{"id":71191,"date":"2022-07-11T14:54:16","date_gmt":"2022-07-11T12:54:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-dy-qendrime-per-prokurorin-florian-bonjaku\/2022\/07\/11\/"},"modified":"2023-04-06T16:01:08","modified_gmt":"2023-04-06T14:01:08","slug":"kpk-me-dy-qendrime-per-prokurorin-florian-bonjaku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-dy-qendrime-per-prokurorin-florian-bonjaku\/2022\/07\/11\/","title":{"rendered":"KPK me dy q\u00ebndrime p\u00ebr prokurorin Florian Bonjaku"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Kruj\u00ebs, Florian Bonjaku u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 2 qershor 2022, me shumic\u00eb votash. Relatori i \u00e7\u00ebshtjes Olsi Komici dhe an\u00ebtarja Valbona Sanxhaktari arsyetuan se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e pasurive nuk mund t\u00eb sjellin penalizimin e subjektit. Po ashtu, u gjet\u00ebn t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb pasoja shkarkuese edhe konstatimet p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica, kryesuesja e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb, Xhensila Pine arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Bonjaku ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb, si dhe ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia n\u00ebp\u00ebrmjet mang\u00ebsive n\u00eb kryerjen e veprimeve hetimore dhe arsyetimin e akteve procedurale.<\/p>\n<p>Florian Bonjaku e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998. Ai ka punuar fillimisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lushnjes dhe prej vitit 2008 e ushtron funksionin pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Kruj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi ndryshe p\u00ebr pasurin\u00eb\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, gjat\u00eb hetimit administrativ jan\u00eb gjetur mosp\u00ebrputhje deklarimi p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 62.95 m2 n\u00eb Durr\u00ebs, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003 \u00ebsht\u00eb pasqyruar si burim nj\u00eb kredi, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se nuk jan\u00eb paguar vlera monetare. Nga verifikimet e kryera prej KPK-s\u00eb ka rezultuar se kredia \u00ebsht\u00eb disbursuar rreth 12 dit\u00eb pas blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit ka pretenduar se nuk ka mosp\u00ebrputhje deklarimi p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti, pasi q\u00ebllimi i kalimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb pasuri q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vjehrrit, ka qen\u00eb vet\u00ebm mund\u00ebsia q\u00eb ai do t\u00eb p\u00ebrdorej si kolateral p\u00ebr kredin\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 69.4 m2.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se subjekti i rivler\u00ebsimit ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb mjaftueshme n\u00eb lidhje me kontratat e shitjes t\u00eb lidhura me prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes dhe se nga hetimi administrativ ka rezultuar i provuar se q\u00ebllimi i vet\u00ebm ka qen\u00eb marrja e kredis\u00eb dhe jo kalimi i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konkluduar se, veprimet fiktive t\u00eb kryera n\u00eb lidhje me apartamentin, kredin\u00eb bankare dhe destinacionin e saj, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit nuk mund arrijn\u00eb n\u00eb at\u00eb mas\u00eb q\u00eb t\u00eb aplikohet masa disiplinore e shkarkimit.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 69.4 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 9.5 milion\u00eb lek\u00eb, subjekti i ka deklaruar si burime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb banese me sip\u00ebrfaqe 112.4 m2 n\u00eb vitin 201, po n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, Bonjaku ka sh\u00ebnuar se apartamenti i shitur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2004-\u00ebn p\u00ebr shum\u00ebn 19 mij\u00eb e 432 USD, me burim kredin\u00eb 20 mij\u00eb USD t\u00eb marr\u00eb duke vendosur si kolateral apartamentin e vjehrrit n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK ka analizuar transaksionet e kryera p\u00ebr apartamentin 69.4 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, nga ka rezultuar se subjekti nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2003 kur \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata e pasuris\u00eb; n\u00eb vitin 2004 kur \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata e shitjes; si dhe nuk e ka pasqyruar as n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb periudh\u00ebs 2005-2010.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr caktim t\u00eb \u00e7mimit fiktiv t\u00eb shitjes, me q\u00ebllim jusitifikimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara, pasi nuk \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion ligjor p\u00ebrcaktimi i vler\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb shum\u00ebn 9,5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka rezultuar me diferenc\u00eb t\u00eb theksuar krahasuar me \u00e7mimin e tregut n\u00eb shum\u00ebn 6,1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb llogaritur nga ASHK-ja.<\/p>\n<p>Pas rihetimit nga Komisioni t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, jan\u00eb administruar nga ASHK kontrata shitje t\u00eb apartamenteve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, si dhe kontrata t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti ku \u00e7mimet e shitjes t\u00eb pasqyruara kan\u00eb rezultuar n\u00eb disa raste edhe m\u00eb t\u00eb larta se ato t\u00eb apartamentit t\u00eb Bonjakut. Po ashtu, subjekti ka depozituar si prova edhe njoftimet e shitjes s\u00eb apartamenteve n\u00eb at\u00eb zone, ku jan\u00eb konstatuar \u00e7mime t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto prova, Komisioni vler\u00ebson se \u00e7mimi i shitjes 9.5 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb real dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb jan\u00eb rr\u00ebzuar dyshimet e ngritura p\u00ebr fiktivitet.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me mosdeklarimin e k\u00ebsaj pasurie deri n\u00eb vitin 2010, shumica mban n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se deklarata \u201cveting\u201d \u00ebsht\u00eb dokumenti ligjor ku bazohet procesi i rivler\u00ebsimit t\u00eb magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit, shumica arrin n\u00eb konkluzionin se pasakt\u00ebsit\u00eb e konstatuara dhe balanca negative p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve n\u00eb shum\u00ebn 407 mij\u00eb lek\u00eb, jan\u00eb t\u00eb karakterit minimal dhe vler\u00ebsohet se nuk mund t\u00eb sjellin shkarkimin.<\/p>\n<p>Komisionerja Xhensila Pine n\u00eb pakic\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje raportin e Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI q\u00eb ka konstatuar se deklarimi i subjektit nuk \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin; ka paqart\u00ebsi dhe mosp\u00ebrputhje lidhur me vlerat dhe burimet financiare t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr pasurit\u00eb; si dhe ka mosdeklarime t\u00eb pasuris\u00eb nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Sipas Pines, Bonjaku ka dh\u00ebn\u00eb deklarime kontradiktore dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb dallohet se cili deklarim \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb dhe cili ka qen\u00eb shkaku q\u00eb ai nuk ka deklaruar sakt\u00ebsisht dhe plot\u00ebsisht pasurit\u00eb e tij. N\u00eb p\u00ebrfundim, ajo e vler\u00ebson t\u00eb bazuar n\u00eb prova dhe ligj konkluzionin e ILDKPKI-s\u00eb dhe konkludon se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Zbehja e akuz\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e Bonjakut n\u00eb raportin e par\u00eb. N\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar informacion ku ngriheshin dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb subjektit n\u00eb korrupsion pasiv, nd\u00ebrsa konkluzioni \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Trupa e KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e veprimeve t\u00eb prokurorit Bonjaku n\u00eb hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale n\u00eb ngarkim t\u00eb dy shtetasve p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201ckultivim t\u00eb bim\u00ebve narkotike\u201d.<\/p>\n<p>Ka rezultuar se Bonjaku ka ndryshuar kualifikimin e vepr\u00ebs penale n\u00eb \u201cmoskall\u00ebzim krimi\u201d dhe \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim. K\u00ebrkesa nuk \u00ebsht\u00eb pranuar nga Gjykata e Kruj\u00ebs, me argumentin se hetimi nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb dhe se nuk jan\u00eb argumentuar me prova, arsyet ligjore t\u00eb ndryshimit t\u00eb kualifikimit t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Bonjaku e ka ankimuar vendimin, por \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata e Apelit Tiran\u00eb. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Bonjaku e ka d\u00ebrguar s\u00ebrish \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjyq p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cmoskall\u00ebzim krimi\u201d, duke arsyetuar se nuk kan\u00eb rezultuar t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb mund t\u00eb ndryshonin pozit\u00ebn procedurale t\u00eb t\u00eb pandehurve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ, KPK ka ngritur dyshime n\u00eb lidhje me ndryshimin e kualifikimit t\u00eb vepr\u00ebs penale nga \u201ckultivim t\u00eb bim\u00ebve narkotike\u201d n\u00eb \u201cmoskall\u00ebzim krimi\u201d, pasi \u00ebsht\u00eb konstatuar se transkriptimi i bised\u00ebs s\u00eb mesazheve n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim t\u00eb p\u00ebrgatitur nga subjekti nuk ka qen\u00eb i plot\u00eb, krahasuar me tekstin e po k\u00ebtij transkriptimi t\u00eb pasqyruar n\u00eb aktet e hetimit.<\/p>\n<p>KPK i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr mos\u00e7muarjen e vler\u00ebs dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb transkiptimit t\u00eb mesazheve, duke zbehur vlefshm\u00ebrin\u00eb procedurale t\u00eb saj me q\u00ebllim leht\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb dy t\u00eb pandehurve; si dhe p\u00ebr mosargumentim t\u00eb arsyes se pse p\u00ebr dy t\u00eb pandehurit q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb nj\u00ebjta, ka mbajtur q\u00ebndrim ndryshe n\u00eb k\u00ebrkimin e d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Bonjaku ka pretenduar se Gjykata e Kruj\u00ebs nuk ka \u00e7muar se n\u00eb aktet e d\u00ebrguara p\u00ebr gjykim kishte fakte penale q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim, por thjesht ka k\u00ebrkuar plot\u00ebsimin e hetimeve.<\/p>\n<p>Sipas tij, pas realizimit t\u00eb detyrave t\u00eb l\u00ebna nga gjykata nuk rezultoi e provuar se t\u00eb pandehurit kishin kryer vepr\u00ebn penale \u201ckultivim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d, pasi nuk ka biseda t\u00eb tjera dhe se nuk u gjet\u00ebn prova p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb dy shtetasit kan\u00eb konsumuar k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin se transkriptimi i bised\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb, subjekti ka shpjeguar se n\u00eb fashikullin e gjykimit d\u00ebrguar gjykat\u00ebs jan\u00eb vendosur t\u00eb plota t\u00eb gjitha procesverbalet dhe regjistrimet e p\u00ebrgjimit t\u00eb bisedimeve dhe komunikimeve q\u00eb jan\u00eb kryer lidhur me k\u00ebt\u00eb procedim penal.<\/p>\n<p>Bonjaku ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje faktin se gjykata e ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e tij t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cmoskall\u00ebzim krimi\u201d dhe se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje p\u00ebr t\u2019u gjykuar n\u00eb Apelin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr q\u00ebndrimin e ndrysh\u00ebm n\u00eb individualizimin e d\u00ebnimit p\u00ebr t\u00eb pandehurit, Bonjaku ka argumentuar se p\u00ebr zbatimin e d\u00ebnimit alternativ duhet t\u00eb p\u00ebrmbushen disa shkaqe dhe elemente t\u00eb tjera ligjore. Ai ka theksuar se dy t\u00eb pandehurit kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb masa t\u00eb ndryshme t\u00eb sigurimit personal, ku ndaj B. D. \u00ebsht\u00eb caktuar masa e sigurimit personal \u201cdetyrim paraqitjeje\u201d, nd\u00ebrsa shtetasit S. D. ajo me \u201carrest sht\u00ebpie\u201d.<\/p>\n<p>Bonjaku ka shpjeguar se p\u00ebr t\u00eb pandehurin B. D. \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb fakti se n\u00eb koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale ishte n\u00eb mosh\u00eb relativisht t\u00eb re dhe duke ndjekur studimet, si dhe shkalla e ul\u00ebt e rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, pasi rezulton t\u00eb jet\u00eb i pad\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica i konsideron t\u00eb mjaftueshme shpjegimet e Bonjakut dhe vler\u00ebson se ai ka aritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Pine n\u00eb pakic\u00eb arsyeton se Bonjaku nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe se nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb se p\u00ebrse k\u00ebrkesa p\u00ebr gjykim nuk u bazua n\u00eb p\u00ebrgjimin e realizuar, si dhe p\u00ebrse u zbeh vlefshm\u00ebria procedurale e saj.<\/p>\n<p>Po ashtu, Pine evidenton se Bonjaku nuk ka argumentuar se cilat ishin provat e tjera q\u00eb u p\u00ebrfituan edhe nga hetimet shtes\u00eb pas detyrave t\u00eb l\u00ebna nga gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, si dhe arsyet ligjore t\u00eb ndryshimit t\u00eb kualifikimit t\u00eb vepr\u00ebs penale, nga \u201ckultivim t\u00eb bim\u00ebve narkotike\u201d n\u00eb \u201cmoskall\u00ebzim krimi\u201d.<\/p>\n<p>Pine shprehet se ka krijuar bindjen se informacionet q\u00eb disponoheshin n\u00eb ngarkim t\u00eb Bonjakut ishin bazuar n\u00eb fakte dhe rrethana konkrete dhe \u00e7mon se t\u00eb gjitha konstatimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kriterin proefesional, Bonjakut i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr moskryerjen e disa veprimeve procedurale gjat\u00eb hetimit t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje tjet\u00ebr. Sipas KPK, k\u00ebrkesa p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes penale i \u00ebsht\u00eb njoftuar vet\u00ebm personit t\u00eb dyshuar, shtetasit B.G., nd\u00ebrsa nuk i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije kall\u00ebzuesit.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se subjekti i ka zgjatur hetimet \u00e7do 3 muaj p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb gati 2-vje\u00e7are me arsye marrje dokumentacioni shtes\u00eb nga Bashkia Kruj\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkesa n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar pas 15 muajsh.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se vendimet p\u00ebr zgjatjen e afatit t\u00eb hetimeve nuk u jan\u00eb njoftuar pal\u00ebve t\u00eb interesuara.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin e tij, Komisioni v\u00ebren se Kodi i Procedur\u00ebs Penale e ka t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb q\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr pushimin e akuz\u00ebs ose \u00e7\u00ebshtjes i njoftohet edhe personit q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim ose ankim.<\/p>\n<p>KPK e konsideron jo bind\u00ebs pretendimin e subjektit se shtyrja e hetimeve ka ardhur si pasoj\u00eb e ngarkes\u00ebs n\u00eb pun\u00eb. Po ashtu, Komisioni vler\u00ebson se nuk q\u00ebndron as arsyetimi tjet\u00ebr i subjektit, se nuk e ka njoftuar kall\u00ebzuesin R.M., pasi ai nuk ka statusin e t\u00eb d\u00ebmtuarit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga relatori Olsi Komici dhe an\u00ebtarja Valbona Sanxhaktari vler\u00ebson se k\u00ebto mang\u00ebsi procedurale nuk arrijn\u00eb deri n\u00eb at\u00eb nivel sa t\u00eb aplikohet masa disiplinore e shkarkimit nga detyra.<\/p>\n<p>Ndryshe vler\u00ebson kryesuesja Pine n\u00eb pakic\u00eb, e cila \u00e7mon se mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb kryerjen e veprimeve hetimore dhe arsyetimin e akteve procedurale kan\u00eb sjell\u00eb pasoja n\u00eb mbrojtjen e posa\u00e7me ligjore t\u00eb t\u00eb drejtave procedurale t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit nga kryerja e vepr\u00ebs penale, duke cenuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Pine arrin n\u00eb konkluzionin se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm lidhur me kriterin e pasuris\u00eb dhe se ka c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb ajo ka votuar p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Kruj\u00ebs, Florian Bonjaku u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 2 qershor 2022, me shumic\u00eb votash. Relatori i \u00e7\u00ebshtjes Olsi Komici dhe an\u00ebtarja Valbona Sanxhaktari arsyetuan se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e pasurive nuk mund t\u00eb sjellin penalizimin e subjektit. Po ashtu, u gjet\u00ebn t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb pasoja [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71192,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[118,119,236],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/Prokurori-Florian-Bonjaku-ne-KPK-2048x1646-1.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Florian Bonjaku n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71191"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71191"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71191\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71193,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71191\/revisions\/71193"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71192"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71191"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71191"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71191"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}