{"id":71230,"date":"2022-07-03T20:12:57","date_gmt":"2022-07-03T18:12:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arsyet-e-shkarkimit-te-emror-kasajt-fshehje-pasurie-dhe-deklarime-kontradiktore\/2022\/07\/03\/"},"modified":"2023-04-06T16:03:17","modified_gmt":"2023-04-06T14:03:17","slug":"arsyet-e-shkarkimit-te-emror-kasajt-fshehje-pasurie-dhe-deklarime-kontradiktore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arsyet-e-shkarkimit-te-emror-kasajt-fshehje-pasurie-dhe-deklarime-kontradiktore\/2022\/07\/03\/","title":{"rendered":"Arsyet e shkarkimit t\u00eb Emror Kasajt: Fshehje pasurie dhe deklarime kontradiktore"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Gjirokastr\u00ebs, Emror Kasaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 9 maj 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi se ai kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, se kishte kryer veprime fiktive e deklarime t\u00eb rreme, fshehje, si dhe ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 12.4 milion\u00eb lek\u00eb, ku pjesa m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb konstatuar gjat\u00eb periudh\u00ebs kur ai ushtronte detyr\u00ebn e oficerit t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe gjetjet n\u00eb kriterin profesional, KPK \u00e7mon se Kasaj ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Lidhur me figur\u00ebn, DSIK ka d\u00ebrguar fillimisht raport pozitiv, nd\u00ebrsa n\u00eb raportin e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebria e subjektit p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb tij n\u00eb veprimtari korruptive. Por sipas KPK, t\u00eb dh\u00ebnat e referuara n\u00eb raportin e DSIK-s\u00eb nuk provojn\u00eb implikimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb veprime t\u00eb paligjshme. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Kasaj \u00ebsht\u00eb gjetur i p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Gjetjet n\u00eb disa nga \u00e7\u00ebshtjet e analizuara p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si Kasaj ka performuar n\u00eb raport me t\u00eb drejt\u00ebn dhe legjislacionin gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij si prokuror. Bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit k\u00ebto gjetje jan\u00eb konsideruar t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb aplikuar ve\u00e7mas penalizimin e subjektit, por n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor jan\u00eb konsideruar se e zbehin duksh\u00ebm p\u00ebrmbushjen e detyr\u00ebs s\u00eb prokurorit, duke sjell\u00eb si pasoj\u00eb c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Emror Kasaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000, si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Prej vitit 2015 dhe deri n\u00eb shkarkimin nga detyra, ai e ushtroi funksionin e prokurorit n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, deklarimet kontradiktore dhe t\u00eb pav\u00ebrteta lidhur me transaksionet n\u00eb p\u00ebrfitimin e dy pronave, 1000 m2 tok\u00eb bujq\u00ebsore n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb godine 3-kat\u00ebshe t\u00eb gjendur aty, t\u00eb pranuara edhe nga vet\u00eb prokurori Emror Kasaj, e kan\u00eb \u00e7uar Komisionin n\u00eb konkluzionin se p\u00ebr k\u00ebto pasuri \u00ebsht\u00eb kryer deklarim i rrem\u00eb n\u00eb lidhje me vler\u00ebn reale dhe p\u00ebr burimin e krijimit.<\/p>\n<p>Kasaj ka deklaruar blerjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke 1000 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2013, p\u00ebr \u00e7mimin 5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me shtetasin M.L. Po ashtu, ka deklaruar se mbi k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrfaqe ndodhet nj\u00eb objekt n\u00eb proces legalizimi, me vler\u00eb 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. Subjekti ka deklaruar se zot\u00ebron \u00bd pjes\u00eb takuese dhe si burim ka deklaruar kursimet e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes t\u00eb 25 korrikut 2010, prokurori Kasaj dhe shtetasi M.L. e kan\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri p\u00ebr shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar p\u00ebr llogari t\u00eb pal\u00ebs shit\u00ebse n\u00eb prani t\u00eb noteres. N\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebrcaktohet se bler\u00ebsit b\u00ebhen bashk\u00ebpronar\u00eb n\u00eb \u00bd pjes\u00eb takuese.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb dosjen \u2018veting\u2019, n\u00eb ILDKPKI \u00ebsht\u00eb depozituar nj\u00eb dokument \u201csqarim ankese\u201d i vitit 2010 i n\u00ebnshkruar prej prokurorit Emror Kasaj drejtuar ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs, ku subjekti ka deklaruar se pal\u00ebs shit\u00ebse i jan\u00eb likujduar n\u00eb total 5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr tok\u00ebn dhe 250 mij\u00eb euro p\u00ebr objektin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs i vitit 2013 i verifikuar nga Komisioni, ka zbuluar se pala shit\u00ebse n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e padit\u00ebsit n\u00eb nj\u00eb proces ndaj bler\u00ebsve me objekt konstatimin e pavlefsh\u00ebm t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb tok\u00ebs, ka deklaruar se ortaku i subjektit, shtetasi M.L. ka paguar vler\u00ebn 104 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjykata ka vendosur detyrimin e pal\u00ebs shit\u00ebse t\u2019i kthej\u00eb pal\u00ebs s\u00eb paditur, prokurorit Kasaj dhe Shtetasit M.L. vler\u00ebn 104 mij\u00eb euro p\u00ebr shkak t\u00eb konstatimit t\u00eb pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimit juridik n\u00eb shitjen e pasurive tok\u00eb ar\u00eb 1000 m2 dhe godin\u00ebs me 3 kate.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb ankimin e k\u00ebtij vendimi, prokurori Kasaj \u00ebsht\u00eb shprehur se gjykata, pasi nuk ka konsideruar edhe vlerat 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe 35 mij\u00eb euro t\u00eb pagaura prej tyre p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve financiare me q\u00ebllim heqjen e pasuris\u00eb tok\u00eb ar\u00eb nga barra hipotekore v\u00ebn\u00eb si garanci prej padit\u00ebsit p\u00ebr shkak t\u00eb kredive t\u00eb marra prej tij.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se dhe ortaku i subjektit, shtetasi M.L. ka pranuar gjat\u00eb nj\u00eb emisioni se shuma e paguar \u00ebsht\u00eb 300 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK konstaton se subjekti gjat\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve ka deklaruar se vlera e k\u00ebtyre pasurive nuk \u00ebsht\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb, por 300 mij\u00eb euro. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shpjegimeve t\u00eb tij, Kasaj ka pretenduar se ai vet\u00eb nuk ka paguar asnj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitimin e k\u00ebtyre pasurive<\/p>\n<p>\u201cSubjekti pranon se \u00e7mimi total i pasurive (tok\u00eb ar\u00eb me sip. 1000 m2 dhe nd\u00ebrtes\u00eb 3- kat\u00ebshe mbi t\u00eb) \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 300,000 euro dhe deklaron se nuk e ka paguar pjes\u00ebn e tij prej 150,000 euro edhe pse rezulton pronar i k\u00ebtyre pasurive me \u00bd pjes\u00eb. Ky pohim i subjektit \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm deklarativ, por edhe i pabesuesh\u00ebm, sepse edhe n\u00ebse Komisioni do t\u00eb pranonte tez\u00ebn e subjektit, mbetet i pashpjeguar bindsh\u00ebm dhe pa logjik\u00eb ekonomike fakti i t\u00eb qenurit pronar me \u00bd pjes\u00eb i nj\u00eb pasurie me vler\u00eb t\u00eb pranuar prej 300,000 euro, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pretendohet se nuk \u00ebsht\u00eb paguar asnj\u00eb vler\u00eb monetare prej tij,\u201d argumenton Komisioni.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konsideruar jo bind\u00ebs pretendimi i Kasajt se nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta deklarimet e tij n\u00eb dokumentin \u201csqarim ankese\u201d drejtuar ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ku ai shprehet se jan\u00eb shlyer vlerat 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe 250 mij\u00eb euro. \u201cPavar\u00ebsisht se subjekti nuk ka qen\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e prokurorit, kjo sjellje konsiderohet si jo e p\u00ebrshtatshme dhe jo etike p\u00ebr publikun\u201d, vler\u00ebson trupa e KPK.<\/p>\n<p>Komisioni ka rr\u00ebzuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Kasajt p\u00ebr mosp\u00ebrfshirje n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr blerjen e k\u00ebtyre pasurive. \u201cPretendimi i subjektit se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri nuk ka paguar vler\u00eb monetare nuk q\u00ebndron dhe bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me deklarimin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting, ku subjekti deklaron vler\u00ebn 2,500,000 lek\u00eb, duke specifikuar si burim t\u00eb k\u00ebsaj shume kursimet familjare,\u201d konstaton KPK dhe \u00e7mon se bazuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes dhe n\u00eb certifikat\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb vlera q\u00eb duhet llogaritur n\u00eb analiz\u00eb \u00ebsht\u00eb 2,5 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson pjes\u00ebn takuese t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse prej analiz\u00ebs \u00ebsht\u00eb shmangur shuma 150 mij\u00eb euro e deklaruar si vler\u00eb e pjes\u00ebs takuese n\u00eb t\u00eb dy pasurit\u00eb, prokurori Kasaj ka rezultuar\u00a0 n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 10.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, Komisioni vler\u00ebson se prokurori Kasaj ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb lidhje me vler\u00ebn reale dhe burimin e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Po ashtu, veprimet dhe deklarimet e subjektit n\u00eb kryerjen e transaksioneve, porceset gjyq\u00ebsore, si dhe n\u00eb komunikimet me institucionet shtet\u00ebrore n\u00eb p\u00ebrfitimin e k\u00ebtyre pasurive, jan\u00eb vler\u00ebsuar se kan\u00eb c\u00ebnuar besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se prokurori Kasaj ka kryer deklarime kontradiktore edhe lidhur me burimin e nj\u00eb huaje n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebpronarit n\u00eb tok\u00ebn 1000 m2 dhe nd\u00ebrtes\u00ebn me tre kate n\u00eb Tiran\u00eb, shtetasit M.L.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2015 dhe n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d, subjekti ka deklaruar se burim p\u00ebr shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro ka qen\u00eb nj\u00eb hua e marr\u00eb nga vjehrra n\u00eb vitin 2014, po n\u00eb at\u00eb vler\u00eb. Nd\u00ebrsa gjat\u00eb hetimit administrativ ka ndryshuar q\u00ebndrim duke pretenduar se burim ishte huaja 140 mij\u00eb euro q\u00eb kishte marr\u00eb nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese me t\u00eb cil\u00ebn kishin r\u00ebn\u00eb dakort t\u00eb zhvillonte parcel\u00ebn e tok\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK konkludon se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb hetimit marrdh\u00ebnien e huamarrjes 140 mij\u00eb euro nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese. Deklarimet kontradiktore t\u00eb subjektit cil\u00ebsohen prej Komisionit si \u201csjellje jo t\u00eb p\u00ebrshtatshme t\u00eb nj\u00eb prokurori\u201d.<\/p>\n<p>Hetimi p\u00ebr huadh\u00ebnien nga vjehrra n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro, ka ngritur dyshime p\u00ebr fshehje n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj t\u00eb nj\u00eb vlere t\u00eb konsiderueshme monetare. Si burim p\u00ebr huan\u00eb, Kasaj ka deklaruar nj\u00eb shum\u00eb 73 mij\u00eb euro, sipas tij t\u00eb disponuar nga vjehrra.<\/p>\n<p>Nga hetimi i kryer ka rezultuar se n\u00eb vitin 2011, vjehrra e Kasajt ka depozituar cash n\u00eb llogarin\u00eb e saj shum\u00ebn 73 mij\u00eb euro, me p\u00ebrshkrim \u201ct\u00eb ardhura, kursime familjare\u201d. T\u00eb gjitha veprimet e k\u00ebsaj llogarie rezulton t\u00eb jen\u00eb kryer nga bashk\u00ebshortja e subjektit, e cila \u00ebsht\u00eb e autorizuar nga n\u00ebna e saj p\u00ebr kryerjen e veprimeve vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb llogari. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vjehrra ka disponuar edhe llogari t\u00eb tjera bankare p\u00ebr t\u00eb cilat i kryente vet\u00eb veprimet.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ka rezultuar se parat\u00eb nuk jan\u00eb kaluar nga vjehrra tek subjekti, por prej bashk\u00ebshortes s\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit jan\u00eb t\u00ebrhequr cash nga llogaria e n\u00ebn\u00ebs dhe jan\u00eb depozituar n\u00eb llogari n\u00eb emrin e saj. M\u00eb pas jan\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se Kasaj nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr t\u00eb krijuar shum\u00ebn 73 mij\u00eb euro, t\u00eb supozuara prej tij si burim p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb shtetasit M.L..<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rezultate, Komisioni konkludon se shuma 73 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e prokurorit Kasaj dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit me veprimet e tij, deklarimet kontradiktore, p\u00ebrfshirjen e personave t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr fshehjen e k\u00ebsaj pasurie, shfaq element\u00eb t\u00eb nj\u00eb sjellje jo etike dhe jo t\u00eb p\u00ebrshtatshme t\u00eb nj\u00eb magjistrati, duke cenuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>C\u00ebnim i besimit t\u00eb publikut dhe dyshime p\u00ebr fshehje pasurie jan\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr nj\u00eb automjet, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka deklaruar se e ka pasur n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me nj\u00eb shtetas q\u00eb ishte i af\u00ebrm i bashk\u00ebshortit t\u00eb tezes, i cili jetonte n\u00eb Angli.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se e gjith\u00eb vlera e shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb luajtshme n\u00eb shum\u00ebn 4000 euro \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga subjekti, megjith\u00ebse nuk ka ndonj\u00eb akt dhurimi t\u00eb bashk\u00ebpronarit tjet\u00ebr, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb Kasaj t\u00eb ket\u00eb paguar p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs n\u00eb Angli, p\u00ebrve\u00e7 tarif\u00ebs p\u00ebr zhdoganimin.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se gjith\u00eb vlera ishte p\u00ebrfituar prej subjektit, si dhe bazuar n\u00eb faktin se pas shitjes s\u00eb makin\u00ebs ka humbur \u00e7do kontakt me bashk\u00ebpronarin, trupa e KPK ngre dyshime se Kasaj ka pasur si q\u00ebllim fshehjen e pron\u00ebsis\u00eb reale t\u00eb k\u00ebtij mjeti.<\/p>\n<p>KPK konkludon se Kasaj ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn e nj\u00eb banese dykat\u00ebshe me sip\u00ebrfaqe 185.8 m2 me sip\u00ebrfaqe trualli 500 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie &#8211; t\u00eb ardhurat e pretenduara se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga puna e t\u00eb atit n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Kasaj ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje 4300 euro shtetasit A.Sh., n\u00eb vitin 2014 dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb moto\u00e7iklete po at\u00eb vit p\u00ebr shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale prej 12,4 milion\u00eb lek\u00eb, ku vet\u00ebm 57 mij\u00eb lek\u00eb kan\u00eb rezultuar gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs si prokuror, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr rreth 12.3 milion\u00eb lek\u00eb kur ka punuar si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore dhe para se t\u00eb ushtronte k\u00ebt\u00eb funksion.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Gjirokastr\u00ebs, Emror Kasaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 9 maj 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi se ai kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, se kishte kryer veprime fiktive e deklarime t\u00eb rreme, fshehje, si dhe ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 12.4 milion\u00eb lek\u00eb, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71231,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[118,119,229],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/Emror-Kasaj-pas-seances-scaled-1.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Emror Kasaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71230"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71230"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71230\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71232,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71230\/revisions\/71232"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71231"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71230"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71230"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71230"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}