{"id":71200,"date":"2022-07-08T11:56:34","date_gmt":"2022-07-08T09:56:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-gjeti-elveta-murren-me-pamundesi-financiare-ne-vlera-te-medha\/2022\/07\/08\/"},"modified":"2023-04-06T16:01:53","modified_gmt":"2023-04-06T14:01:53","slug":"kpk-e-gjeti-elveta-murren-me-pamundesi-financiare-ne-vlera-te-medha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-gjeti-elveta-murren-me-pamundesi-financiare-ne-vlera-te-medha\/2022\/07\/08\/","title":{"rendered":"KPK e gjeti Elveta Murr\u00ebn me pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 23 maj 2022 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokuroren e Elbasanit, Elveta Stafa Murra, pasi konkludoi se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb, se kishte munges\u00eb burimesh p\u00ebr krijimin e tyre si dhe kishte kryer deklarime kontradiktore e t\u00eb rreme, duke cenuar sipas KPK-s\u00eb figur\u00ebn e prokurores dhe besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Elveta Murra e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1985. Ajo punoi prej m\u00eb shum\u00eb se tre dekadash si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK theksohet se kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr balancat negative, prokurorja Murra ka ndryshuar disa her\u00eb deklarimet lidhur me burimet e krijimit t\u00eb disa pasurive. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb rast kur p\u00ebr justifikimin e mosdeklarimit t\u00eb nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb nga i biri, ka dor\u00ebzuar dokumentacion q\u00eb nuk ishte i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb dor\u00ebzuar nga institucioni i Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokuroren Murra u p\u00ebrfundua vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, subjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftueshme burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Elbasan t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr \u00e7mimin reth 5.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Murra ka deklaruar t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb 2009-\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin 2 milion e 632 mij\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke p\u00ebr 4.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka pranuar si burim t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit, por nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb ato nga shitja e tok\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 4.2 milion\u00eb lek\u00eb. \u201cSubjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara dhe pagimin e detyrimeve p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb buxhetin e shtetit. Aktmarr\u00ebveshja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrfaqe toke rezultoi n\u00eb fund t\u00eb vitit 2009, periudh\u00eb, kur sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes ishin shlyer t\u00eb gjitha detyrimet ndaj pal\u00ebs bler\u00ebse t\u00eb apartamentit dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, subjekti k\u00ebto t\u00eb ardhura i ka deklaruar si gjendje cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2009\u201d, argumenton Komisioni.<\/p>\n<p>Po ashtu, trupa e KPK-s\u00eb nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga pem\u00ebtaria, pasi nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar pagesa e detyrimeve tatimore. \u201cSubjekti kishte pretenduar vet\u00ebm t\u00eb ardhura nga dh\u00ebnia n\u00eb p\u00ebrdorim e k\u00ebsaj toke n\u00eb vitet 2006 \u2013 2008, n\u00eb deklaratat periodike vjetore dhe n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit standard dhe jo t\u00eb ardhura nga shfryt\u00ebzimi i saj\u201d, v\u00ebren Komisioni dhe konkludon se nga analiza p\u00ebrfundimtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri rezulton balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb e 860 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb subjekti gjendet n\u00eb kushtet deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Murra \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 60 m2 n\u00eb Pogradec n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr vler\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ajo ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb garsoniere me sip\u00ebrfaqe 25 m2 n\u00eb Pogradec q\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2006-\u00ebn; t\u00eb ardhurat dhe kursimet e akumuluara nd\u00ebr vite nga t\u00eb ardhurat dhe pagat e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit nga puna si avokat; t\u00eb ardhura nga shitja e nj\u00eb automjeti dhe kthimi i nj\u00eb pjese t\u00eb nj\u00eb detyrimi.<\/p>\n<p>KPK konstaton se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet burimi i krijimit t\u00eb garsonier\u00ebs, pasi subjekti ka deklaruar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga emigracioni, q\u00eb nuk jan\u00eb dokumentuar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ, Murra ka deklaruar si burim blerje t\u00eb k\u00ebsaj pasurie edhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb automjeti n\u00eb vler\u00ebn 250 mij\u00eb lek\u00eb. \u201cPra, subjekti ndryshoi deklarimin n\u00eb lidhje me burimin e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 25 m2 n\u00eb Pogradec, e cila ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 60 m2\u201d, citohet n\u00eb konkluzionin e Komisionit. P\u00ebr rjedhoj\u00eb, t\u00eb ardhurat nga shitja e garsonier\u00ebs nuk jan\u00eb konsideruar si burim i ligjsh\u00ebm p\u00ebr blerjen e apartamentit 60 m2 n\u00eb Pogradec.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK ka konsideruar si burime p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti t\u00eb ardhurat nga pagat e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe ato t\u00eb bashk\u00ebshortit nga aktiviteti si avokat, por q\u00eb nuk jan\u00eb gjetur t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, KPK vler\u00ebson se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Murra ka ndryshuar deklarimet e saj lidhur me burimet e krijimit edhe p\u00ebr nj\u00eb automjet t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr vler\u00ebn 13 mij\u00eb euro dhe 526 mij\u00eb lek\u00eb shpenzime p\u00ebr zhdoganimin. N\u00eb vitin 2014 subjekti nuk i ka deklaruar burimet e k\u00ebsaj pasurie, kurse n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka sh\u00ebnuar se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat nga shitja e dy automjeteve q\u00eb i kishte bler\u00eb p\u00ebr shuma m\u00eb t\u00eb vogla. Pasi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me rezultatet e hetimit administrativ, Murra ka shtuar si burim edhe t\u00eb ardhurat nga puna e saj dhe e bashk\u00ebshortit, si dhe gjendjen cash t\u00eb vitit paraardh\u00ebs.<\/p>\n<p>Subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb pages\u00ebn e tatimit mbi fitimin kapital t\u00eb realizuar nga shitja m\u00eb shtrenjt\u00eb e dy automjeteve dhe p\u00ebr pasoj\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare jan\u00eb konsideruar si t\u00eb ardhura shumat q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e tyre. Nga analiza e k\u00ebsaj pasurie ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe \u00ebsht\u00eb konkluduar se Murra ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ subjekti \u00ebsht\u00eb pyetur lidhur me mosdeklarimin e nj\u00eb kredie n\u00eb vler\u00ebn 280 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga djali i saj E.M. n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Murra ka deklaruar se marrja e kredis\u00eb nga djali \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb DVP-n\u00eb e vitit 2014, e shoq\u00ebruar me statement t\u00eb bank\u00ebs, por gabimisht \u00ebsht\u00eb harruar t\u00eb shoq\u00ebrohet p\u00ebrgjigjja me kopje t\u00eb kontrat\u00ebs. Ajo ka theksuar se kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga djali p\u00ebr nevojat e tij personale.<\/p>\n<p>Subjekti ka paraqitur si prov\u00eb nj\u00eb fotokopje t\u00eb faqes s\u00eb deklarimit vjetor periodik t\u00eb vitit 2014. Por, referuar dokumentacionit t\u00eb depozituar nga ILDKPKI-ja t\u00eb deklaratave periodike vjetore t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, faqja n\u00eb fjal\u00eb nuk ka rezultuar e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb paraqitur nga Murra.<\/p>\n<p>\u201cTek p\u00ebrshkrimi i detyrimeve t\u00eb personit t\u00eb lidhur E.M nuk figuron e deklaruar kredia e marr\u00eb n\u00eb \u2018Alpha Bank\u2019 n\u00eb vler\u00ebn 280,000 lek\u00eb, ashtu si\u00e7 e sjell subjekti n\u00eb prov\u00ebn e paraqitur prej saj\u201d, v\u00ebren KPK dhe i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konstatim.<\/p>\n<p>Murra ka deklaruar se ka dor\u00ebzuar n\u00eb ILDKPKI dy deklarata periodike p\u00ebr vitin 2014 dhe se n\u00eb t\u00eb par\u00ebn, gabimisht nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar marrja e kredis\u00eb nga ana e djalit. Ajo ka sqaruar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb kontrolluar nga ILDKPKI n\u00eb 2016-\u00ebn, kur \u00ebsht\u00eb konstatuar ky fakt dhe bashk\u00eb me inspektoren e k\u00ebtij institucioni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar nj\u00eb faqe tjet\u00ebr ku \u00ebsht\u00eb pasqyruar marrja e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni e konsideron t\u00eb paqart\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, nisur nga fakti se subjekti ka sjell\u00eb si prov\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai i depozituar n\u00eb ILDKPKI.<\/p>\n<p>\u201cProcesverbali i mbajtur nga ILDKPKI-ja n\u00eb vitin 2016 me subjektin e rivler\u00ebsimit, dokument t\u00eb cilin subjekti e sjell si prov\u00eb, nuk provon faktin e depozitimit dy her\u00eb t\u00eb faqes *** t\u00eb DPV-s\u00eb s\u00eb vitit 2014, p\u00ebrkundrazi, aty sqarohet p\u00ebr nj\u00eb fakt (t\u00eb marrjes kredi n\u00eb \u201cAlpha Bank\u201d nga djali E. M.), t\u00eb cilin subjekti duhej ta kishte deklaruar n\u00eb DPV-n\u00eb e vitit 2014\u201d, v\u00ebren Komisioni dhe del n\u00eb p\u00ebrfundimin se veprime t\u00eb tilla t\u00eb prokurores Elveta Stafa (Murra) p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb c\u00ebnim t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb magjistratit dhe humbjes s\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 13.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues i KPK i kruyesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relator Roland Ilia dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon, konkludon se bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, prokurorja Elveta Stafa (Murra) ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive n\u00eb vite dhe gjat\u00eb procesit administrativ ka kryer deklarime kontradiktore duke mos iu p\u00ebrgjigjur sakt\u00eb pyetjeve. Po ashtu, konkludohet se Murra nuk ka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb saj, se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi dhe p\u00ebrdorim, se ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, si dhe nuk justifikon krijimin e tyre.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 23 maj 2022 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokuroren e Elbasanit, Elveta Stafa Murra, pasi konkludoi se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb, se kishte munges\u00eb burimesh p\u00ebr krijimin e tyre si dhe kishte kryer deklarime kontradiktore e t\u00eb rreme, duke cenuar sipas KPK-s\u00eb figur\u00ebn e prokurores dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71201,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[118,119,131],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/Elveta-Murra.gif","fifu_image_alt":"Trupa e KPK-s\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Elveta Murr\u00ebs. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71200"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71200"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71200\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71202,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71200\/revisions\/71202"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71201"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}