{"id":71266,"date":"2022-06-27T18:21:40","date_gmt":"2022-06-27T16:21:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-dyshime-per-pasuri-te-fshehura-ndaj-prokurorit-arben-sharra\/2022\/06\/27\/"},"modified":"2023-04-06T16:04:48","modified_gmt":"2023-04-06T14:04:48","slug":"kpk-ngre-dyshime-per-pasuri-te-fshehura-ndaj-prokurorit-arben-sharra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-dyshime-per-pasuri-te-fshehura-ndaj-prokurorit-arben-sharra\/2022\/06\/27\/","title":{"rendered":"KPK ngre dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehura ndaj prokurorit Arben Sharra"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb raportin e lexuar n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, q\u00eb zgjati 4 or\u00eb e 30 minuta, relatorja Genta Tafa (Bungo) vuri n\u00eb dukje ato q\u00eb i cil\u00ebsoi \u2018p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr t\u00eb fshehur pasuri\u2019 n\u00ebp\u00ebrmjet prind\u00ebrve t\u00eb prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit, Arben Sharra.<\/p>\n<p>Relatorja p\u00ebrmendi si t\u00eb tilla nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Kod\u00ebr Kam\u00ebz t\u00eb nd\u00ebrtuar nga babai, por legalizuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prokurorit, nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb nga babai ngjitur me apartamentin e tij,\u00a0 nj\u00eb makin\u00eb bler\u00eb nga e \u00ebma, por q\u00eb ishte p\u00ebrdorur nga subjekti dhe i biri, nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb subjekti e kishte bler\u00eb prej kunatit si dhe nj\u00eb shum\u00eb prej 100 mij\u00eb dollar\u00ebsh derdhur n\u00eb bank\u00eb nga babai.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsja e Sharr\u00ebs, Antoneta Sevdari dhe vet\u00eb prokurori i kund\u00ebrshtuan gjetjet. Sevdari tha se pretendimet e KPK-s\u00eb p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehura ishin mb\u00ebshtetur n\u00eb \u201cgjetje seriozisht t\u00eb pabazuara\u201d. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se pasuria e subjektit ishte e deklaruar dhe lidhjet q\u00eb KPK b\u00ebnte mes disa prej tyre dhe subjektit tejkalonin tagrat e Komisionit dhe shkonin p\u00ebrtej precedent\u00ebve t\u00eb vendosur nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit mbi hetimin e personave t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Vet\u00eb subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb tij dhe familjes dhe u p\u00ebrgjigj edhe p\u00ebr gati nj\u00eb or\u00eb pyetjeve dhe komenteve nga relatorja dhe kryesuesi, n\u00eb lidhje me p\u00ebrpjes\u00ebtimin e saj pas vdekjes s\u00eb babait dhe pjes\u00ebt q\u00eb ai kishte p\u00ebrfituar pavar\u00ebsisht se nuk ishte f\u00ebmij\u00eb i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 Taf\u00ebs n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e relatores, trupa q\u00eb hetoi rastin kryesohej nga Lulzim Hamitaj, nd\u00ebrsa an\u00ebtare ishte Suela Zhegu. V\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs, Arben Sharra e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996 si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 2004 dhe e kreu detyr\u00ebn fillimisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe m\u00eb pas n\u00eb at\u00eb t\u00eb Dibr\u00ebs. Sharra e ushtron funksionin e Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs prej vitit 2010.<\/p>\n<p><strong>Sht\u00ebpia n\u00eb Kod\u00ebr Kam\u00ebz <\/strong><\/p>\n<p>Pasuria e par\u00eb e subjektit, prej t\u00eb cil\u00ebs rridhnin edhe p\u00ebrfitime t\u00eb tjera t\u00eb tij ishte nj\u00eb sht\u00ebpi banimi n\u00eb Kod\u00ebr Kam\u00ebz, me dy kate plus papafingo. Sipas asaj q\u00eb u relatua n\u00eb Komision, kjo sht\u00ebpi ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet \u201896 dhe \u201897. Relatorja tha se n\u00eb vitin 1997 babai i kishte dhuruar subjektit nj\u00ebrin kat t\u00eb banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja tha se KPK fillimisht e kishte hetuar mund\u00ebin\u00eb e babait t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sht\u00ebpin\u00eb dhe ky i fundit kishte rezultuar me nj\u00eb bilanc negativ p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar godin\u00ebn dy kat\u00ebshe n\u00eb nj\u00eb total prej 4.5 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Por kjo gjetje u kund\u00ebrshtua nga Sharra. Avokatja tha se kati p\u00ebrdhes dhe kati i par\u00eb i nd\u00ebrtes\u00ebs, q\u00eb m\u00eb pas i ishte dhuruar subjektit ishin nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1990. Ajo tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kishte r\u00ebn\u00eb ende diktatura dhe t\u00eb ardhurat\u00a0 e prind\u00ebrve nuk mund t\u00eb ishin ve\u00e7se t\u00eb ligjshme. Avokatja tha se kishte nj\u00eb dokument gjyq\u00ebsor q\u00eb tregonte p\u00ebr koh\u00ebn kur ishte kryer nd\u00ebrtimi. Sevdari vuri n\u00eb dukje se subjekti nuk mund t\u00eb ngarkohej me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, kur ishte ende f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Sevdari po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb analize financiare t\u00eb p\u00ebrpiluar prej tyre, babai i subjektit kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar nd\u00ebrtimin.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia n\u00eb fjal\u00eb, sipas relatimit kishte qen\u00eb godin\u00eb e palegalizuar. Sipas Taf\u00ebs, kur kishte p\u00ebrfunduar legalizimi, sht\u00ebpia dhe trualli i saj ishin sh\u00ebnuar t\u00eb gjitha n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prokurorit, pavar\u00ebsisht se ai kishte deklaruar n\u00eb pron\u00ebsi vet\u00ebm nj\u00eb kat t\u00eb saj. E nj\u00ebjta banes\u00eb ishte shitur p\u00ebr 150 mij\u00eb euro, n\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb kishte filluar me dy parapagesa n\u00eb vitin 2014 e 2015, \u00a0dhe ishte p\u00ebrfunduar pas legalizimit t\u00eb saj n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Relatorja theksoi se subjekti rezultonte pronar i vet\u00ebm i k\u00ebsaj sht\u00ebpie dhe se ai nuk e kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb pron\u00ebsi n\u00eb deklarimet vjetore dhe as n\u00eb deklarimin \u2018veting\u2019. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ajo tha edhe p\u00ebr truallin prej 500 metra, q\u00eb nuk ishte deklaruar n\u00eb asnj\u00eb prej deklaratave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, avokatja Sevdari i tha KPK se subjekti kishte sjell\u00eb prova q\u00eb d\u00ebshmonin se sh\u00ebnimi i gjith\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij ishte nj\u00eb gabim administrativ i ALUIZNI-t. Ajo tha se k\u00ebrkesa p\u00ebr legalizim ishte paraqitur prej tij dhe babait sipas pjes\u00ebve, por se n\u00eb fund punonj\u00ebsi ka vendosur vet\u00ebm emrin e subjektit. Sevdari tha se fakti q\u00eb 75 mij\u00eb euro nga shifra e p\u00ebrfituar prej shitjes p\u00ebrfundimtare i kishin kaluar n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit, provonte se ai nuk kishte qen\u00eb zot\u00ebrues i t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky pretendim u pasua me diskutime n\u00eb KPK. Hamitaj dhe relatorja Tafa k\u00ebrkuan shpjegime se p\u00ebrse Sharra dukej si p\u00ebrfituesi m\u00eb i madh n\u00eb pasurit\u00eb e prind\u00ebrve, nd\u00ebrsa motrat e tij dhe v\u00ebllai nuk p\u00ebrmendeshin. Sipas Hamitajt, edhe ndarja 50 me 50 q\u00eb rezultonte nga shitja \u201cpenalizonte\u201d subjektin, t\u00eb cilit praktikisht i takonte nj\u00eb pjes\u00eb m\u00eb vog\u00ebl e vler\u00ebs, duke qen\u00eb se n\u00eb pron\u00ebsi kishte vet\u00ebm nj\u00eb kat, nd\u00ebrsa prind\u00ebrit kishin pjes\u00ebn tjet\u00ebr plus papafingon.<\/p>\n<p>Sharra dhe avokatja k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn se k\u00ebto ishin marr\u00ebdh\u00ebnie brenda familjes. Prokurori tha se ai ishte djali i vog\u00ebl dhe se ai ishte kujdesur p\u00ebr prind\u00ebrit dhe kishte q\u00ebndruar me ta dhe i m\u00ebshoi t\u00eb drejt\u00ebs zakonore.<\/p>\n<p>Sevdari tha se mosdeklarimi i truallit dhe sht\u00ebpis\u00eb si\u00e7 ishin p\u00ebrfituar prej legalizimit ishte nj\u00eb pasakt\u00ebsi formale, nd\u00ebrsa argumentoi se deklarimi veting kishte bashk\u00ebngjitur certifikat\u00ebn e pron\u00ebs q\u00eb tregonte se si ishin regjistruar k\u00ebto pasuri. Ajo tha se bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt, mosdeklarimi ishte formal dhe jo penalizues.<\/p>\n<p><strong>Shitja dhe sht\u00ebpia ngjitur<\/strong><\/p>\n<p>KPK ngriti dyshime sa i p\u00ebrket edhe kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes se k\u00ebsaj sht\u00ebpie. Sipas Komisionit, subjekti kishte deklaruar se kishte marr\u00eb dy k\u00ebste prej 20 mij\u00eb dhe 30 mij\u00eb eurosh para se sht\u00ebpia t\u00eb shitej p\u00ebrfundimisht. K\u00ebto parapagesa ishin b\u00ebr\u00eb pa kontrata noteriale dhe ishin p\u00ebrdorur n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. Relatorja tha se k\u00ebto ishin shuma t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb dh\u00ebna pa asnj\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Subjekti pranoi se p\u00ebr pagesat nuk kishte pasur marr\u00ebveshje, por k\u00ebmb\u00ebnguli te lidhja familjare mes tij dhe bler\u00ebsit. Nd\u00ebrsa avokatja e tij tha se kishin sjell\u00eb prova se n\u00eb koh\u00ebn e parapagesave, bler\u00ebsi e g\u00ebzonte de fakto banes\u00ebn, pasi jetonte aty.<\/p>\n<p>KPK tha se pavar\u00ebsisht dyshimeve, k\u00ebto t\u00eb ardhura ishin marr\u00eb parasysh n\u00eb analiz\u00eb financiare, megjith\u00ebse relatorja vuri n\u00eb dukje dy her\u00eb se p\u00ebr k\u00ebto kishte rezerv\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, KPK tha se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb, ngjitur me sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtim n\u00eb nj\u00eb parcel\u00eb tok\u00eb shtet. Tafa lexoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtim kishte aplikuar p\u00ebr legalizim babai i subjektit, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte sipas saj i verb\u00ebr, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb paqart\u00eb se si e kishte firmosur ai dokumentin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb formular\u00ebt e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr legalizim ndodhej numri i telefonit t\u00eb subjektit. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Sharr\u00ebs i ishin k\u00ebrkuar shpjegime dhe ishin ngritur dyshime mbi pasuri t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>Sevdari tha n\u00eb seanc\u00eb se subjekti nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aplikim. Ajo tha se kjo nd\u00ebrtes\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nga bler\u00ebsi i banes\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe subjekti nuk kishte lidhje me t\u00eb. Avokatja shtoi se ata hamend\u00ebsonin q\u00eb babai i ndjer\u00eb dhe bler\u00ebsi mund t\u00eb kishin p\u00ebrdorur numrin e prokurorit, duke shpresuar q\u00eb kjo do u leht\u00ebsonte pun\u00eb, por p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb padijenin\u00eb e tij p\u00ebr nd\u00ebrtimin.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb relatimin e b\u00ebr\u00eb nga Tafa, Sharra kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, i cili ishte paguar pjes\u00ebrisht me kredi, pjes\u00ebrisht me t\u00eb ardhurat nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Kod\u00ebr Kam\u00ebz dhe mbetej i papaguar n\u00eb rreth 13 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Tafa vuri n\u00eb dukje nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mungesash fianciare sa i p\u00ebrket pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebsteve t\u00eb kredis\u00eb nga subjekti q\u00eb u gjet sipas saj n\u00eb munges\u00eb t\u00eb ardhurash. Ajo po ashtu vuri n\u00eb dukje ndryshime n\u00eb sip\u00ebrfaqe dhe ngriti dyshime p\u00ebr shum\u00ebn e papaguar ende.<\/p>\n<p>Bilancet negative, si\u00e7 doli n\u00eb relatim rezultonin kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb mosnjohjes nga KPK t\u00eb p\u00ebrfitimeve t\u00eb pretenduara nga Sharra prej tok\u00ebs bujq\u00ebsore n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Sh\u00ebngjergjit n\u00eb Tiran\u00eb. Relatorja iu rikthye edhe k\u00ebtu faktin se nd\u00ebrsa p\u00ebrfitues t\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore kishin qen\u00eb 5 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes, p\u00ebrfituesi i vet\u00ebm i t\u00eb ardhurave rezultonte prokurori.<\/p>\n<p>Tafa tha se p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk ishin paguar detyrime tatimore dhe solli si prov\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb nga Drejtoria e Tatimeve e Tiran\u00ebs, sipas t\u00eb cil\u00ebs Sharra kishte pasur detyrim t\u00eb paguante tatime dhe se ai nuk ishte i regjistruar si subjekt. Tafa tha se aktiviteti i prokurorit si tregtar i produkteve bujq\u00ebsore, binte ndesh edhe me statusin e tij.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari k\u00ebmb\u00ebnguli se analiza financiare e sjell\u00eb prej tyre ose i eliminonte bilancet negative, ose linte shum\u00eb pak n\u00eb dy vite q\u00eb sipas saj nuk mund t\u00eb konsideroheshin penalizuese. Ajo tha se pagesa prej 13 mij\u00eb euro ishte kusht\u00ebzuar nga bllokimi i llogarive t\u00eb kompanis\u00eb dhe sepse subjekti k\u00ebmb\u00ebngulte ta b\u00ebnte at\u00eb p\u00ebrmes bank\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Sharra k\u00ebmb\u00ebnguli se babai ia kishte l\u00ebn\u00eb atij n\u00eb shfryt\u00ebzim tok\u00ebn dhe se ai kishte qen\u00eb p\u00ebrfitues i vet\u00ebm i t\u00eb ardhurave prej saj. Sevdari tha se ekspertiza e b\u00ebr\u00eb prej Drejtoris\u00eb Bujq\u00ebsore tregonte se toka n\u00eb fjal\u00eb kishte pem\u00ebtari, p\u00ebrfshi arra, g\u00ebshtenja e thana, bim\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin pak kujdes, por\u00a0 q\u00eb sillnin t\u00eb ardhura. Po ashtu, Sevdari tha se ndryshe nga sa pretendonte Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme i kishte kthyer subjektit nj\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn sakt\u00ebsohej se ai nuk kishte pasur detyrime tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga toka.<\/p>\n<p>Sevdari kund\u00ebrshtoi argumentet e KPK-s\u00eb se k\u00ebto p\u00ebrfitime binin ndesh me statusin e prokurorit dhe vuri n\u00eb dukje se pretendimi nuk p\u00ebrkonte me k\u00ebrkesat e ligjit. Ajo tha se p\u00ebrfitimet nga toka nuk parashikoheshin t\u00eb ndaluara dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ardhurat prej 4.2 milion lek\u00ebsh p\u00ebr vitet 2005-2016 t\u00eb njiheshin si t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Relatorja dhe Sevdari debatuan po ashtu mbi q\u00ebndrimin e Tatimeve. Tafa k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr KPK-s\u00eb ata kishin deklaruar detyrimin p\u00ebr t\u00eb paguar t\u00eb subjektit, nd\u00ebrsa n\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr subjektin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.\u00a0 Po ashtu relatorja k\u00ebmb\u00ebnguli se krahasimi i rastit me at\u00eb t\u00eb gjyqtares Irena Gjoka, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte nj\u00eb vendim t\u00eb Kolegjit q\u00eb njihte t\u00eb ardhurat nga toka, ishte i hersh\u00ebm. \u201cDo duhet t\u00eb shohim vendimin e zbardhur t\u00eb Kolegjit\u201d, tha Tafa.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet p\u00ebr fshehje<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, KPK ngriti dyshime edhe p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasurish t\u00eb tjera t\u00eb personave t\u00eb af\u00ebrt me subjektin. Dyshimi kryesor kishte t\u00eb b\u00ebnte me dy pasuri t\u00eb n\u00ebn\u00ebs; apartamenti i bler\u00eb ngjitur me at\u00eb t\u00eb subjektit, me pjes\u00ebn e saj t\u00eb parave t\u00eb\u00a0 p\u00ebrfituara nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Kod\u00ebr Kam\u00ebz dhe nj\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n<p>KPK arsyetoi se n\u00eb t\u00eb dy rastet kishte dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehura t\u00eb Sharr\u00ebs. N\u00eb rastin e banes\u00ebs, Komisioni tha se ajo praktikisht ishte porositur nga babai dhe pas vdekjes s\u00eb tij, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndahej n\u00eb pjes\u00eb sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb, i ishte kaluar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Sevdari tha se kjo kishte qen\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e shprehur e babait t\u00eb subjektit para vdekjes, shprehur edhe kjo n\u00eb shkresat d\u00ebrguar ALUIZNI-t, pasi apartamenti kishte kaluar n\u00eb procedura legalizimi pasi kompania nd\u00ebrtuese kishte pasur probleme me lejen.<\/p>\n<p>Pasuria e dyt\u00eb ishte nj\u00eb makin\u00eb bler\u00eb nga e \u00ebma n\u00eb mosh\u00ebn 80-vje\u00e7are. KPK tha se gruaja e moshuar nuk kishte leje drejtimi dhe makina ishte p\u00ebrdorur nga djali i subjektit dhe prokurori dhe se ishte aksidentuar prej subjektit.<\/p>\n<p>Sevdari\u00a0 tha n\u00eb mbrojtje t\u00eb prokurorit se makina ishte bler\u00eb nga e \u00ebma me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parave prej 75 mij\u00eb eurosh dhe ishte bler\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb nip\u00ebrit dhe f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb mund ta ndihmonin kur ajo kishte nevoj\u00eb. Sevdari k\u00ebmb\u00ebnguli se parat\u00eb e p\u00ebrfituara nga shitja e saj i ishin kaluar n\u00eb llogari bankare n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Dyshime t\u00eb ngjashme u ngrit\u00ebn nga KPK p\u00ebr rinovimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Sh\u00ebngjergj. Komisioni pretendoi munges\u00eb bashk\u00ebpunimi nga subjekti p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar gjendjen e k\u00ebsaj nd\u00ebrtese dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb riparime q\u00eb nuk ishin deklaruar. Po ashtu, KPK pretendoi se subjekti nuk e kishte deklaruar at\u00eb edhe pse e kishte poseduar s\u00ebbashku me tok\u00ebn bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Sevdari kund\u00ebrshtoi gjetjet, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se prokurori nuk kishte zot\u00ebrim nj\u00eb sht\u00ebpi dhe secili prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes mund t\u00eb shkonte dhe t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb t\u00eb apo merrte pjes\u00eb prej produkteve t\u00eb tok\u00ebs. Ajo tha se i kishin sjell\u00eb s\u00eb fundmi Komisionit foto t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, gjendjen e saj, faktin q\u00eb gjysma e saj banohej nga nj\u00eb i af\u00ebrm dhe faktin q\u00eb disa godina shoq\u00ebruese ishin n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb kush\u00ebririt.<\/p>\n<p>Avokatja pretendoi se punimet izoluese n\u00eb sht\u00ebpi ishin kryer nga n\u00ebna e subjektit dhe jo nga ai, nd\u00ebrsa solli si prov\u00eb edhe k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb komun\u00eb p\u00ebr leje p\u00ebr nd\u00ebrhyrje.<\/p>\n<p>Dyshime p\u00ebr fshehje u ngrit\u00ebn edhe mbi nj\u00eb llogari bankare prej 100 mij\u00eb dollar\u00ebsh t\u00eb babait t\u00eb ndjer\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, k\u00ebto para ishin deklaruar n\u00eb bank\u00eb si trash\u00ebgimi e kursime, por q\u00eb nga hetimi kishte rezultuar se ishin marr\u00eb si parapages\u00eb p\u00ebr shitjen e nj\u00eb toke n\u00eb Sh\u00ebngjergj.<\/p>\n<p>Sevdari k\u00ebmb\u00ebnguli se deklarimi si trash\u00ebgimi i referohej faktit se toka q\u00eb do shitej ishte pasuri e trash\u00ebguar brez pas brezi dhe mbante emrin \u201cZabeli i Sharr\u00ebs\u201d. Ajo tha se bler\u00ebsi ishte interesuar pasi b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zon\u00eb piktoreske, por m\u00eb pas duke qen\u00eb se pron\u00ebsia e saj nuk ishte zgjidhur, ai ishte t\u00ebrhequr dhe kishte marr\u00eb pas edhe parat\u00eb.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje probleme edhe p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb bler\u00eb prej subjektit nga kunati dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme q\u00eb u kund\u00ebrshtuan nga Sharra.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni nuk gjeti probleme n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe as at\u00eb t\u00eb profesionalizmit. KPK tha se p\u00ebr tre denoncime dhe disa \u00e7\u00ebshtje i ishin k\u00ebrkuar shpjegime subjektit. Ky i fundit relatoi me detaje kund\u00ebrshtimin e tij mbi shpjegimet q\u00eb i ishin k\u00ebrkuar, por n\u00eb seanc\u00eb edhe pas nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb her\u00ebpashershme t\u00eb trup\u00ebs p\u00ebr lexim m\u00eb t\u00eb kujdesh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrmbledhur nga subjekti, nuk qe e mundur t\u00eb kuptohej gjer\u00ebsisht mbi \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, relatorja, avokatja dhe prokurori Sharra u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb disa diksutime, kryesisht mbi mos\u00e7elje deri para pak dit\u00ebsh t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb babait q\u00eb p\u00ebrjashtonte trashgimtar\u00ebt e tjer\u00eb nga disa pasuri, p\u00ebrfshi tok\u00ebn n\u00eb fshat dhe vler\u00ebn e q\u00ebndrimeve t\u00eb marra nga tatimet.<\/p>\n<p>Debat pati edhe sa i p\u00ebrket nj\u00eb adrese t\u00eb deklaruar nga subjekti n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Bashkiake Nr.2 n\u00eb Tiran\u00eb. KPK ngriti dyshime se kjo mund t\u00eb ishte pasuri e fshehur, por si\u00e7 doli nga diskutimi b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb adres\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb nga subjekti p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar regjistrimin e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shkolla n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, pasi subjekti k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb, KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin n\u00eb dat\u00ebn 30 qershor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb raportin e lexuar n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, q\u00eb zgjati 4 or\u00eb e 30 minuta, relatorja Genta Tafa (Bungo) vuri n\u00eb dukje ato q\u00eb i cil\u00ebsoi \u2018p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr t\u00eb fshehur pasuri\u2019 n\u00ebp\u00ebrmjet prind\u00ebrve t\u00eb prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit, Arben Sharra. Relatorja p\u00ebrmendi si t\u00eb tilla nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Kod\u00ebr Kam\u00ebz t\u00eb nd\u00ebrtuar nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71267,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Arben-Sharra-pas-seances-degjimore-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Arben Sharra pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71266"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71266"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71266\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71268,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71266\/revisions\/71268"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71267"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71266"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71266"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71266"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}