{"id":71323,"date":"2022-06-15T16:19:34","date_gmt":"2022-06-15T14:19:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjergji-tako-jep-shpjegime-per-mangesite-profesionale-ne-seancen-e-dyte-degjimore\/2022\/06\/15\/"},"modified":"2023-04-06T16:07:51","modified_gmt":"2023-04-06T14:07:51","slug":"gjergji-tako-jep-shpjegime-per-mangesite-profesionale-ne-seancen-e-dyte-degjimore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjergji-tako-jep-shpjegime-per-mangesite-profesionale-ne-seancen-e-dyte-degjimore\/2022\/06\/15\/","title":{"rendered":"Gjergji Tako jep shpjegime p\u00ebr mang\u00ebsit\u00eb profesionale n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore"},"content":{"rendered":"<p>Seanca e dyt\u00eb d\u00ebgjimore e zhvilluar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 15 qershor n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Gjergji Tako u dominua nga gjetjet n\u00eb kriterin profesional lidhur me vendimarrje pa kryer hetime dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb arsyetimit ligjor. Vet\u00eb Tako argumentoi se praktika e tij ishte \u201cpa perfeksione laboratorike\u201d, por ai shtoi se ajo ishte mesatare dhe ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga gjykatat.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt n\u00eb seanc\u00ebn e zhvilluar m\u00eb 27 prill, prokurori Tako dha shpjegime p\u00ebr p\u00ebrdorimin e disa automjeteve pa dokumentacion t\u00eb rregullt, si dhe p\u00ebr hetime t\u00eb pushuara pa kryer m\u00eb par\u00eb veprime hetimore. M\u00eb 28 prill, KPK njoftoi n\u00eb faqen online se ishte vendosur ri\u00e7elja kryesisht e hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Takon po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me an\u00ebtare Pamela Qirkon dhe relatore Etleda \u00c7iftjan \u2013 e cila po p\u00ebrballet gjithashtu me nj\u00eb hetim nga SPAK p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe falsifikim. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Tonci Petkovic.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja sqaroi se ri\u00e7elja e hetimit ishte kryer pasi Komisioni kishte konstatuar se nuk ishin dor\u00ebzuar disa dokumentacione, si dhe i ishte k\u00ebrkuar subjektit q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzonte t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb ardhurat e dy personave n\u00eb Itali. Tako tha n\u00eb seanc\u00eb se nga verifikimi q\u00eb kishte kryer n\u00ebp\u00ebrmjet post\u00ebs, dit\u00ebn e sotme kan\u00eb mb\u00ebrritur dokumentet me vul\u00eb apostile dhe se do t\u2019i dor\u00ebzonte.<\/p>\n<p>Nga hetimi p\u00ebr nj\u00eb automjet t\u00eb p\u00ebrdorur nga Tako nuk \u00ebsht\u00eb gjetur q\u00eb ai t\u00eb ishte n\u00eb konflikt interesi. Po ashtu, nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb truall dhe objekt n\u00eb P\u00ebrmet, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb t\u00eb atit, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb n\u00ebshtruar verifikimeve pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr profesinalizmin<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7iftja deklaroi se pas ri\u00e7eljes, Komisioni ka kryer nj\u00eb hetim t\u00eb zgjeruar p\u00ebr profesionalizmin duke i shtrir\u00eb verifikimet n\u00eb periudh\u00ebn 2007-2017. Trupa e KPK-s\u00eb ka p\u00ebrzgjedhur me short 15 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb verifikuara dhe hetuara nga Tako, konkretisht 5 \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti ka vendosur mosfillimin e hetimeve, 5 vendime pushimi dhe 5 k\u00ebrkesa p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i nj\u00eb vendimi p\u00ebr mosfillim p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr nd\u00ebrtim pa leje n\u00eb vitin 2014, prej Komisionit \u00ebsht\u00eb konstatuar se Tako ka mbajtur q\u00ebndrim tjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim me t\u00eb nj\u00ebjtin objekt n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, duke e d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nga vendimi i mosfillimit rezulton se nuk \u00ebsht\u00eb analizuar lidhur me vepr\u00ebn penale, si nuk \u00ebsht\u00eb hetuar n\u00ebse ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb pron\u00eb publike.<\/p>\n<p>Mang\u00ebsi jan\u00eb konstatuar dhe n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Prokurori Tako shpjegoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtim mbi nj\u00eb nd\u00ebrtim shtes\u00eb dhe se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb konsiderohej si kundravajtje administrative. \u201cKam sjell\u00eb si prov\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr situat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb nj\u00eb kolegu q\u00eb e ka kaluar vetingun dhe k\u00ebrkoj t\u00eb trajtohem nj\u00eblloj\u201d, argumentoi Tako.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr p\u00ebr \u2018nd\u00ebrtim pa leje\u2019 t\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim, Tako deklaroi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb fuqi legjislacioni q\u00eb i jepte fund toleranc\u00ebs s\u00eb institucioneve p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje. Sipas tij, me legjislacionin e ri, mund t\u00eb trajtoheshin penalisht edhe nd\u00ebrtimi i kateve mbi kate t\u00eb tjera. Ai shtoi se i pandehuri e ka pranuar akuz\u00ebn dhe se gjykata ka qen\u00eb dakort me k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr gjykim. Tako k\u00ebmb\u00ebnguli se q\u00ebndrimi i tij i ndrysh\u00ebm kishte ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentuan mang\u00ebsi n\u00eb pes\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej subjektit p\u00ebr \u201cmbajtje dhe p\u00ebrdorim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d q\u00eb jan\u00eb pushuar nga subjekti. Sipas relatores \u00c7iftja, Tako nuk ka kryer hetimet p\u00ebr t\u00eb konkluduar q\u00eb dozat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vogla, si dhe p\u00ebr t\u00eb mbledhur provat e nevojshme.<\/p>\n<p>\u00c7iftja tha se konstatohen mang\u00ebsi t\u00eb subjektit n\u00eb njohurit\u00eb ligjore. Sipas Komisionit, vendimet e pushimit nuk jan\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb aktet e ekspertimit toksikologjik t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike t\u00eb sekuestruara dhe se jan\u00eb rrjedhoj\u00eb e mosanalizimit t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Tako deklaroi se ka qindra vendime mosfillimi t\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb rastet e kapjes s\u00eb personave me 3 gram\u00eb l\u00ebnd\u00eb narkotike t\u00eb llojit cannabis sativa ose n\u00eb sasi m\u00eb t\u00eb vogla. \u201cKam sjell\u00eb vendime t\u00eb koleg\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb kaluar vetingun dhe ata kan\u00eb vendosur mosfillim, kurse un\u00eb u kam pushuar pasi kam kryer hetime\u201d, u mbrojt Tako.<\/p>\n<p>Ai vijoi shpjegimet lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke pretenduar se tashm\u00eb mjek\u00ebsia ligjore, bazuar edhe n\u00eb praktik\u00ebn evropiane, dozat e hashashit nga 5 gram\u00eb ose m\u00eb t\u00eb vogla i vler\u00ebson p\u00ebr p\u00ebrdorim vetjak. \u201cVendimarrja ime p\u00ebr moskryerjen e ekspertimeve ka qen\u00eb largpam\u00ebse\u201d, pohoi Tako.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, ka raste q\u00eb rezultatet e ekspertimeve mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb prokurori pas 10 muajsh ose m\u00eb shum\u00eb dhe se do t\u00eb duhej t\u00eb kryente shtyrje fiktive t\u00eb hetimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye. \u201cDo kishte shtyrje fiktive dhe p\u00ebr pasoj\u00eb do t\u00eb kishte kufizim t\u00eb lirive t\u00eb qytetar\u00ebe p\u00ebr nj\u00eb akt ekspertimi. Kam ruajtur interesat kushtetuese t\u00eb qytetarit. Kam qen\u00eb konstruktiv. Pavar\u00ebsisht mang\u00ebsive q\u00eb mund t\u00eb kem, vler\u00ebsoj se kam ruajtur interesin publik dhe t\u00eb qytetar\u00ebve\u201d, pohoi Tako.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka pushuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr ndotje t\u00eb ajrit, pa kryer analiz\u00eb ligjore lidhur me ndotjen e mjedisit nga veprimtaria e nj\u00eb furre g\u00eblqereje. KPK ka gjetur pa lidhje arsyetimin e Takos se, p\u00ebr shkak se nuk ka rezultuar q\u00eb p\u00ebr djegie t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrdorur l\u00ebnd\u00eb plastike apo goma, nuk ka vep\u00ebr penale. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se mundon arsyetimi ligjor n\u00eb vendimin e pushimit.<\/p>\n<p>Tako deklaroi se ishte ai q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb praktik\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs lidhur me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. \u201cNga gjasht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim prej Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, pes\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb, se t\u00eb tjer\u00ebt nuk i kan\u00eb filluar kall\u00ebzime t\u00eb tilla. Nuk ka tjet\u00ebr q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb gjyq \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr ndotjen nga furrat e g\u00eblqeres\u201d, theksoi Tako.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se nuk kishte nj\u00eb limit t\u00eb nivelit t\u00eb ndotjes nga t\u00eb p\u00ebrcaktohej n\u00ebse shkelja ishte administrative ose penale. Tako e cil\u00ebsoi si formal mendimin e policis\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr d\u00ebrgimin p\u00ebr gjykim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pushuar prej tij. \u201cPor nuk ka kryer ankim vendimin e pushimit\u201d, pohoi Tako dhe sqaroi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb policia gjyq\u00ebsore kishte mund\u00ebsi t\u00eb kryente ankim tek drejtuesi dhe prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm lidhur me vendimarrjen e prokurorit.<\/p>\n<p>Mang\u00ebsi t\u00eb subjektit n\u00eb njohurit\u00eb ligjore jan\u00eb konstatuar edhe n\u00eb pushimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb regjistruar p\u00ebr \u201cushtrim ndikimi t\u00eb paligjsh\u00ebm tek funksionar\u00ebt publik\u00eb\u201d n\u00eb vitin 2016. Nga sa u relatua n\u00eb seanc\u00eb dhe prej shpjegimeve t\u00eb Takos u m\u00ebsua se ndikimi ishte tentuar t\u00eb kryhej n\u00eb Ministrin\u00eb e Mjedisit. \u00c7iftja pohoi se pushimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje ishte kryer pa analizuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte regjistruar procedimi.<\/p>\n<p>Tako solli n\u00eb v\u00ebmendje se hetimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje ishte drejtuar nga nj\u00ebsia Taks-Forc\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe se ishte konkluduar me vendim pushimi. \u201cVepra penale ndodh edhe n\u00eb rastet kur nuk ka pasoj\u00eb nga kryerja e tenderit, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ka ndodhur procedura e tenderimit dhe nuk ka objekt\u201d, argumentoi Tako.<\/p>\n<p>Sipas tij, nuk q\u00ebndron mendimi i Komisionit, se nj\u00ebri nga t\u00eb hetuarit e kishte kryer ndikimin dhe p\u00ebr rjedhoj\u00eb duhej t\u00eb ishte d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Tonci Petkovic solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se ai person q\u00eb dyshohej p\u00ebr ndikim kishte dh\u00ebn\u00eb para. Por, prokurori Tako deklaroi se pal\u00ebt ishin pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb dhe kishin deklaruar se i kishin borxh nj\u00ebri-tjetrit. \u201cEdhe un\u00eb kisha dyshime, por mungonte objekti dhe do t\u00eb isha n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin po t\u00eb vijoja hetimet,\u201d pohoi Tako.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi si \u2018grotesk\u2019 q\u00ebndrimin e personave q\u00eb dyshoheshin p\u00ebr ndikim. \u201cSi tifoz\u00eb rrinin jasht\u00eb ministris\u00eb, por nuk u prodhua gj\u00eb,\u201d shpjegoi Tako.<\/p>\n<p>Mang\u00ebsi n\u00eb arsyetimin ligjor \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe n\u00eb vendimin e mosfillimit t\u00eb hetimit p\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim dhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr p\u00ebr \u2018mosbindje ndaj urdh\u00ebrit t\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Sipas Takos, punonj\u00ebsit e policis\u00eb kishin pretenduar se i shoq\u00ebruari prej tyre i kishte fyer. \u201cK\u00ebta punonj\u00ebs policie kan\u00eb thyer ligjin, pasi duhej t\u00eb shmangnin konfliktin e interesit. Nuk duhej ta shoq\u00ebronin ata, por t\u00eb th\u00ebrrisnin nj\u00eb patrull\u00eb tjet\u00ebr\u201d, argumentoi Tako.<\/p>\n<p>Sipas tij, policia kishte gabuar duke e shoq\u00ebruar personin n\u00eb fjal\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb merrej identiteti i tij, pasi nuk kishte me vete kart\u00ebn e identitetit. Tako tha se qytetari kishte deklaruar se e kishte pasur sht\u00ebpin\u00eb af\u00ebr dhe mund t\u00eb shkonin fillimisht aty p\u00ebr t\u00eb konstatuar identitetin e tij. \u201cPolicia duhet q\u00eb ta ushtroj\u00eb detyr\u00ebn n\u00eb form\u00ebn q\u00eb qytetari t\u00eb ndihet i mb\u00ebshtetur\u201d, pohoi Tako.<\/p>\n<p>Tako dha shpjegime edhe p\u00ebr konstatimet e KPK p\u00ebr mang\u00ebsi e arsyetimit ligjor n\u00eb disa vendime pushimi, konkretisht lidhur me nj\u00eb kall\u00ebzim p\u00ebr \u2018shp\u00ebrdorim detyre\u2019; p\u00ebr; \u2018d\u00ebmtime t\u00eb tjera me dashje\u2019, p\u00ebr dhe p\u00ebr \u2018shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera\u2019. Ai pohoi se e kishte p\u00ebrcaktuar baz\u00ebn ligjore.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb d\u00ebrguara p\u00ebr gjykim p\u00ebr veprat penale \u2018mashtrim\u2019, \u2018mbajtje pa leje e arm\u00ebve dhe municioneve luftarake\u2019, \u2018vjedhje\u2019 dhe \u2018dhun\u00eb n\u00eb familje\u2019, Komisioni ka konstatuar mang\u00ebsi tr\u00eb analiz\u00ebs ligjore. Tako theksoi se k\u00ebrkesat e tij p\u00ebr gjykim q\u00eb jan\u00eb verifikuar nga KPK jan\u00eb gjetur t\u00eb drejta nga gjykatat dhe kan\u00eb marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk jan\u00eb konsumuar mang\u00ebsit\u00eb sa t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb besimin. K\u00ebrkesa ime \u00ebsht\u00eb mesatare \u2018pa perfeksione laboratorike\u2019\u201d, deklaroi Tako lidhur me konstatimin e kryer nga Komisioni p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr gjykim ndaj nj\u00eb t\u00eb pandehuri p\u00ebr \u2018dhun\u00eb n\u00eb familje\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori i Tiran\u00ebs Gjergji Tako u shpreh se k\u00ebrkonte nj\u00eb q\u00ebndrim normal, pasi kishte arritur nivel normal. Ai k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 17 qershor, n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Seanca e dyt\u00eb d\u00ebgjimore e zhvilluar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 15 qershor n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Gjergji Tako u dominua nga gjetjet n\u00eb kriterin profesional lidhur me vendimarrje pa kryer hetime dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb arsyetimit ligjor. Vet\u00eb Tako argumentoi se praktika e tij ishte \u201cpa perfeksione [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71324,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Tako-pas-seances-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Gjergji Tako pas seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore,. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71323"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71323"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71323\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71325,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71323\/revisions\/71325"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71324"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}