{"id":71218,"date":"2022-07-04T19:43:48","date_gmt":"2022-07-04T17:43:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-gjon-kodres\/2022\/07\/04\/"},"modified":"2023-04-06T16:02:56","modified_gmt":"2023-04-06T14:02:56","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-gjon-kodres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-gjon-kodres\/2022\/07\/04\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Gjon Kodr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen lidhur me ankimin e Komisionerit Publik kund\u00ebr konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Gjon Kodra. Komisioneri Florian Ballhysa pretendoi se prokurori Kodra ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, se nuk ka treguar kujdesin e duhur p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar dh\u00ebnien e dor\u00ebheqjes nga shqyrtimi i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb kall\u00ebzuese nj\u00eb t\u00eb njohurin e tij, si edhe bazuar n\u00eb konstatimin e nj\u00eb komunikimi telefonik me nj\u00eb person t\u00eb proceduar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, k\u00ebrkoi shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb tij ligjor, avokatit Plator Bilibashi i cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuara konstatimet e komisionerit dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin e Kodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurori Gjon Kodra u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 21 dhjetor 2021, pasi KPK u bind nga shpjegimet e tij lidhur me posedimin e kursimeve cash nga bashk\u00ebshortja para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs mes tyre, vler\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pretenduar se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb; p\u00ebr hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me kall\u00ebzues administratorin e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese ku kishte bler\u00eb apartamentin; si dhe p\u00ebr nj\u00eb bised\u00eb telefonike me v\u00ebllain e nj\u00eb deputeti, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb rekomandimin e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, Komisioneri Publik Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e Komisionit si t\u00eb pabazuar dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e Kodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurori Kodra e ka filluar karrier\u00ebn si prokuror n\u00eb vitin 1995 dhe prej rreth dy dekadash ai e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, prokurori Kodra nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 129 m2 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr \u00e7mimin 50 mij\u00eb e 952 euro. K\u00ebt\u00eb pasuri, subjekti e ka prenotuar n\u00eb vitin 2006 kur ka deklaruar se deri n\u00eb muajin dhjetor t\u00eb atij viti ka shlyer shum\u00ebn 35 mij\u00eb e 952 euro, me burim kursimet e deklaruara m\u00eb par\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2006 dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro. N\u00eb vitin 2007, Kodra ka deklaruar shlyerjen e nj\u00eb k\u00ebsti 5000 euro dhe n\u00eb vitin 2008 pages\u00ebn e vler\u00ebs 10 mij\u00eb euro. Ballhysa konstatoi se n\u00eb k\u00ebto dy deklarime nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar burimi i krijimit t\u00eb shumave t\u00eb paguara.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove lidhur me mosdeklarimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes gjat\u00eb periudh\u00ebs 2004-2005, q\u00eb n\u00eb 2006-\u00ebn jan\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr apartamentin, KPK \u00ebsht\u00eb bindur pas shpjegimeve t\u00eb Kodr\u00ebs se n\u00eb ato vite ka pasur paqart\u00ebsi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarimeve, se bashk\u00ebshortja q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtetase e huaj nuk ka qen\u00eb e regjistruar n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e familjes dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb situata nuk ishte e kthjell\u00ebt n\u00ebse duhej t\u00eb deklaronte edhe pasurit\u00eb e saj n\u00eb shtetin italian.<\/p>\n<p>P\u00ebr pamjafjaftueshm\u00ebrin\u00eb e konstatuar p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb fundit n\u00eb vitin 2008, Komisioni ka vler\u00ebsuar se subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime bind\u00ebse, megjithat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si gjetje penalizuese.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, Ballhysa u shpreh se p\u00ebrfundimi i arritur nga Komisioni nuk gjen mb\u00ebshtetje n\u00eb provat e administruara, ligjin e zbatuesh\u00ebm, si dhe jurisprudenc\u00ebn e KPA-s\u00eb. Komisioneri v\u00ebren se subjekti ka lidhur martes\u00eb me bashk\u00ebshorten n\u00eb shtetin italian n\u00eb vitin 1999 dhe se e ka deklaruar rregullisht n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen familjare.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, as Kodra dhe as bashk\u00ebshortja nuk kan\u00eb pasqyruar n\u00eb deklaratat e viteve 2004 dhe 2005 kursimet cash n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb euro, t\u00eb pretenduara n\u00eb vitet n\u00eb vijim. N\u00eb vijim, komisioneri e cil\u00ebson t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj pretendimin e subjektit se ka qen\u00eb i paqart\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb formlar\u00ebve lidhur me pasurin\u00eb e bashk\u00ebshortes t\u00eb krijuara n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Bazuar edhe n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb, Ballhysa konstaton se, ve\u00e7 faktit t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb posedimit t\u00eb shum\u00ebs cash n\u00eb vler\u00ebn 35 mij\u00eb euro, n\u00eb fashikullin e Komisionit nuk rezulton q\u00eb t\u00eb jet\u00eb administruar ndonj\u00eb akt q\u00eb t\u00eb vertetoj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, si dhe p\u00ebr transferimin e k\u00ebsaj shume drejt Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0 P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vler\u00ebson se kjo shum\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr komisionerin, moskonsiderimi i kursimeve t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb euro, sjell pasoja edhe p\u00ebr burimin e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb 5000 euro n\u00eb 2007-\u00ebn, shum\u00eb e deklaruar se rrjedh nga e nj\u00ebjta gjendje cash.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ballhysa sjell n\u00eb v\u00ebmendje edhe balanc\u00ebn negative n\u00eb shum\u00ebn 563 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit 10 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Avokati Bilibashi v\u00ebrejti se prokurori Kodra ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme n\u00eb KPK lidhur pagesat e kryera p\u00ebr apartamentin, duke i shoq\u00ebruar edhe me dokumente. Sipas tij, subjekti ka dh\u00ebn\u00eb sqarime dhe lidhur me arsyet e mosdeklarimit t\u00eb kursimeve dhe burimeve t\u00eb vlerave t\u00eb paguara.<\/p>\n<p>Bilibashi k\u00ebmb\u00ebnguli se kur ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi legjislacioni p\u00ebr deklarimet e magjistrat\u00ebve, nuk ka qen\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse do t\u00eb deklaroheshin pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortes n\u00eb rastet ajo do t\u00eb ishte shtetase e huaj. \u201cA duhej q\u00eb ajo t\u00eb deklaronte edhe ato q\u00eb kishte n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi apo i kishin dh\u00ebn\u00eb prind\u00ebrit\u201d, v\u00ebrejti Bilibashi dhe theksoi se bashk\u00ebshortja e Kodr\u00ebs i ka provuar t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga puna n\u00eb shtetin italian, si dhe t\u00eb ardhurat e tjera ng\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mosdeklarimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave n\u00eb vitet 2003-2005, subjekti i rivler\u00ebsimit i q\u00ebndron faktit se ka qen\u00eb nj\u00eb moment specifik. Bashk\u00ebshortja ishte shtetase e huaj dhe pasuria e saj e krijuar n\u00eb Itali, nuk dukej e logjikshme p\u00ebr t\u2019u deklarur n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb,\u201d pohoi avokati Bilibashi.<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje deklarimet e Kodr\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb ILDKPKI dhe pretendoi se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prov\u00eb shkresore lidhur me burimet e pasurive t\u00eb viteve t\u00eb m\u00ebparshme. \u201cRezulton se subjekti ka qen\u00eb konseguent dhe i besuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura, si dhe ka paraqitur 6 mandat pagesat p\u00ebr gjith\u00eb vler\u00ebn e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 129 m2\u201d, pohoi Bilibashi dhe e cil\u00ebsoi t\u00eb drejt\u00eb konstatimin e KPK-s\u00eb, se mosdeklarimi i k\u00ebtyre kursimeve \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pasakt\u00ebsi q\u00eb nuk mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja p\u00ebr subjektin.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit <\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa konstaton se n\u00eb vitin 2010, subjekti ka hetuar nj\u00eb kall\u00ebzim penal t\u00eb kryer nga administratori i pallatit ku ka bler\u00eb apartamentin, ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb OSSH-s\u00eb. Nisur nga fakti se Kodra dhe kall\u00ebzuesi kan\u00eb pasur njohje shoq\u00ebrore vijuese, KPK ka ngritur fillimisht dyshime p\u00ebr gjendjen e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar n\u00eb Komision se e ka njoftuar drejtuesin e sektorit p\u00ebr situat\u00ebn, por se ai e ka orjentuar t\u00eb kryej\u00eb veprimet hetimore dhe n\u00ebse do t\u00eb konkludohej p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale ndaj t\u00eb kall\u00ebzuarve, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb jepte dorehqjen. KPK ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti nuk ka pasur trajtim preferencial n\u00eb blerjen e apartamentit si dhe shlyerja e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 2008. Po ashtu Kodra ka vendosur pushimin e \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me kall\u00ebzimin e administratorit t\u00eb pallatit.<\/p>\n<p>Komisioneri vler\u00ebson se marrdh\u00ebnia mes subjektit dhe administratorit t\u00eb pallatit nuk duhet t\u00eb konsiderohet si e p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2008 ashtu si ka konsideruar KPK, pasi ajo ka vijuar deri n\u00eb 2016-\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb finalizuar kontrata e shitblerjes.<\/p>\n<p>Po ashtu, fakti se vendimarrja e subjektit \u00ebsht\u00eb gjetur e drejt\u00eb edhe prej gjykat\u00ebs pas ankimit t\u00eb kryer nga administratori i pallatit, sipas Ballhys\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuese. \u201cGjendja e konfliktit t\u00eb interesit, n\u00eb raport me provat e administruara \u00ebsht\u00eb gjendje fakti dhe kur konstatohet si e till\u00eb, duhet t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb etik\u00ebs dhe vlerave profesionale t\u00eb magjistratit\u201d, pohoi Ballhysa dhe shtoi se duket se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast subjekti ka qen\u00eb i detyruar t\u00eb hiqte dor\u00eb nga hetimi i \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Bilibashi deklaroi se prokurori Kodra ka vendosur menj\u00ebher\u00eb n\u00eb dijeni zv\/drejtuesin e prokuroris\u00eb lidhur me faktin se kishte njohje me pal\u00ebn kall\u00ebzuese. Ai theksoi se nuk rezultuar ndonj\u00eb favorizim dhe se kur subjekti e kishte pushuar \u00e7\u00ebshtjen, administratori i pallatitA.A., kishte kryer ankim.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e ka vler\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00eb vendimarrjen e subjektit. N\u00eb \u00e7far\u00eb momenti \u00ebsht\u00eb konsumuar konflikti i interesit. Subjekti e ka vendosur n\u00eb dijeni zv\/drejtuesin dhe ishte tagri i k\u00ebtij t\u00eb fundit. \u201cVet\u00eb vendimarrja e subjektit \u00ebsht\u00eb n\u00eb disfavor t\u00eb kall\u00ebzuesit A.A. dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb asnj\u00eb moment nuk ka gjendje n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit\u201d, u shpreh Bilibashi duke k\u00ebmb\u00ebngulur se Kodra e kishte plot\u00ebsuar detyrimin e tij ligjor.<\/p>\n<p>Trupa e Kolegjit vendosi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn t\u00eb administroj\u00eb si prova dy dokumente t\u00eb dor\u00ebzuara nga Kodra p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se e kishte njoftuar zv\/drejtuesin e prokuroris\u00eb lidhur me njohjen q\u00eb kishte me kall\u00ebzuesin A.A.. Bilibashi dor\u00ebzoi si prova urdh\u00ebrin e drejtuesit t\u00eb prokuoris\u00eb p\u00ebr ndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr prokuror\u00ebt dhe oficer\u00ebt e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, si dhe nj\u00eb deklarat\u00eb e zv.drejtuesit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Kriteri i figur\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>Ballhysa k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb verifikohen prej Kolegjit edhe konkluzionet e Komisionit p\u00ebr figur\u00ebn, konkretisht lidhur me nj\u00eb bised\u00eb telefonike q\u00eb Kodra ka pasur me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>KPK ka vler\u00ebsuar se ky rast nuk mund t\u00eb konsiderohet si kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr subjektin, pasi ka qen\u00eb personi i d\u00ebnuar ai q\u00eb e ka telefonuar dhe se kjo ka qen\u00eb biseda e vetme telefonike. Po ashtu, KPK ka vler\u00ebsuar se Kodra ka qen\u00eb n\u00eb padijeni t\u00eb situat\u00ebs ligjore t\u00eb telefonuesit, duke mos e marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebrmbajtjen e bised\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioneri v\u00ebrejti se gjetja e ONM-s\u00eb p\u00ebrb\u00ebn prov\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e barazvlefshme me mendimin e nj\u00eb eksperti. Sipas tij, shkaku i ngritur p\u00ebr figur\u00ebn duhet t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Ballhysa u shpreh se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nuk e gjen t\u00eb bazuar vendimarjen e KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Kodra dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Avokati Bilibashi e cil\u00ebsoi t\u00eb thelluar hetimin e kryer n\u00eb KPK p\u00ebr figur\u00ebn. Ai v\u00ebrejti se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Klasifikuar, DSIK kiste paraqitur dy raporte, nj\u00eb pozitiv dhe tjetrin negativ.<\/p>\n<p>Ai e kund\u00ebrshtoi konstatimin p\u00ebr kontakt jorast\u00ebsor, duke argumentuar se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb telefonat\u00eb dhe se thirrja \u00ebsht\u00eb kryer nga shtetasi tjet\u00ebr. \u201c\u00cbsht\u00eb kontakt rast\u00ebsor dhe nj\u00eb i vet\u00ebm\u201d, pohoi Bilibashi.<\/p>\n<p>Sipas avokatit, n\u00ebse do t\u00eb kishte pasur ndonj\u00eb dyshim p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb subjektit, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kishte pasur raportime n\u00eb institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe pran\u00eb ish-Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda. Bilibashi solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe faktin se procedimi penal i filluar ndaj personit q\u00eb kishte telefonuar Kodr\u00ebn, ishte pushuar.<\/p>\n<p>Bilibashi deklaroi se subjekti nuk kishte nga ta dinte p\u00ebr procedimin e personit q\u00eb e kishte telefonuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji vendosi t\u00eb ri\u00e7el\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor si dhe i k\u00ebrkoi komisionerit Ballhysa t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb financiare p\u00ebr pasurin\u00eb brenda dat\u00ebs 12 korrik. Seanca u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 18 korrik, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen lidhur me ankimin e Komisionerit Publik kund\u00ebr konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Gjon Kodra. Komisioneri Florian Ballhysa pretendoi se prokurori Kodra ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, se nuk ka treguar kujdesin e duhur p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71219,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[112,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/Prokurori-Gjon-Kodra.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Tiran\u00ebs, Gjon Kodra pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71218"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71218"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71218\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71220,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71218\/revisions\/71220"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71219"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71218"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71218"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71218"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}