{"id":71221,"date":"2022-07-04T17:35:38","date_gmt":"2022-07-04T15:35:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-i-kerkon-shpjegime-prokurorit-clirim-sino-per-bilancet-negative-dhe-profesionalizmin\/2022\/07\/04\/"},"modified":"2023-04-06T16:03:01","modified_gmt":"2023-04-06T14:03:01","slug":"kpk-i-kerkon-shpjegime-prokurorit-clirim-sino-per-bilancet-negative-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-i-kerkon-shpjegime-prokurorit-clirim-sino-per-bilancet-negative-dhe-profesionalizmin\/2022\/07\/04\/","title":{"rendered":"KPK i k\u00ebrkon shpjegime prokurorit \u00c7lirim Sino p\u00ebr bilancet negative dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Fierit \u00c7lirim Sino u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me barr\u00eb prove n\u00eb lidhje me nj\u00eb bilanc negativ prej 2 milion lek\u00ebsh n\u00eb blerjen e nj\u00eb makine n\u00eb vitin 2015, nj\u00eb bilanc negativ shkaktuar nga transaksionet mes llogarive t\u00eb biznesit t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe llogarive t\u00eb saj personale. Prokurorit iu k\u00ebrkuan shpjegime edhe n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nxjerra nga nj\u00eb raport negativ i DSIK-s\u00eb dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr shpjegime n\u00eb lidhje me dosjet e hetuara prej tij.<\/p>\n<p>Sino, q\u00eb u hetua nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relator Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtar Olsi Komici dhe u mbrojt n\u00eb seanc\u00eb nga avokatja Antoneta Sevdari, i kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Sevdari k\u00ebmb\u00ebnguli se disa nga pasurit\u00eb e Sinos nuk ishin objekt i vetingut p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs kur ishin v\u00ebn\u00eb, por po ashtu tha se prokurori kishte sjell\u00eb prova edhe p\u00ebr k\u00ebto raste. Nd\u00ebrsa u pranuan disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime, Sevdari arsyetoi se m\u00ebnyra e deklarimit t\u00eb kursimeve nga Sino d\u00ebshmonte pak\u00ebsimin apo shtimin e pasuris\u00eb. Vet\u00eb prokurori dha shpjegime sa i p\u00ebrket dosjeve q\u00eb kishte hetuar, nd\u00ebrsa tha se KPK pas hetimeve kishte rr\u00ebzuar raportin negativ nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar.<\/p>\n<p>\u00c7lirim Sino e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 2005 dhe e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Fier prej nj\u00eb dekade e gjysm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pasuria <\/strong><\/p>\n<p>Relatori Hamitaj tha gjat\u00eb seanc\u00ebs se p\u00ebrgjith\u00ebsisht pasurit\u00eb e prokurorit ishin ndihmuar nga dhurimet prej prind\u00ebrve, q\u00eb kishin p\u00ebrfituar nga nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje mbi tok\u00ebn e tyre. Hamitaj tha se p\u00ebr nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb shum\u00eb 20 mij\u00eb euro dhurat\u00eb nuk u gjet\u00ebn probleme.<\/p>\n<p>Por relatori vuri n\u00eb dukje se blerja e nj\u00eb makine n\u00eb vitin 2015 i kishte krijuar prokurorit nj\u00eb bilanc negativ prej 2 milion lek\u00ebsh. Sipas relatimit KPK nuk kishte pranuar si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme parat\u00eb e fituara nga shitja e tre makinave t\u00eb m\u00ebparshme. Hamitaj tha se nuk ishin paguar tatimet p\u00ebr fitimin e nxjerr\u00eb nga k\u00ebto transaksione dhe po ashtu shtoi se ato ishin transaksione jo t\u00eb logjikshme. Sipas tij makinat e vjetra ishin shitur me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa ishin bler\u00eb dhe pa marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb amortizimin e tyre.<\/p>\n<p>Sevdari q\u00eb lexoi n\u00eb KPK q\u00ebndrimin sa i p\u00ebrket hetimit t\u00eb pasuris\u00eb, k\u00ebmb\u00ebnguli se shitja m\u00eb shtrejt e makinave nuk kishte qen\u00eb e palogjikshme. Ajo tha se nj\u00eb prej makinave ishte e vit prodhimit 1983 dhe se tashm\u00eb kishte n\u00eb treg nj\u00eb vler\u00eb mjaft m\u00eb t\u00eb madhe si relike. Ajo po ashtu tha se KPK nuk kishte marr\u00eb parasysh shpenzimet q\u00eb subjekti kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb makina, q\u00eb kishin rritur \u00e7mimin e tyre.<\/p>\n<p>Sipas Sevdari n\u00ebse shumat llogariteshin s\u00ebbashku prokurori nuk kishte pasur detyrim t\u00eb paguante tatime. Ajo i k\u00ebrkoi KPK q\u00eb si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb konsideroheshin shumat e shpenzuara n\u00eb makina.<\/p>\n<p>N\u00eb bilancin negativ n\u00eb vitin 2015 ndikonin edhe t\u00eb ardhurat e llogaritura nga puna e bashk\u00ebshortes. Sevdari tha se KPK kishte llogaritur gabim shum\u00ebn duke e p\u00ebrpjes\u00ebtuar at\u00eb muaj p\u00ebr muaj. Ky q\u00ebndrim solli debat me Hamitaj q\u00eb e cil\u00ebsoi jo serioze pretendimin, duke qen\u00eb se subjekti nuk kishte sjell\u00eb nj\u00eb version t\u00eb tijin se si k\u00ebto para do duhej t\u00eb llogariteshin. Hamitaj k\u00ebmb\u00ebnguli se ishte subjekti q\u00eb kishte barr\u00eb e prov\u00ebs dhe se duhej t\u00eb kishte paraqitur nj\u00eb version t\u00eb tij t\u00eb t\u00eb ardhurave sipas muajve.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje gjat\u00eb relatimit se kishte hasur n\u00eb disa pasakt\u00ebsi dhe mosdeklarime t\u00eb Sinos. Hamitaj vuri n\u00eb dukje nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe problemet e gjetura n\u00eb mosdeklarimin e plot\u00eb t\u00eb gjendjes cash.<\/p>\n<p>Sevdari n\u00eb fjal\u00ebn e saj tha se k\u00ebto probleme lidheshin kryesisht me \u201cm\u00ebnyr\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb\u201d q\u00eb Sino kishte p\u00ebrdorur n\u00eb deklarime. Ajo tha se n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb Sino i paraqet blerjen e makin\u00ebs si \u201cpak\u00ebsim t\u00eb pasuris\u00eb\u201d edhe pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pasuria \u00ebsht\u00eb shtuar dhe shitjet e makinave si shtim t\u00eb pasuris\u00eb. Ajo tha se kjo linte t\u00eb kuptohej se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast subjekti po u referohej n\u00eb fakt likuiditeteve q\u00eb pak\u00ebsoheshin n\u00eb blerje dhe shtoheshin n\u00eb shitje.<\/p>\n<p>Ajo tha se n\u00ebse analiza b\u00ebhej mbi k\u00ebt\u00eb arsyetim at\u00ebher\u00eb gjendja cash dhe n\u00eb llogari bankare p\u00ebrputhej me deklarimet e subjektit.<\/p>\n<p>Por Hamitaj n\u00eb seksionin e pyetjeve e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb \u201canaliz\u00eb leksiko-psikologjike t\u00eb deklarimeve\u201d dhe la t\u00eb kuptohej se ajo nuk ishte e mjaftueshme si shpjegim. Ai tha se vet\u00eb KPK kishte marr\u00eb parasysh si gabime disa nga deklarimet, por tha se k\u00ebrkohej q\u00eb shpjegimi t\u00eb ishte i qart\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb apartament n\u00eb Vlor\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshortja kishte marr\u00eb si dhurat\u00eb nga prind\u00ebrit e saj dhe q\u00eb rezultonin sipas KPK-s\u00eb me munges\u00eb burimesh, pasi nuk kishin dokumentuar t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Sevdari tha se kjo pasuri ishte marr\u00eb nga bashk\u00ebshortja dy vjet para martese dhe k\u00ebrkoi q\u00eb KPK t\u00eb merrte n\u00eb konsiderat\u00eb precedent\u00ebt e vendosur n\u00eb KPA p\u00ebr k\u00ebto pasuri. Ajo shtoi se subjekti kishte sjell\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes edhe pse ato ishin t\u00eb limituara p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs, por q\u00eb tregonin se ato kishin pasur mund\u00ebsi ekonomike t\u00eb b\u00ebnin dhurat\u00ebn.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se ishin gjetur disa mosdeklarime t\u00eb llogarive bankare t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit dhe nj\u00eb llogari e vajz\u00ebs s\u00eb tij. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre llogarive kishin t\u00eb dh\u00ebna bashk\u00eblidhur me deklarat\u00eb veting, por t\u00eb tjera nuk ishin deklaruar.<\/p>\n<p>Sevdari tha se llogarit\u00eb e padeklaruara ishin t\u00eb biznesit t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe se subjekti nuk kishte pasur detyrim t\u2019i deklaronte ato. Ajo tha se mosdeklarimi i disa llogarive personale ishte nj\u00eb gabim, por tha se fakti q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e tyre i ishin bashk\u00ebngjitur deklarimit tregonte q\u00eb kjo nuk ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u2019i fshehur.<\/p>\n<p>KPK pretendoi se bashk\u00ebshort\u00ebt nuk kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb shum\u00eb prej 43 mij\u00eb eurosh, q\u00eb ishte p\u00ebrdorur m\u00eb pas n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2017 n\u00eb nj\u00eb resort turistik n\u00eb Vlor\u00eb. KPK u fokusua te krijimi i k\u00ebsaj llogarie dhe dyshimet se apartamenti ishte bler\u00eb m\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sevdari kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje, nd\u00ebrsa tha se kishte pasur nj\u00eb gabim n\u00eb bilancet e biznesit dhe vuri n\u00eb dukje se bashk\u00ebshortja e prokurorit kishte t\u00ebrhequr nga biznesi i saj i regjistruar si person fizik shuma m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vitet 2012 dhe 2013. Ajo tha se KPK nuk mund t\u00eb hetonte p\u00ebrtej deklarat\u00ebs veting dhe viti 2017 nuk ishte objekt hetimi, por tha se kishin sjell\u00eb kontrata t\u00eb ngjashme q\u00eb tregonin se apartamentet n\u00eb zon\u00eb ishin shitur me \u00e7mime edhe m\u00eb t\u00eb lira. \u00a0Ajo tha se parat\u00eb e p\u00ebrdoruara p\u00ebr krijimin e llogaris\u00eb ishin duksh\u00ebm t\u00eb t\u00ebrhequra nga llogarit\u00eb e biznesit dhe se nuk mund t\u00eb kishte dyshime p\u00ebr burimin e tyre. Sino nga ana e tij tha se gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb vinin p\u00ebr shkak t\u00eb pasakt\u00ebsive t\u00eb tij n\u00eb deklarime.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Sino u p\u00ebrball me nj\u00eb raport negativ nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar. Raporti si\u00e7 tha Hamitaj ngrite dyshime p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe p\u00ebrfshirjen n\u00eb korrupsion pasiv.<\/p>\n<p>Hamitaj vuri n\u00eb dukje se KPK kishte hetuar mbi materialet e klasifikuar, kishte gjetur n\u00eb disa raste se \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrmendura nuk kishin qen\u00eb n\u00eb hetim nga subjekti dhe se ai nuk mund t\u00eb kishte pasur ndikim n\u00eb to. Ai megjithat\u00eb tha se subjektit i ishin k\u00ebrkuar shpjegime n\u00eb lidhje me nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrmendura. Si\u00e7 doli n\u00eb seanc\u00eb Sino kishte k\u00ebrkuar 2 vjet e 6 muaj burg ndaj nj\u00eb personi t\u00eb akuzuar p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje dhe kanosje, por gjykata kishte dh\u00ebn\u00eb ndaj personit 5 vjet burg. Hamitaj tha se nuk u gjet\u00ebn shkelje nga prokurori. Sipas tij edhe pse d\u00ebnimi i k\u00ebrkuar prej tij ishte m\u00eb i ul\u00ebt se ai i dh\u00ebn\u00eb nga gjykata, ishte brenda k\u00ebrkesave t\u00eb ligjit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sino q\u00eb foli vet\u00eb sa i p\u00ebrket figur\u00ebs tha se raporti i DSIK-s\u00eb ishte i pabazuar dhe tha se vet\u00eb KPK e kishte rr\u00ebzuar si raport. Ai tha se n\u00eb dosje p\u00ebrmendej si kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm nj\u00eb person me inicialet \u201cA.I\u201d, por q\u00eb tha se ai ishte \u201carmiku i tij\u201d. Sino tha se dyshonte q\u00eb personi n\u00eb fjal\u00eb kishte hedhur eksploziv n\u00eb banes\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket profesionalizmit Hamitaj vuri n\u00eb dukje hetimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dosjesh kryesisht p\u00ebr aksidente rrugore, n\u00eb t\u00eb cilat ishin gjetur probleme t\u00eb hetimeve. Hamitaj tha se n\u00eb disa raste gjykata kishte kthyer pas vendimet e prokurorit p\u00ebr hetime t\u00eb paplota dhe vendime mosfillimi pa ekspertiz\u00eb.<\/p>\n<p>Sino kund\u00ebrshtoi k\u00ebto probleme. Ai tha se hetimet ishin kryer dhe se ai kishte zbatuar vendimet e gjykatave, por p\u00ebrfundimet kishin qen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb relatori vuri n\u00eb dukje se n\u00eb disa raste Sino nuk kishte ndjekur urdhrin e gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb caktuar ekspert\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Hamitaj lexoi vendimin e gjykat\u00ebs q\u00eb specifikonte se k\u00ebrkohej akt eskpertimi nga nj\u00eb grup tjet\u00ebr ekspert\u00ebsh dhe shtoi se Sino nuk e kishte zbatuar k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sino k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte pasur fakte t\u00eb plota p\u00ebr rastin dhe se caktimi i ekspert\u00ebve nuk ishte nj\u00eb detyrim, por Hamitaj tha se nuk vinte n\u00eb dyshim faktet, por k\u00ebmb\u00ebnguljen e prokurorit te dy ekspert\u00eb n\u00eb disa raste p\u00ebr t\u00eb cilat ishin marr\u00eb vendime pushimi hetimesh. Sino k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte p\u00ebrmbushur detyrimet q\u00eb lindin nga vendimi i gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se bazuar n\u00eb disa shkrime n\u00eb media ishin marr\u00eb nga KPK edhe dosjet e hetimit t\u00eb <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2021\/09\/14\/gjykata-e-fierit-le-ne-burg-elton-meten-i-akuzuar-se-vrau-ish-bashkeshorten-23-vjec\/\">Elton Metaj, i cili pasi u lirua nga burgu vrau ish-bashk\u00ebshorten<\/a> dhe ajo p\u00ebr aksidentin me pasoj\u00eb vdekjen e\u00a0 nj\u00eb f\u00ebmije n\u00eb vitin 2012. Hamitaj tha se ishin k\u00ebrkuar shpjegime prokurorit mbi hetimet n\u00eb t\u00eb dy rastet dhe vendimmarrjen e tij n\u00eb to.<\/p>\n<p>Sino pretendoi se rasti i par\u00eb i ishte shkaktuar shqet\u00ebsim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb. Ai tha se i kuptonte akuzat nga familja e viktim\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb tyre, por k\u00ebmb\u00ebnguli se puna e tij kishte qen\u00eb e plot\u00eb. Sino tha se hetimet e tij ishin t\u00eb plota dhe kishin sjell\u00eb izolimin e personit n\u00eb fjal\u00eb. Sipas tij nj\u00eb hetim i Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb cilin e paraqiti si prov\u00eb e kishte gjetur pun\u00ebn e tij t\u00eb plot\u00eb edhe pse si\u00e7 tha ai n\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjes ishin gjetur probleme, por q\u00eb i p\u00ebrkisnin ish-gjyqtarit q\u00eb kishte marr\u00eb vendimin dhe prokurorit q\u00eb kishte ndjekur ekzekutimin e vendimit.<\/p>\n<p>Sino k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte hetuar plot\u00ebsisht aksidentin e t\u00eb mitur dhe tha se nga hetimet kishte rezultuar vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale e n\u00ebn\u00ebs, q\u00eb kishte lejuar foshnj\u00ebn t\u00eb futej posht\u00eb makin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij Sino fal\u00ebnderoi KPK p\u00ebr hetimin dhe k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb. Vendimi do t\u00eb jepet n\u00eb dat\u00ebn 6 korrik.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Fierit \u00c7lirim Sino u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me barr\u00eb prove n\u00eb lidhje me nj\u00eb bilanc negativ prej 2 milion lek\u00ebsh n\u00eb blerjen e nj\u00eb makine n\u00eb vitin 2015, nj\u00eb bilanc negativ shkaktuar nga transaksionet mes llogarive t\u00eb biznesit t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe llogarive t\u00eb saj personale. Prokurorit iu [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71222,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,149,128,323],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/PHOTO-2022-07-04-13-21-42.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Fierit \u00c7lirim Sino pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:LSA.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71221"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71221"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71221\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71223,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71221\/revisions\/71223"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71222"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71221"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71221"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71221"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}