{"id":71293,"date":"2022-06-22T17:11:58","date_gmt":"2022-06-22T15:11:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjoi-konkluzionet-ne-ceshtjen-ndaj-elbana-llurit\/2022\/06\/22\/"},"modified":"2023-04-06T16:06:08","modified_gmt":"2023-04-06T14:06:08","slug":"kolegji-degjoi-konkluzionet-ne-ceshtjen-ndaj-elbana-llurit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjoi-konkluzionet-ne-ceshtjen-ndaj-elbana-llurit\/2022\/06\/22\/","title":{"rendered":"Kolegji d\u00ebgjoi konkluzionet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj Elbana Llurit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elbana Lluri. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tyre, pal\u00ebt mbajt\u00ebn thuajse t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim si n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i k\u00ebrkoi KPA-s\u00eb t\u00eb vendoste shkarkimin e Llurit, bazuar sipas tij n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar me burime t\u00eb ligjshme pasurin\u00eb. Ballhysa tha se nga analiza financiare, Lluri rezultonte me nj\u00eb bilanc negativ prej 5.4 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Vet\u00eb gjyqtarja n\u00eb mbrojtjen e saj k\u00ebmb\u00ebnguli se pasuria e saj ishte e ligjshme dhe se ajo ishte m\u00eb vog\u00ebl se t\u00eb ardhurat q\u00eb ajo kishte realizuar n\u00eb periudh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po gjykohej dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej. Lluri i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb cil\u00ebsonte t\u00eb ligjshme dhuratat q\u00eb ajo kishte marr\u00eb nga e motra dhe nj\u00eb shum\u00eb prej 1.3 milion\u00eb lek\u00ebsh kursime t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit, gjyqtarit Gerd Hoxha.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elbana Lluri u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 2 shkurt 2021, por Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit rekomandoi apelimin e saj, duke arsyetuar se hetimi nuk kishte qen\u00eb i plot\u00eb ose ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me praktik\u00ebn e vendosur tashm\u00eb nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit. Komisioneri Publik ankimoi gjithashtu vendimin e konfirmimit duke k\u00ebrkuar rihetim p\u00ebr Llurin.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimet mbi dhuratat nga motra<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i tha KPA se kishte pranuar si t\u00eb provuara nj\u00eb hua prej 25 mij\u00eb euro q\u00eb Lluri kishte marr\u00eb nga prind\u00ebrit. Ballhysa po ashtu pranoi edhe disa ndryshime t\u00eb tjera nga k\u00ebrkimi fillestar n\u00eb ankim, por i tha KPA-s\u00eb se ai i q\u00ebndronte ankimit dhe k\u00ebrkonte shkarkimin e Llurit.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Ballhys\u00ebs u mb\u00ebshtet kryesisht n\u00eb at\u00eb q\u00eb ai i quajti paqart\u00ebsi n\u00eb deklarimin e t\u00eb ardhurave q\u00eb sillnin krijimin e nj\u00eb shum\u00eb prej 5 milion lek\u00ebsh t\u00eb deklaruar nga gjyqtarja para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioneri vuri n\u00eb dukje se p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj shume, e ndar\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb prej 2 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe n\u00eb shuma t\u00eb tjera t\u00eb marra si pagesa mujore n\u00eb vite, kishte deklarime kontradiktore q\u00eb e b\u00ebnin t\u00eb pamundur kontrollin e burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm. Sipas Komisionerit, Lluri rezultonte me nj\u00eb bilanc negativ prej 3.5 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb saj, t\u00eb p\u00ebrdorur m\u00eb von\u00eb n\u00eb blerje t\u00eb nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Lluri nga ana e saj k\u00ebmb\u00ebnguli se dhurata prej 2 milion lek\u00ebsh dhe t\u00eb ardhurat e marra si pagesa mujore prej saj nga familja e motr\u00ebs duhej t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme. Ajo pretendoi se burimet e t\u00eb motr\u00ebs i justifikonin k\u00ebto dhurime. Gjyqtarja po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb tjera q\u00eb ajo kishte pasur, si studente ekselente dhe t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Gjyqtarja tha se deklarimet e saj vjetore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb dhe p\u00ebr burimet e saj e b\u00ebnin t\u00eb qart\u00eb situat\u00ebn, nd\u00ebrsa i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb konsideronte si lapsus deklarimin noterial nga e motra dhe i shoqi se ajpo ishte paguar si e pun\u00ebsuar. Lluri tha se situata ishte e qart\u00eb, se k\u00ebto para duhej t\u00eb konsideroheshin si dhurime edhe pse ajo gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe kishte ndihmuar familjen e motr\u00ebs me kujdes p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Lluri i m\u00ebshoi deklarimeve vjetore t\u00eb b\u00ebra prej saj dhe po ashtu i k\u00ebrkoi KPA t\u2019i konsideronte si prova deklarimet e marra para noterit deri sa nuk kishte pretendime se ato ishin falsifikuar.<\/p>\n<p><strong>Kursimet e ish-bashk\u00ebshortit<\/strong><\/p>\n<p>Pika e dyt\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn u k\u00ebrkua shkarkimi i Llurit nga Ballhysa ishin kursimet prej rreth 1.3 milion lek\u00eb t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit gjyqtarit Gerd Hoxha q\u00eb po i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb gjykimi paralel n\u00eb Kolegj, t\u00eb p\u00ebrdorura po ashtu n\u00eb blerje pasurish t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Ballhysa tha se kjo shum\u00eb nuk dokumentohej dhe arsyetoi se n\u00eb deklarimet e gjendjes cash t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve n\u00eb vite edhe pse kjo shum\u00eb ishte pak\u00ebsuar n\u00eb vitin 2011, por ajo ishte deklaruar s\u00ebrish si e kursyer n\u00eb fund t\u00eb vitit dhe ishte deklaruar si e p\u00ebrdorur edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Komisioneri tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb blerje Lluri rezultonte me nj\u00eb bilanc negativ prej 1.28 milion lek\u00ebsh. Ballhysa po ashtu vuri n\u00eb dukje bilance negative n\u00eb vite n\u00eb shuma m\u00eb t\u00eb vogla. Sipas tij Lluri dhe ish-bashk\u00ebshorti rezultonin me nj\u00eb bilanc negativ prej 5.4 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Lluri kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionerit edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb. Megjithat\u00eb ajo i k\u00ebrkoi KPA t\u00eb mos mbante parasysh n\u00eb gjykimin e saj ligjshm\u00ebrin\u00eb e kursimeve t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit para martese, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se Kolegji kishte marr\u00eb vendime t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Gjyqtarja po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli se pretendimet e Komisionerit mbi deklarimin jo t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb shum\u00eb cash nuk q\u00ebndronin. Sipas saj shuma e shpenzuar n\u00eb vitin 2011 ishte z\u00ebvend\u00ebsuar po at\u00eb vit nga shitja e nj\u00eb makine dhe kursimet e krijuara gjat\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Lluri tha se p\u00ebr shpenzimet e udh\u00ebtimeve duhej t\u00eb mbahej n\u00eb konsiderat\u00eb se ato ishin paguar nga familja e motr\u00ebs n\u00eb rastet q\u00eb kishin udh\u00ebtuar s\u00ebbashku dhe se ajo nuk kishet pasur detyrim t\u2019i deklaronte sa koh\u00eb nuk kalonin shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa e KPA q\u00eb po shqyrton \u00e7\u00ebshtjen, me kryesuese Natasha Mulaj, relatore Ina Ram\u00ebn dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol \u00c7omo, vendosi pas d\u00ebgjimit t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb shpall\u00eb vendimin n\u00eb dat\u00ebn 6 korrik.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elbana Lluri. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tyre, pal\u00ebt mbajt\u00ebn thuajse t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim si n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i k\u00ebrkoi KPA-s\u00eb t\u00eb vendoste shkarkimin e Llurit, bazuar sipas tij n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71294,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[125,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Elbana-Lluri-pas-seances-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Elbana Lluri pas nj\u00eb seance t\u00eb vetingut. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71293"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71293"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71293\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71295,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71293\/revisions\/71295"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71294"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71293"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71293"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71293"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}