{"id":71152,"date":"2022-07-20T18:08:37","date_gmt":"2022-07-20T16:08:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorit-alfred-sali-i-kerkohen-shpjegime-per-parate-e-fituara-ne-baste\/2022\/07\/20\/"},"modified":"2023-04-06T15:58:43","modified_gmt":"2023-04-06T13:58:43","slug":"prokurorit-alfred-sali-i-kerkohen-shpjegime-per-parate-e-fituara-ne-baste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorit-alfred-sali-i-kerkohen-shpjegime-per-parate-e-fituara-ne-baste\/2022\/07\/20\/","title":{"rendered":"Prokurorit Alfred Sali i k\u00ebrkohen shpjegime p\u00ebr parat\u00eb e fituara n\u00eb baste"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn dyshime mbi ekzistenc\u00ebn dhe destinacionin e nj\u00eb shum\u00eb prej 75 mij\u00eb eurosh, q\u00eb prokurori i Vlor\u00ebs, Alfred Sali kishte t\u00ebrhequr nga banka pas nj\u00eb \u201cjackpot\u201d-i n\u00eb nj\u00eb faqe bastesh online n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Trupa e KPK q\u00eb hetoi Salin e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Xhensila Pine, kryesues, Olsi Komici relator dhe Valbona Sanxhaktari an\u00ebtare, vuri n\u00eb dukje se pas hetimeve rezultonte se Sali nuk e kishte deklaruar shum\u00ebn e fituar si gjendje cash n\u00eb vitet pasuese. Si\u00e7 u relatua, Komisioni i kishte kaluar prokurorit barr\u00eb prove mbi dyshimet p\u00ebr \u201cdeklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa p\u00ebrfshirja e tij n\u00eb baste u cil\u00ebsua si c\u00ebnim i integritetit.<\/p>\n<p>Prokurori Alfred Sali e kund\u00ebrshtoi barr\u00ebn e prov\u00ebs. Ai i tha KPK-s\u00eb se kishte sjell\u00eb prova t\u00eb mjaftueshme q\u00eb tregonin fitimin e shum\u00ebs dhe pages\u00ebn e detyrimeve p\u00ebr t\u00eb. Sali tha n\u00eb Komision se mosdeklarimi si gjendje cash ishte nj\u00eb keqkuptim i tij p\u00ebr form\u00ebn e deklarimit. Ai pretendoi se ky aktivitet nuk ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe as me kodin e etik\u00ebs, por shtoi n\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbim pyetje- p\u00ebrgjigje me Komicin se n\u00ebse kthehej pas n\u00eb koh\u00eb nuk do ta p\u00ebrs\u00ebriste.<\/p>\n<p>Alfred Sali p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Gjirokastr\u00ebs. Prej vitit 2011, ai e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Barra e prov\u00ebs p\u00ebr Jackpot-in<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Olsi Komici vuri n\u00eb dukje n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore se KPK kishte hetuar fitimin e shum\u00ebs prej 79 mij\u00eb eurosh nga prokurori Alfred Sali n\u00eb nj\u00eb kompani bastesh online. Komici vuri n\u00eb dukje se shuma ishte depozituar n\u00eb llogarin\u00eb\u00a0 e prokurorit dhe nj\u00eb pjes\u00eb e saj 75 mij\u00eb euro ishte t\u00ebrhequr nga banka. Ai po ashtu tha se KPK kishte marr\u00eb informacion p\u00ebr shumat e shpenzuara nga prokurori n\u00eb baste.<\/p>\n<p>Sali e kishte deklaruar fitimin e shum\u00ebs n\u00eb prej 79 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2014 dhe po at\u00eb vit kishte deklaruar at\u00eb pran\u00eb tatimeve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb KPK vuri n\u00eb dukej se fillimisht prokurori nuk kishte paguar detyrimet tatimore p\u00ebr shum\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb dhe se k\u00ebto ishin paguar vet\u00ebm pas fillimit t\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Sali e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb KPK. Ai tha se fillimisht kishte menduar q\u00eb nuk kishet detyrim p\u00ebr t\u00eb paguar tatim p\u00ebr shum\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, por kishte m\u00ebsuar se duhej t\u00eb paguante vet\u00ebm m\u00eb von\u00eb dhe pas konsultimit me rregullat e faqes ku kishte luajtur.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrve\u00e7 tatimit t\u00eb paguar me vones\u00eb Salit iu vu n\u00eb dukje edhe mosdeklarimi i shum\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb si gjendje cash n\u00eb deklaratat periodike pas asaj t\u00eb vitit 2014. Sipas Komicit mosdeklarimi i gjendjes cash n\u00eb vitet pasardh\u00ebse ngrinte dyshime mbi destinacionin e shum\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb. Po ashtu Komici vuri n\u00eb dukje se nga ky mosdeklarim Sali rezultonte me munges\u00eb burimesh p\u00ebr nj\u00eb hua dh\u00ebn\u00eb babait n\u00eb shum\u00ebn 58 mij\u00eb euro dhe se ndaj tij ngriheshin dyshime p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Komici tha se ekzistenca e shum\u00ebs n\u00eb cash vihej n\u00eb dyshim edhe nga fakti q\u00eb prokurori nuk e kishte p\u00ebrdorur at\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyer nj\u00eb kredi konsumatore q\u00eb kishte n\u00eb bank\u00eb dhe se edhe pas fitimit kishte marr\u00eb nj\u00eb kredi t\u00eb re t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Edhe gjat\u00eb pyetjeve Komici i k\u00ebrkoi Salit t\u00eb shpjegonte k\u00ebto veprime.<\/p>\n<p>Prokurori k\u00ebmb\u00ebnguli se shuma ishte fituar. Duke referuar shk\u00ebmbimet e e-mailave me kompanin\u00eb e basteve dhe l\u00ebvizjet n\u00eb banke dhe prova t\u00eb tjera, ai pretendoi se kishte d\u00ebshmuar fitimin e parave. Por Sali pranoi se mosdeklarimi i gjendjes cash kishte ndodhur. Ai i tha Komisionit se ky ishte nj\u00eb keqkuptim i tij sa i p\u00ebrket ligjit p\u00ebr deklarimin e pasurive. Megjithat\u00eb Sali tha se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime nuk duhej ta penalizonin.<\/p>\n<p>Ai po ashtu pretendoi se parat\u00eb nuk ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr shpenzime jetese apo p\u00ebr kredit\u00eb, pasi me bashk\u00ebshorten kishin r\u00ebn\u00eb dakord ta ruanin shum\u00ebn t\u00eb paprekur, p\u00ebr nj\u00eb investim t\u00eb ardhsh\u00ebm. \u201cE kuptoj q\u00eb nuk ka logjik\u00eb ekonomike, por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ashtu e menduam\u201d, tha Sali.<\/p>\n<p>Prokurori megjithat\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli, duke iu referuar edhe vendimeve t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit dhe kodit t\u00eb etik\u00ebs, se ai nuk kishte c\u00ebnuar etik\u00ebn dhe as kishte c\u00ebnuar besimin e publikut. Ai tha se ky aktivitet kishte qen\u00eb privat dhe kishte ndodhur n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, pas nj\u00eb aksidenti dhe pas shkarkimit nga puna t\u00eb bashk\u00ebshortes. \u201cN\u00ebse do kthehesha pas n\u00eb koh\u00eb nuk do e p\u00ebrs\u00ebrisja\u201d, tha Sali, i cili tha se ndjehej i keqardhur q\u00eb karriera e tij do t\u00eb shihej bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>Prokurorit iu k\u00ebrkuan po ashtu shpjegime n\u00eb lidhe me nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb vler\u00eb m\u00eb lir\u00eb se sa shit\u00ebsi e kishte marr\u00eb disa muaj m\u00eb her\u00ebt. Sali tha se grupi i pun\u00ebs i KPK q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb hetimin nuk kishte marr\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi transaksionet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjet. Ai tha se makina ishte shitur disa her\u00eb n\u00eb vite t\u00eb ndryshme dhe se \u00e7mimi kishte ardhur n\u00eb r\u00ebnie p\u00ebr shkak t\u00eb defekteve n\u00eb sistemin elektronik t\u00eb saj. Sali tha se defektet n\u00eb makin\u00eb kishin sjell\u00eb edhe aksidentin, nd\u00ebrsa i tha KPK-s\u00eb se mjeti ishte fikur n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Sali pretendoi harres\u00ebn n\u00eb mosdeklarimin e pak\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb llogarie bankare t\u00eb bashk\u00ebshortes. Ai i tha Komisionit se l\u00ebvizjet kishin ndodhu n\u00eb llogari dhe se ajo ishte e deklaruar nga bashk\u00ebshortja m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Prokurori po ashtu dha shpjegime t\u00eb detajuara n\u00eb lidhje me nj\u00eb dosje q\u00eb ai kishte n\u00eb hetim dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn iu k\u00ebrkuan shpjegime. Komici tha n\u00eb referim se vonesa e shpalljes s\u00eb moskopetenc\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb hetimeve q\u00eb duhej t\u00eb kryeheshin nga prokuroria e Tiran\u00ebs, ndarja e dosjes dhe veprime t\u00eb tjera t\u00eb prokurorit krijonin dyshime se mund t\u00eb ishin favorizuar t\u00eb akuzuarit.<\/p>\n<p>Por Sali tha se hetimi n\u00eb fjal\u00eb, i cili p\u00ebrfshinte t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasje, p\u00ebr dh\u00ebnie ndihme n\u00eb kryerje krimi dhe moskall\u00ebzim krimi, ishte nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb plot\u00ebt e b\u00ebr\u00eb nga prokuroria e Vlor\u00ebs. Ai kund\u00ebrshtoi dyshimet se t\u00eb pandehurit mund t\u00eb p\u00ebrfitonin dhe shtoi se p\u00ebr ta kishte k\u00ebrkuar d\u00ebnime q\u00eb ishin mbi mesataren e d\u00ebnimeve t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr ato vepra penale.<\/p>\n<p>Sali tha se vonesat e referuara kishin ardhur nga kompleksiteti i \u00e7\u00ebshtjes dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hetuar n\u00eb disa vende, p\u00ebrfshi Turqin\u00eb dhe Italin\u00eb. Sipas tij shpallja e moskopetenc\u00ebs ishte ndikuar nga p\u00ebrgjigjet e vonuara t\u00eb let\u00ebrporosive nga Turqia. Sali megjithat\u00eb tha se k\u00ebto nuk e kishin d\u00ebmtuar hetimin e zhvendosur m\u00eb pas n\u00eb Tiran\u00eb, ku sipas tij ishte lexuar tashm\u00eb pretenca dhe ishte k\u00ebrkuar d\u00ebnim p\u00ebr t\u00eb akuzuarit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs Sali tha se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret dhe k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb. Seanca e njoftimit t\u00eb vendimit u caktua m\u00eb 22 korrik n\u00eb or\u00ebn 9.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn dyshime mbi ekzistenc\u00ebn dhe destinacionin e nj\u00eb shum\u00eb prej 75 mij\u00eb eurosh, q\u00eb prokurori i Vlor\u00ebs, Alfred Sali kishte t\u00ebrhequr nga banka pas nj\u00eb \u201cjackpot\u201d-i n\u00eb nj\u00eb faqe bastesh online n\u00eb vitin 2014. Trupa e KPK q\u00eb hetoi Salin e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Xhensila Pine, kryesues, Olsi Komici [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71153,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,275],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/Alfred-Sali-ne-seance-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Alfred Sali n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71152"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71152"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71152\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71154,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71152\/revisions\/71154"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71153"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71152"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71152"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71152"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}