{"id":71161,"date":"2022-07-18T17:02:08","date_gmt":"2022-07-18T15:02:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-shpjegon-ne-kpa-pasurine-e-gruas-dhe-kontaktin-me-vellain-e-ndjere-te-deputetit\/2022\/07\/18\/"},"modified":"2023-04-06T15:59:29","modified_gmt":"2023-04-06T13:59:29","slug":"prokurori-shpjegon-ne-kpa-pasurine-e-gruas-dhe-kontaktin-me-vellain-e-ndjere-te-deputetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-shpjegon-ne-kpa-pasurine-e-gruas-dhe-kontaktin-me-vellain-e-ndjere-te-deputetit\/2022\/07\/18\/","title":{"rendered":"Prokurori shpjegon n\u00eb KPA pasurin\u00eb e gruas dhe kontaktin me v\u00ebllain e ndjer\u00eb t\u00eb deputetit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit mbajti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn seanc\u00ebn e radh\u00ebs p\u00ebr ankimin e paraqitur nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kund\u00ebr konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Gjon Kodra.<\/p>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore u p\u00ebrq\u00ebndrua n\u00eb paraqitjen e parashtrimeve t\u00eb mbrojtjes nga avokati Plator Bilibashi ndaj analiz\u00ebs financiare t\u00eb p\u00ebrgatitur Komisioneri Publik p\u00ebr pasurin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, si dhe n\u00eb pyetjet e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, n\u00eb lidhje me kontaktin e prokurorit Kodra me nj\u00eb subjekt me t\u00eb shkuar kriminale, i cili rezultonte se ishte gjithashtu v\u00ebllai i nj\u00eb deputeti.<\/p>\n<p>Kolegji njoftoi gjithashtu se ndaj subjektit ishte depozituar nj\u00eb denoncim i ri, por e hodhi posht\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit duke n\u00ebnvizuar se nuk p\u00ebrmbante fakte dhe prova t\u00eb vlefshme p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtimi ankimin Komisionerit Publik ndaj Kodre\u00ebs p\u00ebrb\u00ebhet nga gjyqtarja Albana Shtylla si kryesuese, si dhe gjyqtar\u00ebt Sokol \u00c7omo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi dhe Rezarta Szhuetz.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb sulmi kibernetik masiv q\u00eb ka godituar Agjencin\u00eb Komb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr Teknologjin\u00eb e Informacionit, AKSHI, seanca d\u00ebgjimore t\u00eb h\u00ebn\u00ebn KPA ndaj prokurorit Gjon Kodra nuk mbajt me video konferenc\u00eb, por me pranin\u00eb e medias n\u00eb sall\u00eb.<\/p>\n<p>Kodra e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb vitin 1989 si hetues n\u00eb Tropoj\u00eb dhe n\u00eb vitin 1995 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror ushtarak. Prej m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet\u00ebsh subjekti i rivler\u00ebsimit sh\u00ebrben si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Kodra u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar nga trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Olsi Komici relator dhe Xhensila Pine an\u00ebtare. Por vendimi i KPK-s\u00eb u ankimua nga Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa pasi ONM ngriti shqet\u00ebsime mbi pasurin\u00eb e subjektit, profesionalzimin dhe integritetin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryesuesja e seanc\u00ebs Albana Shtylla njoftoi se Komisioneri Publik kishte depozituar n\u00eb KPA analiz\u00ebn financiare t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb subjektit dhe nj\u00eb kopje e saj i ishte dor\u00ebzuar pal\u00ebs mbrojt\u00ebs\u00eb, e cila paraqiti n\u00eb vijim parashtrimet e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb depozituar nga Komisioneri Publik, avokati Plator Bilibashi depozitoi 11 faqje parashtrime me shkrim, t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrmblodhi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Ai theksoi se analiza e Komisionerit Publik i p\u00ebrmbahet analiz\u00ebs financiare t\u00eb realziuar KPK dhe e vetmja \u00e7\u00ebshtje diskutimi lidhej me deklarimin e kursimeve t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebs s\u00eb subjektit, nga puna e saj jasht\u00eb vendit n\u00eb vler\u00eb 35 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Avokati theksoi se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk i kishte deklaruar n\u00eb deklarimin fillestar n\u00eb ILDKPKI k\u00ebto kursime, p\u00ebr shkak t\u00eb paqart\u00ebsis\u00eb s\u00eb ligjit n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb e personave t\u00eb lidhur me n\u00ebnshtet\u00ebsi t\u00eb huaj dhe m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb siguruara jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Bilibashi theksoi se subjekti i rivler\u00ebsimit kishte d\u00ebshmuar n\u00ebp\u00ebrmjet provave shkresore se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes ishin t\u00eb ligjshme dhe deklarimi i tyre n\u00eb ILDKPKI me vones\u00eb n\u00eb vitin 2006, p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb \u2018pasakt\u00ebsi\u2019.<\/p>\n<p>Sipas avokatit pasuria e bashk\u00ebshortes italiane t\u00eb prokurorit kishte burim t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb Itali dhe Shqip\u00ebri, sip\u00ebrmarrja private dhe pagesat e sigurimeve shoq\u00ebrore pas vitit 2001. Ai theksoi se ato ishin deklaruar n\u00eb vitin 2006, p\u00ebr shkak se ishte kjo periudha kohore kur subjekti kishte marr\u00eb fillimisht dijeni p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, p\u00ebfaq\u00ebsuesi i ONM-s\u00eb Gerrit Sprenger\u00a0 i drejtoi dy pyetje subjektit n\u00eb lidhje me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, t\u00eb cilat lidheshin me kontaket e subjektit me shtetasin P.A \u2013 v\u00ebllai i ndjer\u00eb nj\u00eb deputeti i hetuar nga p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh nga ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Midis subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe shtetasit P.A n\u00eb vitin 2008 \u00ebsht\u00eb regjistruar nj\u00eb bised\u00eb telefonike. ONM ka depozituar informacione dhe dokumente q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se P.A. ka qen\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb Itali p\u00ebr p\u00ebrshirje n\u00eb krim t\u00eb organizuar dhe trafikim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>Subjekti ka depozituar n\u00eb KPA nj\u00eb proceverbal t\u00eb nj\u00eb seance gjyq\u00ebsore t\u00eb vitit 2001 kund\u00ebr P.A t\u00eb mbajtur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr falsifikim dokumetesh, ku ai ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar organin e akuz\u00ebs gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare. Kodra tha se kishte lexuar konluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb gjykat\u00eb pasi prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes e kishin braktisur at\u00eb dhe ishte urdh\u00ebruar nga Prokurori i Rrethit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaqsuar organin e akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>I pyetur nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i ONM-s\u00eb, subjekti rivler\u00ebsimit insistoi t\u00eb komunkimi i tij me shtetasin P.A, n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn ishte rast\u00ebsor dhe p\u00ebrmbajtja nuk i kujtohet pasi kishte ndodhur shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. Ai theksoi se nuk kishte pasur asnj\u00eb kontakt tjet\u00ebr me P.A \u2013 p\u00ebrve\u00e7 telefonat\u00eb s\u00eb vitit 2008 t\u00eb raportuar nga DSIK.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb DSIK-s\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e subjektit me shtetasin P.A, KPA vendosi t\u00eb verifikoj p\u00ebrmbajtjen e tyre n\u00eb burim. Senca radh\u00ebs ndaj prokurorit Kodra do t\u00eb mbahet me 22 korrik 2022, n\u00eb or\u00ebn 8:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit mbajti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn seanc\u00ebn e radh\u00ebs p\u00ebr ankimin e paraqitur nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kund\u00ebr konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Gjon Kodra. Seanca d\u00ebgjimore u p\u00ebrq\u00ebndrua n\u00eb paraqitjen e parashtrimeve t\u00eb mbrojtjes nga avokati Plator Bilibashi ndaj [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":71162,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[311,112,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/Prokurori-Gjon-Kodra-1.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Gjon Kodra | Foto: BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71161"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71161"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71161\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71163,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71161\/revisions\/71163"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71161"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71161"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71161"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}