{"id":71311,"date":"2022-06-18T16:19:26","date_gmt":"2022-06-18T14:19:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-mbyll-me-sanksion-karrieren-ne-prokurori-te-esmeralda-ndocit\/2022\/06\/18\/"},"modified":"2023-04-06T16:07:01","modified_gmt":"2023-04-06T14:07:01","slug":"kpk-mbyll-me-sanksion-karrieren-ne-prokurori-te-esmeralda-ndocit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-mbyll-me-sanksion-karrieren-ne-prokurori-te-esmeralda-ndocit\/2022\/06\/18\/","title":{"rendered":"KPK mbyll me sanksion karrier\u00ebn e Esmeralda Ndocit n\u00eb Prokurori"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit caktoi trup\u00ebn q\u00eb do t\u00eb kryente procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr prokuroren e Shkodr\u00ebs, Esmeralda Ndoci dhe e filloi hetimin administrativ tet\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2020, KPK konstatoi se Ndoci kishte marr\u00eb leje t\u00eb papaguar p\u00ebr dy vite, nd\u00ebrsa n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb po k\u00ebtij viti u njoftua n\u00eb rrug\u00eb elektronike nga subjekti se kishte qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi absolute dhe objektive p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb njoftimet dhe p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur email-eve, pasi ndodhej n\u00eb Afrik\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoci depozitoi fillimisht nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb paraprake p\u00ebr konstatimin e moskompetenc\u00ebn l\u00ebndore t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr fillimin e procedur\u00ebs s\u00eb vetingut ndaj saj dhe se n\u00eb rast q\u00eb do t\u2019i rr\u00ebzohej k\u00ebrkesa, at\u00ebher\u00eb t\u2019i lihej nj\u00eb afat i arsyesh\u00ebm p\u00ebr kthimin e p\u00ebrgjigjeve t\u00eb formularit, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe \u00a0larg\u00ebsin\u00eb e saj jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 2021, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e Ndocit, avokatja Antoneta Sevdari informoi Komisionin mbi mbrojtjen nga ana e saj e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi. N\u00eb vijim, ajo k\u00ebrkoi p\u00ebrshpejtimin e procesit t\u00eb vetingut p\u00ebr Ndocin dhe p\u00ebrfundimin deri m\u00eb dat\u00eb 31 dhjetor 2021, me argumentin q\u00eb t\u00eb mos i c\u00ebnohet e drejta p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb familjare.<\/p>\n<p>Subjekti ka parashtruar si argument faktin se prej dy vjet\u00ebsh q\u00ebndron jasht\u00eb vendit pran\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, pas marrjes s\u00eb lejes s\u00eb papaguar 2-vje\u00e7are. Ndoci ka shprehur vullnetin e saj p\u00ebr t\u2019u vetuar dhe jo p\u00ebr t\u2019iu shmangur procesit, por ka theksuar se p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar pran\u00eb bashk\u00ebshortit, i duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen nga detyra.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 2022, KPK ka administruar vendimin e KLP-s\u00eb p\u00ebr deklarimin e mbarimit t\u00eb statusit t\u00eb magjistratit p\u00ebr prokuroren Esmeralda Ndoci p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar se subjekti nuk ka ushtruar ankim ndaj vendimit t\u00eb KLP-s\u00eb dhe n\u00eb prill t\u00eb vitit 2022 i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb shprehet lidhur me ushtrimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore. P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Ndocit ka njoftuar se subjekti nuk d\u00ebshironte t\u00eb d\u00ebgjohej.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa p\u00ebr moskompetenc\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit t\u00eb kryer ndaj saj, Ndoci n\u00ebp\u00ebrmjet avokates Sevdari k\u00ebrkoi q\u00eb Komisioni t\u00eb deklaroj\u00eb q\u00eb nuk ka kompetenc\u00ebn dhe ta p\u00ebrfundoj\u00eb pa vendim procesin e rivler\u00ebsimit ndaj saj.<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr moskopetenc\u00eb t\u00eb KPK-s\u00eb, Ndoci e argumentonte me pretendimin se kur ajo dhe magjistrat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb matur\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb vitit 2016 kishin p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, kishte hyr\u00eb n\u00eb fuqi ligji p\u00ebr ndryshimet kushtetuese. Sipas saj, bazuar n\u00eb k\u00ebto ndryshime, magjistrat\u00ebt e rinj duhej t\u00eb kalonin vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb figur\u00ebs nga institucionet e qeverisjes s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ashtu si kryhet aktualisht nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari ka sqaruar se subjekti i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe ka vijuar kthimin e p\u00ebrgjigjeve, duke menduar se vazhdimi i vetingut ishte e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ankimin e vendimit.<\/p>\n<p>KPK i ka vler\u00ebsuar t\u00eb pabazuara pretendimet e Ndocit. Sipas trup\u00ebs, vet\u00eb prokurorja Ndoci \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb si subjekt rivler\u00ebsimi kalimtar duke plot\u00ebsuar formular\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb k\u00ebrkuar nga ligji p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Ndoci ka qen\u00eb e em\u00ebruar si prokurore e p\u00ebrkohshme n\u00eb stazh dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka ushtruar detyr\u00ebn duke hetuar, konkluduar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuar organin e akuz\u00ebs apo nd\u00ebrmarr\u00eb vendime p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues vler\u00ebson se veprimtaria e ushtruar nga subjekti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb individuale dhe n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e duhura ligjore, merr shkas nga qenia e saj magjistrat, duke mos konkurruar thjesht dhe vet\u00ebm me termin \u2018kandidat\u2019\u201d, argumenton KPK.<\/p>\n<p>Duke ju referuar dispozitave kushtetuese dhe ligjore, trupa e Komisionit v\u00ebren se procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ex officio i n\u00ebnshtrohen t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt dhe kategorit\u00eb e tjera, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb specifikim, ndarje n\u00eb n\u00ebnkategori apo dallim midis gjyqtar\u00ebve apo prokuror\u00ebve n\u00eb detyr\u00eb dhe atyre jo n\u00eb detyr\u00eb. N\u00eb p\u00ebrfundim, trupa konkludon se rivler\u00ebsimi i Ndocit \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e KPK.<\/p>\n<p><strong>Pretendimet p\u00ebr sanksionin<\/strong><\/p>\n<p>Ve\u00e7 pretendimit p\u00ebr moskompetenc\u00eb t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr rivler\u00ebsimin e saj, subjekti paraqiti k\u00ebrkes\u00eb alternative q\u00eb, n\u00ebse p\u00ebrfundohet procesi i vetingut p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb saj, t\u00eb mos aplikohet sanksioni q\u00eb i heq t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr rikthimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja Sevdari ka parashtruar faktin se subjekti n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2020 ka lidhur martes\u00eb me nj\u00eb shtetas francez dhe p\u00ebr arsye familjare ka marr\u00eb lejen e papaguar me afat 2-vje\u00e7ar. Duke theksuar se dor\u00ebheqjen e ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar pran\u00eb bashk\u00ebshortit, Ndoci e ka vler\u00ebsuar jo proporcional aplikimin e sanksionit q\u00eb i heq t\u00eb drejt\u00ebn e ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb magjistratit p\u00ebr 15 vjet.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos i shmangej procesit ka marr\u00eb leje t\u00eb papaguar, ka shkuar pran\u00eb bashk\u00ebshortit, ka q\u00ebndruar 2 vjet pa pun\u00eb, ka respektuar t\u00eb gjitha detyrimet e magjistratit vet\u00ebm e vet\u00ebm me kushtin e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mbaronte procesi i rivler\u00ebsimit ndaj saj. N\u00eb momentin kur znj. Esmeralda Ndoci ka marr\u00eb lejen e papaguar ka vler\u00ebsuar se afati 2- vje\u00e7ar, q\u00eb ajo shfryt\u00ebzoi sipas ligjit nr. 96\/2016 ishte i mjaftuesh\u00ebm q\u00eb procesi i rivler\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrfundonte,\u201d ka parashtruar Sevdari para KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka sjell\u00eb si argument faktin se Komisioni e kishte mandatin 5 vje\u00e7ar dhe se subjekti kishte vler\u00ebsuar se procesi i saj i vetingut do t\u00eb kishte p\u00ebrfunduar brenda asaj periudhe. Nd\u00ebrsa kur ishte njohur me shtyrjen e mandatit t\u00eb KPK-s\u00eb, Ndoci i kishte k\u00ebrkuar Komisionit p\u00ebrshpejtimin e procesit p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrfundonte lejen e papaguar, q\u00eb dosja e saj t\u00eb vler\u00ebsohej si prioritare mes subjekteve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrgjigje e Komisionit se dosja e saj do t\u00eb shqyrtohej si prioritare n\u00eb shortin p\u00ebrkat\u00ebs, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga Ndoci si refuzim p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb arsyeshme n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb saj, si dhe n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb garantuara nga Konventa Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>Komisioni e vler\u00ebson t\u00eb pabazuar dhe pretendimin e subjektit se mosushtrimi me prioritet i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb saj i ka c\u00ebnuar jet\u00ebn private.<\/p>\n<p>Trupa e KPK v\u00ebren se objekt i ligjit t\u00eb vetingut jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt n\u00eb rang vendi dhe se p\u00ebr kryerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ndiqet radha sipas periudh\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb shortuar secili subjekt.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrjashtim nga rregulli b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm subjektet \u2026t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb aplikuar p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb tyre n\u00eb gjykatat m\u00eb t\u00eb larta apo n\u00eb organet e tjera t\u00eb krijuara n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kategorizuar si subjekte prioritar\u00eb dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, i jan\u00eb n\u00ebnshtruar apo i n\u00ebnshtrohen n\u00eb vijim me prioritet procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d konstaton KPK.<\/p>\n<p>Sipas trup\u00ebs s\u00eb Komisionit, n\u00ebse k\u00ebrkesa e subjektit p\u00ebr tu traituar me prioritet do t\u00eb pranohej, do t\u00eb dukej si krijim i nj\u00eb precedent t\u00eb ri q\u00eb do t\u00eb krijonte iden\u00eb e nj\u00eb mosbarazie mes subjekteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues vler\u00ebsoi se \u00ebsht\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb subjektit ushtrimi i lir\u00eb i detyr\u00ebs deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar ndaj saj, sipas parashikimeve ligjore t\u00eb lartp\u00ebrmendura, n\u00eb raport me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar pran\u00eb bashk\u00ebshortit,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni sjell n\u00eb v\u00ebmendje se Ndoci e ka kryer k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrshpejtim n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2021, kur ishte e vet\u00ebdijshme se s\u00eb shpejti i p\u00ebrfundonte leja e papaguar dhe e konsideron t\u00eb sforcuar.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret si argument i suksessh\u00ebm pretendimi i depozitimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrshpejtim n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2021, p\u00ebr faktin se u m\u00ebsua zgjatja e mandatit t\u00eb institucionit t\u00eb Komisionit,\u201d argumenton KPK.<\/p>\n<p>Duke iu referuar edhe jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit, trupa e KPK, \u00e7mon se zbatimi i nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs q\u00eb i heq t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vjet, ka ardhur si pasoj\u00eb e vullnetit t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb parevokuesh\u00ebm t\u00eb Ndocit p\u00ebr t\u00eb mos ushtuar detyr\u00ebn e prokurorit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se bazuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebheqje t\u00eb subjektit, vendimarrjen e KLP-s\u00eb p\u00ebr mbarimin e statusit t\u00eb magjistartit dhe mos ushtrimin e ankimit ndaj k\u00ebtij vendimi, konfirmohet vullneti i pavesuar i Ndocit p\u00ebr t\u2019u larguar nga detyra.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPK ka disponuar me nd\u00ebrprerjen e vetingut p\u00ebr Ndocin dhe ndalimin e em\u00ebrimit t\u00eb saj si gjyqtare ose prokurore e \u00e7do niveli, an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ose e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Inspektore e Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb ose Prokurore e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit caktoi trup\u00ebn q\u00eb do t\u00eb kryente procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr prokuroren e Shkodr\u00ebs, Esmeralda Ndoci dhe e filloi hetimin administrativ tet\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb. N\u00eb janar t\u00eb vitit 2020, KPK konstatoi se Ndoci kishte marr\u00eb leje t\u00eb papaguar p\u00ebr dy vite, nd\u00ebrsa n\u00eb n\u00ebntor [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71312,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,146],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/IMG-4656-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Trupa e KPK p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen ndaj prokurores Esmeralda Ndoci. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71311"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71311"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71311\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71313,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71311\/revisions\/71313"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71312"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71311"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71311"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71311"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}