{"id":71290,"date":"2022-06-22T21:53:38","date_gmt":"2022-06-22T19:53:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-vetingun-e-gerd-hoxhes\/2022\/06\/22\/"},"modified":"2023-04-06T16:06:00","modified_gmt":"2023-04-06T14:06:00","slug":"kpa-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-vetingun-e-gerd-hoxhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-vetingun-e-gerd-hoxhes\/2022\/06\/22\/","title":{"rendered":"KPA d\u00ebgjon konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb vetingun e Gerd Hoxh\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Gerd Hoxha. N\u00eb seanc\u00ebs q\u00eb zgjati p\u00ebr rreth kat\u00ebr or\u00eb, Komisionerja Publike, Irena Nino k\u00ebrkoi shkarkimin e Hoxh\u00ebs p\u00ebr shkaqet e ngritura n\u00eb ankim p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Hoxha i konsideroi t\u00eb pabazuara shkaqet e ankimit dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjyqtari Gerd Hoxha u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash m\u00eb 3 qershor 2021 nga komisioner\u00ebt Genta Tafa Bungo dhe Olsi Komici, nd\u00ebrsa Brunilda Bekteshi n\u00eb pakic\u00eb \u00e7moi se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb burimin e nj\u00eb huaje t\u00eb marr\u00eb nga ish-bashk\u00ebshortja prej prind\u00ebrve t\u00eb saj, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie 25 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr rikonstruksionin e nj\u00eb apartamenti. Konfirmimi i Hoxh\u00ebs u ankimua nga Komisioneri Publik, Darjel Sina pas nj\u00eb rekomandimi t\u00eb Operacionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Hoxh\u00ebn \u00ebsht\u00eb pothuajse identik me at\u00eb t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes Elbana Lluri, e cila \u00ebsht\u00eb gjithashtu n\u00eb faz\u00ebn e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare. Ndryshe nga rasti Llurit, p\u00ebr Hoxh\u00ebn u ngrit\u00ebn shkaqe edhe p\u00ebr profesionalizimin, lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuar dhe dy q\u00ebndrime t\u00eb tij si an\u00ebtar i ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD n\u00eb dh\u00ebnien e lejes prind\u00ebrore p\u00ebr ish-gjyqtarin Gjin Gjoni dhe rr\u00ebzimin e nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr mas\u00eb disiplinore ndaj Petrit Aliajt.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisionerja Nino u ndal fillimisht n\u00eb konkluzionet p\u00ebr shkaqet q\u00eb lidhen me blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 125 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2011 nga subjekti, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me ish-bashk\u00ebshorten. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Hoxha ka deklaruar se ka paguar individualisht shum\u00ebn 6.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe ka sqaruar se gjysma e apartamentit i \u00ebsht\u00eb dhuruar ish-bashk\u00ebshortes nga pala shit\u00ebse, p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb posa\u00e7me mes tyre.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Nino konstatoi se nuk v\u00ebrtetohet pagesa e detyrimeve tatimore p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb e deklaruar n\u00eb vitin 2003 si kursim nga bursa e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs dhe nga puna n\u00eb sektorin privat gjat\u00eb periudh\u00ebs 1995-2000, ajo u shpreh se nga rikryerja e analiz\u00ebs financiare rezulton se mbulohet pagesa e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Por sipas saj, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet mund\u00ebsia e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb dhe se prind\u00ebrit e ish-bashk\u00ebshortes nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u2019i jepnin asaj nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2011, shum\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb n\u00eb 2009-\u00ebn, e p\u00ebrdorur p\u00ebr rregullimin e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Hoxha v\u00ebrejti se n\u00eb konkluzionet e komisioneres nuk u evidentua asnj\u00eb e re dhe k\u00ebrkoi ndjes\u00eb q\u00eb do t\u00eb mbrohej me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt argumente. N\u00eb vijim, ai k\u00ebrkoi miratimin e trup\u00ebs p\u00ebr nuancat emocionale q\u00eb do t\u00eb kishte n\u00eb fjal\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Hoxha e cil\u00ebsoi analiz\u00ebn e kryer n\u00eb shkelje t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor. Ai pretendoi se ishte c\u00ebnuar parimi i siguris\u00eb juridike, me argumentin se nuk i ishte paraqitur ndonj\u00eb arsye p\u00ebr shmangien nga jurispudenca e deritanishme. Po ashtu, subjekti pretendoi se nga komisionerja ishte tejkaluar barra e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Hoxh\u00ebs, ishte shkelur edhe barazia e arm\u00ebve pasi ishin kryer dy analiza dhe e kishte pasur t\u00eb pamundur t\u00eb kryente nj\u00eb mbrojtje efektive. \u201cK\u00ebrkesat e mia nuk u mor\u00ebn parasysh, pavar\u00ebsisht jurispudenc\u00ebs tuaj. Numrat kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb q\u00eb n\u00eb Egjiptin e lasht\u00eb. Duhet t\u00eb sqarohet p\u00ebrse Komisionit i del 4 shumatorja e 2+2 nd\u00ebrsa komisioneres i del 3\u201d, pretendoi Hoxha dhe u shpreh se shpresonte q\u00eb pasakt\u00ebsit\u00eb dhe mang\u00ebsit\u00eb t\u00eb korrigjohen nga Kolegji.<\/p>\n<p>Lidhur me huan\u00eb e marr\u00eb nga ish-bashk\u00ebshortja prej prind\u00ebrve t\u00eb saj q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb, Hoxha v\u00ebrejti se \u00e7\u00ebshtjet jan\u00eb t\u00eb ndara dhe nuk mund t\u00eb penalizohet edhe ai. Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e KPA-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb me burim nga kursimet, Hoxha deklaroi se kjo vler\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb krijuar deri n\u00eb vitin 2003 ashtu si pretendoi komisionerja, por deri n\u00eb 2011-\u00ebn. \u201cVet\u00eb Komisionerja Publike e pranoi se kisha mund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb pare,\u201d pohoi Hoxha.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai solli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me OSBE-n\u00eb p\u00ebr mostaksimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara prej t\u00eb kontraktuarve si ekspert\u00eb nga ky institucion nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Hoxha shpjegoi se t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat q\u00eb ka p\u00ebrfituar nga kontraktimi i tij prej OSBE-s\u00eb nuk tatohen n\u00eb Shqip\u00ebri. \u201cNgela i \u00e7uditur p\u00ebr pik\u00ebpyetjet e ngritura mbi k\u00ebto t\u00eb ardhura. Edhe sot OSBE i njofton shtetasit shqiptar\u00eb se p\u00ebrjashtohen nga tarifat,\u201d pohoi Hoxha dhe k\u00ebrkoi q\u00eb KPA t\u2019i referohej legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb analizimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb sektorin privat deri n\u00eb vitin 2000, Hoxha theksoi se nuk kishte qen\u00eb detyrimi i tij p\u00ebr t\u00eb paguar detyrimet, por i pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit. Ai pretendoi se kishte shteruar gjith\u00eb k\u00ebrkimet e mundshme dhe faj\u00ebsoi institucionet p\u00ebr munges\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave. Nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte provuar mjaftuesh\u00ebm ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave me faktin se i kishte deklaruar n\u00eb vitin 2003 k\u00ebto kursime, si dhe n\u00eb vitin 2014 n\u00eb ILDKPKI dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u201d. Po ashtu, Hoxha solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb kolegjit deklaratat noteriale t\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>Hoxha deklaroi se edhe n\u00ebse nuk do t\u00eb konsiderohen k\u00ebto t\u00eb ardhura, ai s\u00ebrish rezulton se ka pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kryerjen e investimit.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos i ngarkohet p\u00ebrgjegj\u00ebsi lidhur me burimet e huas\u00eb 25 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb prej ish-bashk\u00ebshortes nga prind\u00ebrit e saj. \u201cUn\u00eb kam qen\u00eb dor\u00ebzan\u00ebs p\u00ebr kredin\u00eb dhe jo p\u00ebr huan\u00eb,\u201d pohoi Hoxha dhe shtoi se dor\u00ebzania nuk hynte tek t\u00eb drejtat reale.<\/p>\n<p>Hoxha pretendoi se prind\u00ebrit e ish-bashk\u00ebshortes rezultonin se kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 25 mij\u00eb euro s\u00eb bij\u00ebs, pavar\u00ebsisht m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb kryerjes s\u00eb analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Nino deklaroi se pamund\u00ebsia e v\u00ebrtetimit t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave nga puna n\u00eb sektor\u00eb privat\u00eb p\u00ebrpara vitit 2000, \u00e7on n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb subjektit dhe ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas komisioneres, subjekti nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e shkaqeve t\u00eb ankimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, pasi \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet pjes\u00ebrisht vlera e kursimeve t\u00eb pretenduara. T\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2011 nuk jan\u00eb konsideruar prej komisioneres, me argumentin se kjo shum\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike. Po ashtu, Nino pretendoi se nuk arrihet t\u00eb provohet mund\u00ebsia e ish-bashk\u00ebshortes p\u00ebr krijimin e nj\u00eb pjese t\u00eb kursimeve 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb pasqryuara prej saj n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nino deklaroi se bazuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare \u00e7monte se subjekti kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjafutesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Gjyqtari Hoxha deklaroi se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb autoveture jan\u00eb kursyer, pavar\u00ebsisht se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar si gjendje. Ai argumentoi se paqart\u00ebsit\u00eb apo pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime nuk mund t\u00eb sjellin penalizim n\u00eb rastet kur nuk shoq\u00ebrohen me pamund\u00ebsi financiare dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb trup\u00ebs vendime t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb KPA-s\u00eb p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi zbritjen e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit t\u00eb kryera me familjen e motr\u00ebs s\u00eb ish-bashk\u00ebshortes, me pretendimin se jan\u00eb mbuluar nga k\u00ebta t\u00eb fundit. Lidhur me mosdeklarimin e k\u00ebtyre shpenzimeve, Hoxha k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishin arritur asnj\u00ebher\u00eb shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb detyronte pasqyrimin e tyre. Po ashtu, subjekti sqaroi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ekzistonte konflikti i interesit, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes s\u00eb ngusht\u00eb me familjen e motr\u00ebs s\u00eb ish-bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Sipas tij, ky konstatim i komisioneres, si edhe shuma 5 milion lek\u00eb e deklaruar nga ish-bashk\u00ebshortja si kursim para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, nuk jan\u00eb shkaqe n\u00eb ankim. \u201cM\u00eb vjen keq q\u00eb ka ngritur nj\u00eb shkak t\u00eb ri n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin,\u201d pohoi Hoxha dhe theksoi se ndihma q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb familja e motr\u00ebs s\u00eb ish-bashk\u00ebshortes nuk mund t\u00eb kund\u00ebrshtohet, pasi kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Ai theksoi se n\u00eb gjykimin n\u00eb KPA nuk ishte siguruar asnj\u00eb prov\u00eb e re, por ishte kryer nj\u00eb shtes\u00eb e paligjshme n\u00eb ankim. \u201cKomisioneri Publik e ka t\u00eb pamundur t\u00eb zgjeroj\u00eb ankimin edhe p\u00ebr shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes t\u00eb krijuar para martes\u00ebs\u201d, pohoi Hoxha dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb trup\u00ebs disa vendimarrje t\u00eb Kolegjit p\u00ebr subjekte t\u00eb tjer\u00eb, ku sipas tij nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh transaksionet financiare t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve t\u00eb tyre para martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, mbetej i paqart\u00eb se cil\u00ebn vler\u00eb kishte marr\u00eb komisionerja si shpenzim mesatar jetese p\u00ebr prind\u00ebrit e saj, at\u00eb t\u00eb llogaritur sipas ILDKPKI-s\u00eb, apo gjith\u00eb ndihm\u00ebn financiare q\u00eb u kishte dh\u00ebn\u00eb vajza tjet\u00ebr, motra e ish-bashk\u00ebshortes me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb kishin nj\u00eb nivel mesatar jetese, si dhe t\u00eb ardhurat e tyre. \u201cA mund t\u00eb kursehet me t\u00eb ardhura mesatare?\u201d, u shpreh Hoxha dhe k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrfshihej edhe pensioni shtes\u00eb i ish-vjehrrit si ushtarak.<\/p>\n<p>Sipas komisioneres, nuk provohet as mund\u00ebsia financiare e babait t\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Audi, t\u00eb p\u00ebrdorur prej gjyqtarit Hoxha. Nino k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat e subjektit dhe t\u00eb motrave t\u00eb tij dhe theksoi se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte pasur detyrimin t\u00eb analizonte dhe verifikonte sakt\u00eb pasurit\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me q\u00ebllim shmangien e \u00e7do dyshimi t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr fshehje.<\/p>\n<p>Gjyqtari Hoxha v\u00ebrejti se babai i tij nuk kishte pasur tjet\u00ebr makin\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Sipas tij, automjeti tip \u201cAudi\u201d ishte bler\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb posa\u00e7me sh\u00ebndet\u00ebsotre nga i ati dhe se ishte shitur n\u00eb 2018-\u00ebn, po p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore. Ai deklaroi se \u00e7do transaksion p\u00ebr blerjen dhe shitjen e atij mjeti ishte kryer nga babai dhe se kishe p\u00ebrdorur vet\u00ebm n\u00eb udh\u00ebtimet me f\u00ebmij\u00ebt e tij, pasi kishte hap\u00ebsir\u00eb dhe ofronte siguri.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam bler\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr automjet tip Citroen n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe e kam p\u00ebrdorur edhe jasht\u00eb shtetit. Kurse automjetin tip Audi e kam p\u00ebrdorur vet\u00ebm p\u00ebr udh\u00ebtimet me f\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebr sigurin\u00eb\u201d, shpjegoi Hoxha dhe theksoi se nuk e kishte fshehur asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi konstatimin e komisioneres lidhur me emrin e tij n\u00eb polic\u00ebn e sigurimit. \u201cUn\u00eb jam gjyqtar dhe nuk b\u00ebj veprime t\u00eb paligjshme. Prandaj gjendet i pari emri i babait, pastaj i imi dhe m\u00eb pas i ish-bashk\u00ebshortes, e cila nuk e ka p\u00ebrdorur,\u201d sqaroi Hoxha.<\/p>\n<p>\u201cKam detyrimin t\u00eb deklaroj burimin e pasurive t\u00eb mia dhe jo t\u00eb prind\u00ebrve. Ata nuk jan\u00eb persona t\u00eb lidhur, pasi huap\u00ebrdorja \u00ebsht\u00eb e ndryshme nga marr\u00ebdh\u00ebnia e huas\u00eb,\u201d tha ai. N\u00eb vijim Hoxha k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij p\u00ebr blerjen e automjetit tip Audi t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe t\u00eb ardhurat e tij dhe t\u00eb motrave. Sipas tij, n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte kontribuar financiarisht n\u00eb familjen e prind\u00ebrve kur jetonin bashk\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursente shum\u00ebn 7.2 milion\u00eb lek\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2011.<\/p>\n<p>Subjekti v\u00ebrejti se kjo situat\u00eb ishte gj\u00eb e gjykuar n\u00eb rastin e vetingut t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij. \u201cMe t\u00eb drejt\u00eb i kan\u00eb konsideruar n\u00eb at\u00eb rast dhe nuk \u00ebsht\u00eb ankimuar vendimi. Un\u00eb qenkam i \u2018njerkut\u2019, jo i prind\u00ebrve? Duhet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogariten edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast,\u201d k\u00ebrkoi Hoxha dhe deklaroi se babai rezulton me balanc\u00eb pozitive p\u00ebr blerjen e Audi-t.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqytari Hoxha u shpreh se rezulton me burime t\u00eb ligjshme dhe i konsideroi t\u00eb pabazuara shkaqet e ngritura p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Nino k\u00ebrkoi q\u00eb gjetjet e ONM-s\u00eb p\u00ebr profesionalizmin t\u00eb mbahen n\u00eb v\u00ebmendje prej KPA-s\u00eb dhe deklaroi se u q\u00ebndronte shkaqeve t\u00eb ankimit edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter. Lidhur me nj\u00eb vendimarrje t\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD-s\u00eb p\u00ebr arkivimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj gjyqtarit Hoxha, Nino pretendoi se vendimarrja e k\u00ebtij organi nuk mund t\u00eb ndikoj\u00eb apo z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb juridiksionin rivler\u00ebsues t\u00eb KPA-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Nino k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit Gerd Hoxha dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Gjyqtari Gerd Hoxha v\u00ebrejti se n\u00eb konkluzionet e komisioneres Nino nuk gjente t\u00eb shprehur nj\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr mendimin e ONM-s\u00eb. \u201cN\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb shprehet p\u00ebr mendimin e ONM-s\u00eb ose t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00eb,\u201d u shpreh Hoxha lidhur me konkluzionet e komisioneres publike p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e verifikuar dhe t\u00eb arkivuar nga ILD, subjekti sqaroi se ishin rr\u00ebzuar t\u00eb gjitha pretendimet e ngritura n\u00eb ankes\u00ebn ndaj tij. Sipas subjektit, pretendimi se mungonin dokumente nuk q\u00ebndronte pasi ishin gjetur t\u00eb gjitha n\u00eb dosje. Po ashtu, kishte rezultuar se nuk q\u00ebndronte mungesa e njoftimit t\u00eb pal\u00ebve pasi ishin dokumentuar 85 njoftime. Hoxha pretendoi se nuk q\u00ebndronin edhe pretendimet e tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtjet e tjera, lidhur me q\u00ebndrimet e tij si an\u00ebtar i ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD, Hoxha deklaroi se k\u00ebto gjetje ishin ezauruar prej vendimeve t\u00eb ILD-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk q\u00ebndron asnj\u00eb shkak i Komisioneres Publike p\u00ebr profesionalizmin,\u201d deklaroi Hoxha dhe paraqiti nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij profesionale, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera theksoi se nuk ishte t\u00ebrhequr asnj\u00ebher\u00eb nga gjykimi, edhe kur kishte pasur p\u00ebrball\u00eb bandat.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Gerd Hoxha deklaroi se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn dhe nivel t\u00eb mir\u00eb kualifkues p\u00ebr profesionalizmin. \u201cK\u00ebrkoj t\u00eb m\u00eb jepni nderin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb vijoj detyr\u00ebn,\u201d u shpreh gjyqtari Gerd Hoxha n\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb konkluzioneve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>KPA njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 6 korrik, n\u00eb or\u00ebn 16:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Gerd Hoxha. N\u00eb seanc\u00ebs q\u00eb zgjati p\u00ebr rreth kat\u00ebr or\u00eb, Komisionerja Publike, Irena Nino k\u00ebrkoi shkarkimin e Hoxh\u00ebs p\u00ebr shkaqet e ngritura n\u00eb ankim p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. Hoxha i konsideroi t\u00eb pabazuara shkaqet [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71291,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[111,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Gerd-Hoxha-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Gerd Hoxha pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71290"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71290"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71290\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71292,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71290\/revisions\/71292"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71291"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}