{"id":71085,"date":"2022-08-03T11:08:05","date_gmt":"2022-08-03T09:08:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-brunilda-malo-orhani-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2022\/08\/03\/"},"modified":"2023-04-06T15:17:52","modified_gmt":"2023-04-06T13:17:52","slug":"kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-brunilda-malo-orhani-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-brunilda-malo-orhani-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2022\/08\/03\/","title":{"rendered":"KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb shkarkimin e Brunilda Malo (Orhani) p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA ka gjetur gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb ankimit t\u00eb ish-gjyqtares s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb, Brunilda Malo(Orhani) se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK nuk e ka kryer kontrollin p\u00ebr pasurin\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve, me q\u00ebllim verifikimin e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb subjektit dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur p\u00ebr t\u00eb justifikuar me burime t\u00eb ligjshme pasurit\u00eb e deklaruara n\u00eb pron\u00ebsi, p\u00ebrdorim apo posedim.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPA p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi renditen disa raste kur n\u00eb analiz\u00ebn financiare n\u00eb Komision jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vlera p\u00ebr t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm. Megjithat\u00eb, n\u00eb zbatim t\u00eb jurispudenc\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb KPA p\u00ebr mosp\u00ebrkeq\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb ankimit t\u00eb kryer prej tyre, nuk jan\u00eb ndryshuar balancat negative t\u00eb konkluduara nga Komisioni.<\/p>\n<p>Ish-gjyqtarja Brunilda Malo (Orhani) u shkarkua nga detyra m\u00eb 7 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019, pasi KPK konkludoi balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 21 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mbulimin me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb investimeve dhe shpenzimeve t\u00eb kryera n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Ky bilanc negativ rezultoi pasi subjekti nuk arriti t\u00eb provonte ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit nga veprimtaria e tij tregtare gjat\u00eb periudh\u00ebs 2002-2012. Sipas KPK, Malo ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjafuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, konkluzion q\u00eb u gjet i drejt\u00eb edhe nga KPA q\u00eb e la n\u00eb fuqi shkarkimin e saj.<\/p>\n<p>Vendimi i Komisionit u ankimua nga gjyqtarja Malo, e cila pretendoi se KPK nuk ka zbatuar parimet e procesit t\u00eb rregullt ligjor, ka b\u00ebr\u00eb konstatimin e gabuar dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike t\u00eb pasuris\u00eb, nuk ka kryer procedurat e vler\u00ebsimit p\u00ebr kriterin e figur\u00ebs dhe t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, si dhe ka b\u00ebr\u00eb interpretim ligjor t\u00eb gabuar.<\/p>\n<p>Kolegji i gjeti t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb fakte dhe n\u00eb ligj k\u00ebto pretendime t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p><strong>Analiza e pasuris\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, Malo pretendoi n\u00eb ankim se KPK kishte arritur n\u00eb rezultate kontradiktore, t\u00eb ndryshme me rezultatet e hetimit. Sipas saj, nuk mund mund t\u00eb ishin objekt verifikimi pasurit\u00eb e krijuara para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, apo ato q\u00eb nuk jan\u00eb krijuar nga vet\u00eb subjektet e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>KPA e vler\u00ebson t\u00eb pabazuar k\u00ebt\u00eb pretendim t\u00eb Malos. \u201c[\u2026]Trupi gjykues vler\u00ebson se nuk jan\u00eb kontradiktore p\u00ebrfundimet n\u00eb analiz\u00ebn financiare q\u00eb i p\u00ebrket periudh\u00ebs 2003 &#8211; 2016, por ato jan\u00eb pasqyrim i vler\u00ebsimeve paraprake t\u00eb Komisionit dhe i ndryshimeve q\u00eb analiza financiare ka p\u00ebsuar pasi i kishte kaluar barra e prov\u00ebs subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, konstaton Kolegji.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkakun e ankimit se nuk mund t\u00eb jen\u00eb objekt verifikimi pasurit\u00eb e krijuara para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, apo q\u00eb nuk jan\u00eb krijuar nga vet\u00eb subjektet e rivler\u00ebsimit, trupi gjykues v\u00ebren se Malo para vitit 2003 kishte krijuar pasuri dhe likuiditete q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr kryerjen e investimeve t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb pasqyruar dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Malo ka k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb ankim se paligjshm\u00ebria e t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara t\u00eb bashk\u00ebshortit nga dividend\u00ebt p\u00ebr vitet 2002 &#8211; 2012, duhej t\u00eb ishte llogaritur deri n\u00eb mas\u00ebn e tatimit t\u00eb papaguar, por jo p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebn e t\u00eb ardhurave nga dividend\u00ebt. Po ashtu, ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb konsiderohet nj\u00eb shum\u00eb 4 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar si shp\u00ebrblim nga bashk\u00ebshorti prej ortak\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe vlera e shitjes s\u00eb kuotave prej 25%, me pretendimin se nuk ishin t\u00eb tatueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim subjekti e ka vler\u00ebsuar t\u00eb palogjiksh\u00ebm dhe n\u00eb munges\u00eb totale t\u00eb nj\u00eb metodologjie rezultatin negativ t\u00eb arritur n\u00eb analiz\u00ebn financiare, duke renditur si shkaqe nd\u00ebr t\u00eb tjera pretendimet se n\u00eb vitet 1993 &#8211; 1998 ka pasur t\u00eb ardhura nga blegtoria; se t\u00eb ardhurat p\u00ebr periudh\u00ebn 1995 &#8211; 2002 jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta nga sa Komisioni i ka llogaritur; se nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga lejet e lindjes n\u00eb vitet 1996, 1997 dhe 2000, si dhe nuk jan\u00eb konsideruar si t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga qiraja e nj\u00eb lokali n\u00eb 2015-\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPA thuhet se subjekti ka kryer deklarime t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga dividend\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb ku ai ishte ortak, vlera q\u00eb Komisioni nuk i ka konsideruar si t\u00eb ligjshme, me argumentin se nuk \u00ebsht\u00eb provuar shp\u00ebrndarja e dividendit dhe q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj t\u2019i kishte p\u00ebrfituar pas pagimit t\u00eb tatimit.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb shkrese t\u00eb vitit 2015 t\u00eb Drejtoris\u00eb Rajonale Tatimore Kor\u00e7\u00eb, DRTK \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se fitimet neto t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2002-2012 ishin n\u00eb shum\u00ebn prej 40 milion\u00eb lek\u00ebsh, pa specifikuar lidhur me shp\u00ebrndarjen e dividend\u00ebve apo pages\u00ebn e tatimit p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e dividend\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nga nj\u00eb shkres\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj drejtorie e vitit 2017, ka rezultuar shp\u00ebrndarje dividendi vet\u00ebm p\u00ebr dy periudha tatimore, p\u00ebrkat\u00ebsisht vitet 2009 dhe 2010 nga 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pretendimin se t\u00eb ardhurat nga dividend\u00ebt konfirmohen n\u00ebp\u00ebrmjet deklarimeve periodike, trupi gjykues vler\u00ebson ato mund t\u00eb p\u00ebrdoren si prov\u00eb duke i vler\u00ebsuar n\u00eb harmoni dhe pajtueshm\u00ebri t\u00eb dukshme me provat e tjera. Por, Kolegji konstaton se n\u00eb rastin e Malos, deklarimet periodike nuk jan\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri t\u00eb dukshme me provat e tjera t\u00eb administruara gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision.<\/p>\n<p>KPA e gjen t\u00eb pamb\u00ebshtetur pretendimin se paligjshm\u00ebria e t\u00eb ardhurave nga dividend\u00ebt duhej t\u00eb ishte p\u00ebrllogaritur deri n\u00eb mas\u00ebn e tatimit t\u00eb papaguar dhe jo p\u00ebr gjith\u00eb shum\u00ebn e t\u00eb ardhurave prej dividend\u00ebve. \u201cTrupi gjykues vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb i pamb\u00ebshtetur pretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se pasuri e ligjshme \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb ngelej n\u00ebse tatimi do t\u00eb ishte paguar, p\u00ebr arsye se kushti i pagimit t\u00eb detyrimeve tatimore \u00ebsht\u00eb kumulativ\u201d, argumenton KPA.<\/p>\n<p>I pamb\u00ebshtetur n\u00eb ligj \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe shkaku i ankimit ku k\u00ebrkohet q\u00eb vlera 4 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshorti si d\u00ebmshp\u00ebrblim nga ortak\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb, duhet t\u00eb konsiderohet si e ardhur e ligjshme e p\u00ebrjashtuar nga tatimi. Po ashtu, KPA mban t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim edhe p\u00ebr shkakun e ankimit se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga shitja e kuotave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 25%, nuk ishin t\u00eb tatueshme pasi nuk ka asnj\u00eb akt ekspertimi.<\/p>\n<p>\u201cNeni 8, pika 1, shkronja \u201cf\u201d e ligjit nr. 8438\/1998 i ndryshuar, p\u00ebrcakton si t\u00eb tatueshme t\u00eb ardhurat e realizuara nga diferenca nd\u00ebrmjet \u00e7mimit t\u00eb shitjes dhe \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb kuotave q\u00eb nj\u00eb ortak i shet nj\u00eb personi tjet\u00ebr\u201d, v\u00ebren Kolegji dhe e \u00e7mon t\u00eb pamb\u00ebshtetur pretendimin e subjektit.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se pavar\u00ebsisht se nuk \u00ebsht\u00eb provuar ligjshm\u00ebria e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, Komisioni i ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb. Trupi gjykues shprehet se n\u00eb k\u00ebto dy raste ka ndjekur jurispudenc\u00ebn e Kolegjit lidhur me standardin e mosp\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb ankim dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndryshuar balanca negative e llogaritur n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me shkakun e ankimit se t\u00eb ardhurat n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 1995 &#8211; 2002 jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta nga sa Komisioni i ka llogaritur, trupi gjykues v\u00ebren se Komisioni nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb asnj\u00eb shpenzim jetese p\u00ebr familjen e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. \u201cP\u00ebrfshirja e t\u00eb cilave, sipas pretendimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, do t\u00eb r\u00ebndonte diferenc\u00ebn e pajustifikuar me burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb e deklaruara\u201d, vler\u00ebson KPA dhe e ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb pandryshuar balanc\u00ebn negative t\u00eb p\u00ebrllogaritur nga Komisioni edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga blegtoria jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb nivel deklarativ pasi nuk jan\u00eb shoq\u00ebruar me dokumentacion provues dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk jan\u00eb konsideruar, nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat nga lejet e lindjes jan\u00eb gjetur t\u00eb pasqyruara n\u00eb analiz\u00ebn e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>KPA ndryshe nga Komisioni ka pranuar pretendimet e subjektit n\u00eb nj\u00eb rast duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2015 t\u00eb ardhurat nga shitja e mobiljeve t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb. Trupi gjykues vler\u00ebson se dyshimet e Komisionit q\u00eb kishin nisur nga vlera relativisht e lart\u00eb e shitjes s\u00eb sendeve aksesor\u00eb, nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar gjendjen e fakteve dhe rrethanave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndryshme nga sa pasqyrohet n\u00eb aktet noteriale dhe shkresat bankare.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]N\u00eb kushtet kur bindja e Komisionit lidhur me shitjen e sendeve nuk \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me shkaqe pavlefshm\u00ebrie t\u00eb veprimit juridik, [\u2026] dhe, n\u00eb kushtet kur pal\u00ebt n\u00eb kontrat\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 660 t\u00eb Kodit Civil, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb lirisht p\u00ebrmbajtjen e saj brenda kufijve t\u00eb vendosur nga legjislacioni n\u00eb fuqi\u201d, argumenton KPA, por v\u00ebren se konsiderimi k\u00ebsaj vlere nuk e ka shmangur pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb e konstatuar p\u00ebr vitin 2015.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pranimi i k\u00ebsaj shume p\u00ebr mobilimin n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb sipas pretendimeve t\u00eb subjektit, ka ndikuar negativisht n\u00eb analiz\u00ebn e vitit 2005 kur \u00ebsht\u00eb kryer ai shpenzim.<\/p>\n<p>Po ashtu, moskonsiderimi i shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimit gjat\u00eb viteve 2004-2016 sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb subjektit, t\u00eb llogaritura n\u00eb shum\u00ebn 7.7 milion\u00eb lek\u00eb, e kan\u00eb reduktuar balanc\u00ebn negative nga 19.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 12.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, por duke mbetur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar si deklarim i pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kolegji kryen nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, nga konstaton se Komisioni nuk e ka kryer kontrollin p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr Malon n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb verifikuar mund\u00ebsin\u00eb e subjektit dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur p\u00ebr justifikimin me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb pasurive t\u00eb deklaruara n\u00eb pron\u00ebsi, p\u00ebrdorim apo posedim.<\/p>\n<p>\u201cKjo m\u00ebnyr\u00eb kontrolli, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka sjell\u00eb munges\u00eb konkluzionesh nga Komisioni p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar n\u00eb deklarimin e rivler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, duke devijuar konkluzionet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter, bazuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare vjetore p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016\u201d, v\u00ebren KPA duke konkluduar se pavar\u00ebsisht m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb kryerjes s\u00eb verifikimit t\u00eb pasurive t\u00eb subjektit nga Komisioni, Malo rezulton n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e tyre dhe mbulimin e shpenzimeve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa i p\u00ebrket t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb pretendimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me rezultatin negativ t\u00eb t\u00eb ardhurave me shpenzimet e kryera, trupi gjykues v\u00ebren se totali i t\u00eb ardhurave p\u00ebr periudh\u00ebn 1995 \u2013 2016, rezulton n\u00eb shum\u00ebn prej 38.103.705 lek\u00ebsh, totali i shpenzimeve n\u00eb vler\u00ebn prej 25.120.844 lek\u00ebsh, dhe n\u00eb kushtet kur pasurit\u00eb e krijuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb jan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn prej 27.535.998 lek\u00ebsh, raporti i pasurive t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me pasurit\u00eb e konsideruara t\u00eb ligjshme, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1,99\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim KPA konkludon se gjyqtarja Malo deri n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, pasi nga analiza financiare rezulton se gjendet n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb e krijuara dhe shpenzimet e kryera.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA ka gjetur gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb ankimit t\u00eb ish-gjyqtares s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb, Brunilda Malo(Orhani) se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK nuk e ka kryer kontrollin p\u00ebr pasurin\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve, me q\u00ebllim verifikimin e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb subjektit dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71086,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[304,305,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Brunilda-Malo.jpg","fifu_image_alt":"Ish-gjyqtarja Brunilda Malo | Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71085"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71085"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71085\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71087,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71085\/revisions\/71087"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71086"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71085"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71085"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71085"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}