{"id":71215,"date":"2022-07-05T15:32:15","date_gmt":"2022-07-05T13:32:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/leonard-filopati-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2022\/07\/05\/"},"modified":"2023-04-06T16:02:52","modified_gmt":"2023-04-06T14:02:52","slug":"leonard-filopati-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/leonard-filopati-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2022\/07\/05\/","title":{"rendered":"Leonard Filopati jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Leonard Filopati u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 4 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. Filopati e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK-s\u00eb si dhe kund\u00ebrshtoi nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK si antiligjor dhe fyes.<\/p>\n<p>Filopati dha gjithashtu shpjegime p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej tij, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte marr\u00eb v\u00ebrejtje.<\/p>\n<p>Trupa e KPK q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr Filopatin kryesohet nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Leonard Filopati e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore n\u00eb vitin 2005. N\u00eb vitin 2012 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Matit, ku e ka ushtruar funksionin deri n\u00eb vitin 2016. N\u00eb vijim ka sh\u00ebrbyer pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb caktuar si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, Filopati u paraqit me dy p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor\u00eb, avokaten Romina Zano dhe avokatin Ermir Beta.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 84 m2 t\u00eb porositur p\u00ebr \u00e7mimin 70 mij\u00eb euro, Filopati ka deklaruar kursime n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb kredi 50 mij\u00eb euro. Relatorja Bekteshi sqaroi se n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes t\u00eb vitit 2007 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se vlera 28 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb likujduar menj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrsa diferenca do t\u00eb shlyhej me kredi.<\/p>\n<p>Bekteshi deklaroi se prej analiz\u00ebs financiare ka rezultuar se subjekti ka pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 20 mij\u00eb euro. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konfirmuar se Filopati ka marr\u00eb nj\u00eb kredi 51 mij\u00eb euro, ku vlera 50 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr blerje apartamenti, nd\u00ebrsa 1000 euro p\u00ebr nj\u00eb kart\u00eb krediti.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb vitit 2008 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se \u00ebsht\u00eb shlyer i gjith\u00eb \u00e7mimi i apartamentit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e kredis\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 8400 euro rezulton se \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr pasi \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e shitblerjes. Sipas relatores Bekteshi, subjekti ka deklaruar se kishin mbetur pa u kryer nj\u00eb pjes\u00eb e punimeve dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e ka shlyer m\u00eb von\u00eb vler\u00ebn 8400 euro q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur si garanci.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb me at\u00eb t\u00eb shitblerjes s\u00eb vitit 2008, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar vlera 33 mij\u00eb e 780 euro. Sipas Bekteshit, kjo situat\u00eb ngre dyshime se \u00e7mimi m\u00eb i vog\u00ebl n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes mund t\u00eb jet\u00eb vendosur me q\u00ebllim ndihmes\u00ebn e pal\u00ebs shit\u00ebse p\u00ebr shmangien e shlyerjes s\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb detyrimeve.<\/p>\n<p>\u201cDuket se \u00ebsht\u00eb favorizuar shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese pasi \u00e7mimi n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl\u201d, pohoi Bekteshi.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare \u00ebsht\u00eb konsideruar si shpenzim vlera 70 mij\u00eb euro e pretenduar edhe nga prokurori Filopati, ku \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn rreth 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb moskonsiderimit t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb 8400 t\u00eb t\u00ebrhequr pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes s\u00eb vitit 2008.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese nuk ka vendosur n\u00eb dispozicion dokumente lidhur me pagesat e kryera, duke u jusitifkuar me koh\u00ebn e larg\u00ebt. Filopati u pyet n\u00eb seanc\u00eb nga relatorja Bekteshi p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e shlyerjes s\u00eb k\u00ebsteve dhe subjekti u shpreh se pagesat ishin kryer n\u00eb cash, gjithmon\u00eb kur ishin t\u00ebrhequr nga banka shumat e disponuara dhe kredia.<\/p>\n<p>Prokurori Filopati theksoi se apartamentin e kishte bler\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. \u201cDuhen edhe 14 vjet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet i imi,\u201d deklaroi ai duke iu referuar shlyerjes s\u00eb k\u00ebsteve t\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga kryesuesja Firdes Shuli p\u00ebr mosp\u00ebrputhjet e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, subjekti deklaroi se e kishte m\u00ebsuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb gjat\u00eb hetimit administrativ. \u201cJam ndjer\u00eb i revoltuar kur e kam m\u00ebsuar. N\u00ebse do t\u00eb m\u00eb duhet ta shes do t\u00eb paguaj m\u00eb shum\u00eb detyrime,\u201d pohoi Filopati dhe shtoi se n\u00ebnshkrimi q\u00eb gjendej pran\u00eb emrit t\u00eb tij n\u00eb kontrat\u00eb kishte ngjashm\u00ebri me n\u00ebnshkrimin e v\u00ebrtet\u00eb, por theksoi do t\u00eb donte t\u00eb dinte n\u00ebse ishte ose jo firma e tij.<\/p>\n<p>Filopati e cil\u00ebsoi t\u00eb gabuar p\u00ebrllogaritjen e KPK q\u00eb ka nxjerr\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn rreth 1.2 milion lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit, duke theksuar se nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar gjendja q\u00eb ishte n\u00eb bank\u00eb. Subjekti deklaroi se n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e ul\u00ebt shkalla e besimit tek nd\u00ebrtuesit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte mbajtur nj\u00eb vler\u00eb pa e shlyer deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e gjith\u00eb punimeve.<\/p>\n<p>Avokatja Romina Zano evidentoi se balanca negative p\u00ebr apartamentin \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me pjes\u00ebn e kredis\u00eb 8400 euro t\u00eb shlyer pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar prej KPK-s\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Nga hetimi i burimeve financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cVolksvagen Golf\u201d, p\u00ebr \u00e7mimin 4500 euro, ka rezultuar se subjekti ka shitur nj\u00eb tjet\u00ebr autovetur\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb nga sa e ka bler\u00eb dhe nuk ka paguar detyrimet tatimore p\u00ebr fitimin e siguruar. Megjith\u00ebse n\u00eb analiz\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm vlera e mjetit t\u00eb shitur, subjekti ka rezultuar se ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>Bekteshi b\u00ebri me dije se nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 470 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2006-2012 dhe pamund\u00ebsi financiare 241 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2014-\u00ebn.<\/p>\n<p>Filopati e cil\u00ebsoi t\u00eb gabuar analiz\u00ebn e Komisionit, duke pretenduar se kishte p\u00ebrllogaritje t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtave vlera nga dy her\u00eb. Po ashtu, ai k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebr periudhat e udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit, t\u00eb mos konsiderohej edhe shpenzimi jetik n\u00eb Shqip\u00ebri. \u201cMund\u00ebsit\u00eb e mia financiare kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga sa kam shpenzuar\u201d, deklaroi prokurori Filopati.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi dhe figura<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka depozituar fillimisht raport pozitiv p\u00ebr prokurorin Filopati. Nd\u00ebrsa n\u00eb raportin e dyt\u00eb jan\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara nga subjekti, si dhe \u00ebsht\u00eb ndryshuar q\u00ebndrimi duke konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn. N\u00eb raport \u00ebsht\u00eb evidentuar edhe nj\u00eb mas\u00eb disiplinore \u201cverejtje me paralajm\u00ebrim p\u00ebr largim nga detyra\u201d e dh\u00ebn\u00eb prej ish-Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Bekteshi sqaroi se pas hetimeve t\u00eb kryera nga Komisioni, nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb kriterin e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa gjetjet e DSIK jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb drejtim t\u00eb kriterit profesional.<\/p>\n<p>Bekteshi u ndal gjat\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e referuara nga DSIK, ku nga sa u relatua, subjekti kishte pasur q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme nga drejtuesi i prokuroris\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e disa ngjarjeve dhe p\u00ebr kualifikimin e veprave penale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e regjistruar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Matit p\u00ebr vrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese, kur Filopati e ushtronte detyr\u00ebn atje, \u00ebsht\u00eb pushuar nga nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr. Drejtuesi i prokuroris\u00eb ia ka caktuar \u00e7\u00ebshtjen subjektit, i cili e ka \u00e7uar p\u00ebr gjykim por gjykata e ka rr\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Bekteshi sqaroi se Filopati ka kryer k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr dor\u00ebheqje p\u00ebr shkakun se nuk mund t\u00eb jet\u00eb i paansh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit t\u00eb drejtuesit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast subjekti k\u00eb b\u00ebr\u00eb ankes\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme q\u00eb ka vendosur ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb me drejtuesin.<\/p>\n<p>Prokurori Filopati e cil\u00ebsoi raportin e DSIK-s\u00eb antiligjor dhe fyes. Ai deklaroi se n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb trajtuara b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr pretendime t\u00eb drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb Mat, kur kishte punuar atje. Sipas tij, megjith\u00ebse m\u00eb par\u00eb drejtuesi i prokuroris\u00eb ka pasur m\u00eb shum\u00eb kompetenca, s\u00ebrish prokurori i \u00e7\u00ebshtjes ishte i pavarur n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e sip\u00ebrcituar, subjekti shpjegoi se m\u00eb par\u00eb i ishte caktuar p\u00ebr hetim nj\u00eb kolegeje e cila kishte pasur q\u00ebndrim ndryshe nga drejtuesi p\u00ebr kualifikimin e veprave penale dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i ishte caktuar atij p\u00ebr vijim e hetimeve. FIlopati pretendoi se drejtuesi e kishte ofenduar dhe pas k\u00ebsaj kishte kryer k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebheqje. Ai theksoi se gjith\u00e7ka ndodhte p\u00ebr shkak t\u00eb egos s\u00eb drejtuesit q\u00eb donte t\u00eb n\u00ebnshtronte prokuror\u00ebt e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tre \u00e7\u00ebshtje ku \u00ebsht\u00eb hetuar p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje, dhun\u00eb n\u00eb familje dhe kanosje, subjekti nuk e ka analizuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb vendimarrjet e tij megjith\u00ebse e ka p\u00ebrmendur. \u201cKa deklaruar se vepra penale e kanosjes p\u00ebrthithet nga dhuna n\u00eb familje\u201d, pohoi Bekteshi.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb prej k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve \u00ebsht\u00eb vendosur masa disiplinore ndaj prokurorit Filopati. Bekteshi sqaroi se ndaj t\u00eb proceduarit ishte regjistruar procedim penal p\u00ebr vjedhje t\u00eb energjis\u00eb elektrike, arm\u00ebmbatje pa leje dhe dhun\u00eb n\u00eb familje, megjith\u00ebse n\u00eb kall\u00ebzim ishte referuar edhe kanosja.<\/p>\n<p>I pandehuri ka k\u00ebrkuar mas\u00eb sigurie detyrim paraqitje q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar nga subjekti dhe gjykata. Por, drejtuesi i prokuroris\u00eb s\u00eb Matit ka b\u00ebr\u00eb ankes\u00eb pasi subjekti ka hequr akuz\u00ebn e arm\u00ebmbajtjes pa leje duke u bazuar n\u00eb ndryshimin e deklarimit nga babai i t\u00eb arrestuarit. \u201cDuket se ka favorizim t\u00eb t\u00eb pandehurit me ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb\u201d, pohoi Bekteshi.<\/p>\n<p>Sipas Filopatit, i pandehuri ishte shtetas britanik me komb\u00ebsi shqiptare dhe se kishte krijuar familje n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, nd\u00ebrsa n\u00eb vendlindje kishte nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb jetonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve, me t\u00eb cil\u00ebn bashk\u00ebjetonte. Subjekti sqaroi se i pandehuri kishte ardhur p\u00ebr pushimet e Vitit t\u00eb Ri s\u00eb bashku me f\u00ebmij\u00ebt e mitur q\u00eb nuk dinin asnj\u00eb fjal\u00eb shqip dhe pasi nuk kishte pranuar ta merrte bashk\u00ebjetuesen me vete n\u00eb Angli, kishte pasur debat mes tyre. Bashk\u00ebjetuesja e kishte denoncuar duke treguar dhe vendin ku gjendeshin arm\u00ebt dhe kishte deklaruar se ato ishin bler\u00eb nga i pandehuri.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse babai i t\u00eb ndaluarit kishte deklaruar fillimisht se nuk e dinte se t\u00eb kujt ishin arm\u00ebt, m\u00eb von\u00eb kishte deklaruar se ishin t\u00eb tijat. Prokurori Filopati deklaroi se arm\u00ebt kishin qen\u00eb t\u00eb ndryshkura dhe se nuk mund t\u00eb kishte arsye q\u00eb i pandehuri t\u2019i kishte bler\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte t\u00eb prer\u00eb edhe bilet\u00ebn e kthimit.<\/p>\n<p>Subjekti sqaroi se babai i t\u00eb arrestuarit shkonte \u00e7do m\u00ebngjes n\u00eb prokurori s\u00eb bashku me dy nip\u00ebrit e mitur q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb atin dhe bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana ishte vendosur leht\u00ebsimi i mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb. Filopati pohoi se Gjykata e Apelit kishte dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnim alternativ p\u00ebr k\u00ebt\u00eb person, duke e leht\u00ebsuar edhe m\u00eb shum\u00eb pozit\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Subjekti dha shpjegime edhe p\u00ebr nj\u00eb rast kur \u00ebsht\u00eb ndryshuar akuza nga \u201cvjedhje me dhun\u00eb\u201d, n\u00eb \u201cvjedhje\u201d. Prokurori Filopati deklaroi se ndryshimi i kualifikimit t\u00eb vepr\u00ebs penale kishte ardhur gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb gjykat\u00eb, pasi i d\u00ebmtuari kishte ndryshuar deklarimet e tij. Ai shpjegoi se i d\u00ebmtuari ishte nj\u00eb pensionist q\u00eb e kishin grabitur pasi kishte marr\u00eb pensionin. Sipas deklarimeve t\u00eb para ai kishte pohuar se autori e kishte shtyr\u00eb duke e rr\u00ebzuar dhe i kishte marr\u00eb sasin\u00eb e parave, kurse n\u00eb gjykat\u00eb kishte ndryshuar q\u00ebndrim duke deklaruar se vet\u00ebm i kishte marr\u00eb vler\u00ebn q\u00eb kishte me vete.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, prokurori k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb administroheshin disa prova t\u00eb reja dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 6 korrik, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Leonard Filopati u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 4 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. Filopati e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK-s\u00eb si dhe kund\u00ebrshtoi nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK si antiligjor dhe fyes. Filopati [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71216,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/Leonard-Filopati-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Leonard Filopati pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71215"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71215"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71215\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71217,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71215\/revisions\/71217"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71216"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}