{"id":71082,"date":"2022-08-04T12:07:18","date_gmt":"2022-08-04T10:07:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisionerja-publike-kerkon-shkarkimin-e-bledar-bejkos-ne-kolegj\/2022\/08\/04\/"},"modified":"2023-04-06T15:17:36","modified_gmt":"2023-04-06T13:17:36","slug":"komisionerja-publike-kerkon-shkarkimin-e-bledar-bejkos-ne-kolegj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisionerja-publike-kerkon-shkarkimin-e-bledar-bejkos-ne-kolegj\/2022\/08\/04\/","title":{"rendered":"Komisionerja Publike k\u00ebrkon shkarkimin e Bledar Bejkos n\u00eb Kolegj"},"content":{"rendered":"<p>Institucioni i Komisionerit Publik njoftoi pasditen e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs m\u00eb 3 gusht ankimin e ushtruar kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit, Bledar Bejko. Komisionerja Irena Nino i k\u00ebrkon Kolegjit q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb kontroll n\u00eb konkluzionet e Komisionit dhe t\u00eb shkarkoj\u00eb prokurorin Bejko p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Prokurori Bledar Bejko u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 26 maj 2022. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. Bejko iu n\u00ebnshtrua dy seancave d\u00ebgjimore, me pyetje kryesisht mbi pasurin\u00eb dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Bledar Bejko e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2007, ai u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas ankimit t\u00eb Ninos, Bejko ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 96.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2008 kundrejt vler\u00ebs 87 mij\u00eb euro. Si burime krijimi ka deklaruar nj\u00eb transfert\u00eb 47 mij\u00eb euro nga prind\u00ebrit e tij q\u00eb rridhte nga shitja e nj\u00eb apartamenti q\u00eb ata zot\u00ebronin, p\u00ebr \u00e7mimin 90 mij\u00eb euro; dy kredi konsumatore n\u00eb shumat 4000 euro dhe 5000 euro t\u00eb shlyera para afatit; si dhe nj\u00eb kredi e marr\u00eb p\u00ebr blerje apartamenti n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro. N\u00eb vitin 2008 ka deklaruar si burim shum\u00ebn 57 mij\u00eb euro t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit dhe pjesa tjet\u00ebr nga kredia 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni i kaloi fillimisht barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr investimin e kryer n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, me argumentin se nuk ishte provuar pagesa e tatimit t\u00eb fitimit t\u00eb siguruar nga shitja e apartamentit prej prind\u00ebrve. KPK konstatoi se ishte kryer deklarim i pasakt\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb prej prind\u00ebrve, pasi n\u00eb vitin 2008 ishte sh\u00ebnuar 57 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d vlera 47 mij\u00eb euro. Po ashtu, u evidentua se nuk ishin deklaruar n\u00eb vitin 2008 dy kredit\u00eb konsumatore, si dhe ishte kryer deklarim i pasakt\u00eb p\u00ebr burimin e p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e tyre pasi n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se ishin paguar me shuma t\u00eb dh\u00ebna nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes, nd\u00ebrsa gjat\u00eb hetimit administrativ Bejko ka shpjeguar se kishin burim t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Prokurori Bejko ka deklaruar se prind\u00ebrit i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shum\u00ebn 57 mij\u00eb euro, ku vlera 47 mij\u00eb euro me transfert\u00eb bankare nga i ati, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb cash p\u00ebr shlyerjen e kredive konsumatore. Ai ka k\u00ebmb\u00ebngulur se sh\u00ebnimi n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d se p\u00ebr shlyerjen e kredive konsumatore kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes, ka qen\u00eb nj\u00eb lapsus.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet e subjektit dhe ka konkluduar se prind\u00ebrit e tij kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 57 mij\u00eb. Pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime t\u00eb pashoq\u00ebruara me mungesa financiare jan\u00eb vler\u00ebsuar se nuk mund t\u00eb sjellin penalizimin e Bejkos.<\/p>\n<p>Komisionerja Nino e cil\u00ebson p\u00ebrfundimin e KPK-s\u00eb t\u00eb pamb\u00ebshtetur n\u00eb prova dhe n\u00eb legjislacionin e vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve. Sipas saj, subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2008 nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, pages\u00ebn e nj\u00eb shume 20 mij\u00eb euro n\u00eb prill t\u00eb atij viti, si dhe burimin e asaj vlere. Nino shton se kjo marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar nga subjekti as n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, megjith\u00ebse shuma e kthyer nga kjo shoq\u00ebri ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit q\u00eb ai zot\u00ebron aktualisht.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim konstatohet edhe mosdeklarimi i marrjes s\u00eb kredive konsumatore n\u00eb vitin 2008 dhe i shlyerjes s\u00eb tyre t\u00eb parakohshme. Nino v\u00ebren se burimi q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e kredive konsumatore \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm nga sa ka shpjeguar Bejko gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Nino ndan q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm me Komisionin edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti nga subjekti n\u00eb vitin 2007 n\u00eb Gjermani, transaksion p\u00ebr t\u00eb cilin Bejko ka deklaruar se e ka kryer p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb shoku dhe se nuk ka pasur asnj\u00eb lloj p\u00ebrfitimi.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar Bejkos barr\u00eb prove p\u00ebr mosp\u00ebrputhjet e \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb mjetit n\u00eb Gjermani n\u00eb shum\u00ebn rreth 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe shitjen nga ana e tij p\u00ebr 500 mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, KPK ka konstatuar se shuma 2 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb subjektit me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate noteriale nga bler\u00ebsi i mjetit para se Bejko t\u00eb shkonte n\u00eb Gjermani, ishte m\u00eb e madhe nga sa lejohej t\u00eb mbahej me vete n\u00eb kalimin e pik\u00ebs kufitare.<\/p>\n<p>Bejko ka k\u00ebmb\u00ebngulur se mjeti ka kushtuar 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe se sh\u00ebnimi i vler\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes ka qen\u00eb nj\u00eb lapsus. Lidhur me shum\u00ebn e kaluar n\u00eb pik\u00ebn kufitare, subjekti ka shpjeguar se rezulton e faktuar se ai ka udh\u00ebtuar me bashk\u00ebshorten me t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishin n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb dhe se vlera ka qen\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb, ku secili kishte me vete m\u00eb pak nga sa ishte kufiri i deklarimit.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioni q\u00eb \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet e Bejkos, komisionerja vler\u00ebson se ai nuk ka arritur t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Sipas saj, Bejko nuk ka deklaruar blerjen e mjetit n\u00eb vitin 2007 dhe as burimin e krijimit. Pretendimi se shuma 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn ishte lapsus, konsiderohet prej Ninos n\u00eb nivel deklarativ.<\/p>\n<p>\u201cDeklarimet e subjektit se e \u2018kam bler\u00eb k\u00ebt\u00eb automjet vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar shokun tim\u2019, bien ndesh me p\u00ebrmbatjen e kontrat\u00ebs, kur referohet se pal\u00ebt nuk njihen\u201d, konstaton Nino dhe vler\u00ebson se q\u00ebndrimi i subjektit gjat\u00eb hetimit administrativ e b\u00ebn\u00eb deklarimin e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisionerja i k\u00ebrkon Kolegjit q\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb konkluzionin e Komisionit edhe p\u00ebr nj\u00eb mjet tip Benz, t\u00eb deklaruar nga subjekti se e ka marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr ta provuar, por q\u00eb ia kan\u00eb vjedhur pas dy ose tre dit\u00ebve n\u00eb vendin q\u00eb e kishte parkuar posht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Bejko ka kryer kall\u00ebzim penal p\u00ebr vjedhjen e mjetit.<\/p>\n<p>Duke ju referuar shpjegimeve t\u00eb subjektit, Nino v\u00ebren se bazuar n\u00eb aktet e hetimit administrativ rezulton se Bejko i ka paguar nj\u00eb shtetasi t\u00eb panjohur prej tij, t\u00eb takuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rast\u00ebsore n\u00eb nj\u00eb lavazh, nj\u00eb vler\u00eb monetare 1 milion lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb gjendje jo t\u00eb mir\u00eb dhe me targa t\u00eb huaja. \u201cPra, pa dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs. P\u00ebrkundrejt deklarimeve t\u00eb subjektit se mjeti ishte marr\u00eb p\u00ebr prov\u00eb, nga metariali kall\u00ebzues rezulton se subjekti, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pronarit, p\u00ebr aq pak dit\u00eb ka investuar duke instaluar nj\u00eb sistem alarmi, i cili siguronte dyert dhe bllokonte motorrinon, si dhe k\u00ebt\u00eb mjet e p\u00ebrdornin familjar\u00ebt e tij\u201d, v\u00ebren Nino duke iu referuar deklarimeve t\u00eb Bejkos.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb aktet e administruara nga Komisioni, komisionerja e konsideron si qasje t\u00eb pakujdeshme veprimin e kryer nga Bejko n\u00eb blerjen e k\u00ebtij mjeti.<\/p>\n<p>Nino k\u00ebrkon edhe verifikimin e disa transaksioneve bankare t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshortja e subjektit n\u00eb llogarit\u00eb e babait t\u00eb tij. Bejko ka shpjeguar se bashk\u00ebshortja i ka kryer veprimet p\u00ebr leht\u00ebsi, pasi \u00ebsht\u00eb punonj\u00ebse banke dhe ka theksuar se ajo nuk ka pasur asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb mbi llogarit\u00eb e babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim KPK ka vler\u00ebsuar se subjekti i ka shpjeguar bindsh\u00ebm burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebtyre transaksioneve, nd\u00ebrsa Nino konstaton se rezultatet e hetimit bien ndesh me deklarimet e prokurorit Bejko.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK nuk ka gjetur fillimisht probleme p\u00ebr prokurorin Bejko, por pas rishikimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave ka siguruar informacione sipas t\u00eb cilave, kur \u00a0subjekti ka ushtruar detyr\u00ebn n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit, dyshohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime korruptive &#8211; konkretisht p\u00ebr leht\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb t\u00eb pandehurve duke ndryshuar cil\u00ebsimin e vepr\u00ebs penale kundrejt mit\u00ebs. N\u00eb p\u00ebrfundim DSIK ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb referuara nga DSIK, ka rezultuar se nj\u00eb denoncuese ka kryer kall\u00ebzim penal ndaj Bejkos p\u00ebr korrupsion n\u00eb ish-Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, ku dhe \u00ebsht\u00eb regjistruar procedim penal. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pushuar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2020 me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.<\/p>\n<p>Komisionerja Nino v\u00ebren se \u00e7\u00ebshtjet e hetuara si rezultat i informacioneve t\u00eb DSIK-s\u00eb, jan\u00eb vler\u00ebsuar prej KPK t\u00eb lidhura me kriterin profesional dhe \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin se Bejko ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik, ndryshe nga sa ka arsyetuar Komisioni, \u00e7mon se n\u00eb rastet e referuara n\u00eb raportin e DSIK-s\u00eb, q\u00eb ngren\u00eb dyshime p\u00ebr veprime korruptive, paraqesin rrethana t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb verifikimit t\u00eb aft\u00ebsive profeisonale t\u00eb subjektit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, n\u00eb konsiderat\u00eb dhe t\u00eb jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit, \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb figur\u00ebs, t\u00eb zbatohen standartet e kontrollit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale\u201d, vler\u00ebson Nino dhe k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e administruara nga organet ligjzbatuese t\u00eb analizohen n\u00eb raport me gjetjet e tjera p\u00ebr t\u00eb konkluduar n\u00ebse ka elemente t\u00eb cilat mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, por pa i nxjerr\u00eb ato nga kriteri i kontrollit t\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb kriterin profesional, Nino analizon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb hetuara nga prokurori Bejko, t\u00eb verifikuara dhe prej Komisionit, i cili nuk ka konkluduar probleme penalizuese. Komisionerja konstaton \u00e7\u00ebshtje ku sipas saj rezulton se subjekti nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim hetimor n\u00eb drejtim t\u00eb zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, duke treguar mang\u00ebsi profesionale.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Nino vler\u00ebson se konstatohen mang\u00ebsi p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe probleme n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs dhe t\u00eb aft\u00ebsive profesionale. \u201cSi dhe n\u00eb raport me sjelljen e pakujdesshme t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb marrdh\u00ebnie me t\u00eb tret\u00eb, arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se q\u00ebndrimi i Komisionit\u2026, nuk \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb fakteve, provave dhe legjislacionit t\u00eb zbatuesh\u00ebm\u201d, shprehet Nino n\u00eb ankim dhe k\u00ebrkon shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit Bledar Bejko.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Institucioni i Komisionerit Publik njoftoi pasditen e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs m\u00eb 3 gusht ankimin e ushtruar kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit, Bledar Bejko. Komisionerja Irena Nino i k\u00ebrkon Kolegjit q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb kontroll n\u00eb konkluzionet e Komisionit dhe t\u00eb shkarkoj\u00eb prokurorin Bejko p\u00ebr probleme [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71083,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,115],"tags":[101,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Bejko-pas-vendimit.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Bledar Bejko pas vendimit p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71082"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71082"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71082\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71084,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71082\/revisions\/71084"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71083"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71082"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71082"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71082"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}