{"id":71164,"date":"2022-07-18T15:59:28","date_gmt":"2022-07-18T13:59:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-pikepyetje-mbi-karrieren-e-ndihmeses-ligjore\/2022\/07\/18\/"},"modified":"2023-04-06T15:59:33","modified_gmt":"2023-04-06T13:59:33","slug":"kpk-ngre-pikepyetje-mbi-karrieren-e-ndihmeses-ligjore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-pikepyetje-mbi-karrieren-e-ndihmeses-ligjore\/2022\/07\/18\/","title":{"rendered":"KPK ngre pik\u00ebpyetje mbi karrier\u00ebn e ndihm\u00ebses ligjore"},"content":{"rendered":"<p>Ve\u00e7 relatimit dhe shpjegimeve me shkrim t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb seanc\u00eb, ndihm\u00ebsja ligjore e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Jurida Bajraktari u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK,\u00a0 me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh dhe komentesh n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs mbi pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb dhe munges\u00ebs n\u00eb dukje t\u00eb kualifikimit t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ndihm\u00ebse n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitaj*, vuri n\u00eb dukje se Bajraktarit i ishte kaluar barr\u00eb prove mbi mund\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine, mosdeklarimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb dy kredive dhe mosdeklarimi e nj\u00eb banese n\u00eb posedim dhe nj\u00eb kontrate qiraje t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Komisioni po ashtu vuri n\u00eb dukje si gjetje se K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor kishte arsyetuar se subjektit nuk mund t\u2019i b\u00ebhej nj\u00eb vler\u00ebsim profesional, pasi kishte munges\u00eb t\u00eb dokumenteve ligjore t\u00eb p\u00ebrpiluara prej saj. Po ashtu, KPK theksoi se n\u00eb dukje Bajraktari, e cila ishte em\u00ebruar si ndihm\u00ebse n\u00eb korrik 2016 nga kryetari i at\u00ebhersh\u00ebm i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, nuk plot\u00ebsonte formalisht kriterin e vjet\u00ebrsis\u00eb n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur k\u00ebt\u00eb pozicion.<\/p>\n<p>Avokatja Romina Zano, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoi Bajraktarin n\u00eb seanc\u00eb dhe vet\u00eb subjekti i kund\u00ebrshtuan gjetjet e Komisionit. Zano q\u00eb lexoi mbrojtjen i tha KPK-s\u00eb se pasuria p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte kaluar barr\u00eb prove ishte ven\u00eb 10 vjet para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Zano po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli se pasakt\u00ebsit\u00eb nuk ishin t\u00eb q\u00ebllimshme dhe se deklarimet e subjektit u jepnin shpjegim atyre.<\/p>\n<p>Bajraktari nd\u00ebrhyri vet\u00ebm pas k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb kryesueses s\u00eb trup\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkoi shpjegime prej saj sa i p\u00ebrket profesionalizmit. Ajo pretendoi se kishte eksperienc\u00ebn e duhur p\u00ebr pozicionin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Si\u00e7 doli n\u00eb relatim, periudha e rivler\u00ebsimit p\u00ebr Bajraktarin ishte rreth 7 muaj. Ajo kishte filluar pun\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit n\u00eb korrik 2016 dhe kishte plot\u00ebsuar deklaratat p\u00ebr efekt t\u00eb vetingut n\u00eb janar 2017. M\u00eb her\u00ebt, Bajraktari kishte punuar si juriste n\u00eb nj\u00eb kompani private dhe prej vitit 2012 deri n\u00eb em\u00ebrim deklaronte si pun\u00eb ndihm\u00ebn juridike vullnetare n\u00eb nj\u00eb shoqat\u00eb t\u00eb basketbollit p\u00ebr femra.<\/p>\n<p><strong>Barra e prov\u00ebs mbi pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nga relatimi i Sanxhaktarit dhe p\u00ebrgjigjet e avokates Zano rezultoi se Bajraktari dhe bashk\u00ebshorti si person i lidhur i saj, kishin vet\u00ebm nj\u00eb makin\u00eb si pasuri t\u00eb tyren. Makina ishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 dhe ishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting nga ndihm\u00ebsja ligjore me burime nga puna e bashk\u00ebshortit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se pretendimet p\u00ebr t\u00eb ardhura nga biznesi i bashk\u00ebshortit n\u00eb Kosov\u00eb ishin deklarative dhe se nuk ishin provuar me dokumente. Ajo tha se subjektit i ishte k\u00ebrkuar t\u00eb dokumentonte k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Zano nga ana e saj tha se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb bler\u00eb 10 vjet para se Bajraktari t\u00eb fillonte detyr\u00ebn dhe i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb t\u00eb mbante n\u00eb konsiderat\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga administrata tatimore n\u00eb Kosov\u00eb sipas t\u00eb cil\u00ebs dokumentet e k\u00ebsaj natyre t\u00eb koh\u00ebs kur vendi administrohej nga UNMIK nuk ishin ruajtur. Avokatja k\u00ebmb\u00ebnguli se subjekti ishte treguar e sinqert\u00eb, pasi mund t\u00eb kishte deklaruar si burim t\u00eb pasuris\u00eb edhe aktivitetin e vjehrrit dhe vjehrr\u00ebs dhe ata kishin t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Por Sanxhaktari n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs tha se KPK e kishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb koh\u00ebn e v\u00ebnies s\u00eb pasuris\u00eb dhe subjektit i ishte k\u00ebrkuar vet\u00ebm t\u00eb provonte v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve t\u00eb saj n\u00eb veting.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb relatim u vu n\u00eb dukje se Bajraktarit i ishte kaluar barr\u00eb prove edhe n\u00eb lidhje me mosdeklarimin e plot\u00eb t\u00eb dy kredive konsumatore marr\u00eb prej saj dhe bashk\u00ebshortit. Sipas Sanxhaktarit, nuk ishte e qart\u00eb p\u00ebrse ishin p\u00ebrdorur kredit\u00eb dhe nuk ishte e qart\u00eb se sa ishte shuma cash e mbetur prej tyre dhe e p\u00ebrdorur m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstet e kredive.<\/p>\n<p>Zano tha se kredit\u00eb ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr ristrukturim e riparim t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb me qira n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetonte subjekti. Ajo tha se ishte e pamundur t\u00eb llogaritej e deklarohej cashi n\u00eb koh\u00ebn e b\u00ebrjes s\u00eb deklarat\u00ebs veting.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket nj\u00eb kontrate qiraje p\u00ebr nj\u00eb lokal mes bashk\u00ebshortit dhe nj\u00eb personi t\u00eb tret\u00eb, e cila nuk ishte deklaruar, Zano pretendoi se kontrata ishte prishur me goj\u00eb disa dit\u00eb pas n\u00ebnshkrimit. Ajo solli si prov\u00eb edhe d\u00ebshmin\u00eb e qiradh\u00ebn\u00ebsit. Zano tha se kontrata nuk kishte dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb efekt dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ishte deklaruar.<\/p>\n<p>Zano pretendoi edhe se nuk duheshin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb mosdeklarimi i t\u00eb qenit t\u00eb bashk\u00ebshortit si solidar\u00eb n\u00eb nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb nga e \u00ebma e tij dhe mosdeklarimi i nj\u00eb siguracioni n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb babait, t\u00eb cil\u00ebn ai nuk e kishte p\u00ebrdorur.<\/p>\n<p><strong>Debati mbi profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nuk iu gjet\u00ebn probleme t\u00eb figur\u00ebs, Bajraktari u p\u00ebrball me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetjesh q\u00eb u ngrit\u00ebn sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale. Sanxhaktari tha se formulari i vet\u00ebdeklarimit nuk ishte plot\u00ebsuar formalisht sakt\u00eb dhe nuk ishte firmosur n\u00eb t\u00eb gjitha faqet.<\/p>\n<p>Ajo tha se K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor kishte b\u00ebr\u00eb me dije se p\u00ebr shkak se mungonin dokumentet ligjore dhe arsyetimet e subjektit n\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nuk ishte i mundur t\u00eb b\u00ebhej vler\u00ebsimi profesional. Sipas Sanxhaktarit p\u00ebr periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit nuk kishte dokumente q\u00eb t\u00eb tregonin n\u00ebse subjekti ishte e aft\u00eb t\u00eb arsyetonte apo n\u00ebse kishte njohurit\u00eb e duhura ligjore.<\/p>\n<p>Avokatja Zano pretendoi se e p\u00ebrfaq\u00ebsuara prej saj kishte pasur nj\u00eb ngarkes\u00eb t\u00eb plot\u00eb pune. Ajo tha se KPK-s\u00eb i ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion materiale t\u00eb p\u00ebrgatitura prej saj, nd\u00ebrsa e cil\u00ebsoi materialin e vet\u00ebdeklarimit formalisht t\u00eb plot\u00eb, deri sa ishte n\u00ebnshkruar n\u00eb fund nga subjekti.<\/p>\n<p>Nga ana e saj, relatorja po ashtu vuri n\u00eb dukje se edhe testimi n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs kishte prodhurar t\u00eb dh\u00ebna mikse. Sipas saj, Bajraktari kishte marr\u00eb vet\u00ebm 40 pik\u00eb n\u00eb testimin e par\u00eb nga 100 t\u00eb mundshme dhe 132 n\u00eb testimin e dyt\u00eb. Ajo tha se nga pik\u00ebt e mara rezultonte se ajo nuk kishte marr\u00eb 60 p\u00ebr qind t\u00eb pik\u00ebve t\u00eb k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Bajraktari pretendoi se testimi i par\u00eb e kishte skualifikuar at\u00eb vet\u00ebm nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjyqtare, nd\u00ebrsa pretendoi se n\u00eb testimin e dyt\u00eb kishte marr\u00eb pik\u00eb t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Por Sanxhaktari tha se nga shqyrtimi i dokumentacionit, KPK-s\u00eb i rezultonte se n\u00eb dukje Bajraktari nuk kishte pasur vitet e duhura t\u00eb eksperienc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb postin e ndihm\u00ebses ligjore. Sanxhaktari shpjegoi se nd\u00ebr kriteret ishte k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb pasur 7 vjet eksperienc\u00eb si juriste n\u00eb disa institucione apo si avokate.<\/p>\n<p>Zano n\u00eb mbrojtje t\u00eb subjektit p\u00ebrmendi faktin se ve\u00e7 pun\u00ebs n\u00eb kompanin\u00eb private, Bajraktari kishte licens\u00ebn e avokates dhe po ashtu kishte dh\u00ebn\u00eb vullnetarisht ndihm\u00eb juridike p\u00ebr nj\u00eb shoqat\u00eb t\u00eb basketbollit p\u00ebr femra.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trup\u00ebs, Genta Tafa nuk u duk e k\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb shpjegim. N\u00eb nd\u00ebrhyrjen e saj, Tafa i k\u00ebrkoi Zanos t\u00eb lejonte Bajraktarin t\u00eb shpjegonte vet\u00eb situat\u00ebn profesionale, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se trupa k\u00ebrkonte t\u00eb d\u00ebgjonte arsyetimin e saj ligjor. \u201cN\u00ebse avokatja nuk e konsideron k\u00ebt\u00eb shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, do donim t\u00eb d\u00ebgjonim subjektin,\u201d tha Tafa.<\/p>\n<p>Pasi Zano miratoi, kryesuesja u p\u00ebrfshi n\u00eb nj\u00eb diskutim me Bajraktarin n\u00eb lidhje me eksperienc\u00ebn n\u00eb pun\u00eb, edhe pse pranoi n\u00eb seanc\u00eb se KPK nuk mund t\u00eb vinte n\u00eb diskutim vendimin e komisionit Ad-Hoc q\u00eb e kishte kualifikuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Tafa i k\u00ebrkoi subjektit t\u00eb sqarohej n\u00ebse ajo mendonte q\u00eb e kishte pasur eksperienc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendin e pun\u00ebs dhe pse kishte aplikuar p\u00ebr nj\u00eb vend pune p\u00ebr t\u00eb cilin n\u00eb dukje nuk i plot\u00ebsonte kriteret formale. \u201cUn\u00eb nuk aplikoj dot n\u00eb NASA, sepse nuk jam astronome,\u201d tha Tafa, q\u00eb shtoi se subjekti kishte refuzuar t\u2019i jepte Komisionit nj\u00eb CV p\u00ebr karrier\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Bajraktari k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte pasur eksperienc\u00eb dhe se kishte menduar q\u00eb i plot\u00ebsonte kriteret.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, Tafa k\u00ebrkoi sqarime n\u00ebse licensa e avokatit, pa e ushtruar profesionin, konsiderohej si eksperienc\u00eb pune. Ajo i tha Bajraktarit se k\u00ebrkonte mendimin e saj si ndihm\u00ebse ligjore n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke ngritur nj\u00eb situat\u00eb hipotetike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrfshiu edhe veten. \u201cUn\u00eb kam licens\u00ebn e avokatit prej 20 vjet\u00ebsh, por nuk kam shkuar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. A m\u00eb konsiderohet kjo si eksperienc\u00eb pune?\u201d, tha Tafa.<\/p>\n<p>Bajraktari k\u00ebmb\u00ebnguli se situata nuk ishte hipotetike dhe nuk ishte ky rasti.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, Bajraktari k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Vendimi pritet t\u00eb njoftohet nga KPK n\u00eb dat\u00ebn 20 korrik n\u00eb or\u00ebn 9.45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h5><strong>Sh\u00ebnim: Shkrimi u korrigjua p\u00ebr t\u00eb sakt\u00ebsuar se an\u00ebtar i trup\u00ebs s\u00eb KPK n\u00eb seanc\u00eb ishte Lulzim Hamitaj dhe jo Pamela Qirko.\u00a0<\/strong><\/h5>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ve\u00e7 relatimit dhe shpjegimeve me shkrim t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb seanc\u00eb, ndihm\u00ebsja ligjore e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Jurida Bajraktari u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK,\u00a0 me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh dhe komentesh n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs mbi pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb dhe munges\u00ebs n\u00eb dukje t\u00eb kualifikimit t\u00eb saj p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71165,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[145,118,174],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/Jurida-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Ndihm\u00ebsja ligjore, Jurida Bajraktari (djathtas) dhe avokatja e saj pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71164"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71164"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71164\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71166,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71164\/revisions\/71166"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71165"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71164"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71164"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71164"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}