{"id":71257,"date":"2022-06-28T16:55:46","date_gmt":"2022-06-28T14:55:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-astrit-halilaj-perballet-me-probleme-te-pasurise\/2022\/06\/28\/"},"modified":"2023-04-06T16:04:29","modified_gmt":"2023-04-06T14:04:29","slug":"prokurori-astrit-halilaj-perballet-me-probleme-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-astrit-halilaj-perballet-me-probleme-te-pasurise\/2022\/06\/28\/","title":{"rendered":"Prokurori Astrit Halilaj p\u00ebrballet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Shkodr\u00ebs, Astrit Halilaj u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 28 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn krijimit dhe p\u00ebrfitimit t\u00eb disa pasurive t\u00eb paluajtshme, burimet financiare dhe balancat negative t\u00eb konstatuara gjat\u00eb hetimit administrativ. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Halilaj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, si dhe nuk u evidentuan probleme n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Problemet kryesore q\u00eb u evidentuan n\u00eb seanc\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me investimet e kryera gjat\u00eb periudh\u00ebs 1995-2014 n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb me dy kate + papafingo dhe burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie; me burimet p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti + parkim n\u00eb Vlor\u00eb; p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb dhe dy nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi t\u00eb porositura nga v\u00ebllai n\u00eb vitin 2000, t\u00eb drejtat reale t\u00eb t\u00eb cilave i jan\u00eb kaluar subjektit n\u00eb 2014-\u00ebn, por pa iu dh\u00ebn\u00eb gj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr prokurorin Halilaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtar Roland Ilia. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Astrit Halilaj e ka filluar karrier\u00ebn si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb vitin 1993 dhe p\u00ebrgjat\u00eb dy dekadave ka mbajtur pozicione drejtuese n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit. Prej vitit 2016, Halilaj punon si prokuror pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Hamitaj shpjegoi se prokurori Halilaj ka deklaruar pasurin\u00eb e tij edhe n\u00eb vitin 2003, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e oficerit t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore; gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2013 si drejtues n\u00eb funksione t\u00eb ndryshme n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit dhe n\u00eb vitin 2016 ka kryer deklarimin e par\u00eb si prokuror.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2003, subjekti ka deklaruar disponimin e nj\u00eb banese dy kate + papafingo n\u00eb \u00e7ati me sip\u00ebrfaqe 120 m2, e nd\u00ebrtuar vet\u00eb n\u00eb vitin 1994, me vler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe pjes\u00eb takuese \u00bc-at. N\u00eb vitin 2011, Halilaj ka deklaruar punime shtes\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb ka deklaruar pages\u00ebn e nj\u00eb shume 400 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr procedurat e legalizimit.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2016, subjekti ka deklaruar banes\u00ebn dy kate, truallin 420 m2 dhe shpenzime p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vler\u00ebn totale 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj konstatoi se subjekti nuk ka deklaruar burimet financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, si dhe ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 5.3 milion\u00eb lek\u00eb, bazuar n\u00eb p\u00ebrllogaritjet sipas referencave t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave.<\/p>\n<p>Prokurori Halilaj deklaroi se n\u00eb vitin 1993 kishte bler\u00eb truallin dhe se me forcat e tyre kishin nd\u00ebrtuar sht\u00ebpin\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga relatori Hamitaj dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Francesco Ciardi p\u00ebr etapat e nd\u00ebrtimit t\u00eb banes\u00ebs dhe vlerat e shpenzuara, Halilaj shpjegoi se n\u00eb vitin 1996 ishin p\u00ebrfunduar dy kate dhe n\u00eb 1997-\u00ebn ishte p\u00ebrmbyllur edhe \u00e7atia. Por, subjekti sqaroi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kishte qen\u00eb i banuesh\u00ebm vet\u00ebm kati i par\u00eb, nd\u00ebrsa kati i dyt\u00eb dhe papafingo ishin n\u00eb gjendje karabinaje.<\/p>\n<p>Halilaj sqaroi se ishin kryer investime vit pas viti deri n\u00eb 2014-\u00ebn, kur ishte p\u00ebrmbyllur e gjith\u00eb sht\u00ebpia dhe se ai kishte deklaruar vet\u00ebm ato shpenzime q\u00eb ishin n\u00eb mas\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb, ose m\u00eb shum\u00eb. Subjekti pohoi se nuk ishin kryer preventive p\u00ebr punimet, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb preventiv t\u00eb vitit 1995 sqaroi se kishte qen\u00eb fiktiv, pasi nevojitej p\u00ebr lejen e nd\u00ebrtimit. \u201cNuk kam situacione, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb punuar,\u201d deklaroi subjekti.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se zot\u00ebronte n\u00eb sht\u00ebpi nj\u00eb leje nga Bashkia e Tiran\u00ebs e vitit 2014, p\u00ebr p\u00ebrfundimin e punimeve t\u00eb fundit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb private dhe se do ta dor\u00ebzonte n\u00eb Komision pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 79 m2 n\u00eb Vlor\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr \u00e7mimin 35 mij\u00eb euro, subjekti ka deklaruar si burime t\u00eb ardhurat nga puna; nj\u00eb hua 10 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga kunati i tij; si dhe vler\u00ebn e nj\u00eb depozite me t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait nga puna n\u00eb emigracion. N\u00eb 2016-\u00ebn, Halilaj ka deklaruar edhe blerjen n\u00eb vitin 2014 t\u00eb nj\u00eb parkimi n\u00eb vend t\u00eb hapur n\u00eb Vlor\u00eb, p\u00ebr \u00e7mimin 5000 euro, dhe me burim kursimet.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, subjekti ka depozituar si prova p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit dokumente q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se ai ka disponuar depozita bankare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb. Por, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohet me dokumentacion ligjor se huadh\u00ebn\u00ebsi ka ushtruar aktivitet privat, ashtu si ka pretenduar prokurori Halilaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti ka shpjeguar se i kunati, ka disponuar dhe vlera monetare t\u00eb kunatit t\u00eb tij, i cili \u00ebsht\u00eb shtetas gjerman. Hamitaj shpjegoi se nga hetimi i deritanish\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet ligjshm\u00ebria e burimeve t\u00eb huas\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe depozitat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit q\u00eb kan\u00eb origjin\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb t\u00eb \u00e7elur n\u00eb vitin 2003, p\u00ebr t\u00eb cilat Halilaj ka shpjeguar se jan\u00eb vlera q\u00eb u p\u00ebrkasin v\u00ebllez\u00ebrve dhe jan\u00eb krijuar me t\u00eb ardhurat e pun\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Hamitaj v\u00ebrejti se subjekti ka dor\u00ebzuar disa mandate p\u00ebr t\u00ebrheqjen e nj\u00eb pjese t\u00eb shumave t\u00eb d\u00ebrguara n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohen t\u00eb gjitha d\u00ebrgesat, si dhe ligjshm\u00ebria e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtetimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb dhe vlerave t\u00eb d\u00ebrguara prej v\u00ebllez\u00ebrve, nga analiza paraprake e Komisionit ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 134 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e garazhit.<\/p>\n<p>Prokurori Halilaj deklaroi se n\u00eb periudh\u00ebn kur blen\u00eb apartamentin, ai dhe bashk\u00ebshortja kishin t\u00eb ardhura vjetore n\u00eb shum\u00ebn rreth 2.5 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe p\u00ebrfitonin sh\u00ebrbime p\u00ebr shkak t\u00eb funksioneve q\u00eb ushtronin. Ai shtoi se ve\u00e7 t\u00eb ardhurave, kishin edhe kursime si dhe administronin llogarin\u00eb e t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb provuar se kunati dispononte vlera monetare t\u00eb kunatit t\u00eb tij me shtet\u00ebsi gjermane, subjekti u shpreh se kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb nj\u00eb administratori t\u00eb nj\u00eb pike k\u00ebmbimi valutor. Sipas Halilajt, deklaruesi shprehet se kunati shkonte shpeshher\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebmbyer vlera t\u00eb konsiderueshe, q\u00eb sipas subjektit ishin shumat e dh\u00ebna nga shtetasi gjerman. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohet si burim i ligjsh\u00ebm edhe huaja e marr\u00eb nga kunati.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb vitin 2014, subjektit i jan\u00eb kaluar me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb akti noterial prej v\u00ebllait t\u00eb tij E.H., t\u00eb drejtat reale mbi dy nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi n\u00eb Tiran\u00eb, me sip\u00ebrfaqe totale 72 m2. Sipas Hamitajt, v\u00ebllai i prokurorit Halilaj i ka porositur k\u00ebto pasuri n\u00eb vitin 2000 kundrejt \u00e7mimit 32 mij\u00eb USD. Kontrata e porosis\u00eb figuron t\u00eb jet\u00eb n\u00ebnshkruar nga prokurori Halilaj, si p\u00ebrfaq\u00ebsues me prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7me, por kjo e fundit nuk \u00ebsht\u00eb gjetur bashk\u00ebngjitur dokumentacionit.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj shpjegoi se subjekti ka deklaruar se ka r\u00ebn\u00eb dakort me v\u00ebllan\u00eb p\u00ebr k\u00ebmbim n\u00eb natyr\u00eb. Halilaj ka shpjeguar pages\u00ebn e k\u00ebsteve nga v\u00ebllai p\u00ebr k\u00ebto pasuri n\u00eb vitet 2000 dhe 2001, por ka deklaruar se nuk i disponon mandatet. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet se v\u00ebllai i subjektit ka p\u00ebrfituar ndonj\u00eb pasuri n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb heqjes dor\u00eb nga zot\u00ebrimi i dy dyqaneve.<\/p>\n<p>Si burim krijimi p\u00ebr shumat e paguara nga i v\u00ebllai p\u00ebr dy nj\u00ebsit\u00eb, ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga ky i fundit prej pun\u00ebs si emigrant n\u00eb Gjermani gjat\u00eb viteve 1999-2001. Halilaj ka pretenduar nuk ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb dokumentacion ligjor p\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb q\u00eb ka kaluar.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, Komisioni vler\u00ebson se pretendimet e prokurorit Halilaj mbeten n\u00eb nivel deklarativ lidhur me burimin. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konsideruar pa logjik\u00eb ekonomike veprimi i v\u00ebllait t\u00eb subjektit, pasi nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfituar asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim.<\/p>\n<p>Halilaj k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte pasur prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr kryerjen e veprimeve p\u00ebr llogari t\u00eb v\u00ebllait, por shtoi se nuk kishte arritur ta gjente at\u00eb dokument, as tek noterja.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se kishte r\u00ebn\u00eb dakort me v\u00ebllan\u00eb q\u00eb t\u2019i jepte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrdorur p\u00ebr servis.<\/p>\n<p>Ai e kund\u00ebrshtoi balanc\u00ebn negative p\u00ebr blerjen e dy nj\u00ebsive duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit vendime t\u00eb m\u00ebparshme ku trajtohen remitancat nga puna n\u00eb emigracion dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait t\u00eb konsiderohen t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Halilaj \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Mercedes Benz n\u00eb vitin 2016 kundrejt \u00e7mimit 6000 euro + 180 mij\u00eb lek\u00eb shpenzime p\u00ebr zhdoganimin. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb mjeti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se makina e shitur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb m\u00eb lir\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb paguar detyrimi p\u00ebr fitimin, KPK ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb shum\u00ebn fillestare q\u00eb ka shpenzuar subjekti p\u00ebr krijimin e asaj pasurie. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb Halilaj \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e Benz-it n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk e dinte se duhej t\u00eb paguhej tatim p\u00ebr fitimin e siguruar nga shitja e automjetit dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme, si dhe likujditete cash e n\u00eb bank\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbuluar \u00e7mimin e Benz-it.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 5.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Halilaj shpjegoi se prej vitit 1993 ka punuar n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit ku ka mbajtur dhe role drejtuese dhe se \u00ebsht\u00eb trajtuar me pag\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Ai shtoi se edhe bashk\u00ebshortja ka punuar prej vitit 1996 n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri sigurimesh duke u trajtuar me pag\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb funksioneve q\u00eb ka pasur. \u201c\u2026Kemi pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursejm\u00eb,\u201d deklaroi Halilaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim subjekti shpjegoi se v\u00ebllez\u00ebrit kan\u00eb emigruar dhe punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme dhe se i kishte administruar ai vet\u00eb vlerat e d\u00ebrguara prej tyre. Halilaj theksoi se kishte arritur t\u00eb provonte faktin se v\u00ebllez\u00ebrit kishin d\u00ebrguar shuma parash n\u00ebp\u00ebrmjet \u201cWestern-Union\u201d, nd\u00ebrsa p\u00ebr mossigurimin e dokumentacionit p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e tyre u justifikua me koh\u00ebn e gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Halilaj u shpreh kund\u00ebr balanc\u00ebs negative t\u00eb konstatuar nga KPK duke k\u00ebmb\u00ebngulur se kishte vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb trup\u00ebs dokumentacion provues p\u00ebr t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e mia t\u00eb mundshme dhe k\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb konsiderohet praktika e Komisionit p\u00ebr justifikimin e remitancave nga emigracioni,\u201d deklaroi Halilaj dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 30 qershor, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Shkodr\u00ebs, Astrit Halilaj u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 28 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn krijimit dhe p\u00ebrfitimit t\u00eb disa pasurive t\u00eb paluajtshme, burimet financiare dhe balancat negative t\u00eb konstatuara gjat\u00eb hetimit administrativ. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Halilaj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, si [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71258,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,146],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Astrit-Halilaj-ne-seance.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Astrit Halilaj n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71257"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71257"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71257\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71259,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71257\/revisions\/71259"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71258"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}