{"id":71299,"date":"2022-06-22T12:35:39","date_gmt":"2022-06-22T10:35:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/marsida-frasheri-u-dergua-per-rishkollim-pas-mbajtjes-ne-sirtar-te-ceshtjeve\/2022\/06\/22\/"},"modified":"2023-04-06T16:06:22","modified_gmt":"2023-04-06T14:06:22","slug":"marsida-frasheri-u-dergua-per-rishkollim-pas-mbajtjes-ne-sirtar-te-ceshtjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/marsida-frasheri-u-dergua-per-rishkollim-pas-mbajtjes-ne-sirtar-te-ceshtjeve\/2022\/06\/22\/","title":{"rendered":"Marsida Frash\u00ebri u d\u00ebrgua p\u00ebr rishkollim pas mbajtjes n\u00eb sirtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Shkodr\u00ebs, Marsida Frash\u00ebri u pezullua nj\u00eb vit nga detyra m\u00eb 13 maj 2022 p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve profesionale q\u00eb Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut t\u00eb saj. Po ashtu, me an\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm, KPK caktoi detyrimin e Frash\u00ebrit p\u00ebr t\u00eb ndjekur programin e trajnimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Megjith\u00ebse prokurorja Marsida Frash\u00ebri ka qen\u00eb e caktuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme si pjes\u00eb e grupit mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e vler\u00ebsimeve profesionale t\u00eb prokuror\u00ebve, vetingu evidentoi probleme t\u00eb shumta t\u00eb saj n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin e vendimit t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm, Komisioni konstaton se Frash\u00ebri ka shfaqur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur vonesa n\u00eb trajtimin dhe p\u00ebrfundimin e \u00e7\u00ebshtjeve objekt shqyrtimi, n\u00eb vazhdim\u00ebsi gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb saj si prokurore, duke krijuar rrethana q\u00eb kan\u00eb efekt negativ n\u00eb rezultatet e vler\u00ebsimit profesional t\u00eb saj.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se Frash\u00ebri, pavar\u00ebsisht t\u00ebrheqjes s\u00eb v\u00ebmendjes apo marrjes s\u00eb mas\u00ebs disiplinore m\u00eb par\u00eb, ka vijuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb funksionin me mang\u00ebsi n\u00eb aspektin profesional. \u201cMang\u00ebsit\u00eb e konstatuara jan\u00eb kryesisht ato t\u00eb karakterit organizativ dhe veprimit me efikasitet, t\u00eb cilat kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur mosp\u00ebrmbushjen e detyr\u00ebs si prokurore, duke konkluduar se nuk \u00ebsht\u00eb efektive\u201d, citohet n\u00eb konkluzionin e Komisionit q\u00eb sqaron se n\u00eb lidhje me dy kriteret e tjer\u00eb do t\u00eb shprehet n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar, pasi subjekti t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar programin e edukimit nj\u00ebvje\u00e7ar pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs dhe t\u00eb jet\u00eb testuar p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb e saj.<\/p>\n<p><strong>Problemet profesionale<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dy prej tre dosjeve t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti n\u00eb funksion t\u00eb vetingut t\u00eb saj nuk jan\u00eb gjetur probleme, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje Komisioni vler\u00ebson se nuk mund t\u2019i n\u00ebnshtrohet rivler\u00ebsimit, pasi shpjegimet dalin jasht\u00eb kontekstit t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb kat\u00ebr prej pes\u00eb dosjeve t\u00eb shortuara nuk evidentohen probleme t\u00eb prokurores Frash\u00ebri, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb prej tyre konstatohet se ajo ka zvarritur hetimet p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb nj\u00ebvje\u00e7are pa shkak ligjor. Sipas KPK, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast subjekti ka treguar se ka munges\u00eb n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar e marr\u00eb urdhra e vendime n\u00eb koh\u00ebn e duhur, se ka gjykim dhe sjellje t\u00eb cek\u00ebta, si dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pune q\u00eb nuk pajtohet me pozicionin e saj.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat arkivore \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb vitin 2014, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm ka dh\u00ebn\u00eb mas\u00eb disiplinore ndaj Frash\u00ebrit p\u00ebr \u201ckalim n\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt brenda sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, duke kryer detyr\u00ebn e oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 6-mujore.<\/p>\n<p>Procedimi disiplinor ndaj subjektit ka filluar bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e evidentuara gjat\u00eb nj\u00eb kontrolli t\u00eb vitit 2013 lidhur me disa kall\u00ebzime p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ishte vendosur regjistrimi ose mosfillimi i procedimit penal dhe p\u00ebr dhjet\u00ebra proocedime q\u00eb gjendeshin n\u00eb faz\u00ebn e hetimit paraprak.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nga verifikimi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hetuara administrativisht m\u00eb par\u00eb nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, duket se subjekti ka kryer shkelje t\u00eb shumta dhe t\u00eb ndryshme ligjore ku n\u00eb disa procedime penale t\u00eb ndjekura prej saj \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re neglizhenc\u00eb e pajustifikuar n\u00eb faz\u00ebn e regjistrimit t\u00eb procedimit penal duke mos p\u00ebrmbushur detyrime.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se Frash\u00ebri nuk ka kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe n\u00eb vijim\u00ebsi veprimet e domosdoshme hetimore paraprake, duke i zvarritur \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pajustifikuar dhe duke treguar neglizhenc\u00eb t\u00eb pajustifikuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Prokurorja Marsida Frash\u00ebri ka deklaruar se kjo mas\u00eb disiplinore \u00ebsht\u00eb e paparashikuar n\u00eb ndonj\u00eb ligj t\u00eb miratuar dhe nga ana e saj \u00ebsht\u00eb ankimuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit dhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, t\u00eb cilat n\u00eb p\u00ebrfundim kan\u00eb konkluduar n\u00eb favor t\u00eb ish-Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, kjo mas\u00eb \u00ebsht\u00eb ekzekutuar dhe \u00ebsht\u00eb shuar q\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2015 dhe se duhej t\u00eb ishte fshir\u00eb nga dosja personale. Ajo ka k\u00ebrkuar q\u00eb Komisioni t\u00eb mos e vler\u00ebsoj\u00eb me ndikim negativ n\u00eb vler\u00ebsimin e saj profesional, duke e konsideruar si gj\u00eb t\u00eb gjykuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb trajtimit t\u00eb k\u00ebsaj gjetje, KPK ka \u00e7muar ta vler\u00ebsoj\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs nga prokurorja Frash\u00ebri.<\/p>\n<p>Nga verifikimet ka rezultuar se ndaj subjektit \u00ebsht\u00eb filluar hetim disiplinor nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm edhe n\u00eb vitin 2019, bazuar n\u00eb aktet dhe informacionin e d\u00ebrguar nga Drejtuesi i Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs ka nxjerr\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr ngritje t\u00eb nj\u00eb grupi pune me q\u00ebllim \u00e7eljen e zyr\u00ebs s\u00eb prokurores Marsida Frash\u00ebri dhe inventarizimin e akteve q\u00eb ndodheshin n\u00eb t\u00eb. Kjo, pasi Frash\u00ebri ishte caktuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme si pjes\u00eb e grupit mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e vler\u00ebsimeve profesionale t\u00eb prokuror\u00ebve, por nuk kishte kryer dor\u00ebzimin e materialeve q\u00eb ndiqeshin prej saj.<\/p>\n<p>\u201cPas \u00e7eljes s\u00eb zyr\u00ebs jan\u00eb konstatuar kall\u00ebzime penale, procedime penale, aktekspertime, p\u00ebrgjigje let\u00ebrporosie dhe prova t\u00eb ndryshme materiale q\u00eb i p\u00ebrkisnin periudh\u00ebs 2010 \u2013 2017. K\u00ebto materiale nuk ishin dor\u00ebzuar por jan\u00eb mbajtur t\u00eb mbyllura n\u00eb zyr\u00ebn e saj n\u00eb rafte deri n\u00eb momentin e konstatimit. Jan\u00eb gjetur let\u00ebrporosi dhe prova materiale\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPK.<\/p>\n<p>Po ashtu ka rezultuar se kall\u00ebzimeve penale t\u00eb gjetura nuk u ishte dh\u00ebn\u00eb zgjidhje ligjore. Lidhur me konstatimin \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar procesverbali p\u00ebrkat\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar s\u00eb bashku me informacionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Komisioni sqaron se ky hetim disiplinor \u00ebsht\u00eb mbyllur p\u00ebr arsye se mungonte kuadri ligjor rregullues p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar identifikimin e shkeljeve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr nisjen e procedurave disiplinore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPK rendit gjetjet lidhur me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se nj\u00eb procedim penal i vitit 2006 p\u00ebr \u201cvjedhje\u201d, \u00ebsht\u00eb mbajtur nga subjekti pa veprim deri n\u00eb momentin q\u00eb u gjet\u00ebn aktet n\u00eb zyr\u00eb. Kjo dosje i \u00ebsht\u00eb caktuar nj\u00eb prokuroreje tjet\u00ebr e cila n\u00eb vitin 2018 ka k\u00ebrkuar pushimin e hetimeve p\u00ebr shkak t\u00eb parashkrimit t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se dy procedime t\u00eb viteve 2011 dhe 2013, po p\u00ebr \u201cvjedhje\u2026\u201d jan\u00eb mbajtur n\u00eb sirtare nga prokurorja Frash\u00ebri dhe pas kalimit n\u00eb vitin 2018 nj\u00eb kolegeje, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar s\u00ebrish pushimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i \u00e7\u00ebshtjeve, po p\u00ebr shkak t\u00eb parashkrimit t\u00eb vepr\u00ebs penale. \u201cSubjekti nuk kishte kryer asnj\u00eb veprim hetimor, duke sjell\u00eb si pasoj\u00eb parashkrimin e vepr\u00ebs penale\u201d, konstaton KPK p\u00ebr procedimin e vitit 2013.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, subjekti nuk ka kryer veprime hetimore p\u00ebr vite me radh\u00eb edhe n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb duzin\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh penale n\u00eb shkelje t\u00eb parashikimeve ligjore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb verifikimeve duket se subjekti i rivler\u00ebsimit ka treguar neglizhenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe pakujdesi duke \u2018braktisur\u2019 dosjet kur \u00ebsht\u00eb larguar nga zyra, duke neglizhuar dor\u00ebzimin dhe duke shkaktuar \u2018vdekjen e tyre procedurale\u2019\u201d, ka vler\u00ebsuar Komisioni dhe i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shpjeguar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Frash\u00ebri ka k\u00ebrkuar Komisionit ti vler\u00ebsoj\u00eb konstatimet n\u00eb nivel \u2018makro\u2019, duke e par\u00eb at\u00eb t\u00eb lidhur me treguesit e tjer\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto gjetje, Komisioni konstaton p\u00ebrfundimisht se subjekti ka mbajtur n\u00eb zyr\u00ebn e saj fashikuj hetimor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb proces duke mos nd\u00ebrmarr\u00eb veprime hetimore, duke treguar munges\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb aft\u00ebsive p\u00ebr administrimin e dosjeve gjyq\u00ebsore dhe shmangur ngarkes\u00ebn n\u00eb pun\u00eb. \u201cNeglizhenc\u00eb t\u00eb paarsyeshme p\u00ebr zgjidhjen e c\u00ebshtjeve, duke shmangur rrethana q\u00eb kan\u00eb efekt negativ n\u00eb rezultatet e vler\u00ebsimit t\u00eb saj\u201d, shprehet Komisioni.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i hetimit disiplinor t\u00eb filluar ndaj Frash\u00ebrit n\u00eb vitin 2019, ka rezultuar se ajo ka refuzuar pa arsye t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim materialet hetimore t\u00eb nj\u00eb prokurori i cili \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si an\u00ebtar i k\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb kryente m\u00eb hetime.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni \u00e7mon se veprimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb vler\u00ebsuara n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre, s\u00eb bashku edhe me sjelljen e saj t\u00eb vazhduar n\u00eb institucionin ku ajo ushtronte detyr\u00ebn e saj si prokurore (prokuroria Shkod\u00ebr), tregojn\u00eb cil\u00ebsi e aft\u00ebsi t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb pun\u00eb e q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb efektivitetin dhe eficenc\u00ebn e institucionit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe t\u00eb saj si prokurore n\u00eb ve\u00e7anti\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK vler\u00ebson se mang\u00ebsit\u00eb e prokurores Marsida Frash\u00ebri n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs nd\u00ebr vite jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb pranueshme p\u00ebr t\u00eb mos sjell\u00eb pasoj\u00ebn e shkarkimit nga detyra dhe ka \u00e7muar se subjekti ndodhet n\u00eb kushtet e plot\u00ebsimit t\u00eb tyre n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb programi trajnues pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Shkodr\u00ebs, Marsida Frash\u00ebri u pezullua nj\u00eb vit nga detyra m\u00eb 13 maj 2022 p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve profesionale q\u00eb Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut t\u00eb saj. Po ashtu, me an\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm, KPK caktoi detyrimin e Frash\u00ebrit p\u00ebr t\u00eb ndjekur programin e trajnimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71300,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[118,119,146],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Frasheri-pas-vendimit.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Marsida Frash\u00ebri pas vendimit t\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71299"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71299"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71299\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71301,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71299\/revisions\/71301"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71300"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71299"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71299"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71299"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}