur me rezultatet e hetimit paraprak n\u00eb Komision, Balili ka deklaruar se vlerat q\u00eb i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr mobilimin e apartamentit, nd\u00ebrsa banesa \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga pagat. N\u00eb vendimin e KPA thuhet se subjekti nuk ka paraqitur n\u00eb Komision prova p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve p\u00ebr dhurimet, prej nga \u00ebsht\u00eb konkluduar pamund\u00ebsi e tyre p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs totale 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka paraqitur n\u00eb Kolegj akte me t\u00eb cilat ka synuar t\u00eb provoj\u00eb se prind\u00ebrit e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e vler\u00ebs 600 mij\u00eb lek\u00eb, por ato nuk jan\u00eb konsideruar prej KPA, pasi Balili nuk ka provuar se nuk ka pasur faj p\u00ebr mosdor\u00ebzimin e tyre n\u00eb Komision.<\/p>\n<p>Duke konsideruar paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb deklarime t\u00eb Balilit lidhur me destinacionin e kontributit t\u00eb prind\u00ebrve; p\u00ebrcaktimin e shum\u00ebs vet\u00ebm pas rezultateve t\u00eb hetimit; munges\u00ebn e paraqitjes s\u00eb dokumentacionit provues n\u00eb koh\u00ebn e k\u00ebrkuar nga Komisioni; por edhe n\u00eb faktin se dokumentet e paraqitura n\u00eb ankim nuk do ta sh\u00ebronin bilancin negativ &#8211; Kolegji e gjen t\u00eb drejt\u00eb q\u00ebndrimin KPK-s\u00eb p\u00ebr mosp\u00ebrfshirjen e vler\u00ebs 600 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 72 m2.<\/p>\n<p>KPA \u00e7mon t\u00eb pabazuar edhe pretendimin p\u00ebr uljen e kostove t\u00eb jetes\u00ebs, vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Balili ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb mbuluar prej prind\u00ebrve. Ashtu si KPK, edhe Kolegji konkludon se prind\u00ebrit e subjektit nuk kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb familje me 4 persona.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, bashk\u00ebshorti e ushtronte funksionin jasht\u00eb qytetit ku jetonin prind\u00ebrit e saj dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ishte e pamundur q\u00eb shpenzimet t\u00eb mbuloheshin prej k\u00ebtyre t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPA e gjen t\u00eb drejt\u00eb pretendimin p\u00ebr korrigjimin e vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrllogaritur nga Komisioni p\u00ebr periudh\u00ebn e barr\u00eblindjes dhe nga \u201cpaaft\u00ebsia n\u00eb pun\u00eb\u201d, ato jan\u00eb konsideruar me efekt minimal n\u00eb analiz\u00ebn financiare, ng aka mbetur pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 72 m2 n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>Kolegji ka gjetur t\u00eb pabazuara edhe pretendimet e subjektit n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb konkluzioneve t\u00eb KPK lidhur me apartamentin duplex me sip\u00ebrfaq\u00ebe totale 196,5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 kundrejt \u00e7mimit 125 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Balili nuk ka deklaruar sakt\u00eb marrdh\u00ebnien kontraktuale me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese \u00a0n\u00eb vitin 2007 dhe pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, si dhe nuk provohet q\u00eb fondet e sigurura nga kredia, nga nj\u00eb hua dhe ato nga shitja e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 72 m2 t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit duplex, duke rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Mosdeklarimin e porositjes dhe t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2007, Balili e ka juistifikuar me faktin se apartamenti nuk ishte ende pron\u00eb e saj. Ajo ka pretenduar se aktmarrveshja dhe shlyerja e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro nuk kan\u00eb sjell\u00eb ndryshim t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Por, Kolegji \u00e7mon se lidhja e kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb s\u00eb apartamentit duplex prej bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2007 dhe kryerja e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb qartazi pasqyron lindjen e detyrimeve financiare t\u00eb subjektit deklarues ndaj nj\u00eb personi juridik.<\/p>\n<p>KPA \u00e7mon se mospasqyrimi i k\u00ebtyre veprimeve v\u00ebshtir\u00ebson procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe e b\u00ebn t\u00eb pamundur krijimin e bindjes p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimit t\u00eb subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, situata b\u00ebhet m\u00eb e paqart\u00eb edhe p\u00ebr faktin se kredia 40 mij\u00eb euro q\u00eb pretendohet prej subjektit se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb duplex-it, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr porositjen n\u00eb vitin 2007 t\u00eb nj\u00eb apartamanti tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 128 m2.<\/p>\n<p>Po ashtu, trupi gjykues i KPA v\u00ebren se pagesa e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb 40 mij\u00eb euro p\u00ebr apartamentin duplex, q\u00eb pretendohet prej subjektit se ka burim kredin\u00eb, \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb ka mbetur e padokumentuar.<\/p>\n<p>Balili ka pretenduar se kontrata e porosis\u00eb p\u00ebr apartamentin tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb lidhur me q\u00ebllim disbursimin e kredis\u00eb 40 mij\u00eb euro dhe se ajo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb nga nj\u00eb tjet\u00ebr person.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Kolegji gjen bind\u00ebs faktin se subjekti nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb bler\u00ebsi final i apartamentit me sip\u00ebrfaqe 128 m2 t\u00eb prenotuar n\u00eb vitin 2007, nuk \u00ebsht\u00eb gjetur informacion i besuesh\u00ebm lidhur me koh\u00ebzgjatjen e ekzistenc\u00ebs s\u00eb kontrat\u00ebs dhe arsyeve t\u00eb zgjidhjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>KPA \u00e7mon se mosdeklarimet me korrekt\u00ebsi n\u00eb vite sjellin pamund\u00ebsi t\u00eb verifikimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb deklarimeve n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe konludon se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb paplot\u00eb lidhur me p\u00ebrdorimin e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Balili nuk ka arritur t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb edhe konkluzionin tjet\u00ebr t\u00eb Komisionit p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtetimit t\u00eb burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb huaje 40 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga shtetasi M.M. n\u00eb vitin 2011, vler\u00eb q\u00eb sipas subjektit ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit duplex.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim subjekti ka dor\u00ebzuar dokumente p\u00ebr t\u00eb provuar mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 40 mij\u00eb euro me burime t\u00eb ligjshme, por Kolegji konstaton se ajo ka ndryshuar deklarimet p\u00ebrsa i p\u00ebrket burimit t\u00eb krijimit t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua.<\/p>\n<p>Balili ka pretenduar n\u00eb Komision se ajo nuk mund t\u00eb ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr munges\u00ebn e dividentit nga shoq\u00ebria e huadh\u00ebn\u00ebsit, nd\u00ebrsa n\u00eb Kolegj ka dor\u00ebzuar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb provuar mund\u00ebsin\u00eb e shtetasit M.M. p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e individit.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se mungesa e koherenc\u00ebs n\u00eb deklarimet esubjektit, e b\u00ebn t\u00eb pabesuesh\u00ebm pretendimin e ngritur n\u00eb ankim se si burim i t\u00eb ardhurave duhen konsideruar ato q\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi ka p\u00ebrfituar si individ dhe jo ato nga aktiviteti i shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPA sqaron se ka kryer analiz\u00eb edhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e shtetasit M.M. p\u00ebr dh\u00ebnien e shumc\u00ebs 40 mij\u00eb euro si individ, por ka rezultuar s\u00ebrish pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Balili ka d\u00ebshtuar t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 72 m2 kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr duplex-in. Sipas KPA, rezulton se pjesa m\u00eb e madhe e pagesave t\u00eb k\u00ebsteve nga ana e bler\u00ebses s\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 72 m2 jan\u00eb realizuar pas p\u00ebrfundimit t\u00eb likuidimit t\u00eb k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit duplex.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar edhe nj\u00eb pretendim tjet\u00ebr se pagesat jan\u00eb kryer me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit, rrethan\u00eb e pretenduar nga subjekti gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>\u201cKy pretendim \u00ebsht\u00eb ngritur gjithashtu p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pasi subjektit i ka kaluar barra e prov\u00ebs lidhur me k\u00ebt\u00eb burim, duke e vendosur gjithashtu k\u00ebt\u00eb pretendim n\u00eb nj\u00eb nivel deklarativ e t\u00eb paprovuar me dokumentacion t\u00eb koh\u00ebs\u201d, konstaton KPA dhe shton se Balili nuk ka mundur t\u00eb provoj\u00eb se bashk\u00ebshorti ka pasur t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb fondeve t\u00eb siguruara nga shitja e apartamentit t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nisur nga deklarimet e burimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb pretenduara prej Balilit pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs gjat\u00eb hetimit administrativ, me ato t\u00eb sh\u00ebnuara n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, Kpolegji \u00e7mon se ajo ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Kolegji konkludon se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pagimin e shum\u00ebs prej 61 mij\u00eb eurosh n\u00eb vitin 2012, si edhe n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket burimit t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr financimin e k\u00ebsaj pagese.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb moskonsiderimit t\u00eb huas\u00eb 40 mij\u00eb euro nga shtetasi M.M., Balili \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cFord Fiesta\u201d p\u00ebr \u00e7mimin 4000 euro, pasi nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj vlere \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim krijimi.<\/p>\n<p>KPA konstaton se n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb subjekti dhe bashk\u00ebshorti jan\u00eb pezulluar nga detyra, kan\u00eb vijuar t\u00eb kryejn\u00eb investime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr banimin duke u zhvendosur n\u00eb apartamentin duplex, me vler\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga ai ekzistues.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji konfirmon rezultatet negative t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb Komisionit, sipas s\u00eb cil\u00ebs subjekti i rivler\u00ebsimit ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e investimeve dhe mbulimin e shpenzimeve n\u00eb vitet 2010, 2011-2012, 2013, 2014, 2015 dhe 2016 n\u00eb vler\u00ebn totale 17.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i gjeti t\u00eb drejt\u00eb thuajse t\u00eb gjith\u00eb konkluzionet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, Marsela Balili, duke \u00e7muar se ajo d\u00ebshtoi t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb pasurive q\u00eb zot\u00ebron. Balili u shkarkua nga detyra m\u00eb 17 janar [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71065,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[162,107,112,301],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Marsela-Balili.jpg","fifu_image_alt":"Ish-gjyqtarja Marsela Balili | Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71064"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71064"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71064\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71066,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71064\/revisions\/71066"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71065"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71064"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71064"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71064"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}