{"id":71260,"date":"2022-06-28T16:27:40","date_gmt":"2022-06-28T14:27:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-elsa-ulliri-perballet-me-vetingun\/2022\/06\/28\/"},"modified":"2023-04-06T16:04:34","modified_gmt":"2023-04-06T14:04:34","slug":"gjyqtarja-elsa-ulliri-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-elsa-ulliri-perballet-me-vetingun\/2022\/06\/28\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Elsa Ulliri p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb mart\u00ebn seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ndaj gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lezh\u00ebs, Elsa Ulliri. Trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Roland Ilia kryesues, Pamela Qirko an\u00ebtare dhe Etleda \u00c7iftja relatore, b\u00ebri me dije se e kishte hetuar Ullirin n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p>N\u00eb relatimin e shkurt\u00ebr t\u00eb \u00c7iftjes u b\u00eb me dije se Ullirit nuk i ishin gjetur probleme t\u00eb pasuris\u00eb, q\u00eb si\u00e7 i kishte rezultuar Komisionit, ishte e gjitha e trash\u00ebguar nga babai. Megjithat\u00eb, gjyqtares iu k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr disa prej deklarimeve t\u00eb saj dhe po ashtu edhe p\u00ebr dy bilance negative n\u00eb t\u00eb cilat gjendej familja e saj, n\u00eb shumat 150 dhe 158 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Ulliri nuk kishte deklaruar pasurin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes p\u00ebr vitet q\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb certifikat\u00eb familjare. Gjyqtarja tha se ky kishte qen\u00eb keqkuptim i saj dhe forma n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte orientuar nga ILDKPKI, por k\u00ebmb\u00ebnguli se si\u00e7 rezultonte nga hetimi, t\u00eb af\u00ebrmit e saj nuk kishin pasuri t\u00eb tjera ve\u00e7 atyre t\u00eb trash\u00ebguara, nj\u00eb p\u00ebrfundim q\u00eb ishte arritur edhe nga KPK.<\/p>\n<p>Po ashtu Ullirit iu k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr mos deklarim t\u00eb pages\u00ebs n\u00eb form\u00eb dhurate prej xhaxhait p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Itali. Gjyqtarja pranoi mosdeklarimin e k\u00ebsaj pagese p\u00ebr shkak t\u00eb harres\u00ebs dhe i vuri n\u00eb dukje KPK-s\u00eb se e kishte deklaruar at\u00eb n\u00eb vitin pasardh\u00ebs vet\u00ebm disa muaj pas deklarat\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb. Ajo tha se kjo pages\u00eb ndikonte n\u00eb bilancin financiar t\u00eb familjes n\u00eb vitin 2013 dhe i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb ta mbante at\u00eb parasysh n\u00eb analiz\u00eb financiare.<\/p>\n<p>Gjyqtares po ashtu i ishte k\u00ebrkuar informacion p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb aksioneve t\u00eb saj n\u00eb kompanin\u00eb e trash\u00ebguar nga babai i ndjer\u00eb. Ulliri tha se k\u00ebto aksione ishin deklaruar n\u00eb pjes\u00ebn konfidenciale t\u00eb deklarimit t\u00eb par\u00eb dhe ajo nuk i kishte deklaruar ato n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore duke qen\u00eb se nuk kishte pasur ndryshim t\u00eb tyre. Ulliri b\u00ebri me dije se aksionet i ishin dhuruar n\u00eb vijim t\u00eb motr\u00ebs dhe se kjo ishte deklaruar si ndryshim i pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>KPK tha se kishte hetuar trash\u00ebgimin\u00eb nga babai dhe po ashtu kishte hetuar transaksionet financiare t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, por nuk kishte gjetur n\u00eb to probleme q\u00eb mund t\u00eb lidheshin me subjektin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Komisioni po ashtu b\u00ebri me dije se pas nj\u00eb raporti pozitiv, kishte marr\u00eb nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb negativ. \u00c7iftja nuk dha nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb KPK p\u00ebr raportin e dyt\u00eb. Ajo tha se trupa dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar kishin par\u00eb materialet e klasifikuara, por nuk b\u00ebri me dije ndonj\u00eb q\u00ebndrim mbi to.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, \u00c7iftja tha se KPK kishte hetuar 4 vendime penale t\u00eb subjektit, q\u00eb dukej se lidheshin me raportin e DSIK-s\u00eb. Relatorja tha se p\u00ebr tre prej tyre nuk ishte gjetur asnj\u00eb problem.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb vendim t\u00eb kat\u00ebrt, KPK tha se i kishte k\u00ebrkuar shpjegime gjyqtares p\u00ebr leht\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs. KPK nuk b\u00ebri me dije \u00e7far\u00eb vepre penale b\u00ebhej fjal\u00eb, por n\u00eb shpjegimet e saj, Ulliri, pasi e cil\u00ebsoi \u201cfyes dhe zhg\u00ebnjyes\u201d raportin e DSIK, sqaroi se masa e but\u00eb e siguris\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr \u201cdrejtim t\u00eb parregullt t\u00eb mjeteve\u201d. Ulliri tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte mbajtur parasysh llojin e vepr\u00ebs penale, mas\u00ebn e d\u00ebnimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr dhe se personi n\u00eb fjal\u00eb ishte m\u00ebsues n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb 9-vje\u00e7are dhe kujdesej p\u00ebr babain e tij t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Ajo tha se masat e siguris\u00eb n\u00eb k\u00ebto raste ishin t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb gjitha gjykatat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb sqarimet p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb ngjash\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb cilin KPK kishte marr\u00eb indicie nga nj\u00eb denoncim, Ulliri vuri n\u00eb dukje se kishte vendosur barazin\u00eb para ligjit. Ajo tha se i pandehuri akuzohej n\u00eb nj\u00eb proces nd\u00ebrtimi pa leje, por q\u00eb n\u00eb fakt kishte si t\u00eb dyshuar kryesor zyrtar\u00eb lokal\u00eb q\u00eb dyshoheshin p\u00ebr leje t\u00eb kundraligjshme. Gjyqtarja tha se fillimisht pronarit t\u00eb godin\u00ebs i ishte dh\u00ebn\u00eb mas\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb shtr\u00ebnguese, por pasi prokuroria kishte k\u00ebrkuar masa m\u00eb t\u00eb lehta p\u00ebr zyrtar\u00ebt lokale dhe pasi i akuzuari kishte k\u00ebrkuar rishikim, ajo e kishte par\u00eb me vend q\u00eb ai t\u00eb kishte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb si t\u00eb akuzuarit e tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket nj\u00eb denoncimi q\u00eb pretendonte shkelje procedurale t\u00eb gjyqtares n\u00eb konsiderimin e d\u00ebshmive t\u00eb marra n\u00eb gjyq, Ulli i tha trup\u00ebs se ky pretendim ishte shqyrtuar nga e nj\u00ebjta trup\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb subjekt tjet\u00ebr dhe nuk ishte gjetur si shkelje. Ulliri k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur shkelje procedurale dhe tha se kishte cituar praktik\u00ebn e ndjekur n\u00eb p\u00ebrgjigjet me shkrim.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, Ulliri i pasi fal\u00ebnderoi trup\u00ebn p\u00ebr hetimin e thelluar k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 30 qershor n\u00eb or\u00ebn 9.15.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb mart\u00ebn seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ndaj gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lezh\u00ebs, Elsa Ulliri. Trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Roland Ilia kryesues, Pamela Qirko an\u00ebtare dhe Etleda \u00c7iftja relatore, b\u00ebri me dije se e kishte hetuar Ullirin n\u00eb t\u00eb tre kriteret. N\u00eb relatimin e shkurt\u00ebr t\u00eb \u00c7iftjes u b\u00eb me dije se [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71261,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[240,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Elsa-Ulliri-pas-seances-222.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Elsa Ulliri pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71260"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71260"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71260\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71262,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71260\/revisions\/71262"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71261"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71260"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71260"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71260"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}