{"id":71305,"date":"2022-06-20T19:06:32","date_gmt":"2022-06-20T17:06:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisionerja-publike-kerkon-shkarkimin-e-prokurores-natasha-prifti\/2022\/06\/20\/"},"modified":"2023-04-06T16:06:43","modified_gmt":"2023-04-06T14:06:43","slug":"komisionerja-publike-kerkon-shkarkimin-e-prokurores-natasha-prifti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisionerja-publike-kerkon-shkarkimin-e-prokurores-natasha-prifti\/2022\/06\/20\/","title":{"rendered":"Komisionerja Publike k\u00ebrkon shkarkimin e prokurores Natasha Prifti"},"content":{"rendered":"<p>Komisionerja Publike, Irena Nino u q\u00ebndroi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn shkaqeve t\u00eb ankimit dhe i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokuroren e Lushnjes, Natasha Prifti (Shallapi) p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Prifti i kund\u00ebrshtoi k\u00ebrkimet e komisioneres n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs. N\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb saj ligjor, avokatit Julian M\u00ebrtiri, u k\u00ebmb\u00ebngul se subjekti nuk gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe u pretendua se n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb rrethanave duhet q\u00eb t\u00eb lihet n\u00eb fuqi vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK.<\/p>\n<p>Natasha Prifti(Shallapi) u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 28 maj 2021 pasi mungesat financiare dhe dhe deklarimet e pasakta n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb u konsideruan jo penalizuese. Komisioni u shpreh se e konfirmoi duke aplikuar parimin e proporcionalitetit lidhur me pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb financiare.<\/p>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM vler\u00ebsoi se vendimi p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Priftit ka mang\u00ebsi serioze logjike n\u00eb pjes\u00ebn arsyetuese dhe i k\u00ebrkoi institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb q\u00eb ta ankimonin. Objekti i rekomandimit lidhet me rezultatet e dala nga hetimi administrativ n\u00eb raport me p\u00ebrfundimet e arritura nga Komisioni p\u00ebr kursimet cash n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruara nga bashk\u00ebshorti i subjektit, ku u bazua dhe ankimi.<\/p>\n<p><strong>Deklarime t\u00eb pasakta dhe pamjaftueshm\u00ebri<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb parashtrimet e paraqitura t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, komisionerja Nino u q\u00ebndroi gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>Lidhur me shkakun p\u00ebr pasakt\u00ebsin\u00eb e deklarimit t\u00eb likujditeteve cash, Nino v\u00ebrejti se subjekti nuk ka deklaruar kursime n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebnuar kursime n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe bashk\u00ebshorti i saj ka deklaruar vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2013-\u00ebn. Sipas Komisioneres, subjekti dhe bashk\u00ebshorti nuk kan\u00eb deklaruar pak\u00ebsime cash p\u00ebr periudh\u00ebn 2008-2014 dhe n\u00eb vitet 2015-2016 kan\u00eb deklaruar pak\u00ebsime n\u00eb shum\u00ebn totale 3.2 milion\u00eb lek\u00eb. Duke iu referuar k\u00ebtyre deklarimeve, Nino vler\u00ebson se gjendja e likujditeteve cash n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit t\u00eb 2016-\u00ebs p\u00ebrllogaritet n\u00eb vler\u00ebn 1.4 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisionerja solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe dy deklarime n\u00eb ILDKPKI t\u00eb kryera n\u00eb vitin 2016, ku n\u00eb t\u00eb parin Prifti ka pohuar se gjendja cash prej 4 milion\u00eb lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb banes\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dytin deklarohet se gjendja cash n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb, \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana dhe n\u00eb jurispudenc\u00ebn e KPA-s\u00eb, komisionerja konstaton se Prifti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr likujditetet cash. Po ashtu, Nino vler\u00ebson se deklarimet kontradiktore t\u00eb kryera nga subjekti lidhur me likuiditetet cash, krijojn\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb verifikimin e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb pasurive t\u00eb rrjedhura prej tyre.<\/p>\n<p>Avokati M\u00ebrtiri theksoi se vlera 4 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nga bashk\u00ebshorti i subjektit para martes\u00ebs dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ajo ka qen\u00eb e pasakt\u00eb deri n\u00eb vitin 2016, kur ka qart\u00ebsuar situat\u00ebn para ILDKPKI-s\u00eb. \u201cPasi \u00ebsht\u00eb konsultuar me bashk\u00ebshortin ka m\u00ebsuar p\u00ebr pak\u00ebsimet\u201d, pohoi M\u00ebrtiri dhe argumentoi se kursimet ishin p\u00ebrdorur nga bashk\u00ebshorti i subjektit p\u00ebr t\u00eb kryer blerje t\u00eb artikujve q\u00eb tregtonte. Sipas tij, subjekti e ka korrigjuar veten dhe se nuk mund t\u00eb penalizohet.<\/p>\n<p>E pyetur n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs nga relatorja Mimoza Tasi lidhur me mosp\u00ebrputhjet n\u00eb deklarimet n\u00eb ILDKPKI, Prifti shpjegoi se her\u00ebn e par\u00eb nuk i ishin b\u00ebr\u00eb me dije pyetjet dhe pasi ishte konsultuar me bashk\u00ebshortin, kishte shpjeguar pak\u00ebsimet.<\/p>\n<p>Po ashtu, Tasi e pyeti subjektin nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00ebse kishte provuar ekzistenc\u00ebn e shum\u00ebs 4 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Prifti pretendoi se kjo shum\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr gjendjen cash t\u00eb bashk\u00ebshortit, jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e krijuara nga puna prej vitit 1998 e n\u00eb vijim. Subjekti ka lidhur martes\u00eb ligjore n\u00eb vitin 2013, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb njohja mes tyre ka rezultuar prej vitit 2010 dhe Prifti ka deklaruar se e ka filluar bashk\u00ebjetes\u00ebn n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Nino v\u00ebrejti se nga analiza paraprake e KPK-s\u00eb ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e kursimeve n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa pas pranimit t\u00eb pretendimeve t\u00eb subjektit se fitimi mesatar i realizuar nga aktiviteti tregtar i bashk\u00ebshortit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb nga sa \u00ebsht\u00eb llogaritur balanca negative ka mbetur n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisionerja Nino e vler\u00ebson t\u00eb pamb\u00ebshtetur n\u00eb prova p\u00ebrfundimin e arritur nga Komisioni se subjekti nuk mund t\u00eb penalizohet p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb financiare, pasi nj\u00eb pjes\u00eb e kursimeve \u00ebsht\u00eb krijuar vite m\u00eb par\u00eb nga bashk\u00ebshorti dhe se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr krijimin e ndonj\u00eb pasurie.<\/p>\n<p>Sipas Ninos, bazuar n\u00eb aktet e administruara n\u00eb fashikull konstatohet se k\u00ebto kursime kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim krijimi p\u00ebr pasuri t\u00eb krijuara pas martes\u00ebs s\u00eb subjektit, konkretisht p\u00ebr nj\u00eb automjet tip Benz t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr shum\u00ebn 8400 euro, p\u00ebr depozitimin n\u00eb bank\u00eb t\u00eb dy shumave nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2016, nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb dhe tjetra 1505 euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb vitin 2016, balanca e llogaris\u00eb bankare e prokurores Prifti ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1 milion\u00eb e 774 mij\u00eb lek\u00eb. Kursimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari bankare jan\u00eb krijuar gjat\u00eb periudh\u00ebs 2012-2016 dhe ka rezultuar se kan\u00eb si burim t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi i subjektit. Nino pretendon se Prifti ka mundur t\u00eb shtoj\u00eb balanc\u00ebn e llogaris\u00eb s\u00eb saj duke shpenzuar gjendjen cash.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, komisionerja Nino vler\u00ebson se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm lidhur me gjendjen cash, pasi pasi nuk ka provuar me burime t\u00eb ligjshme nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kursimeve cash n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar n\u00eb 2013-\u00ebn.<\/p>\n<p>Duke ju referuar jurispudenc\u00ebs s\u00eb KPA-s\u00eb, Nino theksoi se parimi i proporcionalitetit nuk mund t\u00eb merret si parim i shk\u00ebputur p\u00ebr t\u00eb mbuluar pasakt\u00ebsit\u00eb dhe pamjaftueshm\u00ebrit\u00eb e subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb deklarime.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, komisionerja Nino u shpreh se vler\u00ebson se prokurorja Natasha Prifti(Shallapi) ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se duhet shkarkuar nga detyra.<\/p>\n<p>Avokati M\u00ebrtiri u ndal gjat\u00eb n\u00eb analizimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores Prifti nga aktiviteti i tij tregtar n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs. Sipas tij, edhe analiza e burimeve t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit e kryer nga Komisioni nuk mund t\u00eb jet\u00eb reale, pasi nuk \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb fitimin real.<\/p>\n<p>Ai petendoi se bazuar n\u00eb analiz\u00ebn e kryer nga subjekti, n\u00eb vitet e para fitimet kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta pasi \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se aktiviteti i bashk\u00ebshortit t\u00eb Priftit ka qen\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebt n\u00eb zon\u00eb dhe se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb k\u00ebrkesat kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta. M\u00ebrtiri v\u00ebrejti se bashk\u00ebshorti i subjektit e ka ushtruar aktivitetin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb Lushnj\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi nj\u00eb konstatim t\u00eb analiz\u00ebs se n\u00eb vitin 2008, fitimi ka qen\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se shpenzimet p\u00ebr blerjet. \u201cEsht\u00eb pa logjik\u00eb ekonomike dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur,\u201d pohoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim M\u00ebrtiri konstatoi se bazuar n\u00eb p\u00ebrllogaritjet e KPK-s\u00eb, ka rezultuar se fitimi neto i bashk\u00ebshortit t\u00eb Priftit ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 5.6 milion\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb 2013-\u00ebn dhe ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kursimet 4 milion\u00eb lek\u00eb. Avokati theksoi se sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb subjektit, fitimi neto ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 7.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrejti se institucionet nuk kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje p\u00ebr periudh\u00ebn 2001-2006 dhe se nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet marzhi m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr k\u00ebto vite. \u201cNuk ka asnj\u00eb metod\u00eb ku marzhi i fitimit t\u00eb p\u00ebrcaktohet\u201d, pohoi M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr pak\u00ebsimin e gjendjes cash p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz n\u00eb vitin 2014, M\u00ebrtiri solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se makina ishte shitur s\u00ebrish n\u00eb vitin 2014 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kursimet kan\u00eb mbetur t\u00eb pandryshuara n\u00eb fund t\u00eb atij viti. \u201cN\u00ebse n\u00eb analiz\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshihej edhe vlera e shitjes s\u00eb mjetit, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb rezultonte me balanc\u00eb pozitive\u201d, pohoi M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri i kund\u00ebrshtoi vler\u00ebsimet e komisioneres se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj rezultojn\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs 1505 euro, duke pretenduar se balanca rezulton pozitive.<\/p>\n<p>Sipas tij, i vetmi rast kur rezulton balanc\u00eb negative \u00ebsht\u00eb p\u00ebr depozitimin e shum\u00ebs 1.3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2016 nga ana e bashk\u00ebshortit t\u00eb Priftit, por q\u00eb sipas M\u00ebrtirit \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe nuk mund t\u00eb sjell\u00eb penalizimin e subjektit.<\/p>\n<p>Ai theksoi se dhe balanca negative 1.6 milion\u00eb lek\u00eb e konstatuar nga KPK \u00ebsht\u00eb hipotetike dhe jo e bazuar nga analiza faktike. M\u00ebrtiri pohoi se gjendja cash n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nga bashk\u00ebshorti para martes\u00ebs dhe se vlera 1.6 milion\u00eb lek\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr krijimin e ndonj\u00eb pasurie.<\/p>\n<p>Sipas tij, nga analiza financiare rezulton pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn totale rreth 240 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb sjelli pasoja. Po ashtu, M\u00ebrtiri theksoi se edhe me dokumentacion ligjor \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet mund\u00ebsia e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb kursyer shum\u00ebn 2.3 milio\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri solli n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e Kolegjit p\u00ebr proporcionalitetin duke e analizuar n\u00eb favor t\u00eb subjektit dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se Prifti nuk gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. Avokati i Priftit evidentoi faktin se subjekti \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi t\u00eb mbylli hetimin gjyq\u00ebsor dhe u k\u00ebrkoi pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgatisin konkluzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebr t\u2019i paraqitur n\u00eb seanfc\u00ebn e radh\u00ebs m\u00eb 27 qershor, n\u00eb or\u00ebn 14:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisionerja Publike, Irena Nino u q\u00ebndroi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn shkaqeve t\u00eb ankimit dhe i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokuroren e Lushnjes, Natasha Prifti (Shallapi) p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Prokurorja Prifti i kund\u00ebrshtoi k\u00ebrkimet e komisioneres n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs. N\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71306,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[112,119,196],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Natasha-prifti-foto.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Natasha Prifti pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71305"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71305"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71305\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71307,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71305\/revisions\/71307"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71306"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}