{"id":71278,"date":"2022-06-27T13:09:53","date_gmt":"2022-06-27T11:09:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-ludovik-dodajt\/2022\/06\/27\/"},"modified":"2023-04-06T16:05:18","modified_gmt":"2023-04-06T14:05:18","slug":"kpa-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-ludovik-dodajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-ludovik-dodajt\/2022\/06\/27\/","title":{"rendered":"KPA d\u00ebgjon konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Ludovik Dodajt"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 27 qershor me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb ankimin kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Ludovik Dodaj. Komisioneri Publik Florian Ballhysa u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb paraqitura n\u00eb ankim dhe n\u00eb parashtrime duke k\u00ebrkuar shkarkimin e prokurorit Ludovik Dodaj p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe k\u00ebrkoi q\u00eb gjetjet p\u00ebr profesionalizmin t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Prokurori Ludovik Dodaj e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb komisionerit duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb trup\u00ebs gjykuese jurispudenc\u00ebn e Kolegjit p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme. Po ashtu, ai dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore, avokatja Blerina Dodaj, k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn se hetimi i kryer n\u00eb Kolegj p\u00ebr profesionalizmin v\u00ebrtetoi se nuk q\u00ebndronin pretendimet e Ballhys\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trup\u00ebs gjykuese, Natasha Mulaj sqaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se kishte mb\u00ebrritur nga Gjykata e Durr\u00ebsit fashikulli gjyq\u00ebsor i \u00e7\u00ebshtjes penale n\u00eb ngarkim t\u00eb pronarit t\u00eb nj\u00eb banese n\u00eb Durr\u00ebs ku ka jetuar subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe, p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrfundonte apartamenti nj\u00eb zot\u00ebron. Pal\u00ebt k\u00ebrkuan q\u00eb q\u00ebndrimin e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ta parashtronin n\u00eb bisedimet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Ludovik Dodaj punon si prokuror pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit prej vitit 2002. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2019, ai u zgjodh p\u00ebrmes shortit an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik vler\u00ebson se, edhe pas parashtrimeve n\u00eb Kolegj, prokurori Dodaj nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 108.48 m2 n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Komisioni ka konkluduar pamund\u00ebsi vet\u00ebm n\u00eb vitin 2008, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar e pamjaftueshme p\u00ebr penalizimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Nd\u00ebrsa Ballhysa konstaton balanca negative p\u00ebr pagesat e kryera n\u00eb vitet 2006, 2008 dhe 2009.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb 25 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2006, Dodaj ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vler\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb, 300 mij\u00eb lek\u00eb nga shitja e pajsijeve t\u00eb banes\u00ebs dhe kursimet nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Komisioneri vler\u00ebson se nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar kursimet e pretenduara n\u00eb vite si burim p\u00ebr pagesat e kryera. Sipas tij, ve\u00e7 kursimeve t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare t\u00eb pasuris\u00eb, Dodaj nuk ka deklaruar kursime shtes\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2006, si dhe ka \u00e7elur nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 7000 USD n\u00eb vitin 2007, po pa e referuar burimin e krijimit.<\/p>\n<p>Komisioneri i q\u00ebndroi edhe konstatimit se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e kunatit t\u00eb tij p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje n\u00eb shum\u00ebn 8000 euro n\u00eb vitin 2009 nga puna n\u00eb Greqi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e parakohshme t\u00eb nj\u00eb kredie dhe p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb kat\u00ebrt 4000 euro.<\/p>\n<p>KPK ka arsyetuar se Dodaj p\u00ebr t\u00eb provuar burimet e ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit nga puna n\u00eb emigracion ka depozituar dokumentet p\u00ebr likuidimin e taks\u00ebs mbi t\u00eb ardhurat p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2014, ku nga p\u00ebrllogaritja jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb shum\u00ebn 54 mij\u00eb e 413 euro, q\u00eb jan\u00eb konsideruar t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, balanca negative p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri nga 1.8 milion lek\u00eb mbetet n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Blerina Dodaj i kund\u00ebrshtoi konkluzionet e komisionerit. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb indicie p\u00ebr fshehje pasurie nga ana e subjektit. Po ashtu, Dodaj theksoi se nj\u00eb pjes\u00eb e apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbuluar nga t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit. \u201cKa nj\u00eb sht\u00ebpi dhe nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka 39 vite pun\u00eb\u201d, konstatoi Dodaj.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohet mund\u00ebsia e kursimit t\u00eb prokurorit Dodaj, edhe n\u00ebse nuk do t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb analiz\u00eb nj\u00eb vler\u00eb 300 mij\u00eb lek\u00eb e pretenduar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e mobiljeve t\u00eb apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e KPA-s\u00eb, avokatja Dodaj k\u00ebrkoi q\u00eb konsiderohet mund\u00ebsia e kursimeve t\u00eb subjektit p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2006. Ajo theksoi se familja e prokurorit Dodaj n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk kishte pasur asnj\u00eb shpenzim p\u00ebr investime n\u00eb pasuri apo udh\u00ebtime dhe se t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr pagesat e apartamentit.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e Ballhys\u00ebs p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb nj\u00eb k\u00ebsti 4000 euro n\u00eb vitin 2008, avokatja Dodaj argumentoi se mund\u00ebsia e kursimeve n\u00eb vitin 2007 kishte qen\u00eb rreth 690 mij\u00eb lek\u00eb. Ajo v\u00ebrejti se ishte e provuar se kjo shum\u00eb ishte kursyer n\u00eb llogarin\u00eb e prokurorit Dodaj, nga paga e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e kunatit t\u00eb subjektit p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 8000 euro n\u00eb vitn 2009 me t\u00eb ardhura nga puna n\u00eb emigracion n\u00eb Greqi, avokatja Dodaj theksoi se provat q\u00eb jan\u00eb vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Kolegjit dhe komisionerit kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb shtrirjes s\u00eb hetimit n\u00eb koh\u00eb, me q\u00ebllim krijimin e bindjes s\u00eb brendshme dhe jo p\u00ebr p\u00ebrllogaritje matematikore.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn e komisionerit referuar shpenzimeve jetike sipas standarteve p\u00ebr shtetasit grek\u00eb. Sipas avokates Dodaj, shtetasit shqiptar\u00eb nuk mund t\u00eb konsideroheshin se kishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb standart dhe shpenzime jetike si qytetar\u00ebt grek\u00eb. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se kunati i subjektit dhe familja e tij kan\u00eb jetuar n\u00eb banes\u00ebn e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit dhe se kan\u00eb punuar n\u00eb bujq\u00ebsi. \u201cNuk ka pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb\u201d, k\u00ebmb\u00ebnguli avokatja Dodaj.<\/p>\n<p>Duke e bazuar analiz\u00ebn financiare n\u00eb deklarimet periodike t\u00eb subjektit, komisioneri konstaton balanca negative edhe p\u00ebr vitet 2013-2014. Ai deklaroi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se edhe pas parashtrimeve t\u00eb subjektit k\u00ebto balanca negative rezultojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb konkluzioneve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter, komisioneri Ballhysa deklaroi se prokurori Ludovik Dodaj ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasuri\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Dodaj deklaroi se subjekti ka kryer deklarime t\u00eb sakta p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ka qen\u00eb i detyruar sipas ligjit t\u00eb koh\u00ebs. Ajo shtoi se prokurori Dodaj ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr kursimet dhe burimet kur \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00eb ILDKPKI. Sipas Dodajt, nuk ka pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve n\u00eb k\u00ebto vite.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb hetimin e KPK p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, Ballhysa evidenton nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb sipas tij duhet t\u00eb shqyrtohet n\u00eb funksion t\u00eb aspektit profesional, lidhur me etik\u00ebn. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2006, prokurori Dodaj ka jetuar pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim n\u00eb banes\u00ebn e nj\u00eb personi t\u00eb hetuar dhe d\u00ebnuar p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d. Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, KPA vendosi t\u00eb marr\u00eb nga Gjykata e Durr\u00ebsit fashikullin e \u00e7\u00ebshtjes ndaj k\u00ebtij personi.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa v\u00ebrejti se nuk rezulton q\u00eb prokurori Dodaj t\u00eb ket\u00eb hetuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje apo t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar organin e akuz\u00ebs n\u00eb gjykat\u00eb. Megjithat\u00eb, ai k\u00ebrkoi q\u00eb shkaqet e ngritura p\u00ebr profesionalizmin t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb shqyrtimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe t\u00eb vendoset n\u00eb p\u00ebrfundim shkarkimi nga detyra i prokurorit Ludovik Dodaj.<\/p>\n<p>Avokatja Dodaj theksoi se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se subjekti nuk ka hetuar apo t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor ndaj pronarit t\u00eb banes\u00ebs ku ai ka jetuar. \u201cKonsiderojm\u00eb se nga kjo pik\u00eb duhej q\u00eb edhe Komisioneri Publik t\u00eb hiqte dor\u00eb, megjithat\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb mos konsiderohet\u201d, u shpreh Dodaj dhe i k\u00ebrkoi Kolegjit l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Prokurori Ludovik Dodaj solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb trup\u00ebs se krijimi i pasurive q\u00eb zot\u00ebron kan\u00eb nj\u00eb trend si t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb thjesht\u00eb. \u201cKam pasur nj\u00eb apartament n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr 15 vjet dhe e kam shitur. N\u00eb Durr\u00ebs erdha p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit dhe bashk\u00ebshortja \u00ebsht\u00eb sistemuar n\u00eb nj\u00eb kolegj privat. Un\u00eb nuk erdha n\u00eb Durr\u00ebs dhe bleva menj\u00ebher\u00eb sht\u00ebpi, as nuk e bleva n\u00eb Tiran\u00eb. E prenotova dhe kam ndenjur n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb tani po m\u00eb dalin dhe probleme\u201d, deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera prokurori Dodaj.<\/p>\n<p>Ai shtoi se sht\u00ebpia q\u00eb posedon nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb preferuar, si dhe se nuk ka kryer udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit p\u00ebr periudh\u00ebn 2001-2010. \u201cEdhe un\u00eb kam t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb banes\u00eb. Po jap llogari p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb dhe nj\u00eb makin\u00eb\u201d, pohoi Dodaj dhe shtoi se kur kthehej pas n\u00eb koh\u00eb konstatonte se kishte shpenzuar shum\u00eb energji p\u00ebr nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb automjet. N\u00eb p\u00ebrfundim ai i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb kryente gjykim t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tij.<\/p>\n<p>KPA vendosi t\u00eb mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 14 korrik, n\u00eb or\u00ebn 13:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 27 qershor me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb ankimin kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Ludovik Dodaj. Komisioneri Publik Florian Ballhysa u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb paraqitura n\u00eb ankim dhe n\u00eb parashtrime duke k\u00ebrkuar shkarkimin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71279,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[112,331,149,199],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Prokurori-Ludovik-Dodaj-duke-dale-me-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ludovik Dodaj duke dal\u00eb m\u00eb KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71278"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71278"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71278\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71280,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71278\/revisions\/71280"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71279"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71278"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71278"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71278"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}