{"id":71284,"date":"2022-06-24T20:01:13","date_gmt":"2022-06-24T18:01:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vetingu-i-te-birit-ekspozon-problemet-ne-pasurine-e-ish-kryetarit-te-gjykates-kushtetuese-fehmi-abdiu\/2022\/06\/24\/"},"modified":"2023-04-06T16:05:30","modified_gmt":"2023-04-06T14:05:30","slug":"vetingu-i-te-birit-ekspozon-problemet-ne-pasurine-e-ish-kryetarit-te-gjykates-kushtetuese-fehmi-abdiu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vetingu-i-te-birit-ekspozon-problemet-ne-pasurine-e-ish-kryetarit-te-gjykates-kushtetuese-fehmi-abdiu\/2022\/06\/24\/","title":{"rendered":"Vetingu i t\u00eb birit ekspozon problemet n\u00eb pasurin\u00eb e ish-kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Fehmi Abdiu"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Altin Abdiu u p\u00ebrball t\u00eb premten n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK me barr\u00eb prove dhe pyetje p\u00ebr transaksionet e pasurive ku rezulton bashk\u00ebpronar me familjar\u00ebt, si dhe me munges\u00eb burimesh p\u00ebr krijimin e nj\u00eb pjese t\u00eb tyre. Abdiu u mbrojt me argumentin se veprimet p\u00ebr pasurit\u00eb e paluajtshme jan\u00eb kryer nga prind\u00ebrit, si dhe jan\u00eb krijuar prej tyre. Nga sa u deklarua n\u00eb seanc\u00eb, u m\u00ebsua se gjyqtari Altin Abdiu \u00ebsht\u00eb djali i ish-kyetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese Fehmi Abdiu. Subjekti i kund\u00ebrshtoi edhe balancat negative p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine dhe krijimin e dy depozitave.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, kryesuesi i trup\u00ebs s\u00eb KPK, Roland Ilia, sqaroi rrethanat e shtyrjes s\u00eb dy seancave d\u00ebgjimore, e para m\u00eb 6 qershor p\u00ebr arsye t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb avokates s\u00eb Abdiut p\u00ebr shkaqe sh\u00ebndet\u00ebsore dhe e dyta m\u00eb 14 qershor, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtares Etelda \u00c7iftja p\u00ebr papajtueshm\u00ebri me ushtrimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ilia pohoi se ishte pranuar k\u00ebrkesa e Abdiut p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtares Etleda \u00c7iftja dhe \u00ebsht\u00eb caktuar si s\u00ebvend\u00ebsuese komisionerja Suela Zhegu. K\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e \u00c7iftjas erdhi pasi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e pandehur nga Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar p\u00ebr \u201cdeklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d dhe \u201cfalsifikim\u201d, gjat\u00eb procesit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb saj si an\u00ebtare e Komisionit.<\/p>\n<p>Relatorja Qriko konstatoi se hetimi administrativ p\u00ebr Abdiun \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivl\u00ebr\u00ebsimit, pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Nga sa u realtua n\u00eb seanc\u00eb, Abdiut i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr transaksionet n\u00eb shk\u00ebmbimin e apartamenteve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm q\u00eb ka zot\u00ebruar ai dhe familjar\u00ebt me dy apartamente t\u00eb rinj, nj\u00eb vil\u00eb dy kate n\u00eb nj\u00eb fshat turistik n\u00eb Golem, p\u00ebr nj\u00eb automjet tip Benz t\u00eb bler\u00eb n\u00eb m\u00eb pak se gjysm\u00ebn e \u00e7mimit q\u00eb kishte paguar shit\u00ebsi, si dhe p\u00ebr burimet e dy depozitave.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari Abdiu dha shpjegime p\u00ebr disa gjetje n\u00eb kriterin profesional, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet n\u00eb k\u00ebmbimin e apartamenteve<\/strong><\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 110 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, gjyqtari Abdiu ka deklaruar nj\u00eb marr\u00ebveshje shk\u00ebmbimi mes familjes s\u00eb tij dhe shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese. Relatorja Qirko sqaroi se subjekti ka deklaruar se sipas marr\u00ebveshjes, dy apartamentet q\u00eb zot\u00ebronte familja Abdiu n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslym Shyri\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, do t\u00eb shk\u00ebmbeheshin me dy apartamente q\u00eb ishin nd\u00ebrtuar nga shoq\u00ebria.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua se dy apartamentet n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslym Shyri\u201d jan\u00eb p\u00ebrfituar nga familja Abdiu para vitit 2000, ku i pari me sip\u00ebrfaqe 76.7 m2 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit n\u00eb vitin 1993 dhe n\u00eb vitin 1999, \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave nj\u00eb shtes\u00eb pallati me sip\u00ebrfaqe 37.6 m2.<\/p>\n<p>Abdiu shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se n\u00eb periudh\u00ebn e privatizimit t\u00eb apartamentit t\u00eb par\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb mosh\u00eb madhore dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye rezultonte bashk\u00ebpronar me 1\/3 pjes\u00eb takuese. Nd\u00ebrsa p\u00ebr shtes\u00ebn sqaroi se ishte paguar prej prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Nga marr\u00ebveshja e shk\u00ebmbimit ka rezultuar se familja Avdiu ka p\u00ebrfituar dy apartamente me sip\u00ebrfaqe totale rreth 200 m2.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Sipas Qrikos, duket se dy apartamentet e p\u00ebrfituara nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese kan\u00eb si burim dy apartamentet n\u00eb Myslym Shyri, nj\u00eb kredi dhe kursimet e familjes n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK ngre dyshime mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb shk\u00ebmbimit, pasi ka rezultuar nj\u00eb kontrat\u00eb porosie, sipas t\u00eb cil\u00ebs babai i subjektit n\u00eb vitin 2000 ka kryer pages\u00ebn prej 4.1 milion\u00eb lek\u00ebsh. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2001 \u00ebsht\u00eb kryer dhe nj\u00eb pages\u00eb 2.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kredie.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se dy apartamentet n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslym Shyri\u201d, figurojn\u00eb ende n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes Abdiu megjith\u00ebse kan\u00eb kaluar rreth 20 vjet nga kryerja e atij transaksioni.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK konstaton se subjekti ka deklaruar n\u00eb vitin 2003 se disponon apartament me sip\u00ebrfaqe 90 m2 dhe n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d, sip\u00ebrfaqe 110 m2. Subjekti ka deklaruar se ka kryer investim duke mbyllur ballkonin dhe se ka shpenzuar 280 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Qirkos, duket se gjyqtari Abdiu ka kryer zaptim t\u00eb sip\u00ebrfaqeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb pallatit dhe ka kryer nd\u00ebrtim pa leje duke shtuar sip\u00ebrfaqen e apartamentit t\u00eb tij me 20 m2.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e gjyqtarit Abdiu, avokatja Antoneta Sevdari deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se t\u00eb gjitha veprimet juridike p\u00ebr k\u00ebto pasuri jan\u00eb kryer babai i subjektit. Sipas saj, n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d Abdiu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb \u201crezultante\u201d t\u00eb dokumentacionit.<\/p>\n<p>Ajo shjegoi se n\u00eb koh\u00ebn e deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d, subjekti ka disponuar dokumentet p\u00ebr p\u00ebrfitimin e dy apartamenteve n\u00eb rrug\u00ebn Myslym Shyri n\u00eb vitet 1993 dhe 1999, si dhe p\u00ebr shtes\u00ebn e kryer n\u00eb vitin 2013 n\u00eb apartamentin q\u00eb disponon aktualisht. Nd\u00ebrsa n\u00eb vijim ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb dokumenteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sevdari deklaroi se rezultonte q\u00eb shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese t\u00eb kishte kryer shitje t\u00eb dyfishta. Apartamentit q\u00eb i ishte shitur babait t\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2001, i ishte shitur edhe nj\u00eb personi tjet\u00ebr. Sipas saj, kjo kontrat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb realizuar dhe ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kredin\u00eb 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. Mbrojtja pretendoi se nuk kishte apartament sipas kontrat\u00ebs s\u00eb prosis\u00eb, pasi nuk rezultonte q\u00eb shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese t\u00eb kishte nd\u00ebrtuar n\u00eb zon\u00ebn e \u201cMyslym Shyrit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar se ve\u00e7 shk\u00ebmbimit t\u00eb apartamenteve, \u00ebsht\u00eb paguar nga babai i tij edhe vlera 2.5 milion\u00eb lek\u00eb e marr\u00eb kredi. Komisioni konstaton se \u00ebsht\u00eb paguar edhe shuma 4.1 milion\u00eb lek\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e provuar se nuk \u00ebsht\u00eb paguar kjo vler\u00eb\u201d, pohoi Sevdari.<\/p>\n<p>Lidhur me deklarimin e subjeketit se p\u00ebr blerjen e apartamentit kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe kursimet e familjes n\u00eb vite, Sevdari sqaroi se Abdiu e ka pasur fjal\u00ebn p\u00ebr investimin e kryer n\u00eb vitin 1999 p\u00ebr blerjen e shtes\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 872 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrllogaritja e vler\u00ebs s\u00eb apartamenteve n\u00eb \u2018Myslym Shyri\u2019, t\u00eb shk\u00ebmbyer dhe pagesa n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb nga kredia, shuma \u00ebsht\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt me apartamentet e p\u00ebrfituara nga shk\u00ebmbimi\u201d, sqaroi Sevdari.<\/p>\n<p>Sevdari k\u00ebmb\u00ebnguli se ishte v\u00ebrtetuar se dy apartamentet n\u00eb \u201cMyslym Shyri\u201d jan\u00eb tjet\u00ebrsuar nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese dhe se aty banojn\u00eb dy familje t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sipas avokates, dy apartamentet n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslym Shyri\u201d, figurojn\u00eb ende de juro n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes Avdiu, pasi shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese nuk ka siguruar ende certifikat\u00eb pron\u00ebsie p\u00ebr pallatin ku gjenden dy apartamentet q\u00eb zot\u00ebrohen aktualisht nga subjekti dhe familjar\u00ebt e tij. Sevdari sqaroi se kishte qen\u00eb kusht i marr\u00ebveshjes q\u00eb pasi t\u00eb sigurohej ceritifkata e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr dy apartamentet e rinj, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb realizohej edhe kontrata e k\u00ebmbimit t\u00eb pasurive.<\/p>\n<p>I pyetur nga Qirko se p\u00ebrse nj\u00eb familje me jurist t\u00eb njohur nuk kishte nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb hap ndaj firm\u00ebs nd\u00ebrtuese me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb siguronin pron\u00ebsin\u00eb e apartamenteve q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb, Abdiu u shpreh se \u00ebsht\u00eb pritur afati parashkrues me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ngrihej padi.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesja e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, Elka Ermenkova v\u00ebrejti se nuk rezulton firma nd\u00ebrtuese pronare e apartamenteve n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslym Shyri\u201d, por familja Abdiu. Subjekti sqaroi se kishin pasur kontakte me personat q\u00eb i kan\u00eb bler\u00eb k\u00ebto pasuri, por sipas tij e kishin l\u00ebn\u00eb n\u00eb inciativ\u00ebn e bler\u00ebsve q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Abdiu u pyet nga relatorja Qirko edhe lidhur me situat\u00ebn e shk\u00ebmbimit t\u00eb apartamenteve. \u201cThoni se \u00e7do veprim \u00ebsht\u00eb kryer nga babai. Por ju keni qen\u00eb madhor, gjyqtar dhe bashk\u00ebpronar k\u00ebshtu q\u00eb duhet t\u00eb ishit treguar m\u00eb i kujdessh\u00ebm n\u00eb deklarime. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb pasuri 114 m2 q\u00eb vjen nga apartamenti i privatizuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtim i para viteve \u201990, t\u00eb shk\u00ebmbehet me nj\u00eb pasuri t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2000, me sip\u00ebrfaqe 200 m2, pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim?\u201d, konstatoi Qirko.<\/p>\n<p>Abdiu u shpreh se ishte bashk\u00ebpronar n\u00eb apartamentet e m\u00ebparshme n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs madhor, por ritheksoi se pasuria ishte krijuar nga prind\u00ebrit. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes s\u00eb Qirkos, avokatja Sevdari evidentoi faktin se apartamentet n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslym Shyri\u201d, kan\u00eb nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb zon\u00ebs ku gjenden. Ajo shtoi se sip\u00ebrfaqa nuk \u00ebsht\u00eb 114 m2, por m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Nisur nga nj\u00eb deklarim i m\u00ebparsh\u00ebm i subjektit se kredia 2.5 milion\u00eb lek\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb sht\u00ebpie tjet\u00ebr n\u00eb Golem, Qirko pyeti se p\u00ebr \u00e7far\u00eb kishte sh\u00ebrbyer realisht kjo vler\u00eb. Abdiu k\u00ebrkoi q\u00eb Komisioni t\u00eb bazohet n\u00eb shpjegimet e tij t\u00eb fundit, nd\u00ebrsa avokatja Sevdari u shpreh se ishte e qart\u00eb nga transaksioni bankar se kredia kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb. \u201cDeklarimi i m\u00ebparsh\u00ebm se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb ne Golem ka qen\u00eb nj\u00eb pasakt\u00ebsi\u201d, pohoi Sevdari.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim avokatja Sevdari theksoi se subjekti ka shpenzuar vet\u00ebm 280 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr mbylljen e ballkonit dhe asnj\u00eb vler\u00eb tjet\u00ebr. Sipas saj, nuk q\u00ebndron as konstatimi p\u00ebr nd\u00ebrtim pa leje, pasi punimet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nj\u00eb kategorie q\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb leje nd\u00ebrtimi. \u201cEdhe administratori i pallatit deklaron se nuk ka asnj\u00eb zaptim. \u00cbsht\u00eb mbyllur vet\u00ebm ballkoni dhe nuk ka ndryshuar faqja e pallatit. Nuk ka nd\u00ebtim pa leje dhe zaptim\u201d, deklaroi Sedvari. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtari Avdiu shtoi se e kishte mbyllur ballkonin p\u00ebr shkak se kishte pasur lag\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vila dy kate n\u00eb Golem<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Abdiu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me barr\u00eb prove edhe p\u00ebr nj\u00eb vil\u00eb me dy kate n\u00eb nj\u00eb fshat turistik n\u00eb Golem, ku megjith\u00ebse ai g\u00ebzon 1\/3-\u00ebn pjes\u00eb takuese, pretendon se nuk ka asnj\u00eb kontribut n\u00eb krijimin e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit e tij.<\/p>\n<p>Kjo pasuri e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit dhe prind\u00ebrve t\u00eb tij n\u00eb vitin 2016, ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga k\u00ebmbimi me nj\u00eb tjet\u00ebr vil\u00eb t\u00eb ngjashme porositur nga e \u00ebma.<\/p>\n<p>Sipas Qirkos, subjekti ka deklaruar se burim krijimi i k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb nj\u00eb kredi e marr\u00eb nga babai dhe shitja e pjes\u00ebs takuese vil\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb USD. N\u00eb seanc\u00eb u evidentua dhe nj\u00eb deklarim tjet\u00ebr i Abdiut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, ku ve\u00e7 bashk\u00ebpron\u00ebsis\u00eb ka p\u00ebrcaktuar si burime t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Kavaj\u00eb dhe ato nga puna.<\/p>\n<p>\u201cDuket se ka mosp\u00ebrputhje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb vil\u00ebs. N\u00eb deklarimet vjetore jan\u00eb pasqyruar si burime shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi dhe kursimet. Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 sh\u00ebnohet shk\u00ebmbim dhe pages\u00eb e shum\u00ebs 4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e \u00bd-\u00ebs pjes\u00eb takuese me t\u00eb ardhurat e babait dhe kredi n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb e marr\u00eb n\u00eb vitin 2001\u201d, konstatoi Qirko dhe v\u00ebrejti se kredia rezulton t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebrejti se subjekti ka shpjeguar n\u00eb vijim se si burim ka sh\u00ebrbyer edhe nj\u00eb vler\u00eb 40 mij\u00eb USD nga shitja e pjes\u00ebs takuese nga vila tjet\u00ebr n\u00eb Golem. Sipas deklarimeve t\u00eb Abdiut dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb hetimit administrativ, n\u00ebna e tij e kishte porositur vil\u00ebn n\u00eb Golem n\u00eb vitin 2000 s\u00eb bashku me nj\u00eb kush\u00ebri t\u00eb babait. Fillimisht i af\u00ebrmi ka hequr dor\u00eb dhe prind\u00ebrit i kan\u00eb paguar vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb 2005-\u00ebn ai e ka bler\u00eb gjith\u00eb banes\u00ebn duke u kthyer shum\u00ebn e marr\u00eb, si dhe ka paguar 40 mij\u00eb USD p\u00ebr pjes\u00ebn takuese t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>\u201cSipas aktit t\u00eb kolaudimit t\u00eb vil\u00ebs dy kate t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2000, duket se financues \u00ebsht\u00eb n\u00ebna dhe shoq\u00ebria dhe jo kush\u00ebriri\u201d, theksoi Qirko dhe shtoi se nuk ka dokumentacion q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se n\u00ebna e subjektit ka hequr dor\u00eb nga vila e par\u00eb. \u201cDuket se vila \u00ebsht\u00eb n\u00eb disponim t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb subjektit\u201d, pohoi Qirko.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari theksoi se subjekti nuk ka asnj\u00eb kontribut p\u00ebr banes\u00ebn n\u00eb Golem dhe se ai rezulton bashk\u00ebpronar p\u00ebr shkak t\u00eb vullnetit t\u00eb prind\u00ebrve. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se prind\u00ebrit e Abdiut kan\u00eb zot\u00ebruar t\u00eb ardhura n\u00eb mas\u00ebn 16 milion\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb vitin 2005 dhe se kishin pasur mund\u00ebsi kursimesh rreth 14 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVlera q\u00eb subjekti ka p\u00ebrfituar nga prind\u00ebrit shkon n\u00eb vler\u00ebn 4.8 milion\u00eb lek\u00eb. Mjafton ku fakt dhe p\u00ebr burimin e pasurive t\u00eb subjektit analiza duhej t\u00eb p\u00ebrfundonte k\u00ebtu\u201d, pohoi Sevdari.<\/p>\n<p>Ajo e cil\u00ebsoi t\u00eb gabuar aktin e kolaudimit dhe shpjegoi se n\u00ebna e subjektit dhe kush\u00ebriri i babait kishin porositur nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat turistik n\u00eb Golem n\u00eb vitin 2000 dhe kishin paguar 50 mij\u00eb SUD. Sipas saj, meq\u00ebn\u00ebse kush\u00ebriri ka dashur tjet\u00ebr apartament, u ra dakort q\u00eb ta zot\u00ebronte familja Abdiu dhe i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb atij 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sevdari sqaroi se kush\u00ebriri ishte shtetas kosovar dhe kishte pasur v\u00ebshtir\u00ebsi me dokumentacionet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte vendosur t\u00eb mbante banes\u00ebn e porositur s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn e subjektit dhe i ka kthyer k\u00ebsaj t\u00eb fundit vlerat e paguara.<\/p>\n<p>Sipas avokates, rezulton se kontrata p\u00ebr furnimzimin me uj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kush\u00ebririt t\u00eb babait t\u00eb subjektit, si dhe kan\u00eb siguruar deklarata noteriale ku thuhet se ai \u00ebsht\u00eb posedues i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb porositur n\u00eb vitin 2000.<\/p>\n<p>Sevdari solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit jurispudenc\u00ebn e KPA-s\u00eb p\u00ebr mospenalizim t\u00eb subjekteve n\u00eb rastet kur pasakt\u00ebsit\u00eb nuk shoq\u00ebrohen me pamjaftueshm\u00ebri financiare.<\/p>\n<p><strong>Makina me gjysm\u00ebn e vler\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2009 nj\u00eb autovetur\u00eb tip Mercedez Benz p\u00ebr vler\u00ebn 950 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb pala shit\u00ebse e kishte bler\u00eb rreth 22 dit\u00eb para p\u00ebr vler\u00ebn 11 mij\u00eb e 900 euro dhe kishte paguar 529 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr zhdoganimin.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes, ka rezultuar se subjekti n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bler\u00ebsit nuk ka pasur pretendime p\u00ebr gjendjen teknike. Edhe nga akti i kolaudimit ka rezultuqar se mjeti nuk ka pasur probleme. Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, Komisioni ngre dyshime t\u00eb arsyeshme se vlera 950 mij\u00eb lek\u00eb e sh\u00ebnuar si \u00e7mim shitblerje, nuk p\u00ebrfaq\u00ebson vler\u00ebn reale t\u00eb paguar nga subjekti.<\/p>\n<p>KPK ka p\u00ebrfshir\u00eb si shpenzim p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs shum\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb subjekti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare. Po ashtu, ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr investimin n\u00eb bono thesari t\u00eb nj\u00eb shume 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Sipas Qirkos, Abdiu ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 20 mij\u00eb euro n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 3.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare duke pretenduar se analiza e tyre rezulton pozitive. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ulet p\u00ebrqindja e shpenzimeve jetike nga t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb subjektit dhe e cil\u00ebsoi t\u00eb gabuar vendosjen e shum\u00ebs 2.1 milion\u00eb lek\u00eb si shpenzim p\u00ebr blerjen e Benz-it.<\/p>\n<p>\u201cDuke vendosur vler\u00ebn reale, balanca del pozitive\u201d, pohoi ajo dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se p\u00ebr depozit\u00ebn 20 mij\u00eb euro kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb gjitha kursimet e subjektit para vitit 2012.<\/p>\n<p>Sipas Sevdarit, ishte e provuar se prind\u00ebrit e subjektit kishin pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e gjith\u00eb pasurive. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb jurispudenca e KPA-s\u00eb q\u00eb \u00e7mon se analiz\u00ebs s\u00eb burimeve duhet t\u2019u n\u00ebnshrtohet vet\u00ebm pjesa e dhuruar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Altin Abdiu k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 28 qershor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Altin Abdiu u p\u00ebrball t\u00eb premten n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK me barr\u00eb prove dhe pyetje p\u00ebr transaksionet e pasurive ku rezulton bashk\u00ebpronar me familjar\u00ebt, si dhe me munges\u00eb burimesh p\u00ebr krijimin e nj\u00eb pjese t\u00eb tyre. Abdiu u mbrojt me argumentin se veprimet p\u00ebr pasurit\u00eb e paluajtshme [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71285,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[293,111,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Altin-Abdiu-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Altin Abdiu pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71284"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71284"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71284\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71286,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71284\/revisions\/71286"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71285"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71284"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71284"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71284"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}