{"id":71176,"date":"2022-07-14T14:38:05","date_gmt":"2022-07-14T12:38:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-albert-meca-perballet-me-vetingun\/2022\/07\/14\/"},"modified":"2023-04-06T16:00:21","modified_gmt":"2023-04-06T14:00:21","slug":"gjyqtari-albert-meca-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-albert-meca-perballet-me-vetingun\/2022\/07\/14\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Albert Me\u00e7a p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Hetimet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ndaj gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Albert Me\u00e7a ishin fokusuar, si\u00e7 doli n\u00eb seanc\u00ebn e zhvilluar t\u00eb enjten, n\u00eb gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtare Pamela Qirko, vuri n\u00eb dukje se gjyqtarit i ishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb dokumentonte mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb daj\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hua 20 mij\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas relatimit, kjo hua nuk ishte deklaruar si burim krijimi pasurie n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVeting\u201d, nd\u00ebrsa u konstatua edhe nj\u00eb bilanc negativ prej rreth 500 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb disa vite nga disa transaksione me bono thesari.<\/p>\n<p>Gjyqtarit Me\u00e7a nuk i ishin gjetur probleme n\u00eb kriterin e profesionalizmit dhe as n\u00eb at\u00eb t\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Me\u00e7a e vler\u00ebsoi me superlativa hetimin e KPK-s\u00eb ndaj tij dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se familja e daj\u00ebs kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme, por se nuk mund t\u00eb provonte se prej cil\u00ebs pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave ishte financuar huaja. Gjyqtari po ashtu i vuri n\u00eb dukej KPK-s\u00eb gabime n\u00eb analiz\u00ebn financiare, q\u00eb u pranuan nga relatorja, por q\u00eb u cil\u00ebsuan si t\u00eb paq\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>Albert Me\u00e7a e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Burimet p\u00ebr apartamentin <\/strong><\/p>\n<p>Sipas relatores Genta Tafa Bungo, gjyqtari Albert Me\u00e7a kishte marr\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 2004 nj\u00eb hua 20 mij\u00eb euro p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti. Relatorja vuri n\u00eb dukje se daja dhe bashk\u00ebshortja e tij kishin pasur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb ardhura, xhiro nga biznesi dhe fitime n\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme, por sqaroi se nuk ishte e qart\u00eb se me \u00e7far\u00eb parash ishte dh\u00ebn\u00eb huaja, duke qen\u00eb se fitimet e kompanis\u00eb, rreth 8 milion lek\u00eb, nuk ishin shp\u00ebrndar\u00eb . Ajo tha se p\u00ebr shkak t\u00eb paqart\u00ebsis\u00eb, kjo hua nuk ishte konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Me\u00e7a sqaroi para Komisionit se nuk duhej ta konsideronte hua shum\u00ebn e marr\u00eb nga daja dhe t\u00eb shlyer me kredi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Ai arsyetoi se p\u00ebr shkak se daja kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb, ai nuk mund t\u00eb dokumentonte sakt\u00ebsisht se nga i kishte marr\u00eb ato para, por vuri n\u00eb dukje shumat e konsiderueshme q\u00eb familja e daj\u00ebs kishte n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>Gjyqtari shpjegoi se parat\u00eb mund t\u00eb kishin qen\u00eb t\u00eb xhiros apo nga kursimet e familjes, nd\u00ebrsa sqaroi se huaja ishte marr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb urgjenc\u00ebs, pasi ajo ishte shlyer me kredi pak jav\u00eb m\u00eb von\u00eb. Ai tha se fakti q\u00eb shit\u00ebsit e apartamentit kishin k\u00ebrkuar veprime urgjente dokumentohej me largimin e tyre nga Shqip\u00ebria t\u00eb nes\u00ebrmen e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hua nga v\u00ebllai prej 10 mij\u00eb eurosh po p\u00ebr apartamentin, nuk u gjet me probleme. Nd\u00ebrkoh\u00eb Me\u00e7a k\u00ebrkoi t\u00eb konsiderohej si e ligjshme edhe nj\u00eb shum\u00eb prej 300 mij\u00eb lek\u00ebsh, q\u00eb sipas tij bashk\u00ebshortja kishte marr\u00eb si dhurat\u00eb nga e \u00ebma.<\/p>\n<p>KPK tha se nuk e kishte konsideruar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr shkak se nuk ishte provuar burimi i ligjsh\u00ebm i t\u00eb ardhurave t\u00eb dhuruesit. Me\u00e7a k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00ebna e bashk\u00ebshortes kishte qen\u00eb e paisur me num\u00ebr NIPT-i n\u00eb Greqi, ku kishte emigruar dhe se kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb krijonte shum\u00ebn prej 300 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Me\u00e7\u00ebs po ashtu iu k\u00ebrkuan shpjegime n\u00eb lidhje me nj\u00eb bilanc negativ prej 500 mij\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb rezultonte nga kursimet e familjes dhe investimet n\u00eb bono thesari. Bilanci sipas KPK ishte krijuar n\u00eb disa vite.<\/p>\n<p>Por gjyqtari e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb bilanc, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se nj\u00eb pjes\u00eb e bilancit negativ ndikohej nga disa gabime n\u00eb analiz\u00ebn e KPK-s\u00eb. Ai vuri n\u00eb dukje nj\u00eb gabim n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e pagave t\u00eb tij dhe bashk\u00ebshortes, pa p\u00ebrfshir\u00eb or\u00ebt shtes\u00eb t\u00eb pun\u00ebs. Ai po ashtu k\u00ebrkoi rillogaritje t\u00eb disa shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimit p\u00ebr efekt t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Genta Tafa Bungo e pranoi problemin, por i tha gjyqtarit se gabimi n\u00eb fjal\u00eb ishte p\u00ebr shkak se ata ishin bazuar n\u00eb v\u00ebrtetimet e pag\u00ebs. Tafa tha se gabimi ishte i paq\u00ebllimsh\u00ebm. Me\u00e7a shtoi se nuk e vinte n\u00eb dyshim q\u00eb gabimet n\u00eb analiz\u00eb ishin t\u00eb paq\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>Gjyqtari nga ana tjet\u00ebr k\u00ebrkoi mir\u00ebkuptim nga Komisioni p\u00ebr mosdeklarimin e huave si burim n\u00eb blerjen e apartamentit. Ai tha se ato ishin deklaruar n\u00eb deklarimet e para, por se ai kishte arsyetuar se n\u00eb deklarimin \u201cveting\u201d si burim duhej t\u00eb deklaroheshin pagat e tij dhe bashk\u00ebshortes, duke qen\u00eb se me ato ishin shlyer qoft\u00eb huat\u00eb, qoft\u00eb kredia. Me\u00e7a tha se KPK kishte provuar se ai kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shlyerjen.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket profesionalizmit dhe figur\u00ebs, Me\u00e7\u00ebs nuk i ishte kaluar barr\u00eb prove. Gjyqtarit i ishin k\u00ebrkuar shpjegime vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb si\u00e7 rezultoi kishte t\u00eb b\u00ebnte me shpalljen e nj\u00eb vendimi jasht\u00eb afatit. Me\u00e7a shpjegoi se koha e kaluar nuk i lejonte t\u00eb mbante mend sakt\u00ebsisht pse ishte shtyr\u00eb dh\u00ebnia e vendimit, por i tha Komisionit se nga sh\u00ebnimet e tij i rezultonte t\u00eb kishte qen\u00eb i ngarkuar me detyr\u00eb nga kryetari i gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, gjyqtari Albert Me\u00e7a e vler\u00ebsoi hetimin e KPK-s\u00eb, duke e cil\u00ebsuar t\u00eb ligjsh\u00ebm, njer\u00ebzor dhe profesional, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hetimet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ndaj gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Albert Me\u00e7a ishin fokusuar, si\u00e7 doli n\u00eb seanc\u00ebn e zhvilluar t\u00eb enjten, n\u00eb gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtare Pamela Qirko, vuri n\u00eb dukje se gjyqtarit i ishte k\u00ebrkuar q\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71177,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/Albert-Meca-pas-seances-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Albert Me\u00e7a pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71176"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71176"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71176\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71178,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71176\/revisions\/71178"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71177"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}