{"id":71329,"date":"2022-06-14T18:17:44","date_gmt":"2022-06-14T16:17:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/inspektorja-e-klgj-brunilda-carciu-jep-shpjegime-per-pasurine\/2022\/06\/14\/"},"modified":"2023-04-06T16:08:08","modified_gmt":"2023-04-06T14:08:08","slug":"inspektorja-e-klgj-brunilda-carciu-jep-shpjegime-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/inspektorja-e-klgj-brunilda-carciu-jep-shpjegime-per-pasurine\/2022\/06\/14\/","title":{"rendered":"Inspektorja e KLGJ, Brunilda \u00c7ar\u00e7iu jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Inspektorja e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, Brunilda \u00c7ar\u00e7iu u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 14 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegimet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe statusin e magjistratit. \u00c7ar\u00e7iu mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ p\u00ebr \u00c7ar\u00e7iun po kryhet nga trupa e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Brunidla Bekteshi, me relatore Firdes Shulin dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitajn. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Nga sa u deklarua n\u00eb seanc\u00eb nga subjekti i rivler\u00ebsimit, ajo \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtare n\u00eb vitin 1991 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Gramshit dhe n\u00eb vitin 2000 ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen duke u em\u00ebruar si k\u00ebshilltare ligjore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. N\u00eb vitin 2011, \u00c7ar\u00e7iu ka filluar pun\u00eb si specialiste pran\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2016-\u00ebs, \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si inspektore n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli sqaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se KLGJ ka vler\u00ebsuar se \u00c7ar\u00e7iu e zot\u00ebron statusin e magjistratit. Vet\u00eb subjekti ka deklaruar se e linte n\u00eb \u00e7mim t\u00eb trup\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjykuar lidhur me g\u00ebzimin ose jo t\u00eb k\u00ebtij statusi.<\/p>\n<p>Trupa e KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, ku shumica ka vler\u00ebsuar q\u00eb subjekti t\u2019i n\u00ebnshtrohet procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar si inspektore dhe ish-gjyqtare, nd\u00ebrsa pakica dhe ONM kan\u00eb paraqitur mendim se \u00c7ar\u00e7iu nuk \u00ebsht\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi dhe se procesi duhet t\u00eb nd\u00ebrpritet.<\/p>\n<p>E pyetur n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs nga an\u00ebtari Lulzim Hamitaj lidhur me pozicionin q\u00eb kishte pasur n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve, \u00c7ar\u00e7iu e cil\u00ebsoi rastin e saj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se hyrja e ligjit n\u00eb fuqi m\u00eb gjeti si inspektore, vler\u00ebsova t\u00eb plot\u00ebsoj raportet p\u00ebrkat\u00ebse. I plot\u00ebsova q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb thonin pse nuk i plot\u00ebsove,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, \u00c7ar\u00e7iu shtoi se edhe po t\u00eb mos kishte qen\u00eb subjekt i KPK-s\u00eb, do t\u00eb ishte i institucioneve t\u00eb reja t\u00eb vetingut, konkretisht KLGJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Me shumic\u00eb votash, Komisioni ka vendosur vijimin e procedur\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit. \u00c7ar\u00e7iu ka marr\u00eb vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, si dhe nuk ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb kryer asnj\u00eb denoncim nga publiku ndaj saj.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb banese dy- kat\u00ebshe n\u00eb Laprak\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga pagat dhe aktiviteti privat. Nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb vitin 1996, bashk\u00ebshorti i saj dhe tre persona t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb bler\u00eb godin\u00ebn nj\u00eb kat\u00ebshe t\u00eb ish-zdruktharis\u00eb n\u00eb Laprak\u00eb. N\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar objekti me dy kate, ky subjekti dhe bashk\u00ebshorti zot\u00ebrojn\u00eb \u00bc-\u00ebn pjes\u00eb takuese.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton paqart\u00ebsi n\u00eb posedimin e truallit nga ana e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebpronar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, q\u00eb n\u00eb vitet n\u00eb vijim gjat\u00eb procesit t\u00eb legalizimit, bazuar n\u00eb nj\u00eb vendim qeverie ka kaluar n\u00eb pron\u00ebsi e parcela nd\u00ebrtimore p\u00ebr nd\u00ebrtimin pa leje.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit, \u00c7ar\u00e7iu ka deklaruar se nd\u00ebrtimi ka filluar n\u00eb vitin 1996 dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb 2000-in, nd\u00ebrsa n\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb legalizimit \u00ebsht\u00eb konsideruar se nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003, subjekti ka deklaruar si vler\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb saj takuese shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb. Megjith\u00ebse nga p\u00ebrllogaritja e kryer sipas \u00e7mimeve t\u00eb referenc\u00ebs s\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, EKB ka rezultuar se shpenzimet p\u00ebr pjes\u00ebn takuese t\u00eb subjektit kan\u00eb qen\u00eb rreth 2 milion\u00eb lek\u00eb, KPK ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare si shpenzim shum\u00ebn e deklaruar 3 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shuli shpjegoi se jan\u00eb analizuar burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, nga \u00ebsht\u00eb provuar se vjehrri i \u00c7ar\u00e7iut \u00ebsht\u00eb regjistruar si subjekt tregtar n\u00eb vitin 1993, por nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb dh\u00ebnat e tjera p\u00ebr t\u00eb konsideruar t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e pretenduara nga ky aktivitet.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme \u00ebsht\u00eb paraqitur edhe p\u00ebr aktivitetin e ushtruar nga bashk\u00ebshorti n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb si ekspert kontab\u00ebl i licensuar. \u201cProvohet se ka qen\u00eb ekspert kontrab\u00ebl dhe subjekti ka provuar auditimin e tre shoq\u00ebrive dhe se \u00ebsht\u00eb ngarkuar p\u00ebr kryerjen e auditimit t\u00eb 18 aktiviteve t\u00eb tjera\u201d, pohoi Shuli. Por, p\u00ebr shkak se institucioni i tatimeve nuk ka paraqitur t\u00eb dh\u00ebna, si dhe nuk ka informuar p\u00ebr arsyen p\u00ebrse nuk jan\u00eb dokumentuar detyrimet, nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare edhe k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>\u00c7ar\u00e7iu ka arritur t\u00eb provoj\u00eb edhe ushtrimin e aktivitetit bujq\u00ebsor e blegtoral nga vjehrri para vitit 2000, por p\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb dokumentuar shitja e prodhimeve, nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare as k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPK ka konstatuar pamjaftueshm\u00ebri p\u00ebr mbulimin e vler\u00ebs 3 milion\u00eb lek\u00eb si shpenzim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Laprak\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se n\u00eb vitin 2007 ka bler\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 51 m2 n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb me burim nga pagat dhe nj\u00eb dyqan me sip\u00ebrfaqe 52.32 m2 n\u00eb vler\u00ebn rreth 4 milion lek\u00eb me burim t\u00eb deklaruar pagat dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb qytetin e Gramshit.<\/p>\n<p>Sipas KPK, t\u00eb dyja k\u00ebto pasuri jan\u00eb bler\u00eb m\u00eb lir\u00eb nga vlera e tregut, q\u00eb rezulton rreth dy her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb nga \u00e7mimi i p\u00ebrfitimit t\u00eb tyre. Megjith\u00ebse \u00c7ar\u00e7iu ka deklaruar se ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura nga dh\u00ebnia me qira e k\u00ebtyre pasurive, Komisioni ka konsideruar vet\u00ebm ato p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb v\u00ebrtetuar pagimi i detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPK ka rezultuar se subjekti ka disponuar n\u00eb fund t\u00eb vitit 2006 kursime cash n\u00eb shum\u00ebn 4.6 milion\u00eb lek\u00eb dhe ka p\u00ebrfituar 1.7 milion lek\u00eb nga shitja e apartamentit n\u00eb Gramsh. Por k\u00ebto shuma nuk jan\u00eb konsideruar t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e dy pasurive n\u00eb vitin 2007, si dhe ka rezultuar se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar pak\u00ebsimi i gjendjes cash p\u00ebr shkak t\u00eb kryerjes s\u00eb k\u00ebtyre investimeve.<\/p>\n<p>Sipas Shulit, subjekti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb nga viti 2007 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Balanc\u00eb negative ka rezultuar dhe p\u00ebr disa shuma t\u00eb depozituara n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga kunati dhe babai, n\u00eb vler\u00ebn totale 10 mij\u00eb USD, pasi sipas Komisionit, nuk jan\u00eb provuar burimet e vlerave t\u00eb dhuruara.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr investimin nga bashk\u00ebshorti n\u00eb obliagacione t\u00eb nj\u00eb shume 2.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb llogarie n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nga analizimi i deklarimeve cash ka rezultuar se subjekti ka mbajtur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim edhe gjat\u00eb hetimit administrativ, Komisioni konstaton balanca negative si n\u00eb periudh\u00ebn kur subjekti ka g\u00ebzuar statusin e magjistratit, ashtu edhe kur ajo ka punuar si specialiste p\u00ebr periudh\u00ebn 2011-2016.<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn kur \u00c7ar\u00e7iu nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb detyr\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme paraprake e shtrir\u00eb n\u00eb tre dekada, p\u00ebrfshi dhe koh\u00ebn kur subjekti nuk konsiderohet n\u00eb detyr\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli sqaroi se subjekti e ka kund\u00ebrshtuar analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK dhe ka k\u00ebrkuar t\u00eb konsiderohet analiza e saj. P\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb me dy kate ajo ka k\u00ebrkuar q\u00eb analiza t\u00eb shtrihet n\u00eb periudh\u00ebn 1996-2000 dhe p\u00ebr shpenzime n\u00eb vler\u00ebn 1.7 milion lek\u00eb. Po ashtu, subjekti ka k\u00ebrkuar t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit dhe t\u00eb vjehrrit nga aktivitetet private; t\u00eb pranohen t\u00eb ardhurat nga qirat\u00eb; vlera 10 mij\u00eb USD dh\u00ebn\u00eb nga vjehrri dhe kunati, si dhe t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb ardhurat e vajz\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, \u00c7ar\u00e7iu ka k\u00ebrkuar t\u00eb reduktohen shenzimet e jetes\u00ebs deri n\u00eb vitin 1999 me argumentin se nuk ka pasur t\u00eb dh\u00ebna zyrtare dhe t\u00eb rishikohen shpenzimet e udh\u00ebtimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb, \u00c7ar\u00e7iu e paraqiti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur q\u00ebndrimin e saj. Ajo shpjegoi se kishte filluar pun\u00eb n\u00eb vitin 1991 dhe se kishte jetuar m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb fshat. \u201cFamilja ime i ka krijuar gjith\u00eb pasurit\u00eb me pun\u00eb dhe me burime t\u00eb ligjshme,\u201d theksoi \u00c7ar\u00e7iu.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se vjehrri kishte ngritur nj\u00eb dyqan n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb dhe se kishte siguruar prodhime nga bujq\u00ebsia e blegtoria. Sipas \u00c7ar\u00e7iut, ato t\u00eb ardhura mjaftonin p\u00ebr t\u00eb mbajtur familjen, pasi edhe qyteti i Gramshit \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl dhe nuk kishte shpenzime t\u00eb m\u00ebdha, duke krijuar mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr kursime. \u201cKishte mund\u00ebsi kursimi pasi dhe paga e gjyqtarit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte m\u00eb e lart\u00eb se e profesioneve t\u00eb tjera\u201d, deklaroi subjekti.<\/p>\n<p>\u00c7ar\u00e7iu k\u00ebmb\u00ebnguli se ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb siguroj\u00eb dokumente, por se ishin institucionet shtet\u00ebrore q\u00eb ve\u00e7 faktit q\u00eb nuk i disponojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat dhe dokumentet, nuk kan\u00eb informuar as p\u00ebrse nuk i kan\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna. Ajo u shpreh se gjendej n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar gjith\u00eb dokumentacionin q\u00eb k\u00ebrkohej p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga aktivitetet private, n\u00eb form\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkohen nga KPK.<\/p>\n<p>\u201cPor, mendoj se me dokumentet q\u00eb kam dor\u00ebzuar v\u00ebrtetoj se i kam shteruar k\u00ebrkimet e mia\u201d, pohoi \u00c7ar\u00e7iu.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb minimumi jetik t\u00eb mos p\u00ebrllogaritet 66% e t\u00eb ardhurave, duke i konsideruar shpenzimet jetike t\u00eb p\u00ebrllogaritua nga KPK tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha. \u201cNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kam jetuar dhe n\u00eb fshat\u201d, v\u00ebrejti subjekti.<\/p>\n<p>\u201cKam provuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb bindshme burimin e pasurive, nd\u00ebrsa p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb nuk kam pasur barr\u00eb prove\u201d, deklaroi \u00c7ar\u00e7iu.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs s\u00eb KPK dhe Sprenger i drejtuan subjektit disa pyetje lidhur me gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe situat\u00ebn e statusit e magjistrarit. Pasi iu rr\u00ebzua nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shtyrjen e seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e p\u00ebrgjigjeve duke i ofruar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u2019i dor\u00ebzoj\u00eb me shkrim t\u00eb nes\u00ebrmen, \u00c7ar\u00e7iu praqiti q\u00ebndrimin e saj.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr konsiderimin e shum\u00ebs 1.7 milion\u00eb lek\u00eb si shpenzim p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb me dy kate dhe jo vler\u00ebn 3 milion\u00eb t\u00eb deklaruar n\u00eb 2003-in, subjekti sqaroi se nuk kishin mbajtur t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr shpenzimet e kryera. Sipas saj, n\u00eb vitin 2003 kishte deklaruar vler\u00ebn e objektit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, por jo shpenzimet e kryera. \u00c7ar\u00e7iu sqaroi se punimet ishin kryer me pun\u00ebtor\u00eb nd\u00ebr vite dhe se nuk ishte kontraktuar ndonj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese q\u00eb t\u00eb ishte kryer preventiv.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimet p\u00ebr p\u00ebrfitimin e apartamentit dhe dyqanin me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb se ai i tregut, \u00c7ar\u00e7iu k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur trajtim preferencial. Sipas saj, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bler\u00ebsit kishte qen\u00eb \u00e7mim i p\u00ebraf\u00ebrt.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi i ONM v\u00ebrejti se tatimet kishin kthyer p\u00ebrgjigje se nuk disponojn\u00eb dokumentacion t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat e vjehrrit nga aktiviteti tregtar p\u00ebr shkak t\u00eb ngjarjeve t\u00eb vitit 1997. Por ai k\u00ebrkoi t\u00eb dinte se p\u00ebrse nuk ishte siguruar informacion p\u00ebr vitet 1998 dhe 1999.<\/p>\n<p>\u00c7ar\u00e7iu deklaroi se n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e saj kishte k\u00ebrkuar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn, p\u00ebrfshi edhe vitet 1998 dhe 1999.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 1997 u b\u00eb katrahur\u00eb, u dogj\u00ebn komisariati, gjykata dhe prokuroria. Situata p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e institucioneve vijoi edhe n\u00eb vitin 1998. Kam paraqitur prova indirekte, certifikat\u00ebn e regjistrimit t\u00eb vjehrrit n\u00eb vitin 1993 p\u00ebr aktivitetin privat, kur ishte n\u00eb mosh\u00ebn 73-vje\u00e7are dhe kishte dal\u00eb n\u00eb pension. U regjistrua p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb rregull me ligjin,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cKam sjell\u00eb prova se ai ishte dyqani i vet\u00ebm n\u00eb zon\u00eb. T\u00eb ardhurat kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb, por kam k\u00ebrkuar t\u00eb konsiderohet vet\u00ebm minimumi n\u00eb vler\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb,\u201d deklaroi \u00c7ar\u00e7iu.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, inspektorja e KLGJ-s\u00eb, Brunilda \u00c7ar\u00e7iu deklaroi se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 20 qershor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Inspektorja e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, Brunilda \u00c7ar\u00e7iu u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 14 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegimet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe statusin e magjistratit. \u00c7ar\u00e7iu mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin. Hetimi administrativ p\u00ebr \u00c7ar\u00e7iun po kryhet nga trupa [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71330,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[292,243,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Brunilda-Carciu.jpg","fifu_image_alt":"Inspektorja e KLGJ, Brunilda \u00c7ar\u00e7iu n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71329"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71329"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71329\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71331,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71329\/revisions\/71331"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71330"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71329"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71329"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71329"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}