{"id":71118,"date":"2022-07-26T15:14:39","date_gmt":"2022-07-26T13:14:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ithtar-i-drejtesise-dhe-te-vertetes-prokurori-fermer-kerkon-nga-kpa-kthimin-ne-detyre\/2022\/07\/26\/"},"modified":"2023-04-06T15:19:54","modified_gmt":"2023-04-06T13:19:54","slug":"ithtar-i-drejtesise-dhe-te-vertetes-prokurori-fermer-kerkon-nga-kpa-kthimin-ne-detyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ithtar-i-drejtesise-dhe-te-vertetes-prokurori-fermer-kerkon-nga-kpa-kthimin-ne-detyre\/2022\/07\/26\/","title":{"rendered":"\u2018Ithtar i drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u2019; prokurori \u2018fermer\u2019 k\u00ebrkon nga KPA kthimin n\u00eb detyr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit mbajti t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes seanc\u00ebn d\u00ebgjimore publike p\u00ebr ankimin e prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Adnan Xhelili ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kaulfikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb mbajtur pas vendimin t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb KPA-s\u00eb, e cili ka konstatuar shkelje t\u00eb r\u00ebnda proceduriale nga ana e KPK-s\u00eb gjat\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb subjektit, Xhelili i k\u00ebrkoi trupit gjykues kthimin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk jam i mb\u00ebrthyer pas karriges s\u00eb prokurorit,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb pah karrier\u00ebn e gjat\u00eb tre dekada n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. \u2018P\u00ebr sedr\u00ebn profesionale dhe dinjitetin k\u00ebrkoj rikthimin n\u00eb detyr\u00eb,\u201d shtoi Xhelili.<\/p>\n<p>Seanca n\u00eb KPA u p\u00ebrqendrua n\u00eb deklarimet e subjekit mbi t\u00eb ardhurat q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr ngritejn e dy pasurive t\u00eb paluajtshme \u2013 nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave dhe nj\u00eb sht\u00ebpi tre kat\u00ebshe e nd\u00ebrtuar n\u00eb Borsh.<\/p>\n<p>Xhelili gjithashtu dha shpjegime p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga bujq\u00ebsia, turizmi familjar dhe nj\u00eb hua t\u00eb dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortes nga kunati p\u00ebr shlyrjen e nj\u00eb kredie.<\/p>\n<p>Ankimi n\u00eb KPA i subjekti por shqyrtohet nga trupa gjykuese e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjyqtarja Ina Rama si kryesuese, Sokol \u00c7omo relator, si dhe Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj dhe Albana Shtylla an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Xhelili i tha trupi gjykues se ai kishte sh\u00ebrbyer me shum\u00eb se 3 dekada si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb 3-vje\u00e7are si drejtues dhe p\u00ebr 1 vit e gjys\u00ebm si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Ai falenderoi trup\u00ebn gjykuese t\u00eb Kolegjit p\u00ebr konstatimin e shkeljeve procedurale nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili i ka mohuar subjektin mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mbrojtje t\u00eb p\u00ebrshtatshme n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto shkelje kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dukshme dhe t\u00eb hapura,\u201d tha Xhelili, p\u00ebrpara se t\u2019ia kalonte fjal\u00ebn mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij ligjor. \u201cNdaj meje \u00ebsht\u00eb kryer n\u00ebj proces i parregullt ligjor,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb mbrojtjes, avokati i subjektit deklaroi se shkarkimi i tij nga detyra, ishte b\u00ebr\u00eb nga KPK duke vler\u00ebsuar vet\u00ebm kriterin e pasuris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin ai tha se ishin konstatuar vet\u00ebm lapsuse dhe pasakt\u00ebsi dhe jo fshehje e pasuris\u00eb s\u00eb prokurorit.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni ka marr\u00eb nj\u00eb vendim duke u bazuar n\u00eb nj\u00eb metodologji t\u00eb gabuar,\u201d tha mbrojt\u00ebsi ligjor i Xhelilit.<\/p>\n<p>Sipas mbrojtjes, KPK p\u00ebrve\u00e7se ka p\u00ebrdorur metodologjin\u00eb e gabuar p\u00ebr analiz\u00ebn financiare t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb subejktit, gjithashtu nuk ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb nj\u00eb hua t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga i v\u00ebllai bashk\u00ebshortes s\u00eb Xhelilit n\u00eb vitin 2005, e cila ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyrjen e nj\u00eb kredie.<\/p>\n<p>E gjitha pasurie e subjektit p\u00ebrb\u00ebhet nga dy asetet, nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga Enti i Banesave dhe nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Borsh t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit num\u00ebr 7501.<\/p>\n<p>P\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e nd\u00ebrtuar n\u00eb Borsh avokati thekson se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u2018nd\u00ebrtim modest\u2019, nj\u00eb nd\u00ebrtim familjar, p\u00ebr t\u00eb cilin KPK ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ganuar se sa ka kushtuar.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkojm\u00eb vler\u00ebsim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb objektive dhe proporcionale t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb subjektit,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa theksoi se metodologjia e p\u00ebrdorur nga KPK p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar pasurin\u00eb e Xhelilit nuk p\u00ebrkonte me at\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur nga ILDKPKI dhe raste t\u00eb ngjshme t\u00eb vetingut. \u201cJemi n\u00eb kushtet kur komisioni ka marr\u00eb vendim t\u00eb gabuar,\u201d insistoi avokati.<\/p>\n<p>Xhelili gjithashtu shpjegoi nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebshortja nga i v\u00ebllai p\u00ebr shlyrjen e nj\u00eb kredie q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim t\u00eb ardhurash p\u00ebr blerjen e apartamentit nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave.<\/p>\n<p>Ai theksoi se kunati kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme familjare t\u00eb ardhurash p\u00ebr huan\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2005. Subjekti insistoi se deficiti negativ n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK-s\u00eb vint\u00eb p\u00ebr shkak se nuk ishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb kjo kredi.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu shpegoi se t\u00eb ardhurat e siguruara nga bujq\u00ebsia \u2013 kryesisht prodhimi i vajit prej ullinj\u00ebve dhe ver\u00ebs nga vreshti, ishin deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike n\u00eb ILDKPKI dhe ai kishte paguar vazhdimisht taks\u00ebn e tok\u00ebs n\u00eb komun\u00ebn Lukov\u00eb.<\/p>\n<p>Xhelili shpjegoi se p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebhej prokuror ai kishte punuar p\u00ebr 8 vjet n\u00eb bujq\u00ebsi dhe mbante nj\u00eb diplom\u00eb universitare si agronom. Ai theksoi se kishte dor\u00ebzuar tre akt ekspertime n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat e tij nga bujq\u00ebsia.<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb m\u00eb mohonit rrog\u00ebn do ishte m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr mua se t\u00eb m\u00eb mohonit k\u00ebto t\u00eb ardhurat q\u00eb jan\u00eb me djers\u00eb dhe gjak,\u201d tha ai, duke ju referuar t\u00eb ardhurave q\u00eb siguronte nga toka. \u201cEdhe k\u00ebmb\u00ebn e kam thyer n\u00eb vresht,\u201d shtoi prokurori, duke treguar nga pajisja ortopedike e vendosur n\u00eb k\u00ebmb\u00ebn e tij t\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti i k\u00ebrkoi komisioni ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb magjistrat\u00ebve dhe trupi gjykues u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim. Pas shqyrtimi t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, trupa vendosi me shumic\u00eb votash p\u00ebr hedhjen posht\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs si dhe nuk pranoi aktet e ekspertimit t\u00eb dor\u00ebzuara p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia.<\/p>\n<p>M\u00eb tej relatori i \u00e7\u00ebshtjes Sokol \u00c7omo i drejtoj nj\u00eb seri pyetjsh subjektit n\u00eb lidhje me deklarimet e tij mbi pasurin\u00eb \u2013 t\u00eb refklektuar n\u00eb deklaratat periodike dhe at\u00eb veting.<\/p>\n<p>Subjekti sqaroi se t\u00eb ardhurat e deklaruara n\u00eb vitin 2005 nga bashk\u00ebshortja &#8211; q\u00eb vinin nga pun\u00ebsimi n\u00eb privat n\u00eb mas\u00ebn 360 mij\u00eb lek\u00eb, ishin siguruar nga pun\u00ebsimi n\u00eb biznesin familjar t\u00eb daj\u00ebs s\u00eb saj. Ai gjithashtu shpjegoi n\u00ebnyr\u00ebn e sigurimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga turizmit t\u00eb realizuar nga qiradh\u00ebnia e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Borsh, si dhe pse nuk ishte shlyer huaja e marr\u00eb nga kunati. Gjithashtu subjekti ju p\u00ebgjigj nj\u00eb pyetje mbi ndarjen e t\u00eb ardhurave nga bujq\u00ebsia si rrjedhoj\u00eb e bashk\u00ebpron\u00ebsis\u00eb s\u00eb tok\u00ebs n\u00eb familjen bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebn, trupa njoftoi p\u00ebrfundimin e shqyrtimit gjyq\u00ebsor dhe subjekti k\u00ebrkoi prishjen e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb dhe rikthimin n\u00eb detyr\u00eb. Vendimi i KPA-s\u00eb pritet t\u00eb shpallet me dat\u00eb 29 korrik, n\u00eb or\u00ebn 10:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit mbajti t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes seanc\u00ebn d\u00ebgjimore publike p\u00ebr ankimin e prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Adnan Xhelili ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kaulfikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra. Gjat\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb mbajtur pas vendimin t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb KPA-s\u00eb, e cili ka konstatuar shkelje [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":71119,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[307,112,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/Foto-arkive-seance-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Foto arkive - seanc\u00eb n\u00eb KPA | BIRN\/ Nensi Bogdani","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71118"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71118"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71118\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71120,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71118\/revisions\/71120"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71119"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71118"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71118"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71118"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}