{"id":71320,"date":"2022-06-16T16:57:53","date_gmt":"2022-06-16T14:57:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/deklarim-i-pamjaftueshem-dhe-konflikt-interesi-vendimi-i-shkarkimit-te-fida-osmanit\/2022\/06\/16\/"},"modified":"2023-04-06T16:07:34","modified_gmt":"2023-04-06T14:07:34","slug":"deklarim-i-pamjaftueshem-dhe-konflikt-interesi-vendimi-i-shkarkimit-te-fida-osmanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/deklarim-i-pamjaftueshem-dhe-konflikt-interesi-vendimi-i-shkarkimit-te-fida-osmanit\/2022\/06\/16\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Arsyet e shkarkimit t\u00eb Fida Osmanit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Fida Osmani u shkarkua nga detyra m\u00eb 27 prill 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se ajo dhe personat e lidhur nuk kishin pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, se ishte gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve me pal\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese nga ka bler\u00eb dy apartamente t\u00eb tjer\u00eb, si dhe ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb nj\u00ebsie sh\u00ebrbimi dhe t\u00eb nj\u00eb automjeti.<\/p>\n<p>Rivler\u00ebsimi kalimtar i gjyqtares Osmani u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me kryesuese Xhensila Pinen dhe an\u00ebtar Olsi Komicin.<\/p>\n<p>Fida Osmani e filloi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe punoi prej dy dekadash si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, Agjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs, ASHK ka informuar Komisionin se gjyqtarja Fida Osmani rezulton bashk\u00ebpronare e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 95.6 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, me vler\u00eb 90 mij\u00eb e 720 euro. N\u00eb dokumentacionin e ASHK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb gjendur kontrata e shitblerjes s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme, ku Osmani rezulton bashk\u00ebpronare.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se apartamenti \u00ebsht\u00eb porositur n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr \u00e7mimin 90 mij\u00eb e 720 euro dhe \u00ebsht\u00eb parashikuar q\u00eb e gjith\u00eb shuma t\u00eb likuidohej brenda dat\u00ebs 23 mars t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore t\u00eb vitit 2016, duke shkelur detyrimet e p\u00ebrcaktuara nga ligji p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve, megjith\u00ebse rezulton se ka pasur akt-marr\u00ebveshje me shoq\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrtimit, si dhe \u00ebsht\u00eb lidhur kontrat\u00eb p\u00ebr furnizim me energji elektrike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2017, subjekti ka deklaruar n\u00eb formularin e ndryshimeve t\u00eb interesave private blerjen e k\u00ebtij apartamenti, si dhe burimet e krijimit. P\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nuk jan\u00eb gjetur probleme nga KPK, por subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr mosdeklarimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Osmani e ka pranuar faktin e mosdeklarimit n\u00eb vitin 2016 dhe n\u00eb at\u00eb \u2018veting\u2019 t\u00eb akt marr\u00ebveshjes dhe t\u00eb drejtave e detyrimeve q\u00eb kan\u00eb lindur. \u201cKjo pasakt\u00ebsi ka ardhur p\u00ebr faktin se \u00ebsht\u00eb mbajtur parasysh momenti ligjor i kalimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb dhe regjistrimi i pasuris\u00eb n\u00eb regjistrat e pasurive t\u00eb paluajtshme. Kam vler\u00ebsuar gjithmon\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb momenti i deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb. N\u00eb kushtet kur familja ime ka pasur mund\u00ebsi financiare t\u00eb krijoj\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, kjo pasakt\u00ebsi nuk mund t\u00eb jet\u00eb shkak p\u00ebr marrjen e mas\u00ebs disiplinore,\u201d ka pretenduar Osmani.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se legjislacioni i vetingut i detyron subjektet e rivler\u00ebsimit p\u00ebr deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit kishte nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e duhur p\u00ebr t\u00eb deklaruar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting dhe kishte detyrimin t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb t\u00eb shpjegimet e nevojshme dhe kjo sjellje e subjektit, n\u00ebse do t\u00eb kishte ndodhur, do vler\u00ebsohej si nj\u00eb vullnet i qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb deklaruar gjith\u00e7ka n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, duke prezantuar rrethanat q\u00eb p\u00ebrcaktonin situat\u00ebn\u201d, argumenton KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni konkludon se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personat e lidhur ndodhen n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Osmani ka rezultuar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve ku pal\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese nga ka bler\u00eb dy apartamente, nj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb sip\u00ebrfaqe 147 m2 t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2002 kundrejt vler\u00ebs 6.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe tjetrin me sip\u00ebrfaqe 80 m2 n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb 2004-\u00ebn, p\u00ebr \u00e7mimin 32 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se nga hetimi ka rezultuar se ajo ka shqyrtuar dhe ka marr\u00eb vendim p\u00ebr kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse ka qen\u00eb shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese nga ka bler\u00eb dy apartamentet.<\/p>\n<p>Osmani ka pretenduar se ka qen\u00eb e detyruar t\u00eb vijonte gjykimet p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. \u201cM\u00eb lejoni t\u00eb sqaroj faktin se n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb numri i dor\u00ebheqjeve t\u00eb pranuara ka qen\u00eb shum\u00eb i vog\u00ebl, duke u vendosur para detyrimit ligjor t\u00eb vijimit t\u00eb gjykimit edhe pas vler\u00ebsimit t\u00eb kund\u00ebrt nga ana e gjyqtarit. Konkretisht, kam vler\u00ebsuar se nuk mund t\u00eb gjykoj \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb ka qen\u00eb shoq\u00ebria \u2018***\u2019 sh.a., pasi djali im ushtron detyr\u00ebn e juristit prej m\u00eb shum\u00eb se 10 vjet\u00ebsh. P\u00ebr shkak t\u00eb mospranimit t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr heqje dor\u00eb nga gjykimi, un\u00eb kam vijuar me gjykimin e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve,\u201d ka deklaruar gjyqtarja Osmani.<\/p>\n<p>Por, KPK konkludon se subjekti me q\u00ebndrimin e saj ka c\u00ebnuar paanshm\u00ebrin\u00eb e gjykat\u00ebs. \u201cDuke mos dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga gjykimi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, subjekti ka cenuar parimin e paanshm\u00ebris\u00eb s\u00eb gjykat\u00ebs, duke gjykuar \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201c***\u201d sh.p.k., me t\u00eb cil\u00ebn kishte dhe vazhdon t\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pasurore dhe dor\u00ebzanie,\u201d konstaton KPK.<\/p>\n<p>Pretendimi i Osmanit se deri n\u00eb vitin 2005 nuk kishte dal\u00eb ligji p\u00ebr konfliktin e interesit, konsiderohet n\u00eb kund\u00ebrshtim me parashikimet ligjore t\u00eb sanksionuara n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Civile, q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb parimet e paan\u00ebsis\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushtetit gjyq\u00ebsor, parime p\u00ebr t\u00eb cilat n\u00eb vendim thuhet se nuk jan\u00eb respektuar nga subjekti.<\/p>\n<p>\u201cProvat dhe faktet q\u00eb rezultuan nga hetimi administrativ, evidentuan se midis subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, personave t\u00eb lidhur me t\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie juridike\u2026 \u00a0duke e vendosur subjektin n\u00eb kushtet e mosrespektimit t\u00eb nenit 72\/3 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile,\u201d argumenton trupa e KPK-s\u00eb dhe \u00e7mon se subjekti nuk ka vepruar p\u00ebr t\u00eb shmangur situata t\u00eb konfliktit faktik t\u00eb interesit n\u00eb k\u00ebto procese gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtarja Osmani ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 5.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb zyre me sip\u00ebrfaqe 43.81 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri subjekti ka deklaruar vler\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019, nga \u00e7mimi i kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes. N\u00eb vendim sqarohet se subjekti ka deklaruar se e ka bler\u00eb kundrejt vler\u00ebs 52 mij\u00eb e 572 euro, nd\u00ebrsa n\u00eb kontrat\u00eb rezulton 61 mij\u00eb 334 euro.<\/p>\n<p>Osmani \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.1 milion lek\u00eb edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cMercedes-Benz\u201d n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit p\u00ebr vler\u00ebn 10 mij\u00eb e 200 euro dhe 485 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb shpenzuara p\u00ebr zhdoganimin.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Fida Osmani u shkarkua nga detyra m\u00eb 27 prill 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se ajo dhe personat e lidhur nuk kishin pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, se ishte gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve me pal\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71321,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Fida-Osmani-pas-seances-degjimore-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Fida Osmani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK-n\u00eb. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71320"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71320"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71320\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71322,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71320\/revisions\/71322"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71321"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71320"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71320"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71320"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}