{"id":71182,"date":"2022-07-13T12:59:35","date_gmt":"2022-07-13T10:59:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pasurite-e-ish-bashkejetuesit-vene-ne-veshtiresi-prokuroren-elsa-kareci\/2022\/07\/13\/"},"modified":"2023-04-06T16:00:44","modified_gmt":"2023-04-06T14:00:44","slug":"pasurite-e-ish-bashkejetuesit-vene-ne-veshtiresi-prokuroren-elsa-kareci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pasurite-e-ish-bashkejetuesit-vene-ne-veshtiresi-prokuroren-elsa-kareci\/2022\/07\/13\/","title":{"rendered":"Pasurit\u00eb e ish-bashk\u00ebjetuesit v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi prokuroren Elsa Kare\u00e7i"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Elsa Kare\u00e7i u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me barr\u00eb prove n\u00eb lidhje ne nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasurish dhe transaksionesh t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit dhe kompanive t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Problemet sipas relatimit t\u00eb KPK fillonin q\u00eb me koh\u00ebn e fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs dhe vijonin me deklarimet n\u00eb vite, duke krijuar p\u00ebr subjektin nj\u00eb balanc\u00eb negative prej 12 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Kare\u00e7i k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb deklarimet e saj se ish-bashk\u00ebshorti kishte pasur probleme me alkoolin dhe se ajo nuk kishte dijeni t\u00eb veprimeve t\u00eb tij. Ajo tha se pas ndarjes, komunikimi ishte i keq dhe kjo e kishte penguar t\u00eb gjente informacion. Kare\u00e7i po ashtu kund\u00ebrshtoi koh\u00ebn e fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs mes saj dhe ish-bashk\u00ebjetuesit.<\/p>\n<p>Kare\u00e7it nuk iu gjet\u00ebn probleme t\u00eb figur\u00ebs dhe n\u00eb kriterin e profesionalizmit asaj iu k\u00ebrkuan shpjegime vet\u00ebm sa i p\u00ebrket nj\u00eb hetimi.<\/p>\n<p>Elsa Kare\u00e7i p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe u em\u00ebrua si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kavaj\u00ebs. Ajo e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs prej vitit 2007.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Kare\u00e7in po kryhet nga trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Suela Zhegu an\u00ebtare. V\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte Theo Jacobs.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nga relatimi i b\u00ebr\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb s\u00eb mart\u00ebs n\u00eb KPK u duk sikur problemet e Kare\u00e7it fillonin n\u00eb momentin e nisjes s\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs. Sipas Komisionit, kjo bashk\u00ebjetes\u00eb kishte filluar n\u00eb vitin 2009, nd\u00ebrsa Kare\u00e7i k\u00ebmb\u00ebnguli se ajo kishte filluar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Por relatorja tha se pavar\u00ebsisht pretendimit, \u00e7ifti kishte udh\u00ebtime s\u00eb bashku dhe ish-bashk\u00ebjetuesi kishte ndihmuar Kare\u00e7in n\u00eb pages\u00ebn e nj\u00eb kredie n\u00eb vitin 2010, t\u00eb marr\u00eb nga familja e saj p\u00ebr nj\u00eb vresht. KPK vuri n\u00eb dukje se edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pages\u00eb, supozuar me burime nga biznesi i ish-bashk\u00ebshortit, \u00e7ifti dilte me munges\u00eb burimesh.<\/p>\n<p>Dy bizneset e bashk\u00ebshortit, sipas Komisionit nuk provonin t\u00eb ardhurat e ligjshme as p\u00ebr blerjet as p\u00ebr shitjet dhe transaksionet n\u00eb disa raste me vler\u00eb 200 mij\u00eb euro ishin t\u00eb padokumentuara. Nga sa u tha n\u00eb relatim, ish-bashk\u00ebjetuesi ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb biznes anijesh, pronash dhe mineralesh.<\/p>\n<p>Kare\u00e7i k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb koha e bashk\u00ebjetes\u00ebs t\u00eb merrej viti 2012. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb analiza e KPK t\u00eb fillonte nga kjo periudh\u00eb, nd\u00ebrsa shtoi se s\u2019kishte pasur kontroll mbi veprimet e ish-bashk\u00ebjetuesit dhe se konfliktet gjyq\u00ebsore t\u00eb tij me familjen e origjin\u00ebs e kishin b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb rr\u00ebmujshme situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Kare\u00e7i tha se i kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00eb ish-kunatit, por nuk kishte marr\u00eb asnj\u00eb informacion prej tij. Nga relatimi doli se ish-bashk\u00ebjetuesi ishte pyetur n\u00eb KPK p\u00ebr financat e tij dhe kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje evazive.<\/p>\n<p>KPK po ashtu pyeti prokuroren n\u00eb lidhje me deklarimet vjetore t\u00eb ish-bashk\u00ebjetuesit. Kjo e fundit pretendoi se ato ishin b\u00ebr\u00eb nga ai vet\u00eb dhe se ajo e kishte konstatuar se ishin rr\u00ebmuj\u00eb, por nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb ndikonte. Ajo kujtoi nj\u00eb rast kur sipas saj ish-bashk\u00ebjetuesi kishte ardhur i dehur dhe se t\u00eb nes\u00ebrmen kur duhej t\u00eb dor\u00ebzohej deklarata, nuk mbante mend asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Nga relatimi rezultoi nd\u00ebr t\u00eb tjera nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e bashk\u00ebjetuesit me nj\u00eb fabrik\u00eb t\u00eb pasurimit t\u00eb kromit, e cila edhe pse p\u00ebrfshinte shum\u00ebn prej 200 mij\u00eb eurosh ishte pa dokumente dhe e deklaruar si n\u00eb mir\u00ebbesim. KPK vuri n\u00eb dukje se shuma dilte si hua n\u00eb deklarimet vjetore, por m\u00eb pas ishte pretenduar si detyrim biznesi q\u00eb do t\u00eb shlyhej n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Probleme t\u00eb ngjashme u vun\u00eb n\u00eb dukje edhe n\u00eb lidhje me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transaksionesh me tokat dhe nd\u00ebrtimet n\u00eb to. Kare\u00e7i pretendoi se ajo nuk kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr veprimet e t\u00eb tret\u00ebve dhe t\u00eb bashk\u00ebjetuesit.<\/p>\n<p>Prokurorja tha se pas ndarjes, ajo kishte marr\u00eb vet\u00ebm makin\u00ebn nga ish-bashk\u00ebjetuesi. Ajo tha se jetonte me qira dhe se kujdesej vet\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Kare\u00e7i dha shpjegime edhe mbi nj\u00eb denoncim n\u00eb kriterin e profesionalizmit. Ajo tha se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Elsa Kare\u00e7i u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me barr\u00eb prove n\u00eb lidhje ne nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasurish dhe transaksionesh t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit dhe kompanive t\u00eb tij. Problemet sipas relatimit t\u00eb KPK fillonin q\u00eb me koh\u00ebn e fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs dhe vijonin me deklarimet n\u00eb vite, duke krijuar p\u00ebr subjektin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71183,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/Kareci-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Elsa Kare\u00e7i n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71182"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71182"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71182\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71184,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71182\/revisions\/71184"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71183"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71182"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71182"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71182"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}