{"id":71302,"date":"2022-06-20T20:23:49","date_gmt":"2022-06-20T18:23:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-rilinda-selimit\/2022\/06\/20\/"},"modified":"2023-04-06T16:06:39","modified_gmt":"2023-04-06T14:06:39","slug":"kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-rilinda-selimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-rilinda-selimit\/2022\/06\/20\/","title":{"rendered":"Kolegji d\u00ebgjon konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Rilinda Selimit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me konkluzionet p\u00ebrfundimtare t\u00eb Komisioneres Publike, Irena Nino lidhur me ankimin e kryer kund\u00ebr konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Rilinda Selimi. Nino tha n\u00eb seanc\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb Selimi t\u00eb jet\u00eb gjendur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, por ajo u shpreh se problemet e tjera p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkimin e saj.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Rilinda Selimi i kund\u00ebrshtoi konkluzionet e komisioneres, duke argumentuar se nuk mund t\u00eb b\u00ebhet interpretim i fakteve, por duhet kryer hetim i tyre.<\/p>\n<p>Rilinda Selimi, u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb 14 dhjetor 2020 nga trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit drejtuar nga Pamela Qirko, me relator Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtar Olsi Komici. Por Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit rekomandoi menj\u00ebher\u00eb apelimin e vendimit, duke arsyetuar se KPK nuk kishte hetuar apo kishte hetuar sip\u00ebrfaq\u00ebsisht disa prej problemeve t\u00eb gjyqtares q\u00eb preknin t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb Kolegj, Selimi po p\u00ebrballet me ankimin e kryer nga Komisioneri Publik p\u00ebr hetimin e mund\u00ebsive t\u00eb vjehrrit t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb krijuar me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 101 mij\u00eb euro q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr investimin n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb karburanti n\u00eb Vlor\u00eb; t\u00eb ardhurat e siguruara nga dh\u00ebnia me qira e k\u00ebsaj pasurie; p\u00ebr 10 mij\u00eb euro t\u00eb kursyera nga subjekti dhe bashk\u00ebshorti; hetimin mbi pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb nd\u00ebrtese 3-kat\u00ebshe n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrrit; si dhe p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 155 m2 n\u00eb Tiran\u00eb dhe dy makina n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Po ashtu, u k\u00ebrkua hetimi p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb mundshme t\u00eb Selimit si dhe ekzistenc\u00ebn e mundshme t\u00eb gjendjes s\u00eb konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike, Irena Nino deklaroi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se nga ballafaqimi i shkaqeve t\u00eb ankimit p\u00ebrkundrejt parashtrimeve dhe akteve t\u00eb paraqitura nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb Kolegj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs, nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb ardhur ndonj\u00eb ndryshim n\u00eb vler\u00ebsimin e saj p\u00ebr gjetjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kriterin e pasuris\u00eb dhe figur\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas Ninos, gjenden t\u00eb pash\u00ebruara shkaqet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me cil\u00ebsimin si person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur t\u00eb vjehrrit t\u00eb subjektit dhe mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb bashk\u00eb-investimit me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme nga ana e tij n\u00eb shum\u00ebn 101 mij\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb pik\u00eb karburanti n\u00eb Vlor\u00eb; p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e gjyqtares Selimi dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shume 10 mij\u00eb euro; si dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e dh\u00ebnies me qira t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Nino i konsideroi me karakter atipik marr\u00ebdh\u00ebniet e qirave.<\/p>\n<p>Po ashtu, komisionerja u shpreh se q\u00ebndronte shkaku q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me situatat faktike t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 155 m2 + 35 m2 verand\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, konkretisht me vler\u00ebn dhe sip\u00ebrfaqen e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb deklaruar prej subjektit. Megjithat\u00eb, komisionerja konstaton se Selimi ka arritur t\u00eb provoj\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me administratorin e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Lidhur me shkakun e ankimit p\u00ebr figur\u00ebn, komisonerja vler\u00ebson se nuk \u00ebsht\u00eb provuar e kund\u00ebrta e shkaqeve t\u00eb ankimit lidhur me nj\u00eb kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. N\u00eb vijim, Nino tha se subjekti ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisionerja v\u00ebrejti se lidhur me shkaqet e ngritura n\u00eb ankim p\u00ebr automjetet n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb subjektit, nj\u00eb e llojit Mini Cooper dhe tjetra BM\u00cb, si dhe burimet e investimit t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtese 3-kat\u00ebshe n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb, nuk jan\u00eb administruar akte n\u00eb gjykimin n\u00eb Kolegj. \u201cAto nuk afektojn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkimet e b\u00ebra p\u00ebr sa i p\u00ebrket arritjes s\u00eb nivelit t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb apo t\u00eb figur\u00ebs\u201d, pohoi Nino.<\/p>\n<p>Komisionerja vler\u00ebson se gjyqtarja Selimi nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb figur\u00ebs dhe k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Rilinda Selimi v\u00ebrejti se komisionerja Nino nuk kishte q\u00ebndrim lidhur me disa prej shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankim. Lidhur me pagimin e taksave, Selimi konstatoi se shkaqet e gritura n\u00eb ankim k\u00ebrkonin hetim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm nga Kolegji.<\/p>\n<p>P\u00ebr kontratat e qirave, subjekti deklaroi se ato kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me natyr\u00ebn e Kodit Civil. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb vler\u00ebsimi i tyre t\u00eb kryet bazuar n\u00eb kontratat e qirave dhe n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e KPA-s\u00eb.\u00a0 Sipas subjektit, nuk ka ndonj\u00eb indicie p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me sip\u00ebrfaqen dhe vler\u00ebn e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, Selimi deklaroi se kishte dh\u00ebn\u00eb argumente se \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb konsiderohej e vlefshme p\u00ebr verifikim nga ana e Komisioneres Publike. \u201cNuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga ai i referenc\u00ebs\u201d, pohoi subjekti dhe e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar pretendimin e Ninos se ky shkak ankimi gjendej i pash\u00ebruar.<\/p>\n<p>Selimi v\u00ebrejti se komisionerja nuk e trajtoi shkakun lidhur me burimet e nj\u00eb shume 8000 euro q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e karburantit dhe e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar pretendimin e Ninos.<\/p>\n<p>\u201cShkaqet kryesore t\u00eb ngritura n\u00eb ankim duket se kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me vjehrrin,\u201d deklaroi Selimi dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit faktin se kishte dor\u00ebzuar dokumente q\u00eb v\u00ebrtetonte se ai jetonte me djalin tjet\u00ebr, i cili ishte i martuar.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se vjehrri nuk mund t\u00eb cil\u00ebsohet si person tjet\u00ebr i lidhur. Gjyqtarja Selimi k\u00ebrkoi q\u00eb ky vler\u00ebsim t\u00eb kryhet bazuar n\u00eb jusipudenc\u00ebn e KPA-s\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb konkludohet se n\u00eb cilat rrethana dikush mund t\u00eb cil\u00ebsohet si person tjet\u00ebr i lidhur dhe se kur ka interesa pasuror\u00eb. N\u00eb vijim, subjekti i cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuara pretendimet e komisioneres lidhur me t\u00eb ardhurat e vjehrrit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Selimi i kund\u00ebrshtoi edhe pretendimet e komisioneres Nino p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. \u201cNuk k\u00ebrkoj intepretim t\u00eb fakteve, por hetimin e tyre\u201d, deklaroi Selimi dhe theksoi se bazuar n\u00eb situat\u00ebn e provuar gjyq\u00ebsisht, duhet t\u00eb rr\u00ebzohet ankimi dhe t\u00eb lihet n\u00eb fuqi konfirmimi i saj.<\/p>\n<p>KPA njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 22 qershor, n\u00eb or\u00ebn 14:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me konkluzionet p\u00ebrfundimtare t\u00eb Komisioneres Publike, Irena Nino lidhur me ankimin e kryer kund\u00ebr konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Rilinda Selimi. Nino tha n\u00eb seanc\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb Selimi t\u00eb jet\u00eb gjendur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71303,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[145,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Rilinda-Selimi.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Rilinda Selimi duke dal\u00eb nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71302"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71302"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71302\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71304,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71302\/revisions\/71304"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71303"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71302"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71302"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71302"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}