{"id":71070,"date":"2022-08-10T14:51:25","date_gmt":"2022-08-10T12:51:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konkluzionet-e-kpk-per-profesionalizmin-e-elona-alvores-ankimohen-ne-kolegj\/2022\/08\/10\/"},"modified":"2023-04-06T15:16:40","modified_gmt":"2023-04-06T13:16:40","slug":"konkluzionet-e-kpk-per-profesionalizmin-e-elona-alvores-ankimohen-ne-kolegj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konkluzionet-e-kpk-per-profesionalizmin-e-elona-alvores-ankimohen-ne-kolegj\/2022\/08\/10\/","title":{"rendered":"Konkluzionet e KPK p\u00ebr profesionalizmin e Elona Alvor\u00ebs ankimohen n\u00eb Kolegj"},"content":{"rendered":"<p>Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 9 gusht vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores s\u00eb Vlor\u00ebs, Elona Alvora duke k\u00ebrkuar rikontroll t\u00eb konkluzioneve t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr kriterin profesional. N\u00eb k\u00ebrkimin p\u00ebrfundimtar, Nino k\u00ebrkon ndryshimin ose l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Prokurorja Elona Alvora u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb prej KPK m\u00eb 7 qershor 2022, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u transferuan p\u00ebr inspektim n\u00eb institucionin e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb hetuara nga subjekti.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar me 31 maj, Alvora u p\u00ebrball me gjetjet p\u00ebr deklarime t\u00eb kund\u00ebrta lidhur me vendbanimin, si dhe p\u00ebr zvarritje t\u00eb hetimeve dhe rr\u00ebzimin e vendimmarrjeve t\u00eb saj nga gjykata.<\/p>\n<p>Komisionerja Nino sqaron se bazuar n\u00eb legjislacionin p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve lidhur me hetimin profesional, ka marr\u00eb n\u00eb vler\u00ebsim ato gjetje dhe konstatime q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me natyr\u00ebn procedurale, me ndikim n\u00eb efiktivitetin dhe aft\u00ebsin\u00eb e ndjekjes penale, t\u00eb drejtat procedurale t\u00eb pal\u00ebve, respektimin e afateve dhe t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb procedim e gjykim t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim konstatohet se KPK n\u00eb arsyetimin e vendimit ku ka disponuar me konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Alvor\u00ebs, pasqyron faktin se ka analizuar dhjet\u00eb denoncime, por se \u00ebsht\u00eb ndaluar vet\u00ebm n\u00eb dy prej tyre. Po ashtu, Komisionerja evidenton se Komisioni nuk ka administruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb akteve dhe vendimeve gjyq\u00ebsore mbi t\u00eb cilat ka vler\u00ebsuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e hetuara nga subjekti, t\u00eb denoncuara prej publikut.<\/p>\n<p>Nino e \u00e7mon hetimin administrativ t\u00eb Komisionit p\u00ebr profesionalizmin t\u00eb paplot\u00eb dhe jo shterues. Ajo shton se edhe provat e paraqitura nga subjekti p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar barr\u00ebn e prov\u00ebs nuk jan\u00eb bind\u00ebse dhe i k\u00ebrkon Kolegjit q\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsoj\u00eb gjetjet p\u00ebr gjasht\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb hetuara nga subjekti.<\/p>\n<p>Sipas ankimit, administratori i nj\u00eb shoq\u00ebrie e ka denoncuar subjektin n\u00eb KPK se ajo ka zvarritur me q\u00ebllim hetimin p\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim penal t\u00eb vitit 2020 p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cshkelja e t\u00eb drejtave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb industriale\u201d, por KPK nuk ka dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shprehur lidhur me k\u00ebt\u00eb denoncim.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim p\u00ebrshkruhet ecuria e verifikimit t\u00eb kall\u00ebzimit t\u00eb denoncuesit, prej heqjes dor\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb par\u00eb q\u00eb ka verifikuar \u00e7\u00ebshtjen, deri n\u00eb vendimin e Alvor\u00ebs p\u00ebr vendimin e \u201cmosfillimit t\u00eb procedimit penal\u201d.<\/p>\n<p>Ky vendim i subjektit \u00ebsht\u00eb ankimuar nga kall\u00ebzuesi, t\u00eb cilit gjykata i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb duke urdh\u00ebruar shfuqizimin e vendimit p\u00ebr \u201cmosfillimin e procedimit\u2026\u201d dhe kryerjen e veprimeve hetimore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ankimi i subjektit kund\u00ebr vendimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Apeli n\u00eb vitin 2021. N\u00eb k\u00ebto kushte, n\u00eb janar t\u00eb vitit 2022, Alvora ka nxjerr\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr regjistrimin e procedimit penal.<\/p>\n<p>Nino vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb verifikohet n\u00ebse veprimet e nd\u00ebrmarra nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedim penal jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb standarteve lidhur me aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb hetuar, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb urdh\u00ebra dhe vendime.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim Nino mban edhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale p\u00ebr \u201cnd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d dhe \u201cpushtim toke\u201d, t\u00eb filluar n\u00eb muajin korrik 2017, q\u00eb vijon t\u00eb jet\u00eb ende n\u00eb gjendjen e hetimit paraprak.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, vendimarrja e prokurores Alvora p\u00ebr \u201cmosfillimin e procedimit penal\u201d \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga gjykata q\u00eb ka p\u00ebrcaktuar detyra konkrete. Subjekti ka deklaruar n\u00eb Komision se jan\u00eb ezauruar mund\u00ebsit\u00eb e momentit fillestar p\u00ebr t\u00eb kryer veprime hetimore dhe se do t\u00eb duhet t\u00eb angazhohen strukturat e rendit me q\u00ebllim hapjen e dosjeve policore p\u00ebr t\u00eb vijuar me grumbullimin e informacionit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm, q\u00eb sipas saj kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pamundura kur \u00ebsht\u00eb vendosur pezullimi i \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Komisionerja v\u00ebren se n\u00eb vitin 2017, Alvora ka bashkuar dy procedime dhe \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb regjistruar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cfalsifikimi i dokumenteve\u201d. N\u00eb vitin 2019 subjekti i \u00ebsht\u00eb drejtuar gjykat\u00ebs me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pushim, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar. Pas ankimit t\u00eb kryer nga denoncuesi, Apeli ka vendosur ndryshimin e vendimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb duke konstatuar se prokuroria nuk i kishte kyer t\u00eb gjitha veprimet hetimore t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, Alvora ka nxjerr\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr \u201crifillimin e hetimit paraprak\u201d me q\u00ebllim kryerjen e hetimeve t\u00eb urdh\u00ebruara nga gjykata. Gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision, subjekti \u00ebsht\u00eb shprehur se ky procedim \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb process, pasi nuk po gjendet dokumenti origjinal me q\u00ebllim t\u00eb b\u00ebhet ekspertimi i tij p\u00ebr falsitet t\u00eb plot\u00eb apo t\u00eb pjessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisionerja Nino vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb verifikohet n\u00ebse veprimet e nd\u00ebrmarra nga subjekti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale prej dhjetorit t\u00eb vitit 2017 e n\u00eb vijim jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb standarteve profesionale. \u201c\u2026v\u00ebrehen afate kohore t\u00eb pajustifikueshme n\u00eb drejtim t\u00eb zbatimit t\u00eb vendimit gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb\u201d, konstaton Nino.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisionerja k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb verifikohen veprimet e subjektit n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb filluar n\u00eb vitin 2015 dhe t\u00eb p\u00ebrfunduar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb n\u00eb 2021-in. N\u00eb ankim sqarohet se denoncuesja ka kryer kall\u00ebzim n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cnd\u00ebrtim i paligjsh\u00ebm\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb regjisruar si procedim nga subjekti p\u00ebr \u201cpushtim toke\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016, Alvora e ka pushuar procedimin, por n\u00eb 2017-\u00ebn gjykata ka pranuar ankimin e kall\u00ebzueses dhe \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar prokuroria q\u00eb t\u00eb vijoj\u00eb hetimin. Vendimi \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi dhe nga Gjykata e Apelit dhe n\u00eb vitin 2018, subjekti ka vendosur t\u00eb rrifilloj\u00eb hetimet, por i \u00ebsht\u00eb drejtuar s\u00ebrish gjykat\u00ebs me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pushimin e procedimit penal.<\/p>\n<p>Vendimarrja e subjektit \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar s\u00ebrish nga gjykata n\u00eb 2019-\u00ebn, kur \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar kryerja e veprimeve procedurale, mes t\u00eb tjerave edhe formulimi i akuz\u00ebs sipas kall\u00ebzimit t\u00eb kryer n\u00eb 2015-\u00ebn, p\u00ebr \u201cnd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb tok\u00eb t\u00eb tjetrit\u201d.<\/p>\n<p>Pasi vendimi ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb, subjekti ka rifilluar hetimet p\u00ebr \u201cnd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d dhe ka ngritur akuz\u00eb ndaj nj\u00eb shoq\u00ebrie tregtare. N\u00eb vitin 2019, Alvora i \u00ebsht\u00eb drejtuar gjykat\u00ebs me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr gjykim p\u00ebr procedimin penal t\u00eb vitit 2015, me t\u00eb pandehur administratorin e nj\u00eb kompanie t\u00eb akuzuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cnd\u00ebrtim i paligjsh\u00ebm n\u00eb tok\u00eb t\u00eb tjetrit\u201d.<\/p>\n<p>Administratori \u00ebsht\u00eb shpallur i pafajsh\u00ebm n\u00eb vitin 2021 dhe ky vendim ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb, pasi nuk \u00ebsht\u00eb ankimuar nga prokuroria.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar probleme dhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr penale t\u00eb vitit 2015 t\u00eb hetuar nga subjekti. N\u00eb ankim thuhet se KPK ka gjetur se nuk jan\u00eb kryer veprimet hetimore t\u00eb plota dhe shteruese lidhur me detyrat e l\u00ebna nga gjykata, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb respektuar afati. Megjithat\u00eb, Komisioni vler\u00ebson se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb shqyrtim dhe se nuk mund t\u00eb kryhet rivler\u00ebsim.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike vler\u00ebson ndryshe, duke arsyetuar se kjo \u00e7\u00ebshtje e vitit 2015 nuk duhet t\u00eb nxirrej jasht\u00eb juridiksionit rivler\u00ebsues. \u201cRasti objekt ankimi, paraqet situata t\u00eb cilat t\u00eb marra s\u00eb bashku, shoq\u00ebruar dhe me nj\u00eb hetim t\u00eb mang\u00ebt, ndikojn\u00eb pozit\u00ebn e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb drejtim t\u00eb vler\u00ebsimit profesional\u201d, vler\u00ebson Nino.<\/p>\n<p>Sipas komisioneres, subjekti \u00ebsht\u00eb shprehur e rishprehur mbi \u00e7\u00ebshtjen disa her\u00eb prej vitit 2015 deri n\u00eb 2021-in, si detyrim nga vendimmarrjet e gjykatave p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb cilat kan\u00eb konstatuar gjithnj\u00eb hetime t\u00eb paplota dhe kan\u00eb vendosur detyra konkrete p\u00ebr hetimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Sipas saj, ri\u00e7elja e hetimit n\u00eb Kolegj do t\u00eb evidentonte veprimet dhe mos veprimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb munges\u00ebn e hetimeve, vonesat e tejzgjatura kohore dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb hetimit penal, si dhe mos respektimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb detyrave t\u00eb l\u00ebna nga gjykata.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto rrethana t\u00eb konstatuara disa her\u00eb edhe nga gjykatat e juridiksionit t\u00eb zakonsh\u00ebm penal, vler\u00ebsojm\u00eb se duhen par\u00eb si mang\u00ebsi lidhur me aft\u00ebsin\u00eb profesionale dhe ato organizative t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d \u00e7mon Nino.<\/p>\n<p>N\u00eb KPK jan\u00eb administruar dy denoncime t\u00eb kryera ndaj Alvor\u00ebs n\u00eb Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Lidhur me ankesat me burim Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara jan\u00eb t\u00eb pashoq\u00ebruara me probleme t\u00eb tjera dhe n\u00eb raport me ngarkes\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hetuara nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i \u00e7muar si cil\u00ebsi t\u00eb papranueshme n\u00eb pun\u00eb, gjykim t\u00eb dob\u00ebt apo nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pune e papajtueshme me funksionin e prokurores.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Nino e \u00e7mon hetimin e Komisionit n\u00eb kriterin profesional t\u00eb mang\u00ebt dhe t\u00eb pamb\u00ebshtetur n\u00eb prova dhe vler\u00ebson t\u00eb nevojsh\u00ebm ri\u00e7eljen e hetimit administrativ nga ana e Kolegjit p\u00ebr t\u00eb konkluduar n\u00ebse veprimet dhe mosveprimet e subjektit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mang\u00ebsi profesionale apo model pune t\u00eb till\u00eb. Komisionerja k\u00ebrkon ndryshimin ose l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 9 gusht vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores s\u00eb Vlor\u00ebs, Elona Alvora duke k\u00ebrkuar rikontroll t\u00eb konkluzioneve t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr kriterin profesional. N\u00eb k\u00ebrkimin p\u00ebrfundimtar, Nino k\u00ebrkon ndryshimin ose l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit. Prokurorja [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71071,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,115],"tags":[101,119,275],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Rivleresimi-i-Elona-Alvores-ne-KPK-Foto-LSA.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Elona Alvora gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71070"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71070"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71070\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71072,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71070\/revisions\/71072"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71071"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71070"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71070"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71070"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}