{"id":71269,"date":"2022-06-27T17:58:43","date_gmt":"2022-06-27T15:58:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-kerkimet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-natasha-priftit\/2022\/06\/27\/"},"modified":"2023-04-06T16:04:53","modified_gmt":"2023-04-06T14:04:53","slug":"kpa-njihet-me-kerkimet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-natasha-priftit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-kerkimet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-natasha-priftit\/2022\/06\/27\/","title":{"rendered":"KPA njihet me k\u00ebrkimet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Natasha Priftit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 27 qershor me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurores s\u00eb Lushnj\u00ebs, Natasha Prifti (Shallapi). Komisionerja Publike, Irena Nino i q\u00ebndroi ankimit dhe parashtrimeve duke k\u00ebrkuar shkarkimin e prokurores p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Prifti, n\u00ebp\u00ebrmjet avokatit t\u00eb saj Julian M\u00ebrtiri, e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar k\u00ebrkimin e Ninos duke argumentuar se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet e gjendjes cash ishin korrigjuar gjat\u00eb deklarimeve t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb ILDKPKI dhe bazuar n\u00eb parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit, i konsideroi gjetjet t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb pasoj\u00eb.<\/p>\n<p>Natasha Prifti (Shallapi) u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 28 maj 2021, pasi mungesat financiare dhe deklarimet e pasakta n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb nuk u konsideruan penalizuese. Komisioni u shpreh se e konfirmoi duke aplikuar parimin e proporcionalitetit lidhur me pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb financiare.<\/p>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM vler\u00ebsoi se vendimi p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Priftit ka mang\u00ebsi serioze logjike n\u00eb pjes\u00ebn arsyetuese dhe i k\u00ebrkoi institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb q\u00eb ta ankimonin at\u00eb. Objekti i rekomandimit lidhet me rezultatet e dala nga hetimi administrativ n\u00eb raport me p\u00ebrfundimet e arritura nga Komisioni p\u00ebr kursimet cash n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruara nga bashk\u00ebshorti i subjektit, ku u bazua dhe ankimi.<\/p>\n<p>Komisionerja Irena Nino deklaroi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se u q\u00ebndronte shkaqeve t\u00eb ankimit dhe parashtrimeve t\u00eb paraqitura n\u00eb seanc\u00ebn publike t\u00eb m\u00ebparshme m\u00eb 20 qershor. Sipas Ninos, parashtrimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr likujditetet jasht\u00eb sistemit bankar nuk p\u00ebrputhen me deklarimet e m\u00ebparshme dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb mbeten n\u00eb nivelin e pretendimeve deklarative.<\/p>\n<p>Nino theksoi se pasakt\u00ebsit\u00eb e subjektit n\u00eb deklarime e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur verifikimin e likujditeteve cash. Ajo shtoi se Prifti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb vler\u00ebs 4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2013, si kursime t\u00eb akumuluara n\u00eb vite nga t\u00eb ardhurat e aktivitetit t\u00eb tij tregtar.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisionerja Nino i q\u00ebndroi shkakut t\u00eb ankimit p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e burimeve financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz, pasi nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar pak\u00ebsimi i kursimeve n\u00eb at\u00eb vit.<\/p>\n<p>Avokati Julian M\u00ebrtiri i kund\u00ebrshtoi konkluzionet e Komisioneres Publike. Ndryshe nga Nino, ai e konsideroi si hipotetike balanc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar nga Komisioni dhe institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb p\u00ebr krijimin e kursimeve cash, si dhe v\u00ebrejti se kjo pamund\u00ebsi nuk ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e asnj\u00eb lloj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se kursimet cash n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb jan\u00eb krijuar nga bashk\u00ebshorti i subjektit para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs mes tyre, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 12-vje\u00e7are. Sipas M\u00ebrtirit, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion t\u00eb Bashkis\u00eb Lushnj\u00eb se bashk\u00ebshorti i subjektit ka paguar taskat vendore.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb analize financiare t\u00eb kryer nga nj\u00eb auditues ligjor i pajtuar nga Prifti, analiza financiare ka dal\u00eb ndryshe nga ajo e Komisionit, duke rezultuar pozitive. M\u00ebrtiri v\u00ebrejti se bashk\u00ebshorti i subjektit p\u00ebr shkaqe t\u00eb pavarura prej tij nuk ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb prova p\u00ebr burimet. Ai theksoi se t\u00eb ardhurat nga aktiviteti tregtar rezultojn\u00eb rreth 59 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, por p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dokumentacionit nga organet tatimore, nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet marzh m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs rezulton vet\u00ebm nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 248 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak shkarkimi,\u201d theksoi M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se deklarimet e subjektit n\u00eb vitin 2016 para ILDKPKI-s\u00eb kishin sh\u00ebruar pasakt\u00ebsin\u00eb e m\u00ebparshme n\u00eb nj\u00eb deklarim po t\u00eb vitit 2016, kur kishte pohuar se bashk\u00ebshorti dispononte shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb. Avokati M\u00ebrtiri sqaroi se Prifti nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr pak\u00ebsimet e likujditeteve nga bashk\u00ebshorti, pasi ato shuma kishin si burim t\u00eb ardhurat nga aktiviteti i tij tregtar dhe jan\u00eb p\u00ebrdorur edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00ebllim. Ai shtoi se kur jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto shpjegime, nuk ishte plot\u00ebsuar ende deklarata e vitit 2015, ku bashk\u00ebshorti duhej t\u00eb sh\u00ebnonte pak\u00ebsimet.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se edhe nj\u00eb automjet i bler\u00eb n\u00eb vitin 2015 me burim nga kursimet e bashk\u00ebshortit, ka qen\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb aktivitetit t\u00eb tij tregtar. \u201cQ\u00eb pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet vjetore t\u00eb ngarkojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u ngritur n\u00eb nj\u00eb shkak shkarkues, duhet t\u00eb lidhen me deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019. N\u00eb vitin 2016, subjekti ka korrigjuar deklarimet e m\u00ebparshme, gj\u00eb q\u00eb tregon se nuk ka pasur ndonj\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr shmangien e verifikimeve,\u201d pohoi M\u00ebrtiri dhe renditi vlerat e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit q\u00eb sipas tij jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e kursimeve.<\/p>\n<p>Sipas M\u00ebrtirit, nuk q\u00ebndron as konstatimi p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb automjeti tip Benz t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2014, p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash. Ai shpjegoi se mosdeklarimi i pak\u00ebsimit t\u00eb likujditeteve ka ardhur si pasoj\u00eb e shtes\u00ebs s\u00eb krijuar nga shitja e automjetit po n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri v\u00ebrejti se Komisioneri Publik p\u00ebrllogarit vet\u00ebm blerjen e makin\u00ebs, por jo shitjen. Sipas tij, n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrllogaritej edhe e ardhura e p\u00ebrfituar nga shitja, at\u00ebher\u00eb likujditeti cash do t\u00eb rezultonte i nj\u00ebjt\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb luajtshme balanca do t\u00eb ishte pozitive.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. Subjekti i rivler\u00ebsimit ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm\u201d, theksoi M\u00ebrtiri dhe solli n\u00eb v\u00ebmedje faktin se prokurorja Prifti \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht edhe p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin. Ai k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Natasha Prifti.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji vendosi t\u00eb mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 4 korrik, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 27 qershor me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurores s\u00eb Lushnj\u00ebs, Natasha Prifti (Shallapi). Komisionerja Publike, Irena Nino i q\u00ebndroi ankimit dhe parashtrimeve duke k\u00ebrkuar shkarkimin e prokurores p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Prokurorja Prifti, n\u00ebp\u00ebrmjet avokatit t\u00eb saj Julian M\u00ebrtiri, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71270,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[112,119,196],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Prifti-foto-kpk-scaled.jpeg","fifu_image_alt":"Prokurorja Natasha Prifti pas vendimit t\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71269"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71269"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71269\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71271,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71269\/revisions\/71271"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71270"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71269"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71269"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71269"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}